Të dënuar për tentativë vrasje, armë e drogë, arrestohen në Itali 2 shqiptarët e shpallur në kërkim (EMRAT)
pamje nga arrestimi ITALI-Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Itali në kuadër të dy fazave të reja të operacionit të koduar “The Wanted”, me qëllim ekstradimin e tyre. Një prej tyre është Muhamet Bedulla, 33 vjeç të cilin Gjykata e Korçës e ka dënuar me 10 vite burg për “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Në vitin 2017, Bedulla ka tentuar të vrasë me thikë babain e një personi me të cilin ishte konfliktuar. I arrestuari tjetër është një 26-vjeçar, Uendi Bracja për të cilin Gjykata e Elbasanit në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në vitin 2024, 26-vjeçari është...
Burimi:
zeri.ai