Tag: shkallës

  • Tërmet i fortë godet Kanadanë, 6.8 ballë i shkallës Rihter

    Tërmet i fortë godet Kanadanë, 6.8 ballë i shkallës Rihter

    Një tërmet me magnitudë 6.8 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kanada.

    Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ndodhet 243 kilometra në perëndim-jugperëndim të Whitehorse, Kanada dhe 573 kilometra në lindje të Anchorage, SHBA, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në 10 kilometra.
    Deri tani nuk raportohet për dëme apo njerëz të lënduar.

    Top Channel

  • Kërkohej nga policia për disa vepra penale, vihet në pranga 22- vjeçari nga Trushi i Shkodrës…

    Kërkohej nga policia për disa vepra penale, vihet në pranga 22- vjeçari nga Trushi i Shkodrës…

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin E. M., 22 vjeç, banues në fshatin Trush, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Lefter Koka në kërkim të lirirsë, Apeli i GJKKO merr vendimin për ish-ministrin

    Lefter Koka në kërkim të lirirsë, Apeli i GJKKO merr vendimin për ish-ministrin

    lefter koka

    TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit nuk ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për shuarje të masës së sigurisë, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Ish-ministri kërkon lirim nga paraburgimi, me pretendimin se ka mbaruar afati i qëndrimit prej 3 vitesh për inceneratorin i Fierit. 
    Njoftimi:
    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, sot më 26.11.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 270 akti, datë 17.11.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit L.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 656 akti, datë 24.10.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Për konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit” dhe vendosi:
    Miratimin e vendimit nr. 656, datë 24.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.
    U shpall në Tiranë, sot më datë 26.11.2025.
    Lefter Koka është është arrestuar më 14 dhjetor të vitit 2021 pas hetimeve nga SPAK për dosjen e inceneratorëve. Për ish-ministrin rëndojë tre akuza, “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”
    Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është dënuar me tre vite burg për dosjen e Inceneratorit të Tiranës, por ka përfituar ulje për shkak të gjykimit të shkurtuar. Për rrjedhojë dënimi iu ul me 1 vit dhe për 2 vitet e mbetura, izolimi rreth çështjes quhet i vuajtur. Por, Kokës nuk i lejohet që të mbajë funksione publike për pesë vite. Megjithatë, pavarësisht shuarjes së masës për dosjen e inceneratorit të Tiranës, Koka do të vijojë që të qëndrojë në burg pasi është dënuar edhe për dosjen e inceneratorit të Fierit e Elbasanit./ZËRI

  • “Balluku dhe vartësit e saj manipuluan dy tendera me vlerë 210 mln euro”/ BIRN: Ministrja mund të dëmtojë provat dhe…

    “Balluku dhe vartësit e saj manipuluan dy tendera me vlerë 210 mln euro”/ BIRN: Ministrja mund të dëmtojë provat dhe…

    Pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë u njoh edhe me pretendimet e zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe dy vartësve të saj, Erald Elezi e Gentian Gjyli kundër caktimit të masave të pezullimit ndaj tyre, vendosi vazhdimin e tyre.
    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të shtunën më 22 nëntor të vazhdojë zbatimin e masave të sigurimit personal të caktuara ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për pezullim nga detyra dhe ndalim të daljes jashtë shtetit të saj, pas marrjes së pandehur nga ana e SPAK për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe të lotit 4 të Unazës së Jashtme të Tiranës, vepra penale të kryera në bashkëpunim me vartësit e saj. Po ashtu, u vendos vijimi i masave të sigurimit personal “Arrest në shtëpi” ndaj të pandehurit Erald Elezi me funksion aktual administrator i Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare,KESH dhe për drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli. Gjykata urdhëron SPAK dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
    Zëvendëskryeministrja, njëkohësisht ministre e Energjetikës dhe Infrastukturës, Belinda Balluku, si dhe Gjyli e Elezi nuk iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve kur hynë dhe dolën nga ambjentet Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, ku qëndruan për rreth pesë e orë e gjysmë gjatë seancës me objekt marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues dhe ndalues, të caktuar më 19 nëntor.
    Balluku, ish-drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi, Gjyli, Elezi e vartës të tjerë të saj, akuzohen se kanë manipuluar dy tenderat për Tunelin e Llogarasë dhe të lotit 4 të Unazës së Jashtme të Tiranës, me vlerë totale 210 milionë euro, duke favorizuar kompanitë fituese.
    Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Masat e sigurimit ndaj Ballukut, si dhe ndaj vartësve të saj që drejtojnë KESH dhe ARRSH, janë të nevojshme pasi mund të dëmtojnë provat, të ndikojnë tek punonjësit e këtyre institucioneve që janë duke u pyetur si dëshmitarë, mund të vijojnë të abuzojnë me fondet publike, si dhe se mund të arratisen. Masat e sigurimit ndaj Ballukut çmohen nga gjykata se, nuk e oengojnë atë të ushtrojë funksionin si e zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë.
    Kryeministri Edi Rama sulmoi SPAK-un një ditë më parë lidhur me mesat e caktuara ndaj Ballukut dhe deklaroi se mazhoranca do ta ankimojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë që qeveria do të operojë pa zëvendëskryeministër dhe pa ministër të Energjisë dhe Infrastrukturës./BIRN

  • ‘Balluku dhe vartësit e saj manipuluan dy tendera me vlerë 210 mln euro’, BIRN: Ministrja mund të dëmtojë provat…

    ‘Balluku dhe vartësit e saj manipuluan dy tendera me vlerë 210 mln euro’, BIRN: Ministrja mund të dëmtojë provat…

    Pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë u njoh edhe me pretendimet e zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe dy vartësve të saj, Erald Elezi e Gentian Gjyli kundër caktimit të masave të pezullimit ndaj tyre, vendosi vazhdimin e tyre.
    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të shtunën më 22 nëntor të vazhdojë zbatimin e masave të sigurimit personal të caktuara ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për pezullim nga detyra dhe ndalim të daljes jashtë shtetit të saj, pas marrjes së pandehur nga ana e SPAK për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe të lotit 4 të Unazës së Jashtme të Tiranës, vepra penale të kryera në bashkëpunim me vartësit e saj. Po ashtu, u vendos vijimi i masave të sigurimit personal “Arrest në shtëpi” ndaj të pandehurit Erald Elezi me funksion aktual administrator i Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare,KESH dhe për drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli. Gjykata urdhëron SPAK dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
    Zëvendëskryeministrja, njëkohësisht ministre e Energjetikës dhe Infrastukturës, Belinda Balluku, si dhe Gjyli e Elezi nuk iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve kur hynë dhe dolën nga ambjentet Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, ku qëndruan për rreth pesë e orë e gjysmë gjatë seancës me objekt marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues dhe ndalues, të caktuar më 19 nëntor.
    Balluku, ish-drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi, Gjyli, Elezi e vartës të tjerë të saj, akuzohen se kanë manipuluar dy tenderat për Tunelin e Llogarasë dhe të lotit 4 të Unazës së Jashtme të Tiranës, me vlerë totale 210 milionë euro, duke favorizuar kompanitë fituese.
    Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Masat e sigurimit ndaj Ballukut, si dhe ndaj vartësve të saj që drejtojnë KESH dhe ARRSH, janë të nevojshme pasi mund të dëmtojnë provat, të ndikojnë tek punonjësit e këtyre institucioneve që janë duke u pyetur si dëshmitarë, mund të vijojnë të abuzojnë me fondet publike, si dhe se mund të arratisen. Masat e sigurimit ndaj Ballukut çmohen nga gjykata se, nuk e oengojnë atë të ushtrojë funksionin si e zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë.
    Kryeministri Edi Rama sulmoi SPAK-un një ditë më parë lidhur me mesat e caktuara ndaj Ballukut dhe deklaroi se mazhoranca do ta ankimojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë që qeveria do të operojë pa zëvendëskryeministër dhe pa ministër të Energjisë dhe Infrastrukturës.

  • Tërmeti ‘shkund’ Lefkadën, ja sa ishte magnituda

    Tërmeti ‘shkund’ Lefkadën, ja sa ishte magnituda

    Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter ndodhi në Lefkada mëngjesin e kësaj të hëne.

    Epiqendra e dridhjes sizmike ndodhet në Agios Nikitas, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

    Instituti Sizmologjik Euro -Mesdhetar regjistroi tërmetin me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter.

  • Kërkoi shuarjen e masës së sigurisë, Apeli rrëzon Ilir Metën, gjobitet avokati i tij

    Apeli i Posaçëm rrëzoi sot ankimimin e ish-presidentit, Ilir Meta, kundër vendimit të Shkallës së Parë, që nuk shfuqizoi masën “arrest në burg” ndaj tij.
    Para se të linte ne fuqi masën “arrest në burg” për Metën gjyqtarja Saida Dollani ka relatuar se gjyqtari tjeter i Apelit, Florian Kalaja, kishte rrëzuar kërkesën e avokatit për përjashtimin e saj dhe kishte gjobitur avokatin me 10 mijë lekë për kërkim abuziv,.
    “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më 14.11.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 256 akti, datë 04.11.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit I.M., me objekt: “Ankim kundër vendimit Nr. 672, datë 22.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Shuarjen e masës së sigurimit personal të “arrestit në burg” për të pandehurin I.M.” dhe vendosi:
    Miratimin e vendimit nr. 672, datë 22.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar. U shpall në Tiranë, me datë 14.11.2025″.

  • Hoqi dorë nga ankimimi pasi u lirua nga burgu, apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Alqi Bllakos

    Hoqi dorë nga ankimimi pasi u lirua nga burgu, apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Alqi Bllakos

    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar një ankim të Alqi Bllakos, ish – Sekretar i Ministrisë së Mjedisit dhe ish deputet, pasi ky i fundit hoqi dorë pasi u lirua nga burgu pak ditë më parë.
    Ankimi kishte si objekt vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që lidhej me zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, të caktuar më 07.10.2023 nga Gjykata e Shkallës së Parë.
    Njoftimi:
    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më 11.11.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 255 akti, datë 04.11.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit A.B., me objekt: “Ankim kundër vendimit Nr. 646, datë 07.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, të caktuar me vendimin nr. 134, datë 07.10.2023 të Gjykatës Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” dhe vendosi:
    – Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i pandehuri Alqi Bllako. nëpërmjet mbrojtësve të zgjedhur avokat Ilir Mustafaj dhe avokat Euart Sheko, ndaj disponimit nr. 646, datë 07.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    – Ndaj këtij vendimi palët kanë të drejtën e rekursit.
    – T’i njoftohet kjo vendimmarrje të pandehurit z. Alqi Bllako. dhe avokatit të tij Ilir Mustafaj.
    U shpall në Tiranë, me datë 11.11.2025.

  • Dy hotele, lokale dhe apartamente, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

    Dy hotele, lokale dhe apartamente, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

    Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.
    Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme.

    Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, në vijim të punës për hetimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar nga të ardhura të paligjshme, kanë evidentuar 2 raste, dhe pas regjistrimit të procedimeve penale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, kanë nisur hetimet konkretisht:

    Në ngarkim të shtetasit K. Q., alias J. H., 43 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

    Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 07.09.2025, i lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit, me datë 24.10.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:
    * Hotel 6-katësh, me 37 dhoma, sipërfaqe ndërtimi 248 m² për kat + garazh 440 m², në Sarandë.* Hotel 4-katësh, me 15 dhoma + lokal, sipërfaqe ndërtimi 160 m² + 80 m², në Sarandë.
    Në ngarkim të shtetasit A. K., 53 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e krimeve ndaj personit, trafiqeve dhe narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e vepërs penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
    Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 31.07.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:
    * Në Sarandë: Lokal shërbimi 103 m² dhe pasuri 123.1 m².* Në Tiranë: Apartament 78.4 m², parcelë ndërtimi 60.12 m², dyqan 103 m² dhe arë 800 m².* Në Rradhimë, Vlorë: Pasuri 36 m², pasuri 485 m² dhe pasuri 619 m².* Në Memaliaj, Tepelenë: Pasuri 386 m², truall 650 m² dhe një pasuri tjetër.
    Pasuri të luajtshme: 1 mjet lundrues, 4 automjete dhe 12 llogari bankare.
    Nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tjerë, nga këta shtetas ose familjarët e tyre.

  • GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK/ Pasuritë e Elvin Merlikës mbeten të paprekura, pavarësisht lidhjeve me grupin e Dokles

    GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK/ Pasuritë e Elvin Merlikës mbeten të paprekura, pavarësisht lidhjeve me grupin e Dokles

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka marrë vendimin për të rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për konfiskimin e pasurive të shtetasit Elvin Merlika dhe tetë personave të lidhur me të.
    Elvin Merlika dyshohet si pjesë e grupit kriminal që planifikoi vrasjen e Indrit Dokles.
    “Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani vendosi:
    1. Rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si të pabazuar në ligj dhe në prova.
    2. Revokimin e sekuestros të caktuar në kuadrin e procedimit pasuror Nr. 2 të vitit 2022 me vendimin Nr. 4, datë 23.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e pasurive të sekuestruara pronarëve të tyre”, thuhet në vendimin e GJKKO.
    NJOFTIM PËR MEDIAT
    1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 22.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konfiskim pasurie kundër subjektit Elvin Merlika, personave të afërm H.M, E.M, A.M, J.M, B.M dhe personave të tretë E.R, E.R dhe A.H”.
    2.. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, në bazë dhe për zbatim të neneve 4, 15, 17 dhe 41 të Kushtetutës; neneve 3-7, 11, 12, 14 dhe 15 të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” i ndryshuar; neneve 4 gërma “a”, 13 dhe 16 të ligjit nr. 34/2019 “Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara”, i ndryshuar me ligjin nr. 19/2020; Jurisprudencës së GJEDNJ-së në çështjen “Yordanov and others v. Bulgaria”, datë 26.09.2023 dhe në çështjen “Todorov and others v. Bulgaria”, datë 13.07.2021, me vendimin nr. 17, datë 07.11.2025 vendosi:
    1. Rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si të pabazuar në ligj dhe në prova.
    2. Revokimin e sekuestros të caktuar në kuadrin e procedimit pasuror Nr. 2 të vitit 2022 me vendimin Nr. 4, datë 23.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e pasurive të sekuestruara pronarëve të tyre.
    3. Ngarkohet Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë për ekzekutimin e këtij vendimi.
    4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. Tiranë, më datë 07.11.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.