“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tiranë, duke kërkuar që zëri i të rinjve të dëgjohet dhe shqetësimet e tyre të merren seriozisht. Kovatchev thekson se të rinjtë shqiptarë kërkojnë më shumë se premtime, duke vënë në qendër të kërkesave të tyre llogaridhënien, fundin e korrupsionit dhe një të ardhme evropiane. “Të rinjtë e Shqipërisë kërkojnë më shumë se premtime: ata duan llogaridhënie, fundin e korrupsionit dhe një të ardhme evropiane të ndërtuar mbi demokracinë dhe shtetin e së drejtës”, shprehet ai. Raportuesi i PPE-së kërkon gjithashtu mbrojtjen e së drejtës së të rinjve për të kundërshtuar paqësisht pushtetin. “Zërat e tyre duhet të dëgjohen, shqetësimet e tyre të merren seriozisht dhe e drejta...
Burimi:
gijotina.com