“Të deleguarit e Ballukut në Lushnje u bënë ministra”, Korreshi: Karakaçi dikur i mbante çantën!

“Të deleguarit e Ballukut në Lushnje u bënë ministra”, Korreshi: Karakaçi dikur i mbante çantën!

Saimir Korreshi ka qenë sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Breaking”, ku u shpreh se tre persona që kanë qenë të deleguar në Lushnje nga Belinda Balluku tashmë janë ministra. Korreshi u shpreh se ka denoncuar që i kanë dalë me armë ditën e zgjedhjeve dhe shteti nuk bëri asgjë. “Unë e di se çfarë kam hequr. E di se si shpërndaheshin lejet e legalizimit, e di se si futeshin në punë te OSHEE. Për shembull, merr Karakaçin, zonën që mbulonte ai. Shiko emërimet që janë bërë në atë zonë në OSHEE, edhe më thuaj mua tani se si e fitoi zonën ai? Ja pra kështu, hajde të fus në punë ty 6 muaj, ty 1 vit, 10 emërime atje. Lekët nuk i...