Të gjithë të kënaqur me protestën!

Të gjithë të kënaqur me protestën!

Nga Ardit Rada Teksa udhëtoja drejt qendrës me autobus urban, në stacionin e Porcelanit hipën 5 fëmijë jo më shumë se 12-vjeçarë. Të gjithë me kapuçët e xhupave ngritur mbi kokë që pa dalë mirë nga shtëpia. Ca prej adrenalinës prej betejës që i priste para Ministrisë së Arsimit, e ca duke përfituar nga mungesa e një policie operative. Po mendoja një moment sesa të lehtë e ka Policia që një orë para protestës t’i presë tek autobusët që të çojnë në qendër e t’i ndalojë këta fëmijë pa marrë gurin dhe molotovin e parë në dorë. Por kjo është një temë tjetër, që nuk do ta shtjelloj në këtë shkrim. Megjithatë, duket se me revoltën e nisur të gjithë janë të kënaqur, si nga...