LAJMET E FUNDIT
  1. Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund konfliktit SHBA-Iran?

    Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund konfliktit SHBA-Iran?

    Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë sinjalizuar se po afrohen drejt një marrëveshjeje për ta shndërruar armëpushimin ekzistues që i dha fund konfliktit prej disa javësh në një zgjidhje më afatgjatë.  Të dyja palët po flasin për një “memorandum mirëkuptimi” që do të përcaktojë një plan veprimi për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të pazgjidhura, […]

  2. “I ati ishte ushtarak”/ Plagosi rëndë shokun në Kamëz, gazetari: Arma ishte e 19-vjeçarit, e mbante prej disa vitesh

    “I ati ishte ushtarak”/ Plagosi rëndë shokun në Kamëz, gazetari: Arma ishte e 19-vjeçarit, e mbante prej disa vitesh

    Gazetari Ervin Leka tregoi se si ndodhi ngjarja e rëndë në Kamëz, ku një 19-vjeçar plagosi me armë zjarri shokun e tij 17-vjeçar. “19 vjeçari ka marrë armën rreth orës 1:40 për t’ia treguar shokëve. “Shikoni, kam një armë”, edhe kjo euforia, të paktën sipas hetuesve, edhe për shkak të përdorimit të alkoolit, pa dashur […]

  3. Rusia po humbet në Ukrainë,  Xi  dhe Trump e kanë të qartë pozicionin e vështire të Putin, çfarë do të ndodhë

    Rusia po humbet në Ukrainë,  Xi  dhe Trump e kanë të qartë pozicionin e vështire të Putin, çfarë do të ndodhë

      Gjatë bisedimeve javën e kaluar me Presidentin Donald Trump në Pekin, Presidenti kinez Xi Jinping thuhet se tha se Vladimir Putin një ditë mund të pendohet që pushtoi Ukrainën. Trendet e reja në fushën e betejës sugjerojnë se ai ka të drejtë. Kjo i ofron një shans të ri diplomacisë së Trump për t’i […]

  4. “Mandati po i afrohet fundit”/ Tensionet politike në Serbi, Vuçiç: Së shpejti do të paraqes dorëheqjen time

    “Mandati po i afrohet fundit”/ Tensionet politike në Serbi, Vuçiç: Së shpejti do të paraqes dorëheqjen time

    Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha të dielën se mund të japë dorëheqjen së shpejti, ndërsa kundërshtoi gjithashtu pretendimet për pjesëmarrjen në protestën e natës së kaluar në sheshin Slavija të Beogradit. Duke folur me gazetarët në Pekin në fillim të vizitës së tij në Kinë, Vuçiç tha se mandati i tij po i afrohej fundit […]

  5. Ligjërata e prof. dr. Rami Memushajt mbi drejtshkrimin e shqipes parimi morfologjik dhe fonologjik

    Ligjërata e prof. dr. Rami Memushajt mbi drejtshkrimin e shqipes parimi morfologjik dhe fonologjik

    Një ligjëratë mbi drejtshkrimin e gjuhës shqipe u mbajt në mjediset e Akademisë së Shkencave, me organizimin nga Seksioni i Shkencave Shoqërore Albanologjike dhe Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Prof. dr. Rami Memushaj mbajti ligjëratën “Pesha e parimit morfologjik dhe fonologjik në drejtshkrimin e gjuhës shqipe”, ku trajtoi çështjet themelore të ortografisë së shqipes, […]

  6. E rëndë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur, u gjet nga…

    E rëndë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur, u gjet nga…

    Një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë në lagjen nr 18 të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima jetonte i vetëm pasi ishte divorcuar nga bashkëshortja. Kanë qenë familjarët që nuk kanë mundur dot të kontaktojnë me 48-vjeçarin gjatë ditës dhe kanë njoftuar policinë. Këta të fundit, […]

  7. Ardian Gjini merr drejtimin e AAK, ka dhe një mesazh për liderin historik Ramush Haradinaj (POSTIMI)

    Ardian Gjini merr drejtimin e AAK, ka dhe një mesazh për liderin historik Ramush Haradinaj (POSTIMI)

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur Kuvendin e saj të dhjetë zgjedhor, një moment që shënon fundin e 26 viteve të udhëheqjes së Ramush Haradinaj në krye të partisë dhe kalimin e drejtimit te Ardian Gjini. Ngjarja u karakterizua nga tone emocionale, falenderime dhe rikujtime për rrugëtimin politik dhe ushtarak të Haradinajt, ndërsa pjesa […]

  8. “Skandali” një komedi nga Steve Martin në skenën teatrore

    “Skandali” një komedi nga Steve Martin në skenën teatrore

    “Skandali”  e bazuar në një histori klasike, por e sjellë me stil modern, kjo vepër tregon sesi një moment i vogël dhe i sikletshëm mund të kthehet në një kaos komik të papritur. Komedia “Skandali” në teatrin Metropol në Tiranë këtë mbrëmje shënon natën e fundit në skenë. “Skandali” sjell personazhe të çuditshëm, dialogë plot […]

  9. Parashikimi i motit për sot, 25 maj 2026

    Parashikimi i motit për sot, 25 maj 2026

    Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare nga orët e mesditës deri pasdite përgjatë relieveve malore.Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe të karakterit lokal në orët e mesditës deri pasdite me kryesisht përgjatë relieveve malore në jug e lindje […]

  10. Krim i rëndë/ 30-vjeçari vret babain me kaçavidë dhe stol pas një sherri, ngjarja u zbulua nga e motra

    Krim i rëndë/ 30-vjeçari vret babain me kaçavidë dhe stol pas një sherri, ngjarja u zbulua nga e motra

    Vrasja e një 67-vjeçari nga djali i tij 30 vjeç, i cili, sipas rrëfimit të tij, e ka vrarë pas një konflikti të ashpër në banesën e familjes, ka shkaktuar tronditje të madhe në Selanik të Greqisë. 30-vjeçari dyshohet se e ka goditur të atin me kaçavidë dhe stol, duke i shkaktuar plagë fatale. Ai […]

  11. Mario Biondi vjen në Tiranë, një mbrëmje e veçantë soul & jazz me hitet ndërkombëtare në skenën e Teatrit…

    Mario Biondi vjen në Tiranë, një mbrëmje e veçantë soul & jazz me hitet ndërkombëtare në skenën e Teatrit…

    Nga Julia Vrapi Një mbrëmje e veçantë muzikore po vjen në Tiranë. Këngëtari i njohur Mario Biondi, me timbrin e tij të thellë dhe performancën e njohur ndërkombëtarisht, do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Koncerti do të zhvillohet mbrëmjen e 1 qershorit si një nga aktivitetet e Javës Kulturore […]

  12. Harmoni në marrëdhëniet tuaja romantike, parashikimi i horoskopit për sot

    Harmoni në marrëdhëniet tuaja romantike, parashikimi i horoskopit për sot

    Dashi Në dashuri, sot mund të ndiheni të frymëzuar për të rindezur pasionin me partnerin tuaj ose për të bërë një hap të guximshëm në një marrëdhënie të re. Komunikimi i sinqertë do të jetë çelësi për të zgjidhur keqkuptimet e vogla që mund të lindin. Në vendin e punës, do të keni mundësinë të […]

  13. Behar Gjoka: Çmimet letrare duhet të jenë garë e hapur, me pjesëmarrjen e lirë të autorëve konkurrues

    Behar Gjoka: Çmimet letrare duhet të jenë garë e hapur, me pjesëmarrjen e lirë të autorëve konkurrues

    Nga Julia Vrapi Çmimet Kombëtare të Letërsisë edhe pse janë pohuar si një ngjarje e rëndësishme janë shoqëruar me debate mbi transparencën, kriteret dhe strukturën e tyre. Kriteret e pjesëmarrjes dhe mekanizmat e përzgjedhjes së veprave për konkurrim, kategoritë e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, përbërja dhe funksionimi i jurisë vlerësuese apo dhe hartimi i politikave […]

  14. Marrëveshja e detit, ministri grek Dendias viziton sot Tiranën, takime me Ramën e Nufin

    Marrëveshja e detit, ministri grek Dendias viziton sot Tiranën, takime me Ramën e Nufin

    Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias do të vizitojë sot Tiranën, në një kohë kur Athina zyrtare po rrit përpjekjet për të ringjallur negociatat me Shqipërinë mbi përcaktimin e kufirit detar. Gjatë vizitës së tij, Dendias pritet të takohet me ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Ermal Nufi, dhe kryeministrin Edi Rama. Bisedimet e nivelit të […]

  15. Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, ja sa do shënojë termometri sot

    Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, ja sa do shënojë termometri sot

    Ditën e sotme (25 maj) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare nga orët e mesditës deri pasdite përgjatë relieveve malore. Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe të karakterit lokal në orët e mesditës deri pasdite me kryesisht përgjatë relieveve malore në […]

  16. VIDEO/ Zjarr në një pallat në Tiranë: Evakuohen banorët, një grua dërgohet në spital nga asfiksia

    VIDEO/ Zjarr në një pallat në Tiranë: Evakuohen banorët, një grua dërgohet në spital nga asfiksia

    Një zjarr ka rënë pak pas mesnate në një pallat në lagjen “Ali Demi” në Tiranë, në kompleksin rezidencial “Kadiu”. Si pasojë e incidentit, një banore ka pësuar asfiksi nga tymi dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta bën me dije se flakët dyshohet […]

  17. Rusia godet sërish Ukrainën me raketën hipersonike, 4 viktima dhe qindra të plagosur

    Rusia godet sërish Ukrainën me raketën hipersonike, 4 viktima dhe qindra të plagosur

    Rusia ka përdorur për herë të tretë raketën e saj balistike hipersonike “Oreshnik” në Ukrainë, gjatë një sulmi masiv ndaj Kievit dhe rajonit përreth, ku humbën jetën të paktën katër persona dhe rreth 100 të tjerë mbetën të plagosur. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, deklaroi se raketa goditi qytetin Bila Tserkva në rajonin e Kievit. Sipas […]

  18. Tare: Besoj se në fund Modric do të qëndrojë, ai është tifoz i Milanit

    Tare: Besoj se në fund Modric do të qëndrojë, ai është tifoz i Milanit

    25 Maj 2026 8:20 Alfred Lleshi Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, është shprehur optimist për të ardhmen e Luka Modric. Para ndeshjes ndaj Cagliarit në “San Siro”, të humbur 2-1, çka i la kuqezinjtë jashtë Champions League për sezonin e ardhshëm, shqiptari deklaroi: “Unë mendoj se në fund Modric do të qëndrojë. Ai është […]

  19. Nis Roland Garros/ Debutim me fitore për Djokovic dhe Zverev, eliminohen Raducanu e Fritz

    Nis Roland Garros/ Debutim me fitore për Djokovic dhe Zverev, eliminohen Raducanu e Fritz

    25 Maj 2026 8:25 Telesport Ka nisur grand slam i Roland Garros, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhè në tenis, që zhvillohet në Paris. Serbi Novak Djokovic, avancon më tej pas fitores 3-1 me përmbysje ndaj francezit Giovanni Perricard. Një biletë për më tej siguron edhe gjermani Alexander Zverev, që mundi 3-0 francezin […]

  20. “Nëse fitojmë, do të jemi të përjetshëm”… Lamtumira e Guardiolës, postimi i vajzës së tij emocionon City

    “Nëse fitojmë, do të jemi të përjetshëm”… Lamtumira e Guardiolës, postimi i vajzës së tij emocionon City

    Maria Guardiola, vajza e Pep Guardiolës, festoi fundin e ciklit 10-vjeçar të të atit te Manchester City me një postim emocionues në rrjetet sociale. Ajo publikoi frazën historike motivuese të trajnerit: “Nëse fitojmë, do të jemi të përjetshëm”, e përdorur fillimisht te Barcelona në vitin 2009 dhe e mbajtur pranë një fotoje të Johan Cruyff […]

  21. San Antonio nuk dorëzohet, mposht sërish Oklahoma dhe barazon 2-2 serinë e finaleve në Perëndim

    San Antonio nuk dorëzohet, mposht sërish Oklahoma dhe barazon 2-2 serinë e finaleve në Perëndim

    25 Maj 2026 8:31 Telesport Ekipi i San Antonio barazoi 2-2 serinë e ndeshjeve finale në Konferencën e Perëndimit pas fitores 103-82 arritur sot në shtëpinë e tij ndaj Oklahoma. Ndeshje e komanduar nga skuadra e Spurs, që këtë herë nuk zhgënjeu para publikut të saj. Skuadra e Oklahoma bëri një ndeshje nën pritshmërinë e […]

  22. 180-vjetori i vdekjes së poetit rilindas, Rama: Shqipëria 2030 do të jetë “Viti Europian i Naimit”

    180-vjetori i vdekjes së poetit rilindas, Rama: Shqipëria 2030 do të jetë “Viti Europian i Naimit”

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh simbolik në rrjetin social Facebook, duke lidhur avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian me 180-vjetorin e lindjes së rilindësit të madh shqiptar, Naim Frashëri. Në postimin e tij, Rama e cilësoi si një “mister të gëzueshëm” faktin që drita jeshile për çeljen e fazës mbyllëse […]

  23. Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e   Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë.  Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar.  Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare.  Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar.  Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”.  Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare.  Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”.  Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë.  Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se:  Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë.  Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi.  Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë.  Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”.  Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge.  Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë.  Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit.  Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës.  Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar.  /Piranjat news

    Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news

    Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë […]

  24. Mbrëmje terrori për Milanin, drejtuesit kuqezi largohen mes fërshëllimave, Ibra shoqërohet me roje sigurie

    Mbrëmje terrori për Milanin, drejtuesit kuqezi largohen mes fërshëllimave, Ibra shoqërohet me roje sigurie

    Mbrëmja e fundit e sezonit ishte katastrofike për Milanin. Skuadra kuqezi u mposht turpshëm 1-2 në “San Siro” nga Kaljari, ndërkohë që Como dhe Roma fituan ndeshjet e tyre, duke zaptuar dy vendet e fundit që të dërgojnë në Champions League. Ky rezultat e detyron “Djallin” të kënaqet vetëm me Europa League, një dështim sezonal […]

  25. Topi i Botërorit do të jetë me karikim, sinjalizon 500 të dhëna në sekondë dhe ka një bateri që nuk “lodhet” kurrë

    Topi i Botërorit do të jetë me karikim, sinjalizon 500 të dhëna në sekondë dhe ka një bateri që nuk “lodhet” kurrë

    Kur mendojmë për topin e futbollit, na vjen ndërmend diçka e thjeshtë: lëkurë, ajër dhe qepje. Por topi zyrtar i Kupës së Botës 2026, i pagëzuar me emrin Adidas Trionda, shënon ndryshimin më të madh teknologjik në historinë e futbollit: ai kërkon karikim elektrik përpara çdo takimi. Një emër me histori simbolike Emri “Trionda” është […]