Të mbytura me dosje dhe pa siguri/ Mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri
Të mbytura me dosje dhe pa siguri/ Mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri Mëngjesin e së hënës, holli i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë është i tejmbushur me njerëz në pritje të proceseve gjyqësore. Të pandehur, familjarë dhe avokatë kalojnë fillimisht përmes kontrollit, për t’u paketuar më pas në sallën e pritjes prej nga njoftohet fillimi i seancave. E ndërtuar në vitin 1957 për të qenë një rajon policie, godina e vjetër trekatëshe e Gjykatës së Apelit e ka shtrirë juridiksionin e saj në të gjithë Shqipërinë pas miratimit të hartës së re gjyqësore të vitit 2023. Por në vend që t’u jepte zgjidhje çështjeve të prapambetura, situata në Gjykatën e Apelit është sot në kufijtë e së pamundurës për...
Burimi:
sot.com.al