“Tango” e fundit e Lionel Messit! Nga ‘plesht’ në gjigant, Argjentina përgatitet për të përshëndetur legjendën e saj

“Tango” e fundit e Lionel Messit! Nga ‘plesht’ në gjigant, Argjentina përgatitet për të përshëndetur legjendën e saj

E marta e 6 tetorit është dita e Lionel Messit. ‘Pleshti’ do t’i thotë përfundimisht lamtumirë kombëtares argjentinase me një ndeshje miqësore ndaj Beninit në stadiumin Monumental të Buenos Airesit. Është tangoja e fundit e Messit pas 21 vitesh të mbushur me gola, lavdi dhe lotë me fanellën e një Argjentine që pas shumë kohësh mësoi të dojë këtë talent të jashtëzakonshëm të admiruar në të gjithë botën. “Ndeshja e fundit, një fanellë për të gjithë jetën’-shkruante përpara pak kohësh Lionel Messi në rrjetet sociale  në prag të këtij takimi të fundit të tij me skuadrën Albiceleste. Në moshën 39 vjeçare Lionel Messi mbyll vetëm një kapitull të karrierës së tij të jashtëzakonshme, atë me kombëtaren argjentinase që e shoqëroi në rritjen e tij deri...