“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku ngre dyshimet: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku ngre dyshimet: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

Shqipëria është renditur e para në rajon sipas rezultateve të raportuara nga testimi PISA, duke shënuar rritje të pikëve në matematikë, shkencë dhe lexim. Deputetja Marjana Koçeku ka ngritur pikëpyetje mbi përfaqësimin e këtyre rezultateve, duke pretenduar se një pjesë e shkollave në vend ka mbetur jashtë testimit. Në një reagim në rrjetet sociale, Koçeku iu referua rezultateve të prezantuara nga ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, sipas të cilave Shqipëria ka shënuar 65 pikë më shumë në matematikë, 59 pikë në shkencë dhe 50 pikë në lexim. Deputetja pretendon se të dhënat e publikuara për Shqipërinë shoqërohen me një shënim që ngre rezerva mbi përfaqësimin e kampionit të testimit. Sipas Koçekut, në testim kanë marrë pjesë vetëm 76% e shkollave, ndërsa standardi i kërkuar është...