TAKIM SEKRET NË GJERMANI QE NGRE ALARMIN/ IZRAELI DHE 7 VENDE ARABE BASHKË KUNDËR IRANIT
Një takim i pazakontë dhe i mbajtur larg vëmendjes publike ka bashkuar në Gjermani krerët e lartë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe shtatë vendeve arabe. Sipas medias, takimi u zhvillua javën e kaluar me iniciativën e komandantit të CENTCOM-it, admiralit Brad Cooper. Në tryezë ishin shefat e shtabeve të Izraelit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit, Kuvajtit, Katarit, Jordanisë dhe Egjiptit. Në qendër të diskutimeve ishte lufta me Iranin dhe situata gjithnjë e më e tensionuar në Lindjen e Mesme. Takimi merr një rëndësi të veçantë pasi, sipas burimeve, është hera e parë që një grup kaq i gjerë komandantësh ushtarakë mblidhet që prej nisjes së luftës mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, më shumë se gjashtë muaj më parë. Admirali Brad Cooper...
Burimi:
ntv.al