Takimi kokë me kokë me Macron, Rama zbulon vendimet e forta

Takimi kokë me kokë me Macron, Rama zbulon vendimet e forta

Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin francez Emmanuel Macron në Pallatin Élysée, në prag të zhvillimit të Forumit të Paqes në Paris. Takimi është bërë i ditur nga vetë kreu i qeverisë shqiptare, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe fotografi me presidentin francez. “Palais de l’Élysée – Me Presidentin Emmanuel Macron, për të gjitha temat me interes të përbashkët, në vigjilje të Forumit të Paqes nesër”, shkruan Rama krahas fotografive. Kryeministri shqiptar merr pjesë në Forum me ftesë të Macron. Aktiviteti ndërkombëtar këtë vit përqendrohet te rëndësia e qeverisjes efektive për garantimin e paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe prosperitetit, në një kohë të shoqëruar nga ndryshime gjeopolitike, zhvillime teknologjike dhe sfida klimatike. Në kuadër të Forumit, Rama do të jetë...