Takimi historik / Xi: Fuqitë e mëdha kanë përgjegjësi të veçanta. Trump: Po bëjmë histori! Putin: Duhet të forcojmë paqen
Ka nisur takimi historik trepalësh mes presidentit kinez Xi Jinping, presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin. Për herë të parë në histori, tre udhëheqësit e këtyre fuqive të mëdha janë ulur së bashku në një takim privat, ku në fokus janë çështjet më të rëndësishme të politikës dhe sigurisë ndërkombëtare. Takimin e hapi presidenti kinez Xi Jinping, i cili e cilësoi këtë zhvillim si një ngjarje me rëndësi të jashtëzakonshme. Sipas agjencisë shtetërore kineze Xinhua, Xi theksoi se tre vendet duhet të bashkëpunojnë për të përballuar sfidat globale. “Ne duhet të mësojmë nga historia. Vështirësitë zbulojnë përgjegjësinë e vërtetë”, deklaroi Xi, sipas Reuters. Gjatë fjalës së tij, presidenti kinez nënvizoi se bota nuk mund të shihet më si një grup vendesh të...
Burimi:
javanews.al