Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin
Ka përfunduar pa arritur ndonjë marrëveshje takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i cili ishte i shoqëruar nga deputeti Rrahman Rama në ndërtesën e Qeverisë. Diskutimet mes dy liderëve u përqendruan kryesisht te dy pika kyçe të situatës aktuale politike: ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara lidhur me procesin në Hagë dhe procesi i zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Pas përfundimit të takimit, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, konfirmoi para gazetarëve se palët nuk kanë arritur ende një dakordësi, por la të hapur derën për dialog të mëtejshëm. “Nuk ka marrëveshje. Deri më tani nuk është që kemi marrëveshje për temat që kemi biseduar. Është e mundshme që do të kemi takime edhe...
Burimi:
javanews.al