Në nisje të episodit të 9-të të podkastit “Flasim”, i cili ndodhet në sezonin e 5-të të tij, kryeministri Edi Rama foli sërish për pezullimin nga detyra me vendim të GJKKO-së, të zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Kreu i qeverisë tha se arsyeja pse ka ankimuar në Gjykatën Kushteteuse masën e sigurisë të vendosur ndaj Ballukut, është sepse sipas tij ky veprim, që “de jure” quhet pezullim, “de facto” është nënshtrim brutal i ekzekutivit.
Si argument të ri të pasojave që sjell pezullimi i Ballukut në qeverisjen e vendit, kryeministri Rama solli edhe bllokimin e punës së Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Korporatës Elektroenergjike Shqiptare, pasi 2 drejtorët përkatës të këtyre 2 institucioneve ndodhen në arrest shtëpie me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO-së. Numri një i ekzekutivit thotë se i vetmi ministër në kabinetin qeveritar që mund të emërojë drejtuesit e ri të ARRSH dhe KESH është ministrja e Energjisë dhe Infrasktuturës, por që momentalisht është në pamundësi për të ushtrimit të detyrës.
Kryeministri Edi Rama në podkastin “Flasim”:
Edhe njëherë dua të ritheksoj qëndrimin tim lidhur me domosdoshmërinë e moscenimit të parimit themelor të ruajtjes së balancës mes pushteteve kushtetuese në Republikën e Shqipërisë.
Edhe njëherë, dua ta theksoj, se ankimimi që kam bërë në Gjykatën Kushtetuese nuk është një betejë politike, nuk është as një kundërvenie ndaj drejtësisë, nuk është as një presion mbi këdo qoftë, përfshirë edhe këto shpjegime, të cilat janë të domosdoshme për ata që më kanë besuar privilegjin e udhëheqjes së këtij vendi, por është një betejë institucionale, një betejë themelore për mbrojtjen e kufijve mes pushteteve dhe për moslejimin e marrjes së kompetencave ekskluzive të kryeministrit, qeverisë dhe parlamentit nga një prokuror e një gjykates, një precedent kërcënues për demokracinë, në kuptimin më të drejtëpërdrejtë të fjalës dhe krejt i panjohur në Europë dhe në krejt botën demokratike.
Ky veprim, që “de jure” quhet pezullim, por “de facto” është nënshtrim brutal i ekzekutivit, sjell përditë pasoja pas pasojash. Arsyeja, pse unë i ndaj disa shembuj me publikun, është për t’u kuptuar deri në fund se çfarë ka ndodhur, çfarë po kalojmë dhe çfarë po përpiqemi dhe po përpiqem të bëj, përmes adresimit të kësaj problematike befasuese dhe të befasishme në Gjykatën Kushtetuese, dhe të ndaj, jo vetëm pasojat, por edhe dëmet që mund të bëhen të pallogaritshme.
Ja për shembull, janë vendosur në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH-it. Nuk ka asnjë rëndësi se si i mendoj unë arsyet e këtyre ndalimeve, se kjo po, kjo është punë e prokurorit dhe gjykatësit – për sa kohë, siç kanë konstatuar me shqetësim më shumë sesa një herë autoritetet e Këshillit të Europës, paraburgimet e arrestet e shtëpisë, pa gjyq, janë bërë “bukë e djathë” në Shqipëri. Por fakti është se ata nuk hetohen në gjendje të lirë, dhe kështu cila është pasoja? Pasoja është se lihen pa kokë edhe dy institucione të tjera kyçe për vendin, të cilat mbulojnë infrastrukturën kombëtare të rrugëve dhe infrastrukturën kombëtare të energjisë. Mirëpo, pse kjo pasojë tani është e lidhur drejtëpërdrejtë me pezullimin dhe pse kjo pasojë tani bëhet e pariparueshme, për sa kohë pezullimi, jo vetëm antidemokratik, por edhe alogjik i një anëtari të kabinetit, e bën të pamundur zëvendësimin e tyre, pasi ligji nuk ia jep askujt tjetër, përveç autoritetit ekskluziv të ministrit edhe të drejten e këtyre emërtesave. Kaq e thjeshtë është pse ministri nuk mund të pezullohet si të ishte një funksionar publik i çfarëdolloj niveli tjetër
Ka një devizë, ne e kemi ndjekur si postulat: Mos ndërhy në punët e drejtësisë. Por, nga ana tjetër, kjo ndërhyrje brutale në trupin e qeverisë është një këmbanë alarmi, që duhet dëgjuar deri në fund, për të mos u përsëritur më kurrë. Dhe kështu, duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe duke rivendosur në pozicionet kushtetuese njëri-tjetrin, ndihmojmë Shqipërinë, ndihmojmë konsolidimin dhe modernizimin e shtetit shqiptar.
Tag: shtëpie
-

“Drejtorët e ARRSH dhe KESH nën arrest shtëpie”, Rama: Nuk emërojmë dot të tjerë se Balluku është e pezulluar
-

Në arrest shtëpie për skandalin “Balluku”, Erald Elezi paraqitet në SPAK i shoqëruar nga policia
Erald Elezi, drejtori i KESH paraqitet në SPAK i shoqëruar nga policia.
Ai ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie me vendim të GJKKO si i përfshirë në skandalin “Balluku”.
Belinda Balluku, Evis Berberi dhe Erald Elezi akuzohen nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera. -

Në arrest shtëpie, drejtori i KESH paraqitet në SPAK, pritet të merret në pyetje
Drejtori i KESH Erald Elezi është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ndaj është është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”, masë të cilën Elezi e ka ankimuar në Apelin e Posaçëm.
Ai do të merret sot në pyetje nga prokurorët e posaçëm.Më 31 tetor, Prokuroria e Posaçme e vuri nën akuzë Belinda Ballukun për tenderin e tunelit të Llogarasë, me vlerë 189 milionë euro.
Sipas SPAK, numri dy i qeverisë, bashkëpunoi me pesë zyrtarë dhe anëtarë të vlerësimit të ofertave, të cilët gjithashtu janë marrë të pandehur.
Nën akuzë kanë përfunduar kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe ish kreu i të njëjtit insitucion, Evis Berberi bashkë me anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave si dhe drejtorin e KESH.
Tenderi është zhvilluar fillimisht më 11 dhjetor 2020, por më pas u anulua dhe u rihap në 22 qershor 2021 me fond limit 18.9 miliardë lekë pa TVSH./vizionplus.tv -

Drejtori i KESH në arrest shtëpie për dosjen “Balluku”, Erald Elezi paraqitet në SPAK
erald elezi
TIRANË- Drejtori i KESH, Erald Elezi, është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Elezi është marrë i pandehur nga SPAK në tetor dhe ndodhet në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për dosjen “Balluku”. Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë me tendera, të njëjtat akuza që rëndojnë mbi Belinda Ballukun dhe kreun aktual të ARRSH-së, Gentjan Gjyli dhe Ervis Berberin.
Përveç pezullimit të ministres Belinda Balluku nga ushtrimi i funksioneve publike, Gjykata e Posaçme lëshoi masa sigurie “arrest shtëpie” për Elezin dhe Gjylin. Si Balluku ashtu dhe vartësit e saj, ishin marrë të pandehur më herët nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa masat e reja janë lëshuar nga gjyqtari Erion Çela me kërkesë të prokurorit Dritan Prençi. Belinda Balluku u mor e pandehur nga Prokuroria e Posaçme në 31 Tetor, për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera, në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë./ZËRI
-

Në arrest shtëpie për skandalin “Balluku”, drejtori i KESH Erald Elezi paraqitet në SPAK
Drejtori i KESH, Erald Elezi, një nga vartësit e Belinda Ballukut është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Elezi u mor i pandehur nga SPAK në muajin tetor. Ai ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie me vendim të GJKKO si i përfshirë në skandalin “Balluku”.
Erald Elezi, është marrë i pandehur nga SPAK në kuadër të një hetimi të gjerë mbi abuzimet me tenderat publikë.
Hetimi nisi pas sekuestrimit të materialeve nga celulari i ish-drejtorit të ARRSH, Evis Berberi, i cili ndodhet në paraburgim për korrupsion dhe pastrim parash.
Akuzat ndaj Elezit lidhen me shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Sipas SPAK, ai dyshohet se ka përdorur funksionin publik në mënyrë të paligjshme dhe ka favorizuar kompani të caktuara duke cenuar konkurrencën e ndershme në procedurat e prokurimit.
Ky rast është pjesë e një dosjeje më të madhe ku janë përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të lartë, si Gentian Gjylin, kreu i ARRSH, dhe 18 persona të tjerë.
Hetimi ka nxjerrë në pah një rrjet të gjerë abuzimesh me tenderat e financuar nga BE, duke ngritur dyshime për korrupsion sistematik në nivelet e larta të administratës publike.
-

Shurupi i përgatitur në kushte shtëpie që largon kollën brenda 24 orëve
Moti i ftohtë dhe situata gripale në vend ka bërë që shumë persona t’i drejtohet qendrave shëndetësore për vizita.
Në këto kushte mjekët këshillojnë të ushqeheni shëndetshëm duke pirë sa më shumë lëngje si dhe të visheni trashë për të evituar temperaturat e ulëta.
Ekziston një shurup i bërë në kushte shtëpie që largon kollën torturuese brenda 24 orëve.Përbërësit për shurupin:
2 gota ujë
1 limon
1 qepë
2 lugë mjaltë
Fillimisht vendosni ujin në zjarr që të vlojë. Më pas priteni qepën në copa rreth 15 mm të trasha dhe gatuajini për 15 minuta së bashku me ujin.
Largojini më pas nga zjarri dhe lërini të qëndrojnë mënjanë për rreth 15 minuta. Më pas shtoni në të 2 lugë mjaltë dhe përziejeni mirë derisa ai të shkrihet i tëri.
Mos harroni të hidhni në të edhe lëngun e limonit të shtrydhur. Mund ta konsumoni tre herë në ditë këtë përzierje në rastet kur ju keni kollë dhe jeni ftohur dhe do të habiteni nga rezultati që do të japë në vetëm një ditë. -

Video/ Ndodh edhe kështu, macja në Francë dënohet me arrest shtëpie. Ja arsyeja që e çoi gjykatën në marrjen e vendimit të çuditshëm
Një gjykatë në Francë ka marrë një vendim të pazakontë duke vendosur një mace në “arrest shtëpie”, pasi një fqinj u ankua se kafsha hidhej vazhdimisht në kopshtin e tij.
Pronarja e maces, Dominique Valdes, tha se sjellja endacake e Remit i ka kushtuar deri tani 2,050 euro në gjoba dhe dëmshpërblime, si dhe 800 euro në shpenzime gjyqësore. Vendimi e detyron tashmë macen të mos largohet nga prona e saj.
Rasti ka ngjallur diskutime në Francë mbi kufijtë e përgjegjësisë së pronarëve të kafshëve shtëpiake dhe vendimet e pazakonta gjyqësore që lidhen me to.
Top Channel
-

Gjykata vendos masë sigurie “arrest shtëpie” për kreun e ARRSH
GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Gentian Gjyli, kreu i ARRSH dhe Erald Elezit, aktualisht drejtor i KESH. Ata janë dy nga 5 personat që janë marrë të pandehur për tenderin e Llogarasë.
Ndërkohë për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, GJKKO ka vendosur pezullim nga detyra, si edhe i është ndaluar largimi jashtë vendit. -

Pas masës ndaj Ballukut, GJKKO lë në ‘arrest shtëpie’ drejtorin e KESH dhe kreun e ARRSH-së
Drejtori i KESH, Erald Elezi dhe kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli janë dy ish-vartësit e Belinda Ballukut, ndaj të cilëve GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Ndërkohë për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, GJKKO ka vendosur pezullim nga detyra, si edhe i është ndaluar largimi jashtë vendit.
Balluku, njeriu më i fortë i qeverisë shqiptare pas kryeministrit Edi Rama, akuzohet zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme për “shkeljen e barazisë në tendera e ankande publikë” e kryer në bashkëpunim, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, me fond limit 180 milionë euro.
Kjo është hera e parë që një funksionare e lartë, në rastin konkret, numri i dy i qeverisë të pezullohet nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion.
-

Vrasja e Egli Progës, dy të akuzuarit lënë qelinë pas 15 muajsh, gjykata i lë në ‘arrest shtëpie’
Gjykata e Korçës ka zbutur masën e sigurisë për Leonidha Guçen dhe Denis Meçen, të arrestuar për vrasjen e Eglantin Progës në Pogradec.
Pas 15 muajsh në paraburgimin e Drenovës, gjykata vendosi tre ditë më parë t’i nxjerrë nga qelia dhe t’i vendosë në “arrest shtëpie”, pasi afatet e qëndrimit në paraburgim kanë përfunduar.
Ndërkohë, Prokuroria e Korçës vijon hetimet dhe është ende në pritje të akt-ekspertimit, ku një pjesë e pamjeve filmike rezulton e fshirë.
Dosja ishte dërguar fillimisht për gjykim me disa të pandehur, por pas dëshmisë së Denis Meçes në prokurori, çështja u rikthye për rihetim. Tashmë hetuesit presin rezultatin e ekspertizës që po kryhet në një laborator kompjuterik në Itali, në një përpjekje për të rikthyer pamjet e humbura dhe për të qartësuar rolin e të dyshuarve në ngjarje.
Ngjarja e rëndë e ndodhur në muajin Gusht në Pogradec, ku mbeti i vrarë Elgi Proga, çoi në arrestimin dhe të 2 personave të tjerë të cilët akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.