Adriatik BALLA
Për Mirlind Dakun ka edhe kritika. Referuar mediave, ish-mesfushori i Rusisë, Igor Semshov, është i habitur me paraqitjen e sulmuesit të Rubin Kazanit, Mirlind Daku, në ndeshjen kundër Rostovit. Ai nuk pajtohet me arsyetimin se Daku ishte i lodhur. “U habita nga paraqitje e Dakut. Madje e dëgjova të thoshte se ishte i lodhur. Çfarë lodhje? Ai nuk luajti në ndeshjen e fundit, ndërkohë po lufton për t’u bërë golashënuesi më i mirë. Të shkosh në pushim me dy humbje radhazi është një gjë e keqe”, ka thënë Semshov për “RB Sport”. Sulmuesi i Shqipërisë për Rubin Kazanin ka shënuar 9 gola dhe ka kontribuar me 1 asistim. Por ka pësuar rënie të formës gjatë javëve të fundit.
Belinzona e Armando Sadikut përjashtohet nga gara
Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Zvicër ku klubi i Armando Sadikut, Belinzona është njoftuar zyrtarisht se i është hequr licenca për të marrë pjesë në kampionatin e kategorisë së dytë të futbollit të këtij vendi. Një vendim që ka lidhje me ndryshimin e pronarëve të klubit. Aksionet kaluan nga Pablo Hesus Bentankur te biznesmeni kolumbian Huan Karlos Truhijo Velaskez. Kësisoj ajo i ha hequr licencën që i kishte dhënë klubit në muajin maj dhe ka bërë të ditur se ka 5 ditë kohë për të apeluar vendimin para se të bëhet final dhe të përjashtohet nga kampionati. Kjo ka krijuar një situatë kaotike te klubi i cili kishte rigjetur buzëqeshjen në fundjave falë fitores 2-0 ndaj Stad Nion, ku në suksesin 2-0 la shenjën e tij edhe Armando Sadiku, autori i golit të parë të ndeshjes. Belinzona aktualisht mban vendin e fundit në renditje me 10 pikë pas 16 ndeshjesh të luajtura.
Selmani gol në Kinë nga mesi i fushës
Mediumi rumun “Fanatik” i ka shkruar një shkrim të gjatë sulmuesit kosovar, Astrit Selmani. Selmani u transferua nga Dinamo Bukureshti te Shanksi Union, që garon në kategorinë e dytë të Kinës. Por shënoi vetëm pesë gola dhe pati katër asistime deri më tani. Ai u bërë golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit që sezonin e mbylli në vendin e nëntë. “Një nga arritjet e ish-lojtarit të Dinamos është gara për golin e vitit në Kinë. Ai shënoi nga gjysma e fushës, duke lënë portierin kundërshtar pa gjasa për ndërhyrje. Në atë xhiro, Selmani u shpall lojtari më i mirë”, shkruan mediumi rumun. Selmani kishte shkëlqyer në Rumani me 14 gola e shtatë asistime në 39 ndeshje për Dinamon. Ekipi rumun i ofroi kontratë të re. Por Selmani pranoi ofertën e klubit nga Kina. Me ekipin kinez ka kontratë deri në verën e vitit 2027.
Gashi shënon për Bajernin në Youth Champions League
Futbollisti kosovar, Yll Gashi, ka shënuar një gol për Bajernin U19 që barazoi 3:3 në shtëpi ndaj Sportingut portugez. Ndeshja ndërmjet këtyre dy skuadrave u zhvillua të martën dhe i takoi xhiros së gjashtë të “Championsit” për të rinj. Gashi realizoi golin e parë nga penalltia në minutën e shtatë. Sulmuesi i talentuar kompletoi takimin. 17-vjeçari këtë edicion në “UEFA Youth League” ka shënuar dy gola, ndërsa ka edhe një asistim. Bajerni U19 është në vendin e 27-të me katër pikë. Katër gol i ka shënuar edhe në kampionatin gjerman për grupmoshën e 19-vjeçarëve. Gashi luan për Gjermaninë U18, ndërsa interesim ka shprehur së fundmi edhe Kosova.
Tag: rubin
-

Daku i lodhur, flet ish-lojtari i Rubin Kazanit, Semshov: Forma e tij lë për të dëshiruar
-

Silvinjo nuk i besoi/ Reagon Daku: Durimi është vlerë…
Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku, nuk mori asnjë minutë në dy duelet e fundit kualifikuese të Botërorit, ndaj Anglisë dhe Andorrës, duke i ndjekur nga stoli.
Pavarësisht kësaj situate aspak të këndshme për të, 27-vjeçari, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, teksa ka ndarë me fansat dy foto nga stërvitja me Rubin Kazanin, ka shkruar: Durimi është vlerë, për këtë kurrë nuk ngutemi!
Një postim ky që me shumë gjasa është i lidhur me mungesën e minutave me fanellën kuqezi. Kujtojmë që Daku është një nga lojtarët më të rëndësishëm te skuadra ruse e Rubin Kazan, ku në 15 ndeshje në kampionat ka shënuar 8 gola. -

Amerikanët demontuan farsën e Hagës: CIA nuk kishte asnjë të dhënë për krime lufte nga komandantët e UÇK
Kosova E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 22:01
Mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit ka sjellë prova dhe fakte, dëshmi konkrete të mënyrës se si është zhvilluar lufta në Kosovë dhe se cili ka qenë roli i secilit prej tyre. Është theksuar se në atë kohë nuk ka pasur hierarki të UÇK dhe shtabi i përgjithshëm ka vepruar kryesisht në aspektin politik të njohjes së realitetit në Kosovë, duke kërkuar mbështetje konkrete.
James Rubin, Uesley Clark, Uilliam Ualker dhe Bernard Kouchner janë dëshmitarët e thirrur nga Mbrojtja. Secili prej tyre ka ushtruar funksione të rëndësishme në atë periudhë të vështirë në Kosovë. James Rubin, Ish-ndihmës sekretar i Shteteve të Bashkuara dhe bashkëpunëtor kryesor i seretares Madeleine Albright, gjatë dëshmisë, Rubin bëri të qartë se ndryshe nga sa pretendon prokuroria speciale, Thaçi nuk kishte kontroll të efektshëm komandimi mbi strukturat ushtarake. Pra, ai rrëzon thelbin e aktakuzës.“Unë mendoj vërtetë se kjo ka qenë e gabuar, kjo nuk është drejtësi kjo është një mënyrë e pazakontë për të trajtuar një burrë shteti i cili është dorëzuar vullnetarisht. Sekretarja Albright nuk ka pasur këtë lloj drejtësie në mendje kur e ka iniciuar krijimin e ish-tribunalit të Hagës. Mua kjo më është dukur si fajësim kolektiv për shkak se Hashim Thaçi ka qenë udhëheqës i UÇK-së”, është shprehur Rubin. Ai tha se nuk kishte informacion që t’i lidhte Thaçin ose edhe Jakup Krasniqin me akuzat për ekzekutime. Madje, informacione të tilla nuk ka as një agjenci prestigjoze si CIA amerikane, ajka e inteligjencës botërore. Ne nuk kemi gjetur asnjë të dhënë, asnjë provë, asnjë informacion, që lidhte pretendime të tilla për ekzekutime dhe për vrasje me udhëheqës të tillë, as me z. Krasniqi as me z. Thaçi.
Rreth 25 vite që jam larguar nga qeveria kam pyetur të gjithë ata që mund të kishin pasur informacion lidhur me këtë pretendim dhe jo vetëm në vitin 2000, por edhe dekada më vonë kur miqtë dhe shokët e mi kishin mundësi që të më jepnin informacione që kishin qenë informacione inteligjente CIA, asnjëherë nuk më kanë dhënë të dhëna apo informacione që bëjnë lidhjen e këtyre pretendimeve me ndonjë nga drejtuesit e UÇK-së.
Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka dëshmuar juristi i së drejtës ndërkombëtare, Paul Williams, i cili është ish-këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje gjatë 1999-ës. Williams tha se delegacioni i shqiptarëve të Kosovës në Rambuje, ishte pro angazhimit për Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Ai pohoi se Hashim Thaçi e dinte që kjo mund të përfshijë edhe hetime potenciale ndaj anëtarëve të UÇK-së dhe për këtë ishin dakord. Willimas tha se delegacioni kosovar e donte Tribunalin Penal Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë si mekanizëm të drejtësisë në Kosovë.
Pra, ata nuk kishin asgjë për të fshehur! Këta dëshmitarë, ish zyrtarë perëndimorë të nivelit të lartë, ushtruan funksione në kohën e luftës. Ata patën kontakte të drejtpërdrejta me Thaçin dhe të tjerët. Ata nuk morën informacione, apo dokumente nga Serbia, por ishin në Kosovë në atë periudhë kohore për të cilën sot në bankën e të akuzuarve janë liderët e UÇK-së. /TCH/ -

“Goli do vijë”, trajneri i Rubin Kazan motivon Dakun: Besoj te aftësitë e tij
“Goli do vijë”, trajneri i Rubin Kazan motivon Dakun: Besoj te aftësitë e tijMirlind Daku nuk po kalon një moment të mirë, teksa nuk shënon gol prej 20 shtatorit. Pas barazimit me Dinamon e Moskës, trajneri i Rubin Kazan, Rakhimov foli për Dakun.
“Jam i sigurt se goli do të vijë. Në fund të edicionit do t’i ketë 15 gola”, është përgjigjur Rakhimov. De… -

Rama përshëndet fjalën e ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Rubin: Dënimi pa prova i ish-drejtuesve të UÇK, një njollë e tmerrshme në sistemin juridik
Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James P. Rubin, ka deklaruar se dënimi pa prova i ish-drejtuesve të UÇK-së do të ishte një njollë e tmerrshme për sistemin ligjor ndërkombëtar.
Rubin ka folur në lidhje me gjyqin e ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë dhe ka deklaruar se nëse ata do të dënohen, do të ishte një tragjedi, sidomos nëse do të shpalleshin fajtorë pa asnjë provë.
“Lutem që kjo të mos ndodhë, do të ishte një tragjedi e vërtetë për njerëzit që luftuan dhe dhanë jetën për lirinë, të shpalleshin fajtorë pa asnjë provë. Do të ishte një njollë e tmerrshme në sistemin juridik ndërkombëtar”, është shprehur Rubin.
Këtë pjesë nga podcasti e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama, me ane të një postimi në Facebook, duke e shoqëruar me shprehjen “Liria ka emër”.Top Channel
-

“Do të ishte tragjedi” – Rama mbështet deklaratën e Rubin për luftëtarët e UÇK-së
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale deklaratën e ish-zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin në lidhje me gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në deklaratën e Rubin, të shpërndarë nga Rama, thuhet se shpallja fajtorë e ish-krerëve të UÇK-së do të ishte tragjedi.
Krahas deklaratës së Rubin, Rama shkruan “Liria ka emër”. -

VIDEO/ Daku gabon nga penalltia, Rubin Kazan bie keq
Rubin Kazan u mund në shtëpi me shifrat 0-3 ndaj Baltikas, në ndeshjen e kampionatit rus. Protagonist negativ te skuadra e Rubinit ishte sulmuesi i kombëtares, Mirlind Daku.
Daku mori përsipër ekzekutimin e një penalltie të fituar nga ai vetë, por nuk ia doli dot të shënonte, kjo edhe për meritë të portierit Borisko.Ky gabim nuk “zbeh” sezonin e Dakut, i cili deri më tani, në 12 ndeshje, ka realizuar 8 gola. Në këtë ndeshje, ai mori vlerësimin e ulët 5.9.
© BalkanWeb
-

Asistentja e ish-menaxherit të Fondit Soros jetonte në luks ndërkohë që joshte gra për t’i abuzuar në ‘burgun e seksit’
Asistentja personale e financierit të turpëruar Howard Rubin dyshohet se ka shijuar një jetë luksoze të financuar nga ish-menaxheri i portofolit të Soros Fund Management, ndërsa për më shumë se një dekadë mashtronte gra për t’i çuar tek ai për abuzim seksual, sipas prokurorëve federalë.
Jennifer Powers, 45 vjeçe, u paraqit këtë javë në gjykatën federale të Brooklyn-it për t’u deklaruar e pafajshme ndaj akuzave për trafikim seksual dhe transportim grash për akte seksuale me Rubinin, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Fox News Digital.
Prokurorët federalë pretendojnë se Rubin “financonte pothuajse çdo aspekt” të mënyrës së jetesës së Powers-it nga të paktën viti 2018 deri në vitin 2023, duke përfshirë pagesat për apartamentin e saj në Manhattan, faturat e kartave të kreditit, shkollimin privat të fëmijëve, kaparin dhe hipotekën e shtëpisë së familjes së saj në Teksas.
Powers dhe bashkëshorti i saj, Stephen Powers, përballen gjithashtu me akuza shtesë që lidhen me pretendimet se çifti, që janë të martuar “të paktën që nga viti 2012”, kanë paraqitur me qëllim deklarata të përbashkëta tatimore nga viti 2018 deri në vitin 2024, pa deklaruar miliona dollarë pagesa që Rubin u kishte dhënë, sipas prokurorëve.
“Jennifer Powers nuk ka raportuar asnjë pagë apo të ardhura nga punësimi,” thuhet në aktakuzë.
Dokumentet gjyqësore tregojnë se çifti nuk ka raportuar asnjë të ardhur nga Jennifer Powers dhe ka dokumentuar vetëm një të ardhur bruto prej 40,000 dollarësh nga biznesi i DJ-it të StephenPowers-it gjatë viteve tatimore 2018 dhe 2019.
Postime të mëparshme në Instagram, tani private, tregojnë familjen duke shijuar pushime luksoze në Turks dhe Caicos, Itali dhe Kolumbi, sipas New York Post.
Prokurorët tani pretendojnë se, në të njëjtën periudhë, JenniferPowers kishte një rol kyç në sigurimin e grave për Rubinin, që ai t’i abuzonte seksualisht në apartamentin e tij luksoz pranë Central Park-ut, në një dhomë të izoluar nga zhurma të quajtur “Biruca”, nga viti 2011 deri në vitin 2019.
Sipas dokumenteve gjyqësore, Rubin dhe Powers kanë shpenzuar mbi 1 milion dollarë për rekrutimin e grave, disa prej të cilave kishin qenë më parë viktima të abuzimit seksual apo ishin të varura nga droga, për të marrë pjesë në akte seksuale të paguara, që shpesh tejkalonin kufijtë e pëlqimit të tyre.
“Të pandehurit dyshohet se kanë shfrytëzuar statusin e Rubinitpër të joshur viktimat e tyre të mundshme dhe i kanë detyruar të përjetojnë trauma fizike të paimagjinueshme, para se t’u mbyllnin gojën me kërcënime për pasoja ligjore,” tha në një deklaratë Christopher Raia, ndihmësdrejtor i FBI-së për Nju Jorkun, pas publikimit të aktakuzës.
Rubin akuzohet gjithashtu se ka paguar shpenzimet ligjore të Powers-it që lidhen me një padi të vitit 2017, të ngritur nga disa modele të Playboy që ai dyshohet se kishte abuzuar. Një juri vendosi se vetëm Rubin ishte përgjegjës dhe u dha grave 3.9 milionë dollarë dëmshpërblim, një vendim që Rubin aktualisht po e apelon, sipas Associated Press.
Jennifer Powers është liruar me një garanci prej 850,000 dollarësh dhe është urdhëruar të qëndrojë në arrest shtëpie me një pajisje monitorimi në kyçin e këmbës, sipas dokumenteve gjyqësore. Ajo më parë punonte si mësuese zëvendësuese në Carroll Independent School District në Teksas, por është pezulluar, sipas CBS Texas.
Rubin është deklaruar i pafajshëm dhe po mbahet në paraburgim pa mundësi lirimi me kusht deri në seancën e tij të ardhshme gjyqësore me 20 tetor. / Fox News – Syri.net
-

Ish-ndihmës Sekretar i Shtetit i SHBA, Rubin: Gjykata Speciale duhet t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së
James Rubin, ish-ndihmës Sekretar i Shtetit i SHBA-së gjatë Luftës së Kosovës, ka bërë thirrje të fortë që Gjykata Speciale në Hagë (Dhomat e Specializuara të Kosovës) “të bëjë gjënë e duhur” dhe t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së.
Rubin, i cili dëshmoi për tre ditë si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, ngriti alarmin se gjyqi po e çon të drejtën penale ndërkombëtare në një vend “shumë të çuditshëm dhe shqetësues”, dhe i cilësoi pyetjet e gjyqtarëve si të anshme.
Në një intervistë për gazetaren amerikane, Christiane Amanpour, Rubin tha se gjatë dëshmisë së tij vuri re një prirje shqetësuese nga trupi gjykues.
“Gjyqtarët, për habinë time, më bënë pyetje që më dukeshin të njëanshme. Nuk tingëllonin si pyetje për të zbuluar fakte… Më dukej sikur ata tashmë kishin vendosur se UÇK ishte një organizatë e strukturuar ku Thaçi ishte në krye, gjë që nuk është e vërtetë,” tha Rubin.
Ish-diplomati argumentoi se qëllimi i gjykatave të krimeve të luftës është të përcaktojnë përgjegjësinë individuale, jo kolektive, për të parandaluar vazhdimin e konflikteve etnike. Ai tha se këta të pandehur nuk kishin “përgjegjësi, aftësi dhe autoritet për të lejuar ose urdhëruar krime lufte.”
UÇK-ja dhe roli i Hashim Thaçit
Duke folur për përvojën e tij gjatë luftës në Kosovë, Rubin tha se e pa nga afër funksionimin e brendshëm të UÇK-së, të cilën e përshkroi si një “ushtri të papërgatitur, të çorganizuar.”
Ai theksoi se Thaçi, atëherë një djalë i ri, nuk kontrollonte asgjë brenda kësaj strukture, por funksiononte më shumë si ministër i Jashtëm.
Rubin shtoi se Ballkani ndodhet sërish në një situatë të pasigurt dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërhyjë pas vendimit të Speciales: “Pastaj Shtetet e Bashkuara bashkë me evropianët duhet të ulen me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë dhe ta zgjidhin këtë problem.”
Ai kujtoi se gjatë viteve të luftës, ndërhyrja e udhëhequr nga Presidenti Clinton dhe Madeleine Albright ndihmoi në parandalimin e një gjenocidi potencial në kohë. -

James Rubin: Haga duhet t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së
James Rubin
KOSOVË-Ish zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit amerikan, James Rubin i cili ishte dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë, ka përsëritur deklaratën e tij se ish-presidenti, Hashim Thaçi nuk kishte rol kyç në vendimmarrjet e UÇK-së. Rubin këtë deklaratë e bëri në një intervistë për gazetaren e njohur, Christiane Amanpour.
Ish-diplomati amerikan tha se nga pyetjet e gjyqtarëve kishte përshtypjen se ata ishin të anshëm dhe se ata veçse kishin marrë vendim kundër ish-krerëve të UÇK-së duke shtuar se ky tribunal duhet të bëjë gjënë e duhur dhe të lirojë ish liderët e UÇK-së.
“Nuk është e vërtetë që gjithë shqiptarët urrejnë serbët dhe të gjithë serbët urrejnë shqiptarët, shumica e shqiptarëve dhe serbëve do donin të jetonin në paqe me njëri-tjetrin. Ky gjyq po fajëson liderët e UÇK-së për gjërat që ata nuk i kishin nën kontroll. Nga disa nga gjykatësit, pata ndjesinë se ata tashmë e kishin vendosur se UÇK-ja ishte një organizatë që funksiononte në mënyrë të përkryer dhe se Hashim Thaçi qëndronte në krye të saj, gjë që nuk është e vërtetë. Pra, ky tribunal duhet të bëjë gjënë e duhur, në thelb t’i shpallë ata të pafajshëm. Pastaj Shtetet e Bashkuara së bashku me evropianët duhet të ulen me liderët e Kosovës dhe Serbisë dhe të zgjidhin këtë problem. Nuk ka asnjë arsye që Ballkani të jetë përherë kundër njëri-tjetrit dhe të ketë rrezik që lufta të shpërthejë sërish. Ky është një problem që mund të zgjidhet me udhëheqje ndërkombëtare”, tha Rubin.
Ai përsëriti deklaratën e tij duke thënë se Thaçi nuk kishte rol kyç në UÇK.
“Gjyqi shkon kundër asaj që gjithmonë kam kuptuar për parimin e tribunaleve për krime lufte. Qëllimi i tyre, përveç dhënies së një forme drejtësie viktimave të krimeve të luftës, është që të sigurohet që përgjegjësia individuale të jetë e drejtuar dhe e caktuar për individët që kryen krimet, dhe që fajësia kolektive dhe përgjegjësia kolektive të shfuqizohet, në mënyrë që këto luftëra që bazohen në konflikte etnike të mos vazhdojnë pafundësisht, ku të gjithë serbët mendojnë se të gjithë shqiptarët i urrejnë dhe kryejnë vrasje, dhe të gjithë shqiptarët mendojnë se të gjithë serbët i urrejnë dhe kryejnë vrasje. Kjo nuk është e vërtetë. Shumica e shqiptarëve dhe shumica e serbëve janë njerëz të shkëlqyer, dhe shumica e tyre preferojnë të jetojnë në paqe me njëri-tjetrin. Por ky gjyq po i fajëson liderët e UÇK-së për gjëra që ata nuk i kishin nën kontroll.
Unë qëndrova tre ditë të gjata me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila u shpërbë pas përfundimit të luftës. Dhe siç e dini, ne po qëndronim në një hotel së bashku në Maqedoni. Po fluturoja për në Kosovë, në mal, për të punuar në këtë marrëveshje demilitarizimi, ku pashë diçka që shumë pak njerëz e kishin parë – duke vëzhguar punën e brendshme të kësaj ushtrie ishte plotësisht e qartë se z.Thaçi, një i ri në atë kohë, nuk kishte kontroll mbi asgjë. Ai në praktikë ishte si ministri i tyre i jashtëm. Unë mund të dëshmoja për tre ditë të gjata. Por duhet të them këtu se gjykatësit, për habinë time, më bënë pyetje që dukeshin jashtëzakonisht të njëanshme. Nuk tingëllonin si pyetje që synonin të gjenin fakte”.
Ish-ndihmëssekretari amerikan i shtetit, James Rubin në Hagë tha që Hashim Thaçi nuk ishte në gjendje që të nënshkruante, sepse delegacioni shqiptar i pranishëm në Rambuje duhet që të konsultohej me komandantët në Kosovë.
Dëshmia e James Rubin është në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka treguar para trupit gjykues se gjatë periudhës 1997-2000 ka shërbyer si ndihmëssekretar i Shtetit për çështjet publike dhe si zëdhënësi kryesor që ka raportuar drejtpërsëdrejtri përpara sekretares së shtetit, Madeleine Albright./Kosovapress.