Te Barcelona bëhen të ‘zgjuar’, klubi monitoron lojtarët që u skadon kontrata në fund të sezonit, ja emrat
Barcelona vazhdon të ndërmarrë hapa të hershëm në tregun e transferimeve, duke monitoruar nga afër mundësitë për të përforcuar krahët e mbrojtjes. Sipas gazetës “Sport”, klubi katalanas po ndjek disa mbrojtës krahu, kontratat e të cilëve përfundojnë në fund të këtij sezoni. Një strategji që ka marrë gjithnjë e më shumë rëndësi duke pasur parasysh burimet e kufizuara financiare të klubit “blaugrana”. Në fakt, ky pozicion nuk përbën një prioritet absolut. Në të djathtë, Barça mund të mbështetet tashmë te Jules Koundé dhe Eric Garcia, ndërsa në krahun e majtë ka lojtarë si João Cancelo, Alejandro Balde dhe Xavi Espart. Megjithatë, drejtuesit duan të jenë të përgatitur për çdo mundësi që ofron tregu, veçanërisht për lojtarë me përvojë që mund të vijnë me parametra zero....
Burimi:
telesport.al