Take-or-pay” pa gaz: si e pranoi Shqipëria rrezikun që fqinjët e refuzuan

Take-or-pay” pa gaz: si e pranoi Shqipëria rrezikun që fqinjët e refuzuan

Take-or-pay” pa gaz: si e pranoi Shqipëria rrezikun që fqinjët e refuzuan Në fund të prillit, në prani të kryeministrit dhe ambasadores amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle, kompania shtetërore Albgaz nënshkroi me kompaninë greke Aktor LNG USA një kontratë 20-vjeçare për furnizimin e Shqipërisë me gaz natyror të lëngshëm amerikan. Ceremonia u paketua dhe u shit nga propaganda qeveritare si akt gjeopolitik. Por gjashtë muaj më pas, pas raportimeve të Wall Street Journal (WSJ) mbi rolin e ambasadores në promovimin e kompanisë, dorëheqjes së saj, kërkesave për hetim nga SPAK dhe pranimit nga Ministria e Energjisë se ende priste studimin e fizibilitetit që duhej kryer para nënshkrimit, është koha të bëjmë atë që nuk u bë për publikun atëherë: të lexojmë faturën. Elementet e kontratës...