Te Manchester United ende të pavendosur, Carrick mbërrin për të drejtuar stërvitjen e skuadrës
27 Tetor 2026 12:30 Telesport Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, ka mbërritur në Carrington mëngjesin e sotëm për të drejtuar stërvitjen e “djajve të kuq”, ndërsa vazhdojnë të mbeten të paqarta çështjet rreth së ardhmes së tij në klub. Ai mbërriti pak para orës 08:00 të mëngjesit dhe u fotografua i veshur me uniformën stërvitore të klubit. Gjithashtu, sot pritet të rikthehet në stërvitje edhe skuadra e parë, pas një dite pushimi që iu dha të hënën, që pasoi humbjen 3-0 ndaj Bournemouth në fundjavë. Për momentin, pritet që Carrick të drejtojë seancën stërvitore, përveç rastit nëse drejtuesit e klubit ofrojnë më shumë qartësi lidhur me të ardhmen e tij. Për Carrick, puna vazhdon si zakonisht. Edhe të hënën ai ishte në qendrën stërvitore...
Burimi:
telesport.al