Të dielën zhvillohet Maratona e Tiranës, bllokohen dhjetëra rrugë! Ja se si do të devijohet qarkullimi dhe transporti urban
Tirana do të jetë mikpritëse këtë të diel, më 15 nëntor, e edicionit të dhjetë të Maratonës së Tiranës. Për zhvillimin e aktivitetit sportiv, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash që parashikon kufizime të qarkullimit të automjeteve në një pjesë të konsiderueshme të rrugëve të kryeqytetit. Sipas planit të publikuar, kufizimi i qarkullimit do të nisë në orën 08:00 dhe do të zgjasë deri në orën 16:00. Gjatë kësaj kohe do të ketë bllokime dhe devijime në akset kryesore të qytetit, për t’i lënë hapësirë zhvillimit të maratonës. Rrugët ku do të kufizohet qarkullimi Bllokimet do të përfshijnë sheshin “Nënë Tereza”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugët “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II”, “Ismail Qemali”, “George W. Bush”,...
Burimi:
javanews.al