Tag: shoqëruar

  • Detajet/ Ekzekutimi mafioz i Mondi Mëhallës në Elbasan, 10 persona të shoqëruar, do pyeten…

    Detajet/ Ekzekutimi mafioz i Mondi Mëhallës në Elbasan, 10 persona të shoqëruar, do pyeten…

    Elbasani u trondit mbrëmjen e së dielës, (30 nentor)   nga një atentat me armë zjarri, ku një biznesmen 43-vjeçar u ekzekutua brenda automjetit të tij të parkuar.Ngjarja ndodhi rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku u gjet i vrarë shtetasi Mondi Mehalla, alias Edmond Hyka.

    Sipas të dhënave paraprake, Mehalla sapo kishte dalë nga zyra e tij, në godinën ku ndodhen bizneset dhe banesa e nënës së tij. Në momentin që u fut në automjet, ai u qëllua me armë zjarri, duke marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, që shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Dinamika e ngjarjes është vlerësuar nga ekspertët si një ekzekutim tipik mafioz, megjithatë nuk përjashtohet mundësia e një konflikti të mëparshëm, ndodhur gjatë javës së fundit, për motive ende të paqarta.

    Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe ngritën pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit. Kontrollet intensive në terren, në banesa, ambiente të ndryshme dhe rrugë dytësore vazhdojnë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Burime policore bëjnë me dije se automjeti i përdorur nga atentatorët dyshohet të ketë qenë një Audi me ngjyrë të zezë, i cili u largua me shpejtësi në drejtim të aksit Elbasan–Librazhd.

    Deri tani, të paktën 10 persona janë shoqëruar dhe po merren në pyetje për të ndriçuar rrethanat e krimit. Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, i cili po punon intensivisht për shqyrtimin e pamjeve filmike të zonës dhe mbledhjen e provave materiale.

    Hetimet vijojnë në disa pista paralelisht, ndërsa operacioni policor në terren mbetet në zhvillim. Autorët e atentatit mbeten ende të paidentifikuar.

    Sipas të dhënave zyrtare, 43-vjeçari kishte precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Mësohet gjithashtu se ai kishte qenë i përfshirë në një konflikt disa ditë përpara vrasjes, pistë kjo që po merret seriozisht parasysh nga grupi hetimor si e mundshme lidhur me motivin e atentatit.

  • Të shtënat me armë në Elbasan, disa të shoqëruar, një nga personat e përfshirë në konflikt dyshohet se…

    Të shtënat me armë në Elbasan, disa të shoqëruar, një nga personat e përfshirë në konflikt dyshohet se…

    Mbrëmjen e djeshme, banorët e një prej lagjeve të qytetit të Elbasanit njoftuan sallën operative për të shtëna me armë zjarri në një banesë. Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë së Elbasanit u drejtuan në vendngjarje për të kryer verifikimet e para rreth situatës së raportuar.

    Sipas informacionit zyrtar paraprak, nuk rezulton për persona të lënduar, ndërsa deri tani policia nuk ka gjetur gëzhoja apo prova materiale që të konfirmojnë përdorimin e armës së zjarrit.

    LEXO EDHE: Të shtëna me armë në një banesë në Elbasan, policia në kërkim të autorit

    Megjithatë, dëshmitarë nga zona kanë pohuar se mes disa personave ka patur një konflikt të dhunshëm, gjatë të cilit pretendohet se janë dëgjuar krisma.

    Një prej personave të përfshirë mësohet se ka precedentë të mëparshëm penalë.

    Policia ka shoqëruar disa individë për sqarimin e rrethanave, ndërsa ngjarja mbetet ende në fazën e verifikimeve. Hetimet po vijojnë për të zbuluar nëse është përdorur armë zjarri dhe për të përcaktuar përgjegjësit e konfliktit.

  • Të shtënat me armë në Elbasan, disa të shoqëruar. Dalin detajet e para

    Të shtënat me armë në Elbasan, disa të shoqëruar. Dalin detajet e para

    Mbrëmjen e djeshme, banorët e një prej lagjeve të qytetit të Elbasanit njoftuan sallën operative për të shtëna me armë zjarri në një banesë. Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë së Elbasanit u drejtuan në vendngjarje për të kryer verifikimet e para rreth situatës së raportuar.
    Sipas informacionit zyrtar paraprak, nuk rezulton për persona të lënduar, ndërsa deri tani policia nuk ka gjetur gëzhoja apo prova materiale që të konfirmojnë përdorimin e armës së zjarrit.
    Megjithatë, dëshmitarë nga zona kanë pohuar se mes disa personave ka patur një konflikt të dhunshëm, gjatë të cilit pretendohet se janë dëgjuar krisma.
    Një prej personave të përfshirë mësohet se ka precedentë të mëparshëm penalë.
    Policia ka shoqëruar disa individë për sqarimin e rrethanave, ndërsa ngjarja mbetet ende në fazën e verifikimeve.
    Hetimet po vijojnë për të zbuluar nëse është përdorur armë zjarri dhe për të përcaktuar përgjegjësit e konfliktit.

  • Atentati në Lushnjë/ Në 10 sekonda u qëllua gjashtë herë, 18 të shoqëruar nga policia

    Atentati në Lushnjë/ Në 10 sekonda u qëllua gjashtë herë, 18 të shoqëruar nga policia

    Atentati ndaj Julian Sulës në Lushnjë ka zgjatur vetëm 10 sekonda. Burime bëjnë me dije se ndaj tij është qëlluar 6 herë, ku është prekur makina tip “BMW” ngjyrë e zezë më të cilën udhëtonte, por fatmirësisht vetëm një plumb e ka prekur në këmbë duke e lënë të plagosur. Pas plagosjes, Sula fillimisht shkoi në lokalin e tij në Karbunarë, më pas në shtëpi, ku qëndroi disa minuta, dhe më pas u dërgua në spital për të marrë kujdes mjekësor për plagën në këmbë.
    Deri tani, policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 18 persona, përfshirë edhe të afërm të 45-vjeçarit, në lidhje me ngjarjen. Hetimet po vijojnë mbi disa pista, duke nisur nga e kaluara e Sulës që nga viti 1997 dhe lidhjet e tij të dyshuara me trafik narkotikësh, bizneset dhe përfshirjen në politikë.
    Julian Sula është një person që prej dy vitesh lëvizte lirshëm në Lushnjë, dhe mjetet që përdorte ishin herë të blinduara dhe herë jo.
    Pas atentatit, dy autorët që ishin të maskuar dhe me automatik, dogjën makinën së bashku me armët në fshatin Lifaj. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe vijon punën për kapjen e autorëve.

  • Atentati në Lushnjë! Autorët i bënë pritë, ‘Juli i Pashakos’ ‘kyç gojën’ para Policisë! 6 të shoqëruar

    Atentati në Lushnjë! Autorët i bënë pritë, ‘Juli i Pashakos’ ‘kyç gojën’ para Policisë! 6 të shoqëruar

    Julian Sula

    LUSHNJË-Policia ka shoqëruar 6 persona në Komisariat në lidhje me atentatin e ndodhur ditën e sotme në Lushnjë, ku tre persona qëlluan me breshëri kallashnikovi ndaj Julian Sulos. Ky i fundit i njohur edhe si ‘Juli i Pashakos’ është shoqëruar në Komisariat për të dhënë dëshminë e tij, por deri tani ka preferuar të heshtë në lidhje me ngjarjen. 
    45-vjeçari rreth orës 11 të kësaj të marte sapo kishte dalë nga banesa e tij në Karbunarë pa e ditur se në hyrje të Lushnjes do të binte pre e një atentati nga 3 persona që i kishin ngritur pritë. Sula po qarkullonte me makinë pranë stadiumit, drejt tij u qëllua me breshëri kallashnikovi nga 3 persona që dolën nga një mjet i parkuar në zonë.
    Sula u gjet i plagosur në këmbë dhe mjekët ligjor do të saktësojnë rrethanat e këtij dëmtimi. Ndërkohë pas atentatit autorët u larguan drejt fshatit Lifat aty ku braktisën mjetin me targa greke dhe i vunë flakën. Brenda mjetit u gjet edhe një kallash, i cili do të analizohet me imtësi nga ana e Policisë me qëllim identifikimin e autorëve./ZËRI

  • Ishte shënjestra e atentatit në Lushnje, Julian Sula hesht në Komisariat, shoqërohen 6 dëshmitarë

    Ishte shënjestra e atentatit në Lushnje, Julian Sula hesht në Komisariat, shoqërohen 6 dëshmitarë

    Julian Sula, i cili mbeti i plagosur lehtë në këmbë, në një atentat të dështuar këtë të martë në Lushnje, është shoqëruar në polici, ku po merret në pyetje.
    Raportohet se ai ende nuk po thotë asgjë në dëshminë e tij. Ai vazhdon te heshte para uniformave blu, ndërsa deri tani janë shoqëruar 6 persona dëshmitarë të ngjarjes.
    Ndërkohë janë sekuestruar edhe kamerat e bizneseve në zonë për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen, ndërsa autorët vijojnë të jenë ende në kërkim.

  • Protesta e opozitës/ Berisha i drejtohet kryeministrisë

    Protesta e opozitës/ Berisha i drejtohet kryeministrisë

    Kreu i PD-së Sali Berisha ka lënë banesën e tij për tiu drejtuar kryeministrisë ku pritet të nisë protesta e parë e opozitës për këtë sezon të ri politik, për të kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut.
    Kryedemokrati ndryshe nga herë te tjera, nuk është nisur për në protestë nga selia blu i shoqëruar nga deputetë dhe mbështetës, por nga shtëpia i shoqëruar nga truprojat e tij.

  • I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Altin Dumani ndjek në ‘Air Albania’ ndeshjen ndaj Anglisë

    I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Altin Dumani ndjek në ‘Air Albania’ ndeshjen ndaj Anglisë

    Kreu i Prokurorisë së Posaçme, mandati i të cilit përfundon muajin e ardhshëm, ka vendosur që këtë të diel të shijojë emocionet e ndeshjes Shqipëri-Angli në stadiumin Air Albania.
    I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Altin Dumani është filmuar teksa ndjek nga afër lojën e djemve tanë kuqezinj të cilët janë duke “luftuar” me yjet e Anglisë.
    Kjo nuk është hera e parë që Dumani është parë në stadium, pasi njihet si një tifoz i pandashëm i kombëtares sonë.
     

    Altin Dumani ne stadium

  • Edi Rama mbërrin në Pallatin e Kongreseve i shoqëruar nga bashkëshortja e tij

    Edi Rama mbërrin në Pallatin e Kongreseve i shoqëruar nga bashkëshortja e tij

    Edi Rama dhe Linda Rama

    TIRANË- Edi Rama mbërrin në Pallatin e Kongreseve i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.Në përfundim të ceremonisë shtetërore, kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e fundit të lamtumirës, duke nderuar pasuesin e tij në drejtimin e Partisë Socialiste./ZËRI