Të hënën konferenca ndërparlamentare/ Rama, Peleshi dhe Schieder diskutojnë zgjerimin e BE-së dhe integrimin e Shqipërisë
Të hënën, më 28 shtator, në Tiranë do të zhvillohet Konferenca Ndërparlamentare me temë “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”. Në aktivitet pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europiane. Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm dhe do të mbajë një fjalë përshëndetëse. Në fokus të konferencës do të jenë procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian, reformat që lidhen me këtë proces, stabiliteti dhe hapat që Shqipëria duhet të ndërmarrë në rrugën drejt anëtarësimit. Aktiviteti do të përshëndetet gjithashtu nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, si dhe Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder. Gjatë konferencës do të zhvillohen tre sesione diskutimi....
Burimi:
kohajone.com