Të gjithëve po ju vjen fundi/ Agron Shehaj hap dosjen e vilave të pushtetit
Nga vila luksoze në Palasë, “infinity pool”-i me pamje nga deti dhe vaskat e hidromasazhit, te akuza për paratë e tenderave dhe pasuria e zyrtarëve të lartë. Dosja e SPAK-ut për vilën e dytë të sekuestruar ish-zv.kryeministres Belinda Balluku ka ndezur një tjetër përplasje politike. Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, duke iu referuar përmbajtjes së dosjes, ngre pretendimin se vila nuk është financuar me paratë e Ballukut, por me paratë e përfituesve të tenderave të lidhur me të. Sipas Shehajt, nëse këto para kanë ardhur nga korrupsioni me fondet publike, atëherë luksi i vilës është paguar në fund nga taksapaguesit shqiptarë. “Para që duhet të shkonin në shëndetësi, në arsim, kanë shkuar për të ndërtuar ‘infinity pool’, për ta bërë Belindën të ndihet e...
Burimi:
ntv.al