Te Chelsea në dilemë për sulmuesin, Alonso: Do të vendosim sot nëse do të luajë apo jo ndaj Brentford
Trajneri i Chelsea, Xabi Alonso, tha se Joao Pedro mund të luajë për “blues” sot në mbrëmje, në ndeshjen e radhës së Premier League kundër Brentford, pavarësisht se sulmuesi u tërhoq nga kombëtarja e Brazilit për shkak të një dëmtimi. Të mërkurën në mbrëmje u njoftua se Pedro ishte tërhequr nga skuadra e Brazilit, gjë që ngriti shqetësime për gjendjen e tij fizike, ndërsa Chelsea kërkon t’i rikthehet fitoreve. “Sa u përket dëmtimeve dhe përbërjes së skuadrës, ne do të zhvillojmë seancën e fundit stërvitore para se të vendosim“, tha Alonso. “Askush nuk është përjashtuar ende. Mbetem i kujdesshëm dhe presim. Do të shohim sot nëse ai është gati për të luajtur. Do të marrim një vendim. Është një mundësi që ai të jetë gati”,...
Burimi:
telesport.al