“Të mendohet për të ardhmen e rajonit”- Ish-diplomati amerikan pas dënimit të krerëve të UÇK: U befasova që u dha një dënim kaq i rëndë!
Ish-diplomati amerikan, Filip Riker, është shprehur i befasuar me dënimet e shqiptuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Riker ka thënë se, pavarësisht aktgjykimit të shpallur, duhet të pritet procesi i apelimit për të parë se cili do të jetë rezultati përfundimtar i këtij rasti. “Epo, pas një kohe shumë të gjatë, sot mësuam për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në këtë rast. Procesi zgjati për disa vite, sigurisht, me Hashim Thaçin dhe të pandehurit e tjerë që po mbaheshin në paraburgim. Sinqerisht, u befasova që u dha një dënim kaq i rëndë”, ka deklaruar Riker. Ai ka theksuar se aktgjykimi është vendim i gjykatës dhe se tashmë çështja do të kalojë në fazën e apelimit. “Ky është aktgjykimi i gjykatës,...
Burimi:
javanews.al