Tag: zhvillojë

  • Foltorja e radhës/ Berisha takohet pasdite me demokratët e Mirditës

    Foltorja e radhës/ Berisha takohet pasdite me demokratët e Mirditës

    Kryedemokrati Sali Berisha do të jetë pasditen e sotme në Mirditë, në vijim të turit të tij të ‘Foltores’ në zona në ndryshme të vendit.
    Përmes një njoftimi për shtyp nga Partia Demokratike, bëhet me dije se takimi do të mbahet në orën 18:30.
    Mësohet se Berisha do të zhvillojë një bashkëbisedim të hapur dhe të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe simpatizantët në Pallatin e Kulturës.
    Që pas nisjes së protestave “Foltorja 2”, Berisha do të zhvillojë për herë të parë takime edhe në zona të tjera përtej kryeqytetit.

  • Erdogan do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin të hënën, në fokus lufta në Ukrainë

    Erdogan do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin të hënën, në fokus lufta në Ukrainë

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se ditën e hënë, do të zhvillojë një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
    Këtë e bëri të ditur gjatë konferencës për shtyp në Samitin e Liderëve të G20-s në Johanesburg.
    “Nesër do të kem një bisedë telefonike me Putinin”, tha Erdoğan, duke theksuar: “Do të bëjmë çfarë të mundemi për të hapur rrugën drejt paqes. Duhet theksuar se nuk ka pasur bisedime ballë për ballë mes Kievit dhe Moskës që nga takimi në Stamboll në korrik.”

    Përpjekjet për ringjalljen e bisedimeve të paqes duket se po fitojnë terren, edhe pse Moska ende nuk ka dhënë asnjë shenjë të ndryshimit të kushteve të saj për përfundimin e luftës.

  • Erdogan të Hënën do të zhvillojë bisedime me Putin për planin e paqes në Ukrainë

    Erdogan të Hënën do të zhvillojë bisedime me Putin për planin e paqes në Ukrainë

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka bërë me dije se të hënën do të zhvillojë një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin për të diskutuar lidhur me përpjekjet për paqe në Ukrainë. Ai shtoi se do t’i kërkonte gjithashtu Putinit të rinovonte marrëveshjen për kalimin e sigurt të grurit përmes Detit të Zi.
    Duke folur në një konferencë për shtyp këtë të diele pas samitit të G20, Erdogan tha se Turqia do të bëjë gjithçka që mundet për të hapur rrugën për paqe në Ukrainë. Ai shtoi se do t’i ndajë rezultatet e bisedës së tij me Putinin me udhëheqësit dhe aleatët evropianë dhe amerikanë.

  • “Këshilli Bashkiak të zhvillojë mbledhjen në Sharrë”/ Shkarkimi i Veliajt, reagon Blushi: Llogaridhënia duhet të nisë..

    “Këshilli Bashkiak të zhvillojë mbledhjen në Sharrë”/ Shkarkimi i Veliajt, reagon Blushi: Llogaridhënia duhet të nisë..

    Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një mesazh në rrjetin social facebook shkruan se Këshilli Bashkiak i lajmëruar për tu mbledhur të martën, duhet ta zhvillojë mbledhjen e tij në Sharrë, tek inceneratori që nuk ekziston.
    “Miliona euro të taksapaguesve zhduken çdo vit për një incenerator fantazmë, por që vijon të gllabërojë 90 mijë euro/ditë, me firmë e vulë të Erion Veliajt dhe Edi Ramës.
    Debatet për ligjshmërinë e shkarkimit mes dy pronarëve de facto të inceneratorit të paligjshëm janë farsë. Ato nuk ndryshojnë faktin se qytetarët po vidhen sot e do të vazhdojnë të vidhen për 3 dekada.
    Tirana ka nevojë për një mesazh të qartë: Askush nuk është mbi ligjin. Dhe vendi më i goditur për ta dhënë këtë mesazh është aty ku paligjshmëria mori formë, në truallin e inceneratorit që nuk ekzistoi kurrë.
    Llogaridhënia duhet të nisë aty”, thotë Blushi.

  • Rubio do të vizitojë Izraelin dhe Britaninë e Madhe

    Rubio do të vizitojë Izraelin dhe Britaninë e Madhe

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Izrael dhe Mbretërinë e Bashkuar nga data 13 deri më 18 shtator, ku do të diskutojë çështjet kyçe të sigurisë në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimin ndërkombëtar përballë krizave globale.
    Gjatë qëndrimit të tij në Tel Aviv, diplomati i lartë i SHBA-së do të përcjellë prioritetet e administratës amerikane lidhur me konfliktin Izrael–Hamas, duke rikonfirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për sigurinë e Izraelit.
    Rubio pritet të theksojë dy objektiva të përbashkëta me autoritetet izraelite:

    Të parandalohet që Hamasi të rikthehet në pushtet në Rripin e Gazës
    Të sigurohet lirimi i të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi
    Ai do të zhvillojë takime me drejtuesit politikë dhe ushtarakë izraelitë për të diskutuar mbi objektivat operacionale të Izraelit në kuadër të fushatës ushtarake “Gideon’s Chariots II”, si dhe për të konfirmuar qëndrimin e Uashingtonit kundër veprimeve ndërkombëtare që shihen si kërcënim për Izraelin, përfshirë njohjen e njëanshme të një shteti palestinez apo lëvizjet ligjore në gjykatat ndërkombëtare si Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) apo Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ), të cilat sipas SHBA-ve “shpërblejnë terrorizmin e Hamasit”.
    Rubio do të takohet gjithashtu me familjarë të pengjeve izraelite, duke theksuar se lirimi i tyre mbetet prioritet absolut për SHBA.
    Pas vizitës në Izrael, Rubio do të udhëtojë drejt Mbretërisë së Bashkuar, ku do të marrë pjesë në delegacionin presidencial në kuadër të vizitës shtetërore të Presidentit amerikan.
    Në Londër, ai do të zhvillojë bisedime me ministren e Jashtme britanike, Yvette Cooper, me në fokus bashkëpunimin SHBA–MB në çështje madhore si:
    Përfundimi i luftës në Ukrainë
    Parandalimi i Iranit nga pajisja me armë bërthamore
    Lirimi i pengjeve të Hamasit dhe arritja e armëpushimit në Gaza
    Konkurrenca strategjike me Kinën
    Vizita konsiderohet pjesë e përpjekjeve të administratës amerikane për të forcuar aleancat kyçe në një kohë të sfidave të mëdha ndërkombëtare.

  • Dumani në SHBA, takim kokë më kokë më zyrtarin e lartë të DASH

    Dumani në SHBA, takim kokë më kokë më zyrtarin e lartë të DASH

    Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, ndodhet në SHBA ku pritet të zhvillojë një takim me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit.

    DASH ka konfirmuar se Dumani do të zhvillojë një takim me Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike (EUR) në Departamentin e Shtetit.

    Takimi mes Dumanit dhe zyrtarit të lartë të DASH do të bëhet rreth orës 22:30 (me orën shqiptare).

  • Test modest për Sylvinho-n, FSHF zyrtarizon miqësoren më 4 shtator

    Test modest për Sylvinho-n, FSHF zyrtarizon miqësoren më 4 shtator

    Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator.
    Të dyja federatat kanë rënë dakord që kjo ndeshje të zhvillohet në Gjibraltar, në “Europa Point Stadium” në orën 18:00.

    Në muajin shtator, Shqipëria ka vetëm një ndeshje zyrtare, atë kundër Letonisë në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, që do të luhet më 9 shtator në stadiumin “Air Albania”. Për këtë arsye, stafi teknik ka vendosur të zhvillojë një miqësore, për të testuar gjendjen e lojtarëve para sfidës zyrtare.
    Fshf

  • Samiti i NATO, Rutte: Irani nuk duhet të zhvillojë armë bërthamore

    Samiti i NATO, Rutte: Irani nuk duhet të zhvillojë armë bërthamore

    Në prag të samitit të NATO-s, kreu i Aleancës, Mark Rutte, theksoi se pozicioni i përbashkët i vendeve anëtare është i qartë: Irani nuk duhet të zhvillojë armë bërthamore.
    “Aleatët i kanë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme Iranit të përmbushë detyrimet e tij sipas Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore (NPT),” u shpreh Rutte.
    Duke folur për sfidat aktuale në rendin global, Rutte tha se kërcënimi më i rëndësishëm për NATO-n mbetet Rusia. Ai nënvizoi gjithashtu se NATO po përgatitet të rrisë investimet në fushën e mbrojtjes. Një plan i ri investimi, në masën 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendeve anëtare, do të ndihmojë në përforcimin e sigurisë kolektive.
    “Ndërsa udhëheqësit po mblidhen për samitin, fokusi ynë është i qartë: të sigurojmë që kemi gjithçka që na nevojitet për të penguar dhe mbrojtur kundër çdo kërcënimi,” shtoi ai.
    Samiti i NATO-s pritet të fokusohet në forcimin e mbrojtje, ndihmën për Ukrainën si dhe situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme.