Tag: suarez

  • China Suarez rrëfen natën e parë të tradhtisë me Icardi, historia e papublikuar e “Wandagate”

    China Suarez rrëfen natën e parë të tradhtisë me Icardi, historia e papublikuar e “Wandagate”

    23 Nëntor 2025

    9:03

    Alfred Lleshi

    China Suarez, në një intervistë ekskluzive për programin “La Mañana con Moria”, konfirmoi për herë të parë se takimi i saj i parë me Mauro Icardi ndodhi më 2021 në Paris, kur ai ishte ende i martuar me Wanda Nara, ngjarje që shkaktoi skandalin e njohur si “Wandagate”.
    Suarez tregoi detaje personale: “Gjithmonë kam qenë shumë monogame, por marrëdhëniet e mia kanë zgjatur vetëm disa vite. Ajo që ndodhi me Mauro ishte e pazakontë, si diçka nga një botë tjetër. Ne u dashuruam në Paris”.
    Ajo tha se ishte Icardi, ai që bëri hapin e parë: “Më dërgoi një mesazh në një moment kur isha praktikisht e shuar. Në atë kohë, Suarez ishte ende e lidhur me aktorin Benjamin Vicuña, me të cilin ka dy fëmijë, por marrëdhënia po kalonte një krizë.
    Ajo e përshkroi takimin e pare me Icardi plot nervozizëm, me veshje të thjeshta dhe një ndjenjë të menjëhershme tërheqjeje e kimie të forte. Suarez e përshkroi lidhjen si romantike dhe të fortë: “Ishte dashuri, një lidhje shumë e fuqishme. Dua të theksoj se nuk ishte një aventurë kalimtare”.
     

  • Ideja e bujshme! Neymar, Suarez dhe Messi do të bëhen sërish bashkë?

    Ideja e bujshme! Neymar, Suarez dhe Messi do të bëhen sërish bashkë?

    11 Tetor 2025

    20:30

    Telesport

    Mediet amerikane kanë raportuar së fundmi një lajm vërtet të bujshëm, sipas të cilit thuhet se Inter Miami po punon për të bërë edhe njëherë bashkë treshen ikonë Messi-Suarez-Neymar, të cilët shkruajtën historinë kur ishin te Barcelona.
    Edhe pse të tre lojtarët, sidomos Messi dhe Suarez, janë në përfundim të karrierës, më shumë kjo shihet si një lëvizje e zgjuar marketingu, sesa për të forcuar ekipin realisht.
    Transferimi është mëse i mundshëm, pasi Neymar është i huazuar deri në fund të vitit te Santos, kartonin e tij e ka ende në zotërim Al-Hilal. Synimi i brazilianit është të luajë në një kampionat elitar me qëllim të jetë gati dhe të grumbullohet nga Carlo Ancelotti për Kupën e Botës 2026.
    Por, në rast të një transferimi në MLS, vështirë se Neymar do të merrej në konsideratë nga Carlo Ancelotti.

  • “Harroni Messi-n dhe Ronaldo-n”, ish-arbitri i njohur: Ky është lojtari më i mirë që kam parë

    “Harroni Messi-n dhe Ronaldo-n”, ish-arbitri i njohur: Ky është lojtari më i mirë që kam parë

    Ish-gjyqtari anglez Mark Clattenburg ka zbuluar se si dikur mendonte se Luis Suarez ishte më i mirë se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
    50-vjeçari e quajti sulmuesin uruguaian një ‘lojtar të talentuar’, por pohoi se ai ishte një ‘lojtar i vështirë për t’u gjykuar’.
    Suarez konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij. Duke luajtur për ekipet kryesore si Ajax, Liverpool dhe Barcelona, ​​ai ka grumbulluar 509 gola dhe 277 asiste në 846 ndeshje në nivel klubi deri më tani.
    Ai është gjithashtu golashënuesi më i mirë i Uruguait, me 69 gola dhe 39 asiste në 143 ndeshje.
    Në podkastin Beast Mode On të GOAL, Clattenburg kujtoi një ndeshje midis Ajax dhe ekipit sllovak Slovan Bratislava gjatë sezonit 2009-10 të Europa League.
    Në ndeshjen e parë të raundit të play-off-it, Suarez shënoi katër gola për skuadrën holandeze, e cila fitoi 5-0.
    Clattenburg tha:
    “Do t’ju tregoj një lojtar tjetër që për mua ishte jashtëzakonisht i talentuar. Lojtar i vështirë për t’u arbitruar, por një lojtar i talentuar, ishte Luis Suarez.
    “Mbaj mend që e arbitrova kur luante për Ajaxin dhe ai shënoi katër gola kundër Slovan Bratislavas. U ktheva në shtëpi te shokët e mi dhe thashë ‘Sapo kam parë një nga lojtarët më të mirë. Harrojeni Ronaldon, harrojeni Messin’”.
    “Thashë, ‘Uau, ky është një super lojtar’. Ai kaloi te Liverpooli disa muaj më vonë. Ai ishte një nga ata lojtarë që mund të lidhte të gjithë. Mendoj se Messi e ka thënë hapur se i pëlqente të luante me Suarezin sepse ai bënte të gjithë punën e pisët për të”, shtoi Clattenburg.
    Pavarësisht se mbushi 38 vjeç këtë vit, Suarez vazhdon të bëjë diferencën për skuadrën e MLS, Inter Miami.

  • Pështyu kundërshtarin mbas ndeshjes, Suarez tenton ta minimizojë kështu dënimin që e pret

    Pështyu kundërshtarin mbas ndeshjes, Suarez tenton ta minimizojë kështu dënimin që e pret

    5 Shtator 2025

    14:53

    Alfred Lleshi

    Luis Suárez ka reaguar në Instagram, pas slandalit që e përfshiu së fundi, teksa përshtyu pjesëtarin e stafit teknik kundërshtar. Veterani uruguajan pranon përgjegjësinë: “Dua të kërkoj falje për sjelljen time pas ndeshjes.
    Ishte një moment tensioni dhe frustrimi, ku ndodhën gjëra që nuk duhej të ndodhnin, por kjo nuk e justifikon reagimin tim. Bëra një gabim dhe më vjen sinqerisht keq për këtë”.
    Suárez shton se ky nuk është imazhi që dëshiron të japë, as për familjen, as për klubin: “Askush nuk e meriton të preket nga kjo. Më vjen keq për atë që ndodhi dhe nuk doja ta humbisja mundësinë për ta pranuar publikisht gabimin tim dhe kërkuar falje”.

  • Seattle Sounders shkatërron Messin, mbyllet me sherr të madh finalja e Kupës së Ligës (video)

    Seattle Sounders shkatërron Messin, mbyllet me sherr të madh finalja e Kupës së Ligës (video)

    1 Shtator 2025

    8:12

    Alfred Lleshi

    Lionel Messi, që kishte shënuar 33 gola në 33 finale, këtë herë mbeti “thatë” në të 34-ën. Seattle Sounders poshti Inter Miami 3-0 dhe ngriti trofeun e “Leagues Cup” 2025 para mbi 69 mijë tifozëve në “Lumen Field”. Atmosfera elektrizuese ndihmoi vendasit, që e nisën fuqishëm. Pas disa rasteve të humbura, Osaze De Rosario realizoi me kokë në minutën e 26-të, pas një aksioni model.
    Në pjesën e dytë, Messi pati shansin ideal për të barazuar, pas një pasimi nga Luis Suárez, por gjuajtja e tij fluturoi mbi traversë. Mascherano mori përsipër rreziqe duke futur më shumë sulmues, por Seattle i shfrytëzoi hapësirat. Alex Roldan realizoi nga penalltia, ndërsa Rothrock vulosi gjithçka 3-0 me kundërsulm.
    Pas finales, shpërthyen skena të shëmtuara kur Suárez u përplas me Vargas, duke shkaktuar një përleshje mes të dyja stafeve. Trajneri Brian Schmetzer bëhet i pari që fiton çdo trofe madhor të Amerikës së Veriut, duke hyrë në historinë e futbollit amerikan.

  • Suarez bën “Mesin”, Inter Majemi siguron fazën eliminatore në Kupën e Ligës

    Suarez bën “Mesin”, Inter Majemi siguron fazën eliminatore në Kupën e Ligës

    Mungoi Mesi por një tjetër veteran me të kaluar brilante si Luis Suarez shkëlqen te Inter Majemi. Uruguaiani shënoi një gol dhe dha dy asiste në fitoren 3-1 të Inter Majemi ndaj Pumas në ndeshjen e javës së tretë të Kupës së Ligës luajtur këtë mengjes, një turne që përballë skuadra nga MLS amerikane dhe Liga MX e Meksikës.

    Sikundër ishte bërë e ditur ditë më parë, Inter luajti ndeshjen pa Lionel Mesin, i cili është jashtë për një kohë të pacaktuar për shkak të një dëmtimi të lehtë muskulor në këmbën e djathtë. Argjentinasi ishte i pranishëm për ndeshjen e së mërkurës dhe e ndoqi nga një suitë në Chase Stadium.

    Me tetë pikë në renditjen e Kupës së Ligës, Interi i Mesit është skuadra e parë e MLS që avancoi në fazën eliminatore të turneut. Rodrigo De Paul shënoi golin e tij të parë për ekipin nga Florida pas një asisti të Suarez në minutën e 45-të, duke barazuar rezultatin pasi Jorge Ruvalkaba i Pumas kishte shënuar për meksikanët në minutën e 34-të.

    Më tej Suarez i dha Inter Majemit epërsinë 2-1 duke shndërruar një penallti në minutën e 59-të ndërsa më vonë sulmuesi uruguaian dha asistin për Alende i cili në të 69′ vendosi shifrat përfundimtar 3-1. /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Sporting Lisbona gjen direkt pasuesin e Gyokores në Spanjë dhe i vendos klauzolë 80-100 mln euro!

    Sporting Lisbona gjen direkt pasuesin e Gyokores në Spanjë dhe i vendos klauzolë 80-100 mln euro!

    25 Korrik 2025

    3:14

    Telesport

    Me Viktor Gyokeres që po shkon te Arsenali, Sporting Lisbona  ka siguruar zëvendësuesin e tij. Luis Suarez do te veshe fanelen e ekipit portugez, por jo Pistolero që të gjithë e njohim, aktualisht te Inter Miami. Po flasim për një sulmues kolumbian të lindur në vitin 1997 dhe qe luan te Almeria, i cili është gati të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Leos (deri në vitin 2030).
    Transferimi do të mbyllet për një tarifë rreth 20 milionë euro, duke përfshirë bonuse të mundshme. Spanjollët fillimisht kërkuan 25 milionë euro, por u arrit një kompromis duke përfshirë bonuse të lidhura me objektiva të caktuara, të vlerësuara midis 2 dhe 3 milionë euro më shumë. Klauzola do te jete mes 80 dhe 100 mln eurosh.
    Suarez ishte golashënuesi më i mirë në Segunda División spanjoll me 27 gola, një shifër që rritet në 31 kur përfshihet edhe Kupa e Mbretit.

  • Mançester Junajtid dëshiron Suarez në Premier League, Osimhen pëlqen qëndrimin në Stamboll

    Mançester Junajtid dëshiron Suarez në Premier League, Osimhen pëlqen qëndrimin në Stamboll

    Adriatik BALLA
    Situata në merkato po ndizet së tepërmi, pasi janë intensifikuar lëvizjet nga klubet e mëdha në top-ligat eurpiane. Por nga ana tjetër ka dhe konfirmime të ndryshme, sikruse ka ende pritje për disa lojtarë të njohur. Orët e fundit e kanë marrë vëmendjen dy lojtarë, Viktor Osimhen i Napolit që është i huazuar te Gallatasarai turk, si dhe Luis Suarez, spanjolli i Almerias që pëlqehet nga Mançester Junajtid. E shkruajnë edhe mediat që Luis Suarez ka qenë emri më i përfolur i sezonit në ligën e dytë spanjolle. Sulmuesi kolumbian i Almerias e ka përmbyllur kampionatin me plot 27 gola, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i Segunda División dhe duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha në Evropë. Së fundmi, edhe Mançester Junajtid i është bashkuar garës për ta afruar në skuadër, raporton “Fichajes”.
    Suarez është dëshmuar si një sulmues i kompletuar – i fuqishëm në hapësira, vdekjeprurës brenda zonës dhe me një aftësi për finalizim që është e rrallë në këtë kategori. Pavarësisht paraqitjeve mbresëlënëse të tij, Almeria nuk arriti objektivin për t’u ngjitur në La Liga, çka ka ngjallur shqetësim në klub për të ardhmen e sulmuesit të tyre më të vlefshëm. Interesimi për kolumbianin ka ardhur nga shumë drejtime – që nga Premier League e deri te Serie A. Megjithatë, Almería nuk është e gatshme ta lëshojë lehtë yllin e saj dhe ka vendosur një çmim të qartë: 25 milionë euro është vlera minimale për të hapur bisedimet. Luis Suarez vetë po qëndron i përqendruar dhe i heshtur, ndërkohë që përfaqësuesit e tij po shqyrtojnë të gjitha opsionet. Në kampin e Almerías janë të vetëdijshëm se mbajtja e tij është një mision pothuajse i pamundur. Vendimi përfundimtar do të varet nga numri i ofertave zyrtare dhe gatishmëria financiare e klubeve të interesuara.
    Një gjë është e sigurt: emri i Luis Suarez është një nga më të nxehtët në tregun veror të futbollit evropian. Ndërkohë, sulmuesit nigerian, Viktor Osimhen, i përfundoi huazimi njëvjeçar te skuadra e Gallatasarait. Osimhen te gjiganti turk u huazua nga Napoli dhe tashmë është kthyer te kampioni i Serie A. Megjithatë Osimhen nuk është në planet e trajnerit të Napolit, Antonio Konte, për edicionin 2025/26. Dhe është në kërkim të një skuadre të re. 26-vjeçari nuk e përjashton mundësinë që të luajë sërish me Gallatën. Kështu ka raportuar të hënën “Corriere Dello Sport”.Gallata do të duhet të paguajë klauzolën e lirimit të Osimhenit. Qendërsulmuesi ka klauzolë lirimi nga Napoli prej 75 milionë eurove. Për Osimhenin kanë shprehur interesim edhe skuadra si Juventus dhe Paris Saint-Germain. Juve madje po insiston në transferimin e tij.

  • Ruben Amorim kërkon sulmues, Man. United futet në garë për Luis Suarez

    Ruben Amorim kërkon sulmues, Man. United futet në garë për Luis Suarez

    7 Korrik 2025

    18:12

    Telesport

    Manchester United i është shtuar listës së ekipeve që janë në garë për të transferuar Luis Suarez, sipas asaj që raporton “Fichajes”. Nuk bëhet fjalë për yllin uruguaian, i cili është në perëndim të karrierës, por për sulmuesin kolumbian, i cili ka shkëlqyer në sezonin e fundit tek Almeria në Segunda Divizion, duke shënuar 27 gola në kampionat dhe 31 gola total në të gjitha kompeticionet.
    Forma e mirë e kolumbianit nuk ka kaluar pa u vënë re nga shumë klube të njohura, përfshirë këtu edhe Man. United. Në anën tjetër, Almeria është e gatshme të lejojë largimin e sulmuesit kolumbian, por me një kusht: të paguhet shifra 25 milionë euro.
    Fillimisht, Man. United kërkoi Viktor Gyokeres, por suedezi është pranë transferimit tek Arsenal, më pas Victor Osimhen, por nigeriani preferon të transferohet përfundimisht të Galatasaray. Në këtë situatë, Manchester United po ndjek kolumbianin Luis Suarez, duke shpresuar që ai të pranojë të transferohet në “Old Trafford”, ndryshe nga Gyokeres dhe Osimhen.

  • Real Madrid përforcon sulmin, merr në skuadër ish-lojtarin e rritur te rivalët

    Real Madrid përforcon sulmin, merr në skuadër ish-lojtarin e rritur te rivalët

    Real Madridi ka bërë një sërë përforcimesh të rëndësishme, përfshirë mesfushorin sulmues Gabriel Suárez Castrelo, i lindur në vitin 2006 dhe që vjen nga sektori i të rinjve të Atlético-s.

    Suárez Castrelo ishte një nga lojtarët më premtues nga sistemi i të rinjve të rojiblanco-s dhe kishte vendosur të mos e rinovonte kontratën e tij me Atlético-n, të cilët nuk e kanë aktivizuar që nga dhjetori pavarësisht talentit që ai ka treguar, me 8 gola në 21 ndeshje me ekipin e të rinjve.
    Përveç mesfushorit spanjoll, Real Madridi ka nënshkruar edhe me Ares Capetana-n, një mbrojtës të djathtë nga ekipi Leganés U-16 me origjinë rumune, si dhe janë blerë edhe Mario Bullón, Pablo Ibáñez dhe Hugo Sarmiento, të lindur në vitin 2008 nga Getafe, të destinuar për të forcuar radhët e ekipit të të rinjve.

    Një tjetër talent interesant është Leon Ëestin, një suedez 16-vjeçar nga Las Palmas, një mëngjarash që ka veshur tashmë fanellën e ekipit të tij kombëtar në kategoritë më të ulëta dhe që premton të bëhet një yll i së ardhmes.
    Real Madridi vazhdon të forcojë ekipin e të rinjve, me të rinj premtues të gatshëm të lënë gjurmë.