Kim Kardashian u prek thellë teksa rrëfeu se ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, e kishte akuzuar se inskenoi grabitjen e tmerrshme të vitit 2016 në Paris, një moment që ajo e përshkroi si “thikë në zemër”, në episodin më të fundit të The Kardashians.
45-vjeçarja kujtoi se përveç figurave publike dhe mediave që vunë në dyshim rrëfimin e saj, edhe Kanye, dikur njeriu më i afërt i saj -kishte thënë përpara të tjerëve: “Ti e sajove grabitjen për show.” Ky koment, tha Kim mes lotësh, e tronditi thellë: “Të mos të besojë dikush që të njeh më mirë se kushdo… kjo më dëshpëroi.”
Në episod, pjesa e parë i kushtohet rikthimit të ngjarjes së vitit 2016, ku Kim u kërcënua me armë dhe u lidh nga të ashtuquajturit “grabitës gjyshër”. Ajo rrëfeu se kishte jetuar me trauma për vite të tëra, nga frika se mund të ishte përdhunuar apo vrarë atë natë. Një intervistë arkivore me një prej grabitësve, Yunice Abbas, tregoi mungesën e çdo pendese nga ana e tij.
Ndërsa Kim dhe nëna e saj, Kris Jenner, udhëtonin drejt gjykatës në Paris, në vizitën e saj të parë në vendngjarje pas pothuajse një dekade, ajo u shpreh se dëshironte “thjesht ta përfundonte këtë kapitull”. Khloé Kardashian, në një rrëfim të sajin, kujtoi se shumë persona publikë, përfshirë Howard Stern, kishin vënë në dyshim nëse grabitja kishte ndodhur vërtet.
Episodi u fokusua në dëshminë e Kim-it dhe momentin e përballjes me të vërtetën e dhimbshme. “Jam e lumtur që mbaroi,” tha ajo, duke lënë pas një plagë që e ka shoqëruar për vite.
Tag: thellë
-

Kim Kardashian shpërthen në lot: Kanye më akuzoi se inskenova grabitjen e Parisit
-

“Det i thellë blu” vepër e dramaturgut Terence Rattigan në skenën teatrore
“Det i thellë blu” një dramë mbi dashurinë dhe humbjen këtë dhjetor në skenën e Teatrit Kombëtar. Vepra e autorit Terence Rattigan, që shënoi premierën në muajin nëntor në skenë me regji nga Rovena Lule vijon për publikun dhe në datat 3, 4, 5, 6, 7 dhjetor në mbrëmje.
Në ngjarjet e dramës, Ester gruaja e një gjyqtari të respektuar, që braktis gjithçka për dashurinë e një piloti të ri. Por pasioni i saj kthehet në dëshpërim dhe e çon drejt një përplasjeje mes jetës, dashurisë dhe vetvetes. Aktorë në role janë: Olta Daku, Alfred Trebicka, Igli Zarka, Neritan Liçaj, Anila Bisha, Donald Shehu, Niada Saliasi dhe Florian Agalliu. “Det i thellë blu” është një nga veprat më të fuqishme të dramaturgut britanik Terence Rattigan, një histori emocionale që zhytet në thellësitë e shpirtit njerëzor. Përkthyes i veprës Durim Taçi, kostumografe Berina kokona, skenografia Genc Shkodrani dhe muzika në shfaqje nga kompozitori Endri Sina. Terence Rattigan është një nga emrat e rëndësishëm të dramaturgjisë britanike. I njohur për mjeshtërinë e tij në krijimin e dramave psikologjike, të provokuara nga konfliktet e brendshme dhe emocionet e pathëna, Rattigan ndërtoi një stil unik, që vazhdon të ndikojë teatrin kontemporan në mbarë botën.
Vepra teatrore këtë sezon vjen si produksion i Teatrit Kombëtar dhe vijon këto mbrëmje të shfaqet për publikun te salla e madhe te “Ar Turbina” në vijim dhe të tjera shfaqjeve më parë në programin artistik të këtij institucioni. -

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë
Norvegjia po ndërton tunelin rrugor nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë, me një gjatësi prej 27 kilometrash dhe në thellësinë maksimale prej 392 metrash nën nivelin e detit. Projekti ka për qëllim të shkurtojë kohën e udhëtimit midis qyteteve kryesore dhe të krijojë një autostradë pa tragete përgjatë bregdetit perëndimor norvegjez.
Ndërtimi i tunelit Rogfast nisi në janar 2018, por u ndal në fund të vitit 2019 për shkak të tejkalimeve të kostove, duke çuar në anulimin e kontratave ekzistuese dhe ristrukturimin e projektit. Puna rifilloi në fund të vitit 2021, dhe përfundimi i planifikuar është në vitin 2033, me një kosto prej rreth 2.4 miliardë dollarë.
Sipas Anne Brit Moen, menaxhere projekti, tuneli do të përmirësojë ndjeshëm lidhjen midis rajoneve të Stavanger dhe Haugesund, duke ofruar një rrugë më të shpejtë dhe të besueshme. Rogfast do të zëvendësojë lidhjet aktuale me tragete, duke ulur kohën e udhëtimit midis Bergen dhe Stavanger.
Tuneli do të ketë dy tuba të veçantë, secili me nga dy korsi trafiku, dhe një dizajn të veçantë në gjysmën e rrugës: një rrethrrotullim të dyfishtë 260 metra të thellë, që lidhet me një tunel lidhës për ishullin Kvitsøy, komunën më të vogël të Norvegjisë.
Aktualisht, për të përshkuar të gjithë rrugën me shtatë tragete duhen rreth 21 orë, por me përfundimin e Rogfast, udhëtimi do të bëhet pa tragete, duke e përgjysmuar kohën e udhëtimit dhe duke e bërë lëvizjen më të lehtë dhe të shpejtë. -

“Kukureja e futi Jamalin në xhep”, lojtari i Çelsit nuk i kursen ironitë pas fitores së thellë ndaj Barcelonës
Barcelona u largua me një humbje të thellë 3-0 nga Londra. Çelsi mori 3 pikët përballë katalanasve, çka ka bërë jehonë në mediat sportive europiane. Lamin Jamali u neutralizua me sukses nga Kukureja, duke mos rrezikuar kështu portën e bluve të Londrës.
Pas ndeshjes, lojtarët e Çelsit nuk i kanë kursyer ironitë për talentin e Barcelonës. Robert Sançezi ka deklaruar për “El çiringuiton” se Kukureja e futi Jamalin në xhep në këtë përballje.
“Kukureja e futi Jamalin në xhep. Barcelona favorite për të fituar Ligën e Kampionëve? Shoh veten tonë favorit, jo Barcelonën”, ka deklaruar Robert Sançezi./Sport Ekspres/ -

Kampionati i femrave: Gramshi regjistron fitoren më të thellë, Vllaznia mund Apoloninë dhe kryeson renditjen
24 Nëntor 2025
19:59
Telesport
Është mbyllur java e shtatë e kampionatit të futbollit të vajzave me ndeshjen e fundit të zhvilluar sot, Egnatia – Kinostudio. Kjo sfidë u mbyll në barazim 4-4.
Vllaznia mori një fitore të rëndësishme, duke mundur Apoloninë në Fier me rezultatin 2-0.
Gramshi triumfoi ndaj Atletik Klub me rezultatin e thellë 15-0, ndërsa Partizani mposhti minimalisht Teutën në “Niko Dovana” me rezultatin 1-0.
Pas përfundimit të javës së shtatë, Vllaznia udhëheq kampionatin me 18 pikë. Gramshi dhe Apolonia ndjekin me nga 13 pikë.
Java e 7-të e kampionatit të vajzave
Teuta – Partizani 0-1
Gramshi – Atletik Klub 15-0
Apolonia – Vllaznia 0-2
Egnatia – Kinostudio 4-3 -

Si gjumi i thellë rregullon aktivitetin e trurit?
Gjumi është i pazëvendësueshëm për jetën tonë, por funksionet e tij mbeten ende një mister i madh për neuroshkencën.
Një nga çështjet më komplekse është se si dhe në çfarë mënyre gjumi rregullon qarkullimin e lëngut truno-shpinor (lëngu i trurit dhe shtyllës kurrizore).
Një studim i ri, i publikuar në tetor 2025 në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences (PNAS) nga ekipi kërkimor i RIKEN Center for Brain Science në Japoni, tregon se ky lëng lëviz në mënyrë specifike dhe është i sinkronizuar me valët elektrike dhe ngjarjet nervore që ndodhin në tru, si valët e ngadalta, valët që lidhen me kujtesën gjatë gjumit apo lëvizjet e shpejta të syve dhe valët “sawtooth” që janë për aktivitetin e trurit gjatë ëndrrave, sidomos tek të rinjtë.Ky zbulim sugjeron se gjumi i thellë ka një rol themelor në ruajtjen e funksioneve të trurit dhe shpjegon pse ai është kaq i rëndësishëm për shëndetin mendor.
Studiuesit përdorën një metodë të avancuar që kombinon rezonancën magnetike funksionale (fMRI) me polisomnografi (metodë e avancuar e regjistrimit të gjumit), duke regjistruar njëkohësisht aktivitetin elektrik të trurit, lëvizjet e syve dhe aktivitetin e muskujve gjatë gjumit.
Kjo metodë e lejon matjen e qarkullimit të lëngut truno-shpinor në mënyrë të sigurt, duke kapur ndryshimet me frekuencë të lartë gjatë gjumit të thellë krahasuar me gjumin e lehtë ose gjendjen e zgjimit.
Në këtë studim u përdorën të dhëna nga 25 të rinj, ku secili fjeti në mes të ditës, për rreth 70 minuta. Rezultatet treguan se gjumi i thellë, përfshirë gjumin e ngadaltë dhe fazën e zgjimit, shkakton lëvizje të shpejta dhe të rregullta të lëngut cerebrospinal, të lidhura drejtpërdrejt me aktivitetin e trurit dhe rrjetet nervore që janë thelbësore për kujtesën dhe homeostazën.
Kjo e fundit i referohet aftësisë së trupit ose organeve për të ruajtur një gjendje të brendshme të qëndrueshme, pavarësisht ndryshimeve të mjedisit të jashtëm, si përshembull temperatura e trupit, niveli i sheqerit në gjak apo balanca e lëngjeve dhe elektroliteve.
Në kontrast, gjumi i lehtë shoqërohet me lëvizje më të ngadalta, më të rralla dhe më të pjerrëta të lëngut cerebrospinal.
Ky studim jo vetëm që forcon idenë se gjumi i thellë është thelbësor për pastrimin dhe rigjenerimin e trurit, por gjithashtu ofron një metodë të re të imazherisë së gjumit, që mund të përdoret për të studiuar ndikimin e gjumit në shëndetin mendor dhe parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative. -

Studimi mbresëlënës/ Si gjumi i thellë rregullon aktivitetin e trurit
Gjumi është i pazëvendësueshëm për jetën tonë, por funksionet e tij mbeten ende një mister i madh për neuroshkencën. Një nga çështjet më komplekse është se si dhe në çfarë mënyre gjumi rregullon qarkullimin e lëngut truno-shpinor (lëngu i trurit dhe shtyllës kurrizore).
Një studim i ri, i publikuar në tetor 2025 në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences (PNAS) nga ekipi kërkimor i RIKEN Center for Brain Science në Japoni, tregon se ky lëng lëviz në mënyrë specifike dhe është i sinkronizuar me valët elektrike dhe ngjarjet nervore që ndodhin në tru, si valët e ngadalta, valët që lidhen me kujtesën gjatë gjumit apo lëvizjet e shpejta të syve dhe valët “sawtooth” që janë për aktivitetin e trurit gjatë ëndrrave, sidomos tek të rinjtë.
Ky zbulim sugjeron se gjumi i thellë ka një rol themelor në ruajtjen e funksioneve të trurit dhe shpjegon pse ai është kaq i rëndësishëm për shëndetin mendor.

Studimi mbresëlënës, si gjumi i thellë rregullon aktivitetin e trurit

Ky studim jo vetëm që forcon idenë se gjumi i thellë është thelbësor për pastrimin dhe rigjenerimin e trurit, por gjithashtu ofron një metodë të re të imazherisë së gjumit, që mund të përdoret për të studiuar ndikimin e gjumit në shëndetin mendor dhe parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative.
-

Merkuri Retrograd në Shigjetar, për këto shenja Horoskopi hapen shtigjet e së vërtetës
Retrograda e tretë dhe e fundit e Mërkurit për vitin 2025 do të zgjasë nga 9 deri më 29 nëntor, duke shënuar një ngadalësim kozmik që, sipas astrologëve, do të testojë dhe transformojë komunikimin, planifikimin dhe vetëanalizën.
Planeti i mendimit dhe i të folurit do të duket se lëviz prapa, fillimisht përmes Shigjetarit të zjarrtë, e më pas në Akrepin intensiv dhe emocional, duke hapur rrugën për një cikël të së vërtetës, reflektimit dhe thellësisë emocionale.
Kjo retrogradë do të ndikojë më shumë tek ata që kanë elementë të fortë planetarë në Shigjetar dhe Akrep, pasi Mërkuri do të tranzitojë nëpër shenjat e tyre. Ndërkohë, Virgjëresha dhe Binjakët, që sundohen nga vetë Mërkuri, mund të përjetojnë një periudhë të vetëanalizës së thellë dhe një “rivendosjeje” mendore.Binjakët
Modelet e komunikimit po ripërcaktohen. Autenticiteti del në pah, ndërsa ngadalësimi i ritmit ndihmon në forcimin e marrëdhënieve më kuptimplote.
Virgjëresha
Një “rinisje e sistemit” është shumë afër. Thjeshtim, heqje e të panevojshmes dhe rikthim i qetësisë mendore, duke u përqendruar vetëm në atë që ka vërtet rëndësi.
Akrepi
Një rilindje e thellë emocionale po afron. Të vërteta të pathëna dhe ndjenja të varrosura prej kohësh dalin në sipërfaqe, duke ndihmuar në rindërtimin e vetëbesimit dhe përqendrimin te vetëvlerësimi.
Shigjetari
Një transformim personal po fillon. Ajo që dikur dukej urgjente, tani kërkon durim dhe qartësi, të cilat zëvendësojnë impulsivitetin dhe i hapin rrugë vendimeve më të pjekura.
Mërkuri retrograd këtë nëntor sjell zbulime, sinqeritet dhe vetëdije më të thellë, duke e bërë këtë periudhë një udhëtim drejt së vërtetës për të gjitha shenjat që guxojnë të përballen me emocionet e tyre më të fshehta.
/vizionplus.tv -

Fitorja e thellë në zgjedhje, Rama: Rezultati, themel i punës për 5 bashkitë! Opozita ekstremisht e dobët
Fitoren e thellë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, kryesocialisti Edi Rama e sheh si 5 arsye më shumë për të falënderuar qytetarët për besimin që i dhanë PS, pavarësisht dobësisë ekstreme që sipas tij ndodhet opozita, motit me shi e natyrës së zgjedhjeve lokale, të cilat thotë se nuk e stimulojnë pjesëmarrjen e zgjedhësve në procesin e votimit. “5 bashki, 5 fitore dhe 5 arsye më shumë për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen”, shkruan ai.
Më tej Rama uron edhe 5 kryebashkiakët e zgjedhur, Brunilda Mersinin në Vlorë, Ervin Cecën në Berat, Florenc Dokën në Cërrik, Gramos Sakon në Tepelenë dhe Altin Bojnin në Mat, duke thënë se arritën rezultate kuptimplota që do jenë themel i punës për 5 në shërbim të komunitetit në 5 bashki. Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës; Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave dhe 13 049 vota nga 15 454 të PS në 11 maj për bashkinë Berat, ka arritur një rezultat mbresëlënës; Florenci në Cërrik, Gramozi në Tepelenë dhe Altini në Mat, që të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve”, shkroi dje në rrjetet sociale Rama. Kandidatët socialistë fituan thellë përballë rivalëve të tyre në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në 5 bashki, ndërsa PD, e cila mbështeti kandidatë të pavarur, pësoi rënie të thellë duke zbritur nën 20%.