Importet e ushqimeve të importuara janë në rënie të vazhdueshme në tre vitet e fundit, por kjo tkurrje nuk po reflektohet në tregjet e pakicës, kur të njëjtët artikuj janë në rritje për të njëjtën periudhë krahasimi.
Sipas të dhënave të përpunuara nga Doganat një kilogram nga grupi ”Ushqime dhe pije alkolike” kushtoi 116.7 lekë në tremujorin e tretë të vitit 2025. Kjo vlerë ishte 0.7 për qind më e ulët se në të njëjtën periudhe të vitit 2024 dhe 8 % më pak se në tremujorin e parë të vitit 2024.
Të dhënat mbi importet e ushqimeve tregojnë rritje të sasive në dy vitet e fundit, por edhe rënie të vlerës për kilogram. Rritja e vizitorëve të huaj ka krijuar kërkesë më të lartë, teksa po zëvendësohet edhe mungesa e prodhimit vendas.
Nga ana tjetër në tregjet e pakicës çmimet e ushqimeve, duke përfshitë edhe ato të importit janë rritur rreth 3% këtë vit, pak më tepër se inflacioni i përgjithshëm.
Teksa importuesit janë duke blerë më lirë për shkak të ofertës më të bollshme ose luhatjeve në tregjet ndërkombëtare, tregtarët në vend nuk e transmetojnë këtë ulje te konsumatori.
Marzhet tregtare në fushën e tregtisë janë të larta për shkak të përqendrimit të lartë çka u jep kompanive të mëdha më shumë fuqi për të ruajtur çmimet e larta edhe në kushtet kur kostoja e furnizimit ka rënë.
Vitet e fundit, kostot e brendshme janë rritur, nga pagat dhe shpenzimet më të larta të transportit të cilat amortizojnë një pjesë të uljes së çmimit të importit.
Sakaq, Shqipëria si një vend në zhvillim ka reagim të vonë ndaj ndryshimeve në tregjet ndërkombëtare edhe për ushqimet.
Ka ende një praktikë që në periudha të pikut të konsumit, si stinën e turizmit apo fund-viti, çmimet shpesh rriten edhe për shkak të kërkesës së fortë, pavarësisht se importet mund të jenë më të lira.
Për herë të parë në vitin 2024 çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 1% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, në një kohë që të ardhurat sipas metodës së fuqisë blerëse janë sa 41% e mesatares së BE-së.
Nga viti 2005 deri në 2018-n, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin mesatarisht sa 68-78% e mesatares së BE-së. Nga 2018-a filloi kërcimi i tyre, teksa në 2023-n, çmimet në Shqipëri ishin mesatarisht vetëm 7% më të lira se mesatarja e BE-së. Ndërsa në 2024-n çmimet u barazuan për herë të parë, madje e tejkaluan lehtë me 1%.
Produktet më të shtrenjta ushqimore për familjet shqiptare në raport me BE-në janë vezët, djathi dhe qumështi, që kanë kërcyer në 131% të mesatares së BE-së, nga 119.5% vitin e mëparshëm. Edhe ushqimet e tjera janë rreth 25% më shtrenjtë se në BE (124.8%). Pijet jo alkoolike janë 19% më shtrenjtë se në Europë. Më lirë shqiptarët blejnë cigaret që kushtojnë sa 47% e mesatares europiane./ Monitor
Tag: ushqimet
-

Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
-

Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës vetëm rritje
Importet e ushqimeve të importuara janë në rënie të vazhdueshme në tre vitet e fundit, por kjo tkurrje nuk po reflektohet në tregjet e pakicës, kur të njëjtët artikuj janë në rritje për të njëjtën periudhë krahasimi.
Sipas të dhënave të përpunuara nga Doganat një kilogram nga grupi ”Ushqime dhe pije alkolike” kushtoi 116.7 lekë në tremujorin e tretë të vitit 2025. Kjo vlerë ishte 0.7 për qind më e ulët se në të njëjtën periudhe të vitit 2024 dhe 8 % më pak se në tremujorin e parë të vitit 2024.
Të dhënat mbi importet e ushqimeve tregojnë rritje të sasive në dy vitet e fundit, por edhe rënie të vlerës për kilogram. Rritja e vizitorëve të huaj ka krijuar kërkesë më të lartë, teksa po zëvendësohet edhe mungesa e prodhimit vendas.
Nga ana tjetër në tregjet e pakicës çmimet e ushqimeve, duke përfshitë edhe ato të importit janë rritur rreth 3% këtë vit, pak më tepër se inflacioni i përgjithshëm.
Teksa importuesit janë duke blerë më lirë për shkak të ofertës më të bollshme ose luhatjeve në tregjet ndërkombëtare, tregtarët në vend nuk e transmetojnë këtë ulje te konsumatori.
Marzhet tregtare në fushën e tregtisë janë të larta për shkak të përqendrimit të lartë çka u jep kompanive të mëdha më shumë fuqi për të ruajtur çmimet e larta edhe në kushtet kur kostoja e furnizimit ka rënë.
Vitet e fundit, kostot e brendshme janë rritur, nga pagat dhe shpenzimet më të larta të transportit të cilat amortizojnë një pjesë të uljes së çmimit të importit.
Sakaq, Shqipëria si një vend në zhvillim ka reagim të vonë ndaj ndryshimeve në tregjet ndërkombëtare edhe për ushqimet.
Ka ende një praktikë që në periudha të pikut të konsumit, si stinën e turizmit apo fund-viti, çmimet shpesh rriten edhe për shkak të kërkesës së fortë, pavarësisht se importet mund të jenë më të lira.
Për herë të parë në vitin 2024 çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 1% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, në një kohë që të ardhurat sipas metodës së fuqisë blerëse janë sa 41% e mesatares së BE-së.
Nga viti 2005 deri në 2018-n, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin mesatarisht sa 68-78% e mesatares së BE-së. Nga 2018-a filloi kërcimi i tyre, teksa në 2023-n, çmimet në Shqipëri ishin mesatarisht vetëm 7% më të lira se mesatarja e BE-së. Ndërsa në 2024-n çmimet u barazuan për herë të parë, madje e tejkaluan lehtë me 1%.
Produktet më të shtrenjta ushqimore për familjet shqiptare në raport me BE-në janë vezët, djathi dhe qumështi, që kanë kërcyer në 131% të mesatares së BE-së, nga 119.5% vitin e mëparshëm. Edhe ushqimet e tjera janë rreth 25% më shtrenjtë se në BE (124.8%). Pijet jo alkoolike janë 19% më shtrenjtë se në Europë. Më lirë shqiptarët blejnë cigaret që kushtojnë sa 47% e mesatares europiane./ Monitor
-

Ushqimet nga jashtë vendit vijnë më lirë, por shiten me shtrenjtë! Çfarë ndodh me çmimet në Shqipëri
Me zhverësimin e euros si faktori kryesor, ushqimet nga jashtë vendit po vazhdojnë të vijnë më lirë në Shqipëri. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, përgjatë 3 mujorit të tretë të këtij viti vlera produkteve ushqimore të ardhur ishin 1.42% më të lira sesa tremujori paraardhës. Por rënie nuk pasqyrohet tek qytetarët pasi norma e inflacionit në bazë mujore për periudhën korrik-shtator për grupin e ushqimeve ka qënë 1.5%.
“Mund të themi që këtu ka manipulim ose rritje të normës së fitimit nga ana e tregatrëve që bëjnë në kurriz të konsumatorëve shqiptarë pasi cmimet e ushimeve në Shqipëri janë afruar ose janë baraz me çmimet e produkteve ushimore në Europë dhe ky është një handicap shumë I madh duke marr parasysh të ardhuart e shqiptarëve” shprehet eksperti për bujqësinë Gjok Vuksani.
Sipas INSTAT, tashmë sasia e produkteve bujqësore që importohen në Shqipëri janë 3 herë më të larta me sasinë që vendi eksporton në tregjet e huaja duke theksuar gjithmonë e më shumë varësinë e qytetarve shqiptarë nga ushimet e huaja.
“Pothuajse jemi kthyer 10 vite më përpara që ishim në raportin 3/1. Kjo vjen kryesisht si pasojë e kërkesës ku ka ndikuar turizmi dhe mungesa e kompensimit të produkteve shqiptare “Made in Albania”. Pra bujqësia nuk po i përgjigjt kërkesës çka bërë që sytë të hidhen nga importi”, tregon në të tjera zoti Vuksani.
Për të ndalur rritjen e cmimeve të prodhimit vendas dhe për të nxitur eksportet shqiptare qeveria ka përfshirë në paketën fiskale rimbursimin me 10% të faturës që fermerët do të dorëzojnë tek grumbulluesit apo përpunuesit. /Vizion plus/ -

Nga Cheetos, Coca-Cola, Pepsi, Oreo dhe…San Francisko padit gjigantët e ushqimit: Kërcënojnë shëndetin e njerëzve!
foto ilustruese
SHBA- Në një rast historik. Prokurori i Qytetit të San Franciskos, David Chiu, ka ngritur një padi kundër 10 prej prodhuesve më të mëdhenj të ushqimit në vend, duke i akuzuar ata për inxhinieri dhe marketing ushqimesh ultra të përpunuara që kanë nxitur një krizë shëndetësore në të gjithë vendin.
Kompanitë e përmendura në padi, të siguruara dhe të shqyrtuara nga ABC News, përfshijnë Kraft Heinz, Mondelez, Post, Coca-Cola, Pepsi, General Mills, Oreo, Nestle, Kellanova, Kellogg, Mars dhe ConAgra.
Prokurori i Qytetit, David Chiu, foli në një konferencë për shtyp në Bashkinë e San Franciskos të martën, i rrethuar nga një tavolinë me produkte të njohura, nga biskota dhe drithëra mëngjesi deri te darka të ngrira dhe kremra, për të njoftuar veprimin ligjor kundër 10 korporatave të ushqimit dhe pijeve.
Chiu tha se padia, e ngritur në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë, synon t’i mbajë kompanitë “përgjegjëse për praktikat e tyre të padrejta dhe mashtruese, për shkeljen e ligjit të konkurrencës së padrejtë të Kalifornisë dhe ligjeve të shqetësimit publik”. Ai argumentoi se ushqimet kanë krijuar një krizë të kujdesit shëndetësor që ka çuar në sëmundje serioze kronike, të cilat në fund të fundit i vënë një barrë qyteteve amerikane.
ABC News kontaktoi disa nga markat në padi, të cilat iu përgjigjën me një deklaratë me email nga grupi i tyre tregtar, Shoqata e Markave të Konsumatorit.
“Prodhuesit e markave të besueshme shtëpiake të Amerikës i mbështesin amerikanët në bërjen e zgjedhjeve më të shëndetshme dhe në rritjen e transparencës së produkteve. Kjo është arsyeja pse prodhuesit e ushqimit dhe pijeve vazhdojnë të prezantojnë opsione të reja produktesh që përfshijnë proteina dhe fibra më të larta, sheqerna dhe natrium të reduktuar, dhe asnjë aditivë ngjyrues sintetikë”, tha në deklaratë Sarah Gallo, nënkryetare e lartë e politikave të produkteve për grupin. “Aktualisht nuk ka një përkufizim shkencor të dakordësuar të ushqimeve ultra të përpunuara dhe përpjekja për të klasifikuar ushqimet si të pashëndetshme thjesht sepse janë të përpunuara, ose demonizimi i ushqimit duke injoruar përmbajtjen e tij të plotë ushqyese, i mashtron konsumatorët dhe përkeqëson pabarazitë shëndetësore.”
Çfarë i bën ushqimet ultra të përpunuara të ndryshme
Padia e qytetit argumenton se ushqimet ultra të përpunuara – duke filluar nga pijet e gazuara dhe patatet e skuqura deri te makaronat e paketuara, mishrat e përpunuar dhe drithërat e mëngjesit – paraqesin rreziqe unike shëndetësore përtej përmbajtjes së tyre të lartë të sheqerit ose yndyrës. Këto produkte janë përzierje të rindërtuara industrialisht të aditivëve, emulsifikuesve, përmirësuesve të shijes dhe përbërësve të modifikuar kimikisht, të dizajnuara për të rritur dëshirat dhe konsumin.
Sipas padisë, këto ushqime tani përbëjnë rreth 70% të furnizimit me ushqim të SHBA-së, duke dhënë iluzionin e zgjedhjes së konsumatorit, ndërkohë që nxisin sëmundjet kronike.
Zyra e avokatit të qytetit ka pasur sukses të mëparshëm me çështjet e shëndetit publik, duke përfshirë një vendim historik në vitin 1998 ku iu dha një zgjidhje prej 539 milionë dollarësh nga kompanitë e duhanit, si dhe 21 milionë dollarë nga prodhuesit e bojrave me plumb pas një padie 19-vjeçare.
Më herët këtë vit, një padi private në Filadelfia për ushqime ultra të përpunuara, e ngritur nga një konsumator i ri i cili u diagnostikua me diabet të tipit 2 dhe sëmundje të mëlçisë yndyrore joalkoolike në moshën 16 vjeç, u rrëzua pasi një gjyqtar vendosi që pretendimit i mungonin detaje specifike në lidhje me produktet dhe afatin kohor të konsumit./ZËRI -

Zbuloni produktet më jetëgjata, ushqimet që nuk skadojnë kurrë
A e keni pyetur ndonjëherë se cilat ushqime mund të qëndrojnë të freskëta për një kohë të gjatë pa u prishur?
Sipas një studimi të publikuar nga National Center for Food Preservation, disa ushqime kanë një jetëgjatësi të jashtëzakonshme dhe, nëse ruhen siç duhet, mund të zgjasin për vite ose edhe përjetësisht.
Këto produkte janë të përkryera për ruajtje afatgjatë dhe mund të jenë të dobishme në rast emergjencash apo mungesash ushqimore.Ja disa nga ushqimet që nuk kanë datë skadimi dhe mund të ruhen për një kohë të gjatë:
1.Mjalti: Njihet si një nga ushqimet më jetëgjata në botë. Mjalti ka veti antibakteriale dhe nëse ruhet në një vend të ftohtë dhe të thatë, mund të zgjasë përgjithmonë. Arkeologët kanë gjetur mjaltë të paprishur në varret e faraonëve egjiptianë, i cili mund të konsumohej ende.
2.Orizi i bardhë: Orizi i bardhë, nëse ruhet në një vend të freskët dhe të thatë, mund të zgjasë për më shumë se 30 vjet. Sipas studimeve të Utah State University, ruajtja e orizit në enë hermetike ndihmon në mbajtjen e tij të freskët për dekada të tëra.
3.Kripa: Kripa, një element bazik për ruajtjen dhe përgatitjen e ushqimeve, është një nga ushqimet që nuk skadon kurrë. Ajo nuk prishet, për sa kohë që nuk ekspozohet ndaj lagështisë.
4.Fasulet e thata: Fasulet e thata, nëse ruhen siç duhet, mund të zgjasin për dekada. Ato mund të humbasin pak nga shija dhe cilësia me kalimin e kohës, por mbeten të sigurta për konsum.
5.Vaji i kokosit: Për dallim nga vajrat e tjerë, vaji i kokosit mund të zgjasë për shumë vite pa u prishur. Ai ka veti natyrale antimikrobiale që e mbrojnë nga oksidimi. -

Njihuni me 8 ushqimet dhe pijet që përmirësojnë cilësinë e gjumit!
Gjumë i mirë është thelbësor për shëndetin: ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kronike, ruan shëndetin e trurit dhe forcon sistemin imunitar. Për këtë arsye, rekomandohet të flini 7-8 orë pa ndërprerje çdo natë. Megjithatë, shumë njerëz kanë vështirësi për të arritur këtë. Një mënyrë për të përmirësuar gjumin është zgjedhja e ushqimeve dhe pijeve të duhura para gjumit.
Disa nga më të efektshmet janë: bajamet, të cilat përmbajnë magnez dhe vitaminë B që ndihmojnë në relaksim dhe përmirësojnë cilësinë e gjumit; gjeldeti, i pasur me triptofan, aminoacid që stimulon prodhimin e melatoninës dhe ndihmon të bini në gjumë; çaji i kamomilit, i njohur për efektin qetësues në trurin dhe për të reduktuar pagjumësinë; kivi, i pasur me serotoninë dhe antioksidantë që mbështesin ciklin natyror të gjumit; dhe lëngu i qershisë , i cili përmban melatonin dhe ndihmon në relaksim.
Gjithashtu, peshku i yndyrshëm, si salmoni dhe tuna, përmban vitamina dhe acide yndyrore omega-3 që mund të përmirësojnë gjumin, ndërsa arrat, dhe orizi i bardhë kanë gjithashtu veti qetësuese dhe stimuluese të melatoninës.
Ekspertët rekomandojnë që këto ushqime të konsumohen 2-3 orë para gjumit për të shmangur probleme të tretjes. Duhet evituar ushqimet e ëmbla, pikante, alkooli dhe kafeina pranë kohës së gjumit, pasi mund të pengojnë pushimin.
Megjithëse kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të konfirmuar efektet e sakta të këtyre ushqimeve, ato janë një ndihmë premtuese për një gjumë më të mirë dhe më të qetë.
-

Ushqimet që duhet të shmangen absolutisht nëse keni tension të lartë
1. Ushqime shumë të kripura
• Kripa e tryezës (të mos shtohet në ushqim)
• Kriposje të gatshme: Vegeta, pluhura supash, kostila
• Çipsa, sticks, biskota të kripura
• Kikirikë të kripur
• Turshitë (kosher, kastravec turshi, ullinj të kripur)
2. Produktet e përpunuara
• Suxhuk, sallam, proshuta, mortadela
• Peshk i konservuar me kripë
• Qumështore të përpunuara të kripura: kaçkavall, djathë i fortë
3. Ushqimet e konservuara
• Supat e konservuara
• Fasule e konservuar me kripë
• Ton në kripë
• Produktet “ready-to-eat”
Ushqimet që duhen kufizuar shumë
1. Mishrat e kuq dhe të yndyrshëm
• Viçi i yndyrshëm
• Qingji i yndyrshëm
• Mish i përpunuar i zgarës (BBQ)
2. Yndyrat trans dhe të ngopura
• Ushqime të skuqura
• Fast-food: hamburger, pizza, patatina
• gjalpi, margarinat, kremrat vegjetalë
3. Pijet që rrisin presionin
• Alkooli (sidomos më shumë se 1 gotë)
• Pijet energjike
• Pijet me kafeinë në sasi të lartë (3-4 kafe/ditë)
• Pijet e gazuara të ëmbla -

Si i dëmtojnë organet tona ushqimet ultra të përpunuara – nuk jemi bërë për t’i ngrënë ato
Ushqimi shumë i përpunuar (UPF) dëmton të gjitha organet kryesore të trupit të njeriut dhe përbën një kërcënim serioz për shëndetin global, sipas rishikimit më të madh botëror të hulumtimeve të botuara në revistën “Lancet”.
UPF , i cili, sipas Guardian sot, po zëvendëson gjithnjë e më shumë ushqimin e freskët në dietat e fëmijëve dhe të rriturve në të gjitha kontinentet, shoqërohet me një rrezik në rritje të disa problemeve shëndetësore, duke përfshirë obezitetin, diabetin e tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe depresionin.
Rritja e konsumit të UPF-së në mbarë botën i ka shtyrë korporatat të përdorin metoda agresive për të rritur shitjet, për të manipuluar debatin shkencor dhe për të parandaluar rregullimin, thotë studimi.
Një seri prej tre punimesh shkencore pohon se miliona njerëz po konsumojnë gjithnjë e më shumë produkte të tilla si vaktet e gatshme, drithërat, baret e proteinave, pijet e gazuara dhe ushqimet e shpejta.
Në SHBA dhe Britaninë e Madhe, më shumë se gjysma e dietës mesatare përbëhet nga produkte UPF, dhe për disa, veçanërisht banorët më të rinj dhe më të varfër, UPF përbën deri në 80 përqind të dietës.
Një përmbledhje e 104 studimeve afatgjata zbuloi se 92 studime vunë re një rrezik në rritje të sëmundjeve kronike dhe vdekjes së parakohshme tek individët që konsumonin UPF.
Një nga autorët e studimit, Profesor Carlo Monteiro nga Universiteti i São Paulo, thekson se rezultatet konfirmojnë nevojën për masa urgjente.
“Artikulli i parë në këtë seri tregon se ushqimi shumë i përpunuar dëmton të gjitha organet kryesore. Njerëzit nuk janë përshtatur biologjikisht për konsumin e tyre”, tha Monteiro.
Produktet UPF prodhohen industrialisht, shpesh me aroma artificiale, emulsifikues dhe ngjyra, përfshijnë pije të gazuara dhe ushqime të paketuara, janë të larta në kalori, por të varfra në lëndë ushqyese, shpjegon gazeta britanike.
Shkencëtarët që nuk morën pjesë në studim në përgjithësi e mbështesin shqyrtimin, por gjithashtu bëjnë thirrje për kërkime të mëtejshme, duke paralajmëruar se lidhja me problemet shëndetësore nuk do të thotë domosdoshmërisht shkakësi.
-

Ushqimet që duhet të hani për të luftuar stresin
Ndonjëherë për të luftuar stresin duhet vetëm të zgjidhni ushqimet e duhura. Nëse ju duket se keni humbur kontrollin dhe çdo gjë po shkon keq, merrni frymë thellë dhe zgjidhni ndonjë nga ushqimet e vendosura në këtë listë.
Portokaj
Vitamina C që gjendet në portokaj dhe në agrumet e tjera do t’ju ndihmojë të tejkaloni prezantimet stresuese, një ditë të mbushur me takime ose intervistat për punë.Prandaj, do të ishte një ditë e mrekullueshme nëse do të shtrydhni një lëng të freskët të portokallit ose do ta hani atë si frut.
Bananet
Stresi përshpejton metabolizmin, duke shpenzuar kështu rezervat e kaliumit që është një burim kyç i energjisë.Mbani bananet, të pasura me kalium në tavolinën tuaj, si një “ndihmë e parë” në situata stresuese.
Karrotat
Nga stresi ndonjëherë nofulla shtrëngohet dhe prandaj është një ide e mirë që të përtypni diçka, që do t’ju ndihmojë të heqni qafe tensionin e muskujve. Ideja më e mirë është karrota.
Bajamet
Përveç se bajamet janë të pasura me vitaminë E që ndihmon stimulimin e sistemit imunitar, bajamet gjithashtu përmbajnë vitaminë B që mund të ndihmojnë trupin për t’u përballur me stresin dhe ankthin.
Spinaqi
Kjo perime përmban magnez që ndihmon në reduktimin e stresit, relakson trupin dhe parandalon dhimbjet e kokës.
-

Ushqimet ultra të përpunuara po nxisin krizë globale shëndetësore, duhen politika reformuese në mbarë botën
Rritja e konsumit të ushqimeve ultra të përpunuara (UPF) si ushqimet e paketuara, vaktet e gatshme dhe pijet me sheqer është një kërcënim serioz për shëndetin publik, që po nxit sëmundjet kronike në të gjithë botën dhe po thellon pabarazitë shëndetësore, sipas një raporti të ri.
Një grup i ri dhe i rëndësishëm kërkimesh nga 43 specialistë globalë ka mbledhur provat më të forta deri më tani se dietat e pasura me UPF po zëvendësojnë vaktet tradicionale, duke përkeqësuar ushqyerjen dhe duke rritur rrezikun e sëmundjeve të shumta kronike.
Gjetjet, të botuara në The Lancet, paralajmërojnë se UPF-të shpesh janë të dizajnuara për komoditet dhe fitim sesa për shëndet – dhe se kompanitë që qëndrojnë pas tyre përdorin marketing agresiv dhe ndikim politik për të mbajtur rregulloret larg.
Çfarë janë UPF-të?
UPF- të prodhohen duke përdorur përbërës të lirë industrialë, aditivë kozmetikë dhe teknika të përpunimit të rëndë që i bëjnë ato të qëndrueshme, shumë të shijshme dhe të lehta për t’u konsumuar tepër.
Shembuj të zakonshëm përfshijnë vaktet e gatshme për supermarket, picat e ngrira, drithërat e ëmbëlsuara për mëngjes, biskotat, salçiçet, akulloret, copëzat e pulës, shkopinjtë e peshkut dhe makaronat e menjëhershme.
Në vende të tilla si Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, më shumë se gjysma e kalorive ditore të një personi mesatar tani vijnë nga UPF-të.
Kombet e tjera po e arrijnë ritmin me shpejtësi. Gjatë 30 viteve të fundit, konsumi i UPF-së është trefishuar në Spanjë (nga 11% në 32%) dhe Kinë (nga 4% në 10%).
Sa të dëmshëm janë për ty?
Analiza e re bashkon më shumë se 100 studime afatgjata mbi UPF-të dhe shëndetin. 92 prej tyre zbuluan se konsumi më i lartë i UPF-ve, lidhej me një rrezik në rritje të një ose më shumë problemeve shëndetësore kronike.
Këto përfshijnë obezitetin, diabetin e tipit 2, sëmundjet e zemrës, depresionin dhe një rrezik më të lartë të vdekjes së parakohshme. UPF-të shoqërohen gjithashtu me të ngrënit e tepërt, shumë sheqer dhe yndyrna të pashëndetshme, si dhe nivele të ulëta të fibrave dhe proteinave.
Hulumtimi gjithashtu nxjerr në pah prova në rritje se mënyra se si prodhohen dhe paketohen këto ushqime mund t’i ekspozojë njerëzit ndaj një sërë substancash potencialisht të dëmshme.
Prodhimi në temperatura të larta mund të krijojë komponime si akrilamidi, furanet dhe yndyrnat trans industriale – kimikate të lidhura në kërkime të tjera me inflamacionin dhe rrezikun e kancerit.
Dhe UPF-të shpesh vijnë në paketime jetëgjatë, të cilat mund të nxjerrin “çrregullues endokrinë” siç janë ftalatet, bisfenolet dhe PFAS-të “kimikate të përjetshme” – dhe nga ana tjetër kanë potencialin të ndërhyjnë në hormonet në trupin tuaj.
Çfarë thonë ekspertët e shëndetit?
Mathilde Touvier, një epidemiologe kryesore në Institutin Kombëtar Francez për Shëndetësi dhe Kërkime Mjekësore (Inserm), tha se hulumtimi “justifikon nevojën për veprime politike”.
Ajo vuri në dukje se, ndërsa debati brenda shkencës së të ushqyerit është normal, ky nuk duhet të ngatërrohet me përpjekjet e industrisë për të minuar provat.
“Gjithnjë e më shumë studime sugjerojnë se dietat e pasura me ushqime ultra të përpunuara po dëmtojnë shëndetin në nivel global dhe justifikojnë nevojën për veprime politike”, tha ajo.
Camila Corvalan, një specialiste kiliane e shëndetit publik e njohur për formësimin e disa prej ligjeve më të forta në botë për etiketimin e ushqimeve, argumentoi se qeveritë duhet të ndërhyjnë.
“Adresimi i kësaj sfide kërkon që qeveritë të ndërmarrin hapa të shpejtë dhe të ndërmarrin veprime të guximshme dhe të koordinuara politike – nga përfshirja e shënjuesve të UPF-ve në etiketat në pjesën e përparme të paketimit deri te kufizimi i marketingut dhe zbatimi i taksave mbi këto produkte për të financuar akses më të madh në ushqime të përballueshme dhe ushqyese”, tha ajo.
Epidemiologu i të ushqyerit, Barry Popkin, shtoi se etiketat duhet të nxjerrin në pah shenjat e përpunimit të rëndë – jo vetëm nivelet e sheqerit ose yndyrës.
“Ne bëjmë thirrje për përfshirjen e përbërësve që janë shënjues të UPF-ve (p.sh., ngjyrave, aromave dhe ëmbëlsuesve) në etiketat në pjesën e përparme të paketimit, së bashku me yndyrnat e ngopura të tepërta, sheqerin dhe kripën, për të parandaluar zëvendësimet e pashëndetshme të përbërësve dhe për të mundësuar një rregullim më efektiv”, tha ai.
Ekspertët sugjerojnë gjithashtu ndalimin e UPF-ve në spitale dhe shkolla, uljen e rëndësisë së tyre në raftet e supermarketeve dhe përdorimin e taksave mbi UPF-të e caktuara për të subvencionuar frutat, perimet dhe produktet e freskëta bazë për familjet me të ardhura të ulëta.
‘Mbrojtja e fitimeve dhe rezistenca ndaj rregullimit efektiv’
Përtej efekteve negative në shëndet, analiza paralajmëron për fuqinë politike të prodhuesve të UPF-së – një sektor që në mbarë botën fiton gati 2 trilionë dollarë (1.7 trilionë euro) çdo vit.
Simon Barquera, një ekspert kryesor meksikan për obezitetin dhe diabetin, tha se rritja e UPF-ve nuk është aq çështje zgjedhjeje personale sa presioni politik.
“Korporata të fuqishme – jo zgjedhjet e individëve – qëndrojnë pas rritjes globale të ushqimeve ultra të përpunuara”, tha ai.
Ai shtoi se, ndërsa kompanitë shpesh e paraqesin veten si partnerë në përmirësimin e të ushqyerit, “veprimet e tyre tregojnë një histori tjetër – një histori të fokusuar në mbrojtjen e fitimeve dhe rezistencën ndaj rregullimit efektiv”.
Studiuesit përshkruajnë strategji të ngjashme me ato të përdorura nga kompanitë e duhanit: lobimi, formësimi i debatit shkencor, financimi i grupeve të interesit dhe shtyrja e rregulloreve.
Një shënim paralajmërues nga ekspertë të pavarur
Megjithatë, disa ekspertë që nuk janë përfshirë në studim paralajmërojnë se rishikimi me tre pjesë i botuar së fundmi duhet të merret me një dozë rezervë.
Jordan Beaumont, një lektor i lartë në ushqim dhe të ushqyerit në Universitetin Sheffield Hallam, argumentoi se koncepti i UPF-ve dhe ndikimi i tyre në shëndet është “shumë i diskutueshëm”.
“Ka pak prova bindëse dhe me cilësi të lartë që tregojnë se ushqimet ‘ultra të përpunuara’ janë në thelb të pashëndetshme. Në të vërtetë, autorët e këtij punimi i bazojnë pretendimet e tyre në prova relativisht të dobëta, siç janë studimet vëzhguese dhe rishikimet narrative.”
“Për të kuptuar ndikimet e vërteta që ushqimet ‘ultra të përpunuara’ kanë në shëndet, na duhen studime të shumta të kontrolluara të rastësishme në shkallë të gjerë dhe të fuqishme”, tha ai.
Kevin McConway, një profesor i statistikave të aplikuara në Universitetin e Hapur, tha se ndërsa provat janë bindëse në disa pjesë, “mbeten boshllëqe në atë që është vërtetuar”.
“Hulumtimet e mëtejshme duke përdorur matje më të mira dietike, mund të mos çojnë në përfundime të ndryshme – por në të vërtetë ne nuk e dimë nëse është kështu derisa dhe nëse hulumtimi nuk kryhet duke përdorur masat e reja”./ Euronews.