“Të distancohemi nga dhuna”- Qeveria thirrje për dialog, deputetja Muzhaqi: Të ndalet dhuna, nuk ka asnjë listë me kërkesa konkrete të studentëve!

“Të distancohemi nga dhuna”- Qeveria thirrje për dialog, deputetja Muzhaqi: Të ndalet dhuna, nuk ka asnjë listë me kërkesa konkrete të studentëve!

Deputetja e Partisë Socialiste, Bora Muzhaqi thotë se studentët duhet të distancohen nga protestat e dhunshme. Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Muzhaqi u shpreh se duhet të ndalet dhuna, pasi nuk është zgjidhje. Sipas saj, problematikat mund të zgjidhen vetëm duke dialoguar. Muzhaqi shtoi se studentët nuk kanë asnjë listë me kërkesa konkrete. “Ka qenë situatë e tensionuar për Tiranën gjatë këtyre ditëve. Dhuna nuk është normale, problematikat zgjidhen duke dialoguar. Nuk është zgjidhe që t’i themi jo dialogut. Të bëhemi bashkë që të diskutojmë bashkarisht. Sfidat dhe problematikat që të rinjtë kanë, t’i diskutojmë dhe t’i japim zgjidhje. Duhet të distancohemi nga dhuna. Të rinjtë duhet të jenë mësim. 1 në 5 të arrestuar kishin precedentë penalë. Të bën vërtet të...