Të huajt investojnë në prona, në 6 muaj, 53% e investimeve të huaja në Shqipëri shkuan në pasuri të paluajtshme

Të huajt investojnë në prona, në 6 muaj, 53% e investimeve të huaja në Shqipëri shkuan në pasuri të paluajtshme

Flukset e investimeve të huaja direkte në Shqipëri shënuan një rritje të fortë në gjysmën e parë të vitit 2026, duke arritur në 1.14 miliardë euro, nga 759.1 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, rritja vjetore llogaritet në 50.8%, ndërsa kontributin kryesor e kanë dhënë aktivitetet e pasurive të paluajtshme. Vetëm në sektorin e pasurive të paluajtshme, fluksi i investimeve direkte arriti në 609.6 milionë euro gjatë periudhës Janar-Qershor 2026, kundrejt 252.9 milionë eurove një vit më parë. Kjo përfaqëson një rritje prej 141.1% dhe e bën këtë sektor destinacionin kryesor të kapitalit të huaj në vend. Në vend të dytë renditen aktivitetet financiare dhe të sigurimit, me 180.9 milionë euro investime, nga 147.4...