Te Manchester City të kënaqur me Maresca: Është përshtatur mjaft mirë me skuadrën

Te Manchester City të kënaqur me Maresca: Është përshtatur mjaft mirë me skuadrën

Drejtori sportiv i Manchester City, Hugo Viana, pas fitores 5-0 ndaj Norëich në Carabao Cup, u shpreh se trajneri Enzo Maresca, edhe pse nuk është një fytyrë e re në klub, është përshtatur mire. Trajneri italian synon të vazhdojë trashëgiminë e lënë nga Pep Guardiola dhe pas humbjes në finalen e Community Shield ka shënuar një seri mbresëlënëse fitoresh, në Premier League e Champions League. I pyetur për marrëdhënien e tyre, Viana tha në një intervistë për mediat zyrtare të klubit: “Enzo e njihte tashmë klubin. Ai ka punuar më parë për Manchester City. Nuk ishte një fytyrë e re në ambientet e klubit”. “Ai është përshtatur vërtet mirë, por ka sjellë gjithashtu idetë e tij të reja dhe mënyrën e tij të të punuarit....