Tajfuni kërcënon Tajvanin, një i vdekur dhe 94 të plagosur
Pothuajse i gjithë Tajvani u paralizua të premten për shkak të afrimit të tajfunit Champi, i cili pritet të sjellë erëra të fuqishme dhe reshje intensive shiu. Megjithëse stuhia po dobësohet, autoritetet paralajmërojnë se ajo mund të godasë drejtpërdrejt ishullin. Sipas Administratës Qendrore të Motit të Tajvanit (CWA), Champi, i cili në kulmin e tij u klasifikua si një supertajfun dhe një nga stuhitë më të fuqishme në Paqësor këtë vit, vijonte të regjistronte erëra me shpejtësi rreth 191 kilometra në orë pranë qendrës së tij. Në momentin e raportimit, stuhia ndodhej rreth 320 kilometra në lindje të skajit jugor të Tajvanit. Sipas parashikimeve meteorologjike, ajo pritet të kalojë pranë pjesës verilindore të ishullit, përpara se të kthehet drejt veriut, në drejtim të bregdetit kinez,...
Burimi:
javanews.al