Te Milan me zor shënoi 7 gola, sot me tregolësh në Bundesligë dhe është rikthyer në formën e dikurshme (video)

Te Milan me zor shënoi 7 gola, sot me tregolësh në Bundesligë dhe është rikthyer në formën e dikurshme (video)

10 Tetor 2026 21:54 Telesport Largimi nga Milan dhe rikthimi në Bundesligë te Leipzig, duket se i ka bërë mirë Christopher Nkunku. Ndryshe nga vjet në Serie A, ku shënoi 7 gola në 32 ndeshje, francezi ka shënuar 4 gola në Bundesligë këtë sezon, në pesë javët e para. Ai ishte protagonisti kryesor në fitoren e sotme të Leipzig 6-0 në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurt. Fillimisht shënoi në minutën e 5-të, pas asistit të Antonio Nusa, duke i dhënë avantazhin e dyfishtë Leipzig pas 5 minutahs lojë. Më pas francezi shënoi edhe dy gola të tjerë në fund të pjesës së parë, në minutat 41′ dhe 44, duke kompletuar tregolëshin e tij. Leipzig e mbylli pjesën e parë në avantazh të përgjithshëm 4-0, ndërsa shënoi...