Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgjeve të Greqisë dhe arratisjeve spektakolare

Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgjeve të Greqisë dhe arratisjeve spektakolare

Nëse historia e tranzicionit të Shqipërisë do të kishte qenë ndryshe, edhe fati i qindra mijëra të rinjve që emigruan do të ishte tjetër. Të gjendur mes dallgëve të jetës, disa ia dolën të çajnë përpara, disa mbeten mes tyre, disa u zhytën. Alket Rizai është një prej tyre. Alket Rizai, 48 vjeç, lindi më 24 maj 1978 në fshatin Aranitas të Ballshit. Deri në moshën 16-vjeçare jetoi mes Ballshit dhe vendlindjes së tij. Familja e përbërë nga 5 persona, dy prindërit dhe dy vëllezërit prej vitesh kanë jetuar në qendër të Ballshit aty ku kishin banesën dhe një lokal të vogël me të cilin siguronin jetesën me vështirësi. Nuk e harruan asnjëherë edhe vendlindjen e tyre fshatin Aranitas, aty ku edhe Alketi kaloi fëmijërinë...