Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
Raportohet se makina e djegur, tip “Audi”, që autorët përdorën në ngjarje, rezulton të jenë në pronësi të viktimës.
Burime bëjnë me dije se automjeti, i gjetur mëngjesin e sotëm i djegur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, para kthesave të Murrashit, është në pronësi të një subjekti që jepte makina me qira, pronari i së cilës është vetë Edmond Mëhalla.
Brenda automjetit të shkrumbuar u gjet edhe një pistoletë tip “Berreta”, që besohet se është përdorur për të shtënë mbi Mëhallën, i cili ndërroi jetë brenda mjetit të tij tip “Range Rover”, pasi mori 7 plumba.
Tag: rezulton
-

Çudia e vrasjes së Elbasanit, makina e djegur e autorëve rezulton në pronësi të viktimës
-

Detaje nga atentati në Elbasan/ 43-vjeçari pronar i një karburanti dhe rrjeti taksish, rezulton me precedent penal! Ja si ndodhi ngjarja
Biznesmeni Mondi Mëhalla u gjet i vrarë mbrëmjen e kësaj të diele brenda një mjeti pranë karburantit të tij në Elbasan.
Mësohet se 43-vjeçari sapo kishte dalë nga zyra e karburantit dhe ishte futur në automjet. Autorët kanë qëlluar tre herë me pistoletë në drejtim të tij, ndërsa dy prej plumbave e kanë goditur në kokë.Lexo edhe :Related Posts
Vizion Plus mëson se Mëhalla rezulton pronar i një karburanti në Elbasan si dhe i një rrjeti taksish.43-vjeçari Mondi Mëhalla nuk është person i panjohur për blutë e Elbasanit. Ai rezulton i skeduar më parë për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.
NJOFTIMI I POLICISË:
“Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”. -

Zinxhiri që SPAK pritet të verifikojë, leja e dyshimtë për park fotovoltaik nga Edi Rama dhe Belinda Balluku në Fier…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), regjistroi një tjetër procedim penal ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku tashmë e pezulluar nga drejtësia dhe ish-zëvendësit të saj në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi, aktualisht deputet i Partisë Socialiste. Gazeta raportoi dje se kallëzimi lidhet me një skemë të dyshuar të një grupi të strukturuar kriminal, nën drejtimin e Ballukut dhe Ceno Klosit, të cilat përmes kompanive të tyre private akuzohen se kanë zhvatur fondet publike, pasi rezultojnë përfituesit kryesorë të tenderave që jepnin institucionet që të kallëzuarit drejtonin. Dyshohet se SPAK pritet të fusë në skaner dhe një leje të dyshimtë për park fotovoltaik në Fier, ku fijet të çojnë te Ceno Klosi. Emisioni “Plug” zbuloi pak ditë më parë se për të fshehur gjurmët dhe lidhjet, Ceno Klosi ka përdorur emra dhe individë të tjerë, por gjurmët e këtyre lëvizjeve të çojnë sërish tek ai dhe familjarët.
Leja
Prej vitesh, zona e Plazhit të Semanit në Fier është kthyer në një fushë parqesh fotovoltaike. Banorët e zonës flasin për emra politikanësh të lartë dhe biznesmenësh të fuqishëm si pronarë të tyre, ndërkohë që në dokumente janë kompani pa ndonjë historik biznesi në Shqipëri. Në Fier, flitet tashmë se Ceno Klosi ka edhe parcelën e vet me panele diellore falë “zemërgjerësisë” së Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Pronësia dhe marrja e lejes për ndërtimin e parkut fotovoltaik në emër të personave të afërm të Ceno Klosit ka kaluar në një zinxhir makinacionesh dhe shit–blerjesh aksionesh të kompanive të ndryshme, brenda një rrethi njerëzish që kanë një përbashkues: deputetin më të ri të qytetit të Fierit. Leja në fjalë është miratuar në mbledhjen e datës 4 prill 2024, ku me firmë të Edi Ramës është miratuar: “Leje Ndërtimi për objektin ‘Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet të instaluar 2 MË dhe veprave ndihmëse, me vendndodhje në Topojë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë ORHER shpk.’” Sipas studimit të dorëzuar dhe dokumentacionit bashkëlidhur vendimit të KKT të majit 2023, ky projekt do të ndërtohet mbi një sipërfaqe 26.359 m². E gjithë sipërfaqja e tokës ku do të ndërtohet ngre pikëpyetje të mëdha, pasi rezulton shtet, dhe në lojë është futur edhe kryebashkiaku i zonës, që ka miratuar dhënien me qira të 3 parcelave.
Lidhjet
Por çfarë përfaqëson kompania ORHER dhe cila është lidhja e saj me Ceno Klosin, zv.ministrin përgjegjës për sektorin e energjetikës dhe krahun e djathtë të Belinda Ballukut?
Kompania ORHER shpk u themelua në nëntor të vitit 2020, me aksioner shtetasit Mirel Mjekra 50% dhe Sara Korreshi 50%. Mirel Mjekra është nipi i ish-deputetit socialist Sadri Abazi dhe rezulton i punësuar pranë Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë Sara Korreshi nuk rezulton të jetë ndonjë personazh i suksesshëm në biznes, por ka qenë e punësuar pranë OJF “Co-Plan” e më pas punon pranë biznesit familjar të regjistruar si person fizik në emër të babait të saj, Besnik Korreshi. Në mars të vitit 2022, Sara Korreshi largohet si aksionere, duke i dhuruar aksionet shtetasit Mirel Mjekra. Ky i fundit, në fund të po atij viti, të gjitha aksionet ia dhuron kompanisë SEAN shpk. Pas këtyre transaksioneve me akte dhurimi, nisin të dalin elementet e para që tregojnë lidhjet me deputetin Ceno Klosi. Në janar të vitit 2023, vetëm disa ditë pasi aksionet kalojnë në emër të kompanisë SEAN, administratore e ORHER emërohet shtetasja Maria Mino, një nga personat kyç të bizneseve familjare të Ceno Klosit.
Në vitin 2021, Mino rezulton të ketë punuar si menaxhere lokali pranë kompanisë T.O.V 2019 shpk — kompani që kemi investiguar më herët dhe që rezulton në pronësi të Genti Klosit, vëllait të Ceno Klosit. Nga analiza mbi kompaninë SEAN, lidhjet me Ceno Klosin bëhen edhe më të forta. Në skenë dalin emra të lidhur drejtpërdrejt me Klosin dhe familjarët e tij. Sipas QKB, kompania SEAN u themelua në qershor 2021 nga shtetasi Taulant Hoxha, me familjarë të punësuar në Ujësjellës–Kanalizime Durrës, një prej institucioneve nën komandën e dyshes Klosi–Kovaçi. Administrator i kompanisë së sapothemeluar u emërua Oliver Ushina, edhe ky me lidhje me kushërinjtë Klosi–Kovaçi. Oliver Ushina është aksioner i kompanisë “Ushina shpk”, kompani e cila së bashku me Petrit Kovaçin dhe T.O.V 2019 kanë themeluar “Adriatik Union”, që ka marrë leje ndërtimi me firmë të Edi Ramës për hotelin në bregdetin e Durrësit.
Dyshimet
Kompania e sapothemeluar arrin sukses të pazakontë që në vitin e parë: faturim 4.5 milionë lekë të reja, nga të cilat 2.8 milionë deklarohen fitim — që nuk tërhiqet si divident, por përdoret për rritje kapitali. Në tetor 2022, pak ditë para se të blinte aksionet e ORHER, Taulant Hoxha shet aksionet tek Aulona Gaxhenji për vetëm 100 mijë lekë, edhe pse kishte fitime mbi 30 mijë euro të akumuluara. Vetëm kjo shitje mjafton për të ngritur dyshime, pasi nuk ka logjikë të shitet kapital i tillë për aq pak. Pas kësaj, administratore emërohet sërish Maria Mino, menaxherja e lokalit të vëllait të Cenos. Ndryshohet edhe adresa e kompanisë: nga Durrësi në Tiranë, në rrugën e Kosovarëve. Faturimet dhe fitimet dyfishohen. Për vitin 2022, kompania faturon 94 milionë lekë me 55 milionë fitim.
Edhe këtu, fitimi nuk tërhiqet si divident, por përdoret për rritje kapitali. Ajo që bie në sy është se, megjithëse pronarja në letër është Aulona Gaxhenji, firma e saj nuk gjendet askund: të gjitha vendimmarrjet i firmos Maria Mino. Në shkurt 2024, pak para marrjes së lejes për parkun fotovoltaik, Aulona Gaxhenji largohet me një transaksion 15 milionë lekë, duke ia shitur aksionet kompanisë “Finvest shpk”.
Finvest shpk themelohet në prill 2023 me aksioner Julian Dhimën. Në këtë moment dalin personazhe të tjerë të lidhur me Ceno Klosin dhe Fierin. Para marrjes së lejes, Dhima largohet si administrator — rezulton emigrant në Itali. Në vend të tij, në shkurt 2024, emërohet administratore Ernola Zenunllari, me eksperiencë pune si shitëse në një biznes të vogël në Pogradec. Lidhjet me Ceno Klosin forcohen nga bashkëshortja e Dhimës, Ermelinda Balla–Dhima, e cila publikisht shfaq përkrahje për Ceno Klosin dhe fushatën e tij në Fier. Nga bilancet e kompanive, del qartë se, megjithëse çdo vit deklarojnë fitime të mëdha, përfituesit në letër marrin shumë pak, ndërsa fitimet reale zhvendosen.
Sipas bilanceve të SEAN:në dy vitet e para, 50 milionë lekë fitim neto, pa u shpërndarë;
në 2023, faturim 120 milionë dhe fitim 43 milionë.Megjithëse pronarja ishte Aulona Gaxhenji, prekjen e parë të dividentit e bën Julian Dhima, me 16 milionë lekë — më shumë se çmimi i blerjes së kompanisë. Nëse Gaxhenji kishte mbi 900 mijë euro fitim të pashpërndarë, ajo jo vetëm nuk e tërhoqi, por shiti kompaninë për vetëm 16 milionë lekë — një skemë tipike e përdorur në biznese “prestanomesh”.
Skema e huadhënieve shton dyshimet:SEAN ka marrë borxh 155 mijë euro nga Gaxhenji dhe 100 mijë euro nga ORHER; • ka dhënë 30 milionë lekë borxh kompanisë Albanian Organic Food, ku është aksionere 50%; • kjo kompani i jep 53 mijë euro borxh subjektit Teuta Rista, e cila ka përfituar mbi 200 mijë euro subvencione nga AZHBR. Zonja Rista është bashkëshortja e Anesti Ristës, aksioner i TEA CO, kompani që nga mars 2025 ka pezulluar aktivitetin si e hetuar për evazion fiskal bashkë me Bankers Petroleum. Ndërsa gjurmët e transaksioneve janë aty, një gjë është e qartë: skema nisi të lëvizte pasi Edi Rama, më 29 maj 2023, firmosi lejen e zhvillimit për parkun fotovoltaik — dhe u finalizua pak ditë pasi u miratua edhe leja e ndërtimit. Emri përbashkues i gjithë skemës është Ceno Klosi.
-

Komandoja që u kthye në terrorist, Hoxha tregon kush është Erzen Uka i arrestuar në Orosh
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur këtë të martë në një emision televiziv foli mbi operacionin në Orosh të zhvilluar ditën e djeshme, ku u arrestuan dy persona të dyshuar me lidhje terroriste.
Hoxha ka dhënë detaje mbi një prej të arrestuarve, që është Erzen Uka, i cili rezulton ish-komando i Forcave të Armatosura Shqiptare me misione në Irak.
“Rezulton që shërbimet tona të anti-terrorit e kishin mbajtur në vëzhgim Erzen Ukën. Erzen Uka është me origjinë nga besimi katolik, jeton në Kamëz. Ka qenë me Forcat tona të Armatosura dhe ka qenë Komando në Irak. Mbas Irakut ka qenë në Siri, edhe për këtë shkak është mbajtur në vëzhgim. Të dielën, anti-terrori gjurmonte adresat e tyre online dhe kontaktet që ata kanë patur dhe kanë parë disa mesazhe shqetësuese dhe kanë patur foto të vendit ku qëndronin. I kanë kërkuar policisë së Shkodrës dhe të Pukës që të shkojnë të bëjnë një verifikim dhe çfarë bëjnë atje. Në momentin kur policia e Pukës është afruar, kanë qenë në një zonë larg zonave urbane dhe i mbanin kontakte me rrjetin që ata i përkasin. Kur shkon policia e Pukës has rezistencën e tyre. Ka bërë një mbyllje në rrethim. Për fat ata nuk kanë hapur zjarr. Ideologjizimi që ata kanë mund të rrezikonte humbjen e jetëve të policisë. RENEA ka mbyllur në rrethim duke përdorur snajperat. Nuk kishin një hartë të saktë se çfarë situate kishte banesa dhe nuk dinin fuqinë e zjarrit dhe kishin të bënin me dy shtetas të rekrutuar. Erzen Uka ka qëndruar në Kamëz. Shkonin në xhaminë e fshatit Kryezi që është dhe e fshatit të Oroshit.” – tha Hoxha. -

Situatë alarmante në Lezhë/ Gjoni: Përmbytje katastrofike në Lezhë pas prishjes së argjinaturës Kunë-Vain
Qarku i Lezhës po përballet me një situatë alarmante përmbytjesh, ku dhjetëra banesa dhe sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore janë mbuluar nga uji. Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i cili ndodhet në terren, raporton se gjendja është përkeqësuar ndjeshëm krahasuar me një ditë më parë, duke e kthyer zonën në njësh me detin.
“Situata është alarmante. Po të shihen ditën e sotme, situata është akoma më problematike krahasuar me situatën e djeshme, sepse edhe ditën e djeshme unë kam qenë në terren dhe nga dita e djeshme në ditën e sotme rezulton që ka një rritje të madhe të ujit, sidomos në zonën ku ndodhem unë dhe njëkohësisht në Mylte, në Sfitën edhe në Tresh. Rezulton, kjo është një rrugë kalimi siç e shihni juve, të cilët kalojnë makinat dhe po të shihni çizmet e mia, rezultojnë që janë në nivelin e sipërm të çizmeve. Dhe rezulton që disa shpia në fund të kësaj rruge janë të detyruar të evakuohen për shkak jo aq shumë të rreshjeve të shiut, por për shkak të prishjes së argjinaturës së së kënetës së Vainit dhe Kunës. Dhe sasia e ujit e cila ndodhet në këtë kënetë ka hyrë në zonën dhe tokat bujqësore duke përmbytur gjithçka në këtë zonë”, tha Gjoni.
Pamjet ajrore janë dëshmi e dëmeve të mëdha dhe kjo zonë është kthyer në njësh me detin.
Sipas deputetit Gjoni, shkaku kryesor i kësaj katastrofe nuk janë vetëm reshjet e dendura të shiut, por prishja e argjinaturës së kënetës së Vainit dhe Kunës. Kjo ka bërë që sasi të mëdha uji, përfshirë ujë të kripur deti, të vërshojnë në mënyrë të pakontrolluar, duke përmbytur gjithçka në zonat e Myltes, Sfitës dhe Treshit. Dëmi konsiderohet afatgjatë, pasi uji me kripë ka depërtuar në tokat bujqësore, duke i bërë ato jopjellore për një periudhë të gjatë kohore.
“Pasojat për banorët janë të rënda. Disa familje janë detyruar të evakuohen, ndërsa fermerët po përpiqen të shpëtojnë bagëtitë duke i ngjitur në katet e dyta të kasolleve me mjete rrethanore. Problem serioz mbetet edhe furnizimi me ujë të pijshëm, pasi puset nëntokësore janë kontaminuar nga përmbytja. Gjithashtu, raportohet për mungesë të ushqimit për kafshët.
Kemi dëmtime të mëdha të tokës bujqësore, sepse uji i cili ka hyrë është ujë me kripë dhe duhet një kohë e gjatë për të bërë që këto toka pjellore të fillojnë të prodhojnë edhe njëherë. Dhe po të shohësh të gjithë bagëtitë të cilët ndodhen dhe fshatarët e kësaj zone jetojnë dhe të ardhurat e tyre i sigurojnë të jetesës nga bagëtitë dhe shpendët që kanë, ndodhen në kushte dhe janë të detyruar që t’i ngrenë në katet e dyta të kasolleve të tyre me mjete rrethanore në mënyrë që mos të dëmtohen. Është problematike çështja e ujit të pijshëm. Çështja e ujit të pijshëm, për disa banorë të kësaj zone, meqenëse uji i pijshëm këtu merret me puse nëntokësore dhe shpime direkt në sipërfaqen, në tokën ku sot është nën ujë, por njëkohësisht edhe ushqimi për bagëtitë dhe gjëtë e gjalla. Situata shpresojmë të mos jetë problematike gjatë natës, meqenëse forcat e emergjencës civile po punojnë në bllokimin e argjinaturës e cila është e dëmtuar, por deri në momentin aktual nuk shihen shenja që mund të mbyllet sonte”, tha deputeti Gjoni.
Deputeti Gjoni akuzoi për neglizhencë dhe mungesë totale të autoriteteve lokale dhe qendrore. Ai theksoi se në zonat e përmbytura nuk ka asnjë prani të punonjësve të emergjencave civile apo të pushtetit lokal për të ndihmuar banorët, pasi e gjithë vëmendja është përqendruar vetëm te riparimi i argjinaturës së dëmtuar.
Kjo situatë, sipas tij, mund të ishte shmangur plotësisht. Ai denoncoi mungesën e investimeve dhe mirëmbajtjes së kanaleve kulluese, duke theksuar se kjo është pasojë e neglizhencës dhe diskriminimit të qarkut të Lezhës në ndarjen e fondeve. Gjoni e krahasoi situatën aktuale me përmbytjet e viteve 2002-2006, duke e cilësuar si një kthim pas prej 15 vitesh. Ai kritikoi qeverinë se ndërsa premtoi 5% të buxhetit për këtë fushë, në realitet ka akorduar vetëm 2.5%, duke treguar një mungesë totale interesi për fermerët dhe infrastrukturën.
“Ka një interesim të paktë në lidhje me situatën për të cilën flasim. Në disa zona sot është e pamundur të shkosh. Edhe emergjencat civile duhet të shkojnë me varka në banesat e tyre. Nuk ka, s’e ka një interesim nga autoritetet lokale dhe njëkohësisht edhe nga emergjencat civile.
Kjo nuk është për pasojë të reshjeve të shumta të shiut, se po ta shihni edhe tani, ditën e sotme pothuajse nuk ka pasur reshje fare. Po kjo është për mungesë të neglizhencës së pushtetit qendror, Drejtorisë së Kanalizimeve dhe njëkohësisht edhe të pushtetit lokal. Por edhe për shkak të mungesës së fondeve dhe qarku i Lezhës është një nga qarqet më të diskriminuar. Në rast se pushteti qendror dhe pushteti lokal do kishin punuar gjatë gjithë periudhës së vitit, në mënyrë që të bënin të mundur pastrimin e kanaleve kulluese, kjo situatë nuk do përsëritej. Situata e sotme është situatë e cila kthehet pas vitit 2002-2006. Dhe sot banorët tregojnë në të gjithë dëshmitë e tyre që kjo situatë nuk ka ndodhur vetëm para 15 vjetëve. Imagjinoni, në këtë periudhë 12 vjeçare rezulton që nuk është ndërhyrë dhe siç e kam theksuar edhe më parë, në vend që projekt-buxheti i cili u miratua në parlament të shtonte fondet në lidhje me sistemimin e rrugëve, të kanalizimeve kulluese, rezulton që nga premtimi 5%, përsëri jemi në kufijtë e 2.5% dhe ka një mungesë totale të pushtetit qendror përsa i përket fermerëve”.
-

‘Black out’ energjie, informatorë nga Spanja/ Zbardhet dosja e atentatit të Rinasit
Emisioni ‘Në Shënjestër’ u rikthye këtë të martë në skenën e atentatit të Rinasit, ku mbetën të vrarë më datë 11 Nëntor 2025, Gilmando Dani dhe humbi jetën katër ditë më pas në spital efektivi i policisë Muçi Shaljani, që udhëtonte me të.
Atentat që vjen në dritën e dëshmive të reja dhe pistat ku grupi hetues është ndalur në zbardhjen e këtij krimi.
Pjesë nga dokumentari:
Por si mbërriti deri në vendin e krimit, makina e autorëve? Dhe si u shfaq ajo aty?
A ishte e mbushur zona me informatorë të cilët mbanin të informuar togën e qitësve, e cila siç thamë shfaqet në skenën e atentatit vetëm 2 minuta përpara se automjeti ku në bord janë Gilmando Dani dhe miku i tij Muçi Shaljani, të lerë parkingun e aeroportit ‘Nënë Tereza’ dhe të lëvizë drejt rrethit.
Cila ishte e shkuara e makinës që u përdor në krim dhe pse në orën që ndodhi atentati në zonë ishte ndërprerë energjia elektrike?
Gilmando Dani që siç del edhe më tej nga ekspertiza mjeko-ligjore, u gjet pa asnjë shenjë jete në sediljen e parë të automjetit ‘Mercedes Benz’ të drejtuar nga miku i tij Muçi Shaljani, ku plumbat e kishin marrë në kokë.
Plumba që kishin dëpërtuar deri në veshmbathjet e tij, apo edhe në çantën e dorës.
Dani kishte lëvizur nga aeroporti deri në makinën e mikut të tij që ndodhej në parking, me një kapele në kokë dhe një orë Rolex në dorë.
Por përveç dy aparateve të tij celularë, ku njëri mbante inicialin e emrit të tij, dhe sendeve personale, policia nuk gjeti në makinë asgjë të paligjshme.
Madje sasia e rrobave që kishte marrë me vete, të lë të kuptosh se udhëtimi i tij do të ishte i shkurtër në shtetin spanjoll.
‘Gjatë kqyrjes së kufomës së shtetasit Gilmando Dani, në ambjentet e IML, Tiranë, u konstatuan disa dëmtime në trup dhe një dëmtim në kokë, i shkaktuar nga kalimi i predhave të një arme zjarri. Nga trupi i viktimës u hoqën tre predha metalike, tre këmisha predhe dhe një bërthamë predhe’, thuhet në dosjen hetimore.
Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’. targat e automjetit ‘Toyota’ që u përdor nga qitësit në krimin e vrasjes së Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit, rezultojnë të vjedhura në Greqi, gati pothuaj një vit më parë.
Një histori tashmë e ngjashme e cila përsëritet në çdo skenë krimi në Shqipëri, ku makinat e vjedhura brenda apo jashtë vendit, mbahen të magazinuara dhe më pas dalin dhe përdoren në skena krimi të ndryshme, sikurse duket se ka ndodhur edhe në atentatin e fundit në Rinas.
Ndërsa makina me të cilin udhëtonin tashmë dy viktimat i përket një kompanie, e cila është në pronësi të Elvis Kosovës i njohur si Visi i Garave që merret me shitje dhe blerje makinash, si dhe ka marrë pjesë në disa gara me makina.
Elvis Kosova rezulton se një vit më parë është arrestuar së bashku me një shtetas turk, i identifikuar si Yucehan Er, pasi përmes një skeme mashtrimi kanë tentuar që të përvetësojnë një automjet tip ‘Audi’ me vlerë 200 mijë euro.
Ndërsa në korrik të këtij viti, atij iu vendos tritol në garazh, në zonën e Kopshtit Zoologjik në Tiranë.
‘Nga verifikimet paraprake, rezulton se targat greke XZX 1059, janë kallëzuar të vjedhura me datë 28 Tetor 2024, në shtetin grek, dhe i përkasin një automjeti të markës Opel Corsa, me pronar po një shtetas grek.
Gjithashtu, nga verifikimet në sistemin E-gjoba, rezulton se automjeti ‘Mercedes Benz’ me targa AB 099 UO, me ngjyrë të bardhë me të cilët udhëtonin i dëmtuari dhe viktima figuron i regjistruar në emër të kompanisë ‘Mel Construction’’, thuhet në dosjen hetimore.
Por cilat ishin lëvizjet e Gilmando Danit dhe Muçit Shaljanit në shtetin spanjoll?
Dhe si ishte e mundur që një agjent i Mbikqyrjes Policore të lëvizte bashkë me një kontigjent të tillë kriminal Gilmando Dani që nuk kishte vetëm 6 muaj që kishte dalë nga burgimi, në akuzën për gjobëvënie ku ishte dënuar në vitin 2018 me 12 vite burgim, por që kishte dalë me vetëm 2/3 e dënimit?
‘Nga verifikimet të sistemin Tims, rezulton se shtetasit Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani kanë regjistruar dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë me datë 7 Nëntor 2025,
nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Rinas, si dhe kanë regjistruar hyrje në territorin e Republikës së Shqipërisë më datë 11 Nëntor 2025, po në pikën e kalimit Kufitar Rinas’, thuhet në dosjen hetimore.
Por ajo që bën habi në udhëtimin e tyre është se Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani duhet të ktheheshin në Shqipëri një ditë më herët, pra më datë 10 Nëntor, dhe jo më 11 kur ranë pre e atentatit.
Kjo pasi fluturimi i tyre loë coast me kompaninë ‘Wizz Air’, ishte anuluar duke shtyrë kështu me 24 orë kthimin e tyre në atdhe, por që ky anulim nuk duket se i shpëtoi pasi vrasësit kishin informacion të saktë lidhur mbi lëvizjet e tyre, pse jo edhe për anulimin e fluturimit.
Çka lë të mendosh se burimi i informacionit ka qenë fare pranë tyre ose vrasësit mund t’i kenë ndjekur deri në Spanjë.
Ndërkohë që është ende e paqartë arsyeja e vizitës së shkurtër të Danit dhe Shaljanit në Spanjë.
Sipas të dhënave të siguruara nga pamjet filmike ajo që është arritur të konfirmohet është fakti se makina me togën e qitësve vjen nga e njëjta rrugë nga e cila më pas largohet.
Për qëllime të hetimit janë sekuestruar dhe administruar pamjet filmike të marra nga subjekte të ndryshme private në vendin e ngjarjes si dhe përgjatë itinerarit që dyshohet se kanë përshkruar autorët për t’u afruar dhe larguar nga vendi i ngjarjes.
‘Nga kqyrja paraprake e kamerave të sigurisë së ‘A.. Hotel’ rezulton se më datë 11 Nëntor 2025, në orën 14:08, nga rruga e vjetër e Fushë Krujës (Rruga e hurmave) shfaqet duke ardhur në drejtim të rrethit të Rinasit, një automjet në dukje i markës ‘Toyota’ me targa të huaja, i cili ndalon dhe qëndron për disa minuta me bllokazh në trotuarin përpara subjektit ‘A.. Hotel’’, thuhet në dosjen e hetuesve.
Por për të mësuar se si Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani udhëtuan së bashku, grupi hetues nisi kërkimet edhe për mënyrën se si ata siguruan biletat e udhëtimit për në Spanjë.
Nga ku rezultoi se këto bileta nuk ishin prerë nga ata vetë, por nga një person i tretë që ishte paraqitur në emër të Muçi Shaljanit dhe që duket se kishte njohje të vjetra me administratoren e agjencisë së udhëtimit.
‘Nga verifikimet paraprake, rezulton se këta dy shtetas kanë udhëtuar sëbashku dhe biletat e udhëtimit janë prerë në agjensinë e udhëtimeve ‘L… Travel’, Tiranë, me administratore shtetasen D. Ç.
E pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, shtetasja D. Ç, ka deklaruar se në agjencinë e udhëtimeve të saj ka të punësuar pesë punonjëse, të cilat së bashku me të merren me rezervimin e biletave të udhëtimeve me avion, autobus, etj.. Rezervimet e udhëtimeve sipas saj bëhen me anë të paraqitjes fizike të klientëve pranë agjencisë ose nëpërmjet numrit të telefonit të kompanisë’, thuhet në dosje.
Por në rastin konkret D. Ç pranoi se prerja e biletave nuk ishte bërë nga vetë personat fizikë. Por nga një njohje e saj shoqërore, prej disa vitesh i cili prenotonte shpesh bileta në agjencinë e saj.
Jo vetëm për personin e tij, por edhe për familjarë dhe lidhje të tija shoqërore.
Siç kishte bërë edhe herën e fundit që kishte kontaktuar me të si administratore e agjencisë. Ku kishte kërkuar dy bileta udhëtimi.
Vetëm dy ditë përpara se Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani të udhëtonin drejt Barcelonës në Spanjë.
‘Më datë 5 Nëntor 2025 shtetasi R. T, ka prerë dy bileta në emër të shtetasve Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. Biletat e avionit janë rezervuar për datën e nisjes 7 Nëntor 2025, ora 19:15 nga Rinasi për në Barcelonë me datë kthimi 10 Nëntor 2025. Por në këtë datë, pra më 10 Nëntor 2025, rreth orës 22:17 në emailin e agjencisë sonë të udhëtimeve mbërriti një njoftim se fluturimi i kthimit ishte anuluar. Për këtë fakt unë komunikova me shtetasin R. T që të njoftonte pasagjerët Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani’, ka pranuar D.Ç.
Vetë D. Ç, administratorja e agjencisë turistike ku Dani dhe Shaljani kishin prerë biletat, tha për grupin hetues se udhëtimi u vendos të kryhej vetëm disa orë pas anulimit Më datë 11 Nëntor ora 11.20, me nisje nga Barcelona Dhe do të zgjaste 2 orë e 10 min.
‘Sikurse ju bëra me dije udhëtimi i anuluar nga kompania ‘Wizz Air’ u shty për më datë 11 Nëntor 2025 me orar nisje nga Barcelona në orën 11:20 dhe orar mbërritje në Tiranë në orën 13:55. Biletat për këto dy pasagjerë u rezervuan dhe u paguan nga shtetasi R.T.
I cili mi dërgoi të dhënat e tyre nëpërmjet telefonit në aplikacionin ‘WhatsApp’, tha ai.
D. Ç tha më tej se ajo nuk kishte asnjë njohje qoftë me Gilmando Danin, ashtu edhe me Muçi Shaljanin.
Ndërsa kishte mundur të kuptonte që R.T, njohja e saj e vjetër shoqërore që prenotoi edhe biletat, kishte lidhje familjare me Muçi Shaljanin.
‘Unë nuk kam komunikuar dhe nuk kam kontaktuar asnjëherë me shtetasit Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, dhe sipas asaj që kam kuptuar R.T mund të ketë lidhje familjare me shtetasin Muçi Shaljani. Gjithashtu deklaroj se lidhur me datën dhe orën e fluturimit, përveç meje, punonjëseve të agjensisë së udhëtimit, dhe shtetasit R. T, mund të kenë patur dijeni edhe personeli i aeroportit të Rinasit të cilët kanë informacion dhe akses në listën e udhëtimeve (fluturimeve) dhe të udhëtarëve’, tha ai.
Por shumë pikëpyetje kanë mbetur të paqarta mbi ngjarjen. Si ajo e fikjes së dritave në zonën përreth krimit, një histori e ngjashme si ajo në vrasjen e Gentjan Bejtjas në fshatin Nikël në Fushë-Krujës, ajo e Ravik Gurrës në Elbasan apo edhe ajo e Gëzim Sinomatit që u qëllua me snajper në Vlorë.
Ku në të gjitha rastet, grupet kriminale shfrytëzojnë mungesën e energjisë në zonën ku do të kryhet krimi.
Mungesë energjie që në rastin e fundit është argumentuar nga OSHEE, si e paralajmëruar. Pasi sipas tyre ka një njoftim që në orën 00.00 të mbrëmjes së datës 10 Nëntor për fikjen e dritave në zonë.
Ndërkohë që lidhur mbi këtë rast, në OSHEE zbarkuan edhe oficerë të policisë gjyqësore. /BalkanWeb
-

1 biletë për Gilmando Danin u pre nga…/ “Black out” energjie, informatorë nga Spanja, dhe skema e përdorur në atentat
Zbardhen detaje nga skena e atentatit të Rinasit, ku mbetën të vrarë më datë 11 Nëntor 2025, Gilmando Dani dhe humbi jetën katër ditë më pas në spital efektivi i policisë Muçi Shaljani, që udhëtonte me të. Atentat që vjen në dritën e dëshmive të reja dhe pistat ku grupi hetues është ndalur në zbardhjen e këtij krimi.
Pjesë nga dokumentari:
Por si mbërriti deri në vendin e krimit, makina e autorëve? Dhe si u shfaq ajo aty? A ishte e mbushur zona me informatorë të cilët mbanin të informuar togën e qitësve, e cila siç thamë shfaqet në skenën e atentatit vetëm 2 minuta përpara se automjeti ku në bord janë Gilmando Dani dhe miku i tij Muçi Shaljani, të lerë parkingun e aeroportit ‘Nënë Tereza’ dhe të lëvizë drejt rrethit. Cila ishte e shkuara e makinës që u përdor në krim dhe pse në orën që ndodhi atentati në zonë ishte ndërprerë energjia elektrike?
Gilmando Dani që siç del edhe më tej nga ekspertiza mjeko-ligjore, u gjet pa asnjë shenjë jete në sediljen e parë të automjetit ‘Mercedes Benz’ të drejtuar nga miku i tij Muçi Shaljani, ku plumbat e kishin marrë në kokë. Plumba që kishin dëpërtuar deri në veshmbathjet e tij, apo edhe në çantën e dorës.Dani kishte lëvizur nga aeroporti deri në makinën e mikut të tij që ndodhej në parking, me një kapele në kokë dhe një orë Rolex në dorë. Por përveç dy aparateve të tij celularë, ku njëri mbante inicialin e emrit të tij, dhe sendeve personale, policia nuk gjeti në makinë asgjë të paligjshme.
Madje sasia e rrobave që kishte marrë me vete, të lë të kuptosh se udhëtimi i tij do të ishte i shkurtër në shtetin spanjoll.
“Gjatë kqyrjes së kufomës së shtetasit Gilmando Dani, në ambjentet e IML, Tiranë, u konstatuan disa dëmtime në trup dhe një dëmtim në kokë, i shkaktuar nga kalimi i predhave të një arme zjarri. Nga trupi i viktimës u hoqën tre predha metalike, tre këmisha predhe dhe një bërthamë predhe”, thuhet në dosjen hetimore.
Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’. targat e automjetit ‘Toyota’ që u përdor nga qitësit në krimin e vrasjes së Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit, rezultojnë të vjedhura në Greqi, gati pothuaj një vit më parë.
Një histori tashmë e ngjashme e cila përsëritet në çdo skenë krimi në Shqipëri, ku makinat e vjedhura brenda apo jashtë vendit, mbahen të magazinuara dhe më pas dalin dhe përdoren në skena krimi të ndryshme, sikurse duket se ka ndodhur edhe në atentatin e fundit në Rinas.
Ndërsa makina me të cilin udhëtonin tashmë dy viktimat i përket një kompanie, e cila është në pronësi të Elvis Kosovës i njohur si Visi i Garave që merret me shitje dhe blerje makinash, si dhe ka marrë pjesë në disa gara me makina. Elvis Kosova rezulton se një vit më parë është arrestuar së bashku me një shtetas turk, i identifikuar si Yucehan Er, pasi përmes një skeme mashtrimi kanë tentuar që të përvetësojnë një automjet tip ‘Audi’ me vlerë 200 mijë euro.Ndërsa në korrik të këtij viti, atij iu vendos tritol në garazh, në zonën e Kopshtit Zoologjik në Tiranë.
“Nga verifikimet paraprake, rezulton se targat greke XZX 1059, janë kallëzuar të vjedhura me datë 28 Tetor 2024, në shtetin grek, dhe i përkasin një automjeti të markës Opel Corsa, me pronar po një shtetas grek. Gjithashtu, nga verifikimet në sistemin E-gjoba, rezulton se automjeti ‘Mercedes Benz’ me targa AB 099 UO, me ngjyrë të bardhë me të cilët udhëtonin i dëmtuari dhe viktima figuron i regjistruar në emër të kompanisë ‘Mel Construction’”, thuhet në dosjen hetimore.
Por cilat ishin lëvizjet e Gilmando Danit dhe Muçit Shaljanit në shtetin spanjoll?Dhe si ishte e mundur që një agjent i Mbikqyrjes Policore të lëvizte bashkë me një kontigjent të tillë kriminal Gilmando Dani që nuk kishte vetëm 6 muaj që kishte dalë nga burgimi, në akuzën për gjobëvënie ku ishte dënuar në vitin 2018 me 12 vite burgim, por që kishte dalë me vetëm 2/3 e dënimit?
“Nga verifikimet të sistemin Tims, rezulton se shtetasit Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani kanë regjistruar dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë me datë 7 Nëntor 2025, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Rinas, si dhe kanë regjistruar hyrje në territorin e Republikës së Shqipërisë më datë 11 Nëntor 2025, po në pikën e kalimit Kufitar Rinas”, thuhet në dosjen hetimore.
Por ajo që bën habi në udhëtimin e tyre është se Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani duhet të ktheheshin në Shqipëri një ditë më herët, pra më datë 10 Nëntor, dhe jo më 11 kur ranë pre e atentatit. Kjo pasi fluturimi i tyre loë coast me kompaninë ‘Ëizz Air’, ishte anuluar duke shtyrë kështu me 24 orë kthimin e tyre në atdhe, por që ky anulim nuk duket se i shpëtoi pasi vrasësit kishin informacion të saktë lidhur mbi lëvizjet e tyre, pse jo edhe për anulimin e fluturimit.
Çka lë të mendosh se burimi i informacionit ka qenë fare pranë tyre ose vrasësit mund t’i kenë ndjekur deri në Spanjë.
Ndërkohë që është ende e paqartë arsyeja e vizitës së shkurtër të Danit dhe Shaljanit në Spanjë. Sipas të dhënave të siguruara nga pamjet filmike ajo që është arritur të konfirmohet është fakti se makina me togën e qitësve vjen nga e njëjta rrugë nga e cila më pas largohet.
Për qëllime të hetimit janë sekuestruar dhe administruar pamjet filmike të marra nga subjekte të ndryshme private në vendin e ngjarjes si dhe përgjatë itinerarit që dyshohet se kanë përshkruar autorët për t’u afruar dhe larguar nga vendi i ngjarjes. Nga kqyrja paraprake e kamerave të sigurisë së ‘A.. Hotel’ rezulton se më datë 11 Nëntor 2025, në orën 14:08, nga rruga e vjetër e Fushë Krujës (Rruga e hurmave) shfaqet duke ardhur në drejtim të rrethit të Rinasit, një automjet në dukje i markës ‘Toyota’ me targa të huaja, i cili ndalon dhe qëndron për disa minuta me bllokazh në trotuarin përpara subjektit ‘A.. Hotel’”, thuhet në dosjen e hetuesve.
Por për të mësuar se si Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani udhëtuan së bashku, grupi hetues nisi kërkimet edhe për mënyrën se si ata siguruan biletat e udhëtimit për në Spanjë. Nga ku rezultoi se këto bileta nuk ishin prerë nga ata vetë, por nga një person i tretë që ishte paraqitur në emër të Muçi Shaljanit dhe që duket se kishte njohje të vjetra me administratoren e agjencisë së udhëtimit.
“Nga verifikimet paraprake, rezulton se këta dy shtetas kanë udhëtuar sëbashku dhe biletat e udhëtimit janë prerë në agjensinë e udhëtimeve ‘L… Travel’, Tiranë, me administratore shtetasen D. Ç. E pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, shtetasja D. Ç, ka deklaruar se në agjensinë e udhëtimve të saj ka të punësuar pesë punonjëse, të cilat së bashku me të merren me rezervimin e biletave të udhëtimeve me avion, autobus, etj..
Rezervimet e udhëtimeve sipas saj bëhen me anë të paraqitjes fizike të klientëve pranë agjencisë ose nëpërmjet numrit të telefonit të kompanisë”, thuhet në dosje.
Por në rastin konkret D. Ç pranoi se prerja e biletave nuk ishte bërë nga vetë personat fizikë. Por nga një njohje e saj shoqërore, prej disa vitesh i cili prenotonte shpesh bileta në agjencinë e saj. Jo vetëm për personin e tij, por edhe për familjarë dhe lidhje të tija shoqërore. Siç kishte bërë edhe herën e fundit që kishte kontaktuar me të si administratore e agjencisë. Ku kishte kërkuar dy bileta udhëtimi. Vetëm dy ditë përpara se Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani të udhëtonin drejt Barcelonës në Spanjë.
“Më datë 5 Nëntor 2025 shtetasi R. T, ka prerë dy bileta në emër të shtetasve Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. Biletat e avionit janë rezervuar për datën e nisjes 7 Nëntor 2025, ora 19:15 nga Rinasi për në Barcelonë me datë kthimi 10 Nëntor 2025. Por në këtë datë, pra më 10 Nëntor 2025, rreth orës 22:17 në emailin e agjensisë sonë të udhëtimeve mbërriti një njoftim se fluturimi i kthimit ishte anulluar. Për këtë fakt unë komunikova me shtetasin R. T që të njoftonte pasagjerët Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani”, ka pranuar D.Ç.
Vetë D. Ç, administratorja e agjencisë turistike ku Dani dhe Shaljani kishin prerë biletat, tha për grupin hetues se udhëtimi u vendos të kryhej vetëm disa orë pas anulimit Më datë 11 Nëntor ora 11.20, me nisje nga Barcelona Dhe do të zgjaste 2 orë e 10 min.
“Sikurse ju bëra me dije udhëtimi i anuluar nga kompania ‘Ëizz Air’ u shty për më datë 11 Nëntor 2025 me orar nisje nga Barcelona në orën 11:20 dhe orar mbërritje në Tiranë në orën 13:55. Biletat për këto dy pasagjerë u rezervuan dhe u paguan nga shtetasi R.T.I cili mi dërgoi të dhënat e tyre nëpërmjet telefonit në aplikacionin ‘ËhatsApp’”, tha ai.
D. Ç tha më tej se ajo nuk kishte asnjë njohje qoftë me Gilmando Danin, ashtu edhe me Muçi Shaljanin. Ndërsa kishte mundur të kuptonte që R.T, njohja e saj e vjetër shoqërore që prenotoi edhe biletat, kishte lidhje familjare me Muçi Shaljanin.
“Unë nuk kam komunikuar dhe nuk kam kontaktuar asnjëherë me shtetasit Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, dhe sipas asaj që kam kuptuar R.T mund të ketë lidhje familjare me shtetasin Muçi Shaljani. Gjithashtu deklaroj se lidhur me datën dhe orën e fluturimit, përveç meje, punonjëseve të agjensisë së udhëtimit, dhe shtetasit R. T, mund të kenë patur dijeni edhe personeli i aeroportit të Rinasit të cilët kanë informacion dhe akses në listën e udhëtimeve (fluturimeve) dhe të udhëtarëve”, tha ai.
Por shumë pikëpyetje kanë mbetur të paqarta mbi ngjarjen. Si ajo e fikjes së dritave në zonën përreth krimit, një histori e ngjashme si ajo në vrasjen e Gentjan Bejtjas në fshatin Nikël në Fushë-Krujës, ajo e Ravik Gurrës në Elbasan apo edhe ajo e Gëzim Sinomatit që u qëllua me snajper në Vlorë.Ku në të gjitha rastet, grupet kriminale shfrytëzojnë mungesën e energjisë në zonën ku do të kryhet krimi.
Mungesë energjie që në rastin e fundit është argumentuar nga OSHEE, si e paralajmëruar. Pasi sipas tyre ka një njoftim që në orën 00.00 të mbrëmjes së datës 10 Nëntor për fikjen e dritave në zonë. Ndërkohë që lidhur mbi këtë rast, në OSHEE zbarkuan edhe oficerë të policisë gjyqësore. -

Ndërtimi i portit të Vlorës, kush është punëtori pensionist i Salillarit që mori koncensionin 60 mln euro…
triporti i vlores
TIRANË- Koncesioni 60 milionë euro në Triportin e Vlorës ka përfunduar në duart e një pensionisti, me origjinë nga Terpani i Beratit. Pas bashkimit të kompanive për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Portit të Integruar në Triport Vlorë, gjërat morën një rrjedhë tjetër menjëherë pas firmosjes së kontratës koncesionare. Të treja kompanitë shitën aksionet, të cilat i bleu “Premium Construction & Maintenance”. Kjo e fundit, me 3 blerjet u bë pronare e 92% të aksioneve, për një çmim total prej 105 mijë euro. Sipas emisionit investigativ Piranjat, rezulton se kjo shoqëri ka një kapital fillestar prej vetëm 10 mijë lekë dhe si për rastësi është themeluar vetëm 2 muaj para shpalljes së tenderit të konçensionit.
Por kush është pronar i kësaj kompanie prestigjoze?
Siç bëhet me dije në emisionit investigativ Piranjat, sipas dokumentave zyrtare, rezulton Hektor Agalliu, i datëlindjes 1975’, momentalisht pensionist, me origjinë nga Terpani i Beratit, i cili eshte njëkohësisht edhe punëtor i thjeshtë në firmën Salillari. Pra, rrjedhimisht i bie që është një njeri pa eksperiencë në ndërtim, pa staf, pa mjete, pa histori biznesi, por mesa duket, me diçka që në Shqipëri vlen më shumë se gjithçka tjetër: lidhjet e duhura.
Gazetarja investigative e ka ndjekur punonjësin Agalliun, i cili udhëton me makinën që i përket firmës Salillari. pas një rrugëtimi prej 50 minutash, rezulton se ‘biznesmeni’ në fakt është një punëtor i thjeshtë, faturist i betonjereve. Me vetëdije të plotë pranon të bëhet fasadë e një emri të përfolur të sektorit të ndërtimit. Në fakt, Agalliu rezulton kunati i Pëllumb Salillarit, i cili përballë gazetares u shfaq i tensionuar, duke mos dhënë asnjë përgjigje.
Triporti në Vlorë
“Porti i Integruar ne Triport, Vlorë parashikohet të ndërtohet 9 km në Veri-Lindje të qytetit të Vlorës dhe konkretisht në portin e peshkimit të këtij qyteti të quajtur “Triport”.
Porti ndodhet në bregdetin Jugor të Shqipërisë, afërsisht 160 km në veri të kufirit tokësor me shtetin e Greqisë dhe konkretisht 167 km larg nga pika kufitare më e madhe me Greqinë që është Kakavia, 150 km (80 Nm) nga deti deri në Portin e Korfuzit dhe vetëm 90 km (50 Nm) nga rajoni i Puglias në Itali. Kufiri tokësor me Malin e Zi është afërsisht 244 km në veri të Vlorës, dhe hyrja në Gjirin e Kotorrit (gjithashtu formon kufirin tokësor midis Malit të Zi dhe Kroacisë) është 125 Nm me det.
Porti i Peshkimit “Triport” ndodhet rreth 3 km në veri të Portit të Vlorës, midis Terminalit të përpunimit të naftës dhe nënprodukteve të saj “Petrolifera Italo-Albanese) PIA dhe TEC Vlorë, ndërsa nga Juglindja kufizohet me Parkun Industrial Vlorë. Porti është i rrethuar nga pylli i Sodës ku në këtë zonë ndodhen edhe shumë aktivitete private kryesisht argëtimi në fushën e kulinarisë” thuhet në dokumente. -

Muçi Shaljani shok me Gilmando Danin, Eduart Merkaj pezullon zinxhirin komandues së Operacionales së AMP-së
EDUART MERKAJ
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së, pas atentatit të ndodhur mesditën e djeshme në Rinas.
Merkaj ka urdhëruar hetimin e plotë të procedurave të ndjekura për rekrutimin e Muçi Shaljanit në radhët e AMP-së, i cili gjatë ditës së djeshme ishte në rolin e shoferit të një eksponenti të njohur të botës së krimit si Gilmando Dani.
Burime pranë DSIK, institucion që verifikon pastërtinë e figurës për punonjës të AMP-së bëjnë me dije se Muçi Sheqeri nuk rezulton të ketë pasur certifikatë sigurie, ndaj ka nisur një hetim për të zbuluar mënyrën e punësimit të tij pranë Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.
NJOFTIMI I AMP
Nisur nga interesi i medias dhe ndjeshmëria e ngjarjes të ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, ku rezulton i përfshirë edhe punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, M.Sh, i cili ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore, AMP ka nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit tij, prej shtatorit 2025.
Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Në komunikimet në vijim do të bëhen me dije rezultatet e këtyre veprimeve.
Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se Shaljani është bërë pjesë e AMP-së gjatë muajit shtator, kur ky institucion drejtohej nga Artjol Saliasi pas shkarkimit të Florjan Sulejmanit. Drejtori i ri i kësaj strukture, Eduart Merkaj, me marrjen e detyrës, kishte kërkuar rishikimin e një sërë kontratash që ishin nënshkruar me agjentët, përfshirë dhe Shaljanin. Dëshmia e tij do të ishte me vlerë të madhe për hetimin e ngjarjes, por aktualisht punonjësi i AMP ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës, ndërsa dy prej plumbave e kanë prekur në kokë. 40-vjeçari rezulton gjithashtu që të jetë pronar i një hoteli në Tiranë, ndërkohë që nga verifikimet e para rezulton që të jetë pa precedentë të mëparshëm penal./ZËRI
