Te Juventus ka pakënaqësi, lojtarët dalin kundër Spalletti: Shumë teori dhe pak stërvitje
Juventus ka marrë një vendimin: Për momentin, do të vazhdojë me Luciano Spalletti në krye. Klubi ka zgjedhur t’i ruajë besimin ndaj tij, ndonëse kjo mbështetje varet nga rezultatet e ardhshme. Ky ishte thelbi i mesazhit që përcolli dje Carnevali në qendrën stërvitore Continassa, pak para se të merrej vendimi për të urdhëruar grumbullimin e ekipit në prag të ndeshjes kundër Napoli: “Presim një reagim nga ana juaj.” Brenda skuadrës mbretëron një ndjesi pakënaqësie lidhur me metodat stërvitore të Spalletti, një qëndrim që mund të përmblidhet si: “shumë fjalë, por shumë pak stërvitje reale.” Pra, trajneri shihet sikur përqendrohet tepër te teoria, duke shfaqur mungesë intensiteti gjatë seancave. Madje, përgatitja fizike ka qenë një nga pikat kryesore të kritikave pas humbjeve ndaj Lazio dhe Genoa....
Burimi:
telesport.al