Te Milan kryqëzojnë duart, shpresojnë që të rikthehen për derbin dy lojtarët e rëndësishëm për Amorim
29 Tetor 2026 21:30 Telesport Pas humbjes së parë për këtë sezon në Serie A, 2-4 ndaj Bologna, Milan nuk humb kohë dhe nis përgatitjet për derbin e fundjavës, ndaj Interit. Kuqezinjtë e nisën ndeshjen e mbrëmshme ndaj Bologna, me tetë lojtarë të dëmtuar, ndërsa Fikayo Tomori u zëvendësua në pushimin mes pjesëve. Gjendja e tij do të vlerësohet sot. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Milani shpreson që Mario Gila dhe Diego Moreira të jenë gati për derbin e së shtunës kundër Interit, ndërsa rikthimi i Adrien Rabiot në fushë duket i pamundur. Francezi është duke u rikuperuar nga një dëmtim në pulpë. Lojtarët e tjerë të dëmtuar – Ruben Loftus-Cheek, Samuel Chukueze, Matteo Gabbia dhe Alexis Saelemaekers, të cilët sipas të gjitha gjasave do...
Burimi:
telesport.al