“Të keqen e sjell politika”- Ibsen Elezi: Protestat janë revoltë ndaj sistemit politik, por “Flamingove” iu mungon përfaqësimi!

“Të keqen e sjell politika”- Ibsen Elezi: Protestat janë revoltë ndaj sistemit politik, por “Flamingove” iu mungon përfaqësimi!

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Ibsen Elezi ka komentuar protestat e fundit, duke i cilësuar ato si shprehje të një pakënaqësie më të gjerë qytetare ndaj sistemit politik në vend. Duke bërë një paralelizëm me situatën e vitit 1996, Elezi tha se atëherë kriza u shkaktua nga firmat piramidale, ndërsa sot situata është e ndryshme dhe lidhet me pakënaqësinë ndaj politikës. Elezi theksoi se protestat janë dëshmi e ekzistencës së një gjendjeje opozitare në shoqëri, ndërsa organizimi i saj mbetet një sfidë. “Në ’96 ndodhi për shkak të një situate që u krijua nga firmat piramidale dhe pati një masë të madhe me ndikim. Gjendjen opozitare e krijoi vetë PD. Gjendja opozitare ishte kur sheh se ato që premtuan demokraci dhe e shkelën...