Tare zbulon prapaskenat e Milanit: Futbolli nuk ishte më prioriteti i Leao, por moda dhe muzika

Tare zbulon prapaskenat e Milanit: Futbolli nuk ishte më prioriteti i Leao, por moda dhe muzika

Igli Tare, ish-drejtori sportiv i Milanit, ka dhënë intervistën e parë pas largimit nga klubi kuqezi, duke zbuluar prapaskenat e merkatos. Për Luka Modric tha: “Ishte ai që më bindi mua. Kishte një dëshirë të jashtëzakonshme për Milanin. Para se të shkoja ta takoja, kërkova të bënim një videotelefonatë, sepse nuk e besoja. Pas pesë minutash bisedë për Milanin kuptova se ishte lojtari që na mungonte. Jo vetëm për cilësitë sportive, por edhe njerëzore. Nuk ka munguar kurrë në stërvitje; ne duhej ta ndalonim. Dashuria e tij për futbollin në atë moshë është vërtet për t’u admiruar”. Tare zbuloi edhe pesë lojtarët që kishte siguruar për sezonin 2026-2027: “Gila, Gonçalo Ramos, Doumbia, Valdepenas dhe Goretzka. Doumbia ishte i preferuari im, doja ta sillja me çdo...