Tag: respekt

  • “21 Janari”, Bamir Topi del nga SPAK: Kam folur pa fund, por tani çështja është në hetim

    “21 Janari”, Bamir Topi del nga SPAK: Kam folur pa fund, por tani çështja është në hetim

    Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme të martën, për t’u pyetur si person që ka dijeni për ngjarjet e 21 janarit 2011, kur 4 persona mbetën të vrarë gjatë një proteste të opozitës përballë Kryeministrisë.
    “Kam folur vazhdimisht në respekt të transparencës me publikun. Por sot, duke dalë nga ky institucion, duke qenë se është në proces hetimi, do them vetëm kaq. Në respekt të institucionit, në respektin tuj, më lejoni ta mbyll këtu. Unë kam folur pa fund, por tani e mbyll me kaq”, tha Topi për gazetarët në dalje,

  • 113-vjetori i Pavarësisë, Meta uron nga qelia: Përulemi me respekt para atyre që mbrojtën identitetin e kombit

    113-vjetori i Pavarësisë, Meta uron nga qelia: Përulemi me respekt para atyre që mbrojtën identitetin e kombit

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar 113 vjetorin e Pavarësisë. Në një postim në rrjete sociale, ish-presidenti shprehet se përulen me respekt dhe nderim para Gjergj Kastriotit, Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Adem Jasharit dhe figurave të tjera që mbrojtën identitetin dhe dinjitetin e kombit shqiptar.
    “Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, simbolit më përbashkues, më të shenjtë dhe më të dashur për çdo shqiptar kudo ndodhet. Si çdo 28 Nëntor, përulemi me respekt dhe nderim të thellë para veprës së pavdekshme të Gjergj Kastriot Skënderbeut, Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Adem Jasharit, që me qëndresë, sakrifica sublime dhe vizion mbrojtën identitetin dhe dinjitetin e kombit shqiptar.
    Përjetë mirënjohës Atit të Shqipërisë dhe themeluesit të shtetit tonë modern, Ismail Qemalit, i cili 113 vite më parë, së bashku me Etërit e Pavarësisë, shpallën në Vlorë më 28 Nëntor 1912 Pavarësinë e Shqipërisë. Patriotizmi, sakrificat dhe gjaku i derdhur për Flamurin Kombëtar duhet të mbeten pishtari ynë i përhershëm, drita që na ndriçon mendjet, na hap sytë dhe na udhëheq drejt rrugës së drejtë për të mbrojtur Shqipërinë, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, ku sot dhe mot pas moti shqiptarët dhe fëmijët e tyre meritojnë të jetojnë në liri, me dinjitet, krenarë dhe të begatë.
    Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëria jonë e dashur! “, shkruan Meta.

  • Humbja me Anglinë, Rama: Shqipëria meriton mirënjohje dhe respekt për arritjen historike në Play-Off

    Humbja me Anglinë, Rama: Shqipëria meriton mirënjohje dhe respekt për arritjen historike në Play-Off

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas humbjes së Shqipërisë në “Air Albania” përballë Anglisë.
    Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se, pavarësisht humbjes, kuqezinjtë luajtën si të barabartë dhe meritojnë mirënjohje e respekt të madh për arritjen historike të vendit të dytë në kualifikueset e Kupës së Botës.
    Postimi i Ramës:

    FALEMINDERIT❤️🫶🇦🇱
    Pavarësisht rezultatit, në një ndeshje ku për më shumë se 70 minuta kuqezinjtë ishin thjesht të barabartë me një superfuqi si Anglia, skuadra jonë meriton mirënjohje dhe respekt te madh për arritjen historike të vendit të dytë në grupin eliminator të Botërorit🙏
    Tani pllei ofi😍💪
    FORCA SHQIPËRI🌎🦅🇦🇱

  • “Fitoren ia dedikoj PS-së!”, Brunilda Mersini pas triumfit në Vlorë: Respekt për rivalët

    “Fitoren ia dedikoj PS-së!”, Brunilda Mersini pas triumfit në Vlorë: Respekt për rivalët

    Fituesja e zgjedhjeve për Bashkinë e Vlorës, Brunilda Mersini, ka folur për mediat mëngjesin e kësaj të hëne, 10 nëntor, pas rezultatit përfundimtar që i dha një fitore të thellë Partisë Socialiste në këtë bashki.
    “Kjo është një gjë reale. Në momentin që ka një fitore, gjithmonë ka një analizë. Por e rëndësishme është gjithmonë fitorja. Ashtu siç kam takuar çdo ditë qytetarët e Vlorës, do jem një njeri i përkushtuar dhe me një ndjeshmëri për qytetin. Unë jam një grua që vij nga rrugët e qytetit, e njoh ritmin e tij, e njoh energjinë e tij. Jam e përkushtuar ndaj njerëzve të tij dhe kështu do të vazhdoj. Emocion patjetër.”, u shpreh Mersini.
    E pyetur për kujt ia dedikon fitoren, ajo u përgjigj shkurt: “Partisë Socialiste.”
    Mersini shprehu gjithashtu respekt për kundërshtarët e saj në garë, Dionis Sotën dhe Gjergji Nikën, duke theksuar se “Kam respekt për dy qytetarët e mi, janë dy bashkëqytetarët e Vlorës, që nesër mund të jenë kolegë në dyert e Bashkisë. Gjergji është anëtar i këshillit bashkiak, dhe pa diskutim do të kemi takime të përditshme.”.
    Në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, në të cilat Vlora regjistroi pjesëmarrjen më të ulët në shkallë vendi me vetëm 12.5% të votuesve, Brunilda Mersini siguroi një fitore të thellë me 78.88% të votave (15 mijë e 672 vota).Kandidatët e pavarur Dionis Sota dhe Gjergji Nika morën përkatësisht 11.68% (2 mijë e 333 vota) dhe 9.88% (1 mijë e 975 vota).
    Krahasuar me zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste ka shënuar një rritje prej 19%, ndërsa Partia Demokratike një tkurrje prej 13.52% në këtë bashki.

  • Në respekt të Zisë Kombëtare në nder të Fatos Nanos, Top Channel ndryshon programacionin e ditës së Diel

    Në respekt të Zisë Kombëtare në nder të Fatos Nanos, Top Channel ndryshon programacionin e ditës së Diel

    Në respekt të Zisë Kombëtare të shpallur nga Këshilli i Ministrave ditën e nesërme në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, Top Channel do të ndryshojë të gjithë programacionin e së Dielës.

    Kështu, nesër, 2 nëntor, nuk do të transmetohen programet tona, “E Diell” dhe “Portokalli”. Spektakli “Portokalli” do të transmetohet vetëm në kanalin tonë zyrtar të YouTube, Premierë.
    Kujtojmë se ditën e nesërme në orët e paradites do të zhvillohen homazhe në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta të Premten, në moshën 73-vjeçare.

    Top Channel

  • U pyet në SPAK/ Balluku: Isha për një çështje në hetim

    “Në respekt të emër të organeve të drejtësisë, kam pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për një çështje nën hetim. Si një qytetare e Rep. Shqipërisë dhe si zyrtare, e shoh këtë si një proces që do të jetë i bazuar në transparencën dhe llogaridhënien e drejtësisë që besojmë”, tha Balluku pasi doli nga SPAK.

  • Betohen gjyqtarët e rinj! ‘Hatërmetje’ në ceremoni-Kryetari i GJL: Nuk më ftuan, në të ardhmen pasqyroni pjekuri

    Betohen gjyqtarët e rinj! ‘Hatërmetje’ në ceremoni-Kryetari i GJL: Nuk më ftuan, në të ardhmen pasqyroni pjekuri

    Sokol Sadushi

    TIRANË-42 gjyqtarë të rinj kanë bërë betimin ditën e sotme në Këshillin e Lartë Gjyqësor, për të marrë detyrën e magjistratëve. Në ceremoninë e betimit kreu i KLGJ, Ilir Rusi ka deklaruar se të jesh magjistratë do të thotë të kesh përgjegjësi të madhe dhe një mision që kërkon shumë punë. I pranishëm ishte dhe drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, i cili deklaroi se betimi i tyre si magjistratë do t’i shoqërojë gjatë gjithë jetës.
    Por Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë dhe njëherësh kryetar i Këshillit Drejtues së Shkollës së Magjistraturës nuk ishte i pranishëm në ceremoni. Arsyeja nuk ka të bëjë me angazhimet e Sadushit, por nuk ishte i ftuar. Këtë fakt e ka raportuar vetë kryetari i Gjykatës së Lartë me anë të një postimi në rrjetin “LinkedIn” edhe pse ai nënshkruan diplomat që iu dorëzohen magjistratëve të sapoemëruar.
    Sadushi ka uruar magjistratët e rinj për fillimin e karrierës së tyre, duke nënvizuar se ndonëse nuk ishte i ftuar, ndiente të njëjtin respekt dhe gëzim për këtë moment solemn. Ai thekson se ngjarje të tilla duhet të pasqyrojnë “pjekuri, bashkërendim dhe respekt ndaj drejtësisë’.
    “Të dashur magjistratë të rinj, Në këtë ditë të shënuar për karrierën tuaj dhe për sistemin e drejtësisë, ju uroj suksese, përkushtim dhe ndershmëri në misionin që nisni.
    Edhe pse sot nuk kam qenë i ftuar mes jush, ndjej të njëjtin gëzim e respekt për këtë moment solemn që shënon fillimin e një përgjegjësie të madhe ndaj ligjit dhe qytetarëve.
    Uroj që në të ardhmen, ngjarje të tilla të rëndësishme të pasqyrojnë gjithmonë pjekurinë, bashkërendimin dhe respektin që i detyrohemi drejtësisë.
    Me respekt,
    Sokol SADUSHI”

    postimi

    Gjyqtarët e rinj janë akomoduar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Elbasanit, të Fierit dhe atë Administrative në Lushnjë, me nga 7 gjyqtarë secila, ndërsa pjesa tjetër në Shkodër, Berat, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Vlorë e Sarandë.

  • Matthaus lartëson punën e Kompany: E ka bërë Bayernin si Gjermaninë e vitit 1990

    Matthaus lartëson punën e Kompany: E ka bërë Bayernin si Gjermaninë e vitit 1990

    17 Tetor 2025

    12:45

    Alfred Lleshi

    Ish-kampioni i botës Lothar Matthäus nuk ka dyshime: Bayern Munihu është favoriti absolut për ta fituar përsëri Bundesligën. Në një intervistë për “Bild”, 64-vjeçari vlerësoi punën e Vincent Kompany, duke theksuar se trajneri belg i ka rikthyer klubit bavarez ato vlera që Gjermania tregoi në Botërorin 1990; solidaritet, respekt dhe unitet.
    “Kompany i ka rikthyer Bayernit diçka që trajnerët e tjerë nuk e kishin arritur; frymë skuadre, respekt reciprok dhe bashkim mes lojtarëve. Edhe rezervat i gëzojnë golat sikur të ishin në fushë”, – shpjegoi Matthäus, pjesëmarrës në 5 Botërorë dhe fitues i “Italia 1990”.
    Një nga protagonistët e Bayernit konkurrues është Luis Díaz. Matthäus vlerëson lart kontributin e tij në fazën sulmuese dhe mbrojtëse: “Kolumbiani sakrifikohet kur ekipi nuk ka topin dhe ka përmirësuar duelet e rikuperimet krahasuar me kohën te Liverpool. Díaz është ndër më të mirët për duelet e fituara dhe rikuperime në fushën kundërshtare, duke i dhënë energji dhe intensitet ekipit”.

  • Opozita kërkesë për mbajtjen e një minutë heshtje për Abdi Baletën në Kuvend, Balla: Se sa e keni respektuar ju e di…

    Opozita kërkesë për mbajtjen e një minutë heshtje për Abdi Baletën në Kuvend, Balla: Se sa e keni respektuar ju e di…

    Deputeti i PD-së Besart Xhaferri nga Kuvendi kërkoi një minutë heshtje për ish-ligjvënësin Abdi Boleta, i cili ka ndërruar jetë pak ditë më parë. Xhaferi theksoi se PS nuk ka respekt as për të ndjerët. 
    Xhaferri: Sot duhet të mbajmë një minutë heshtje, për Abdi Baleta, ish-deputet i PD. I paharruar qoftë kujtimi i tij. Ju nuk keni respekt për të ndjerët. Edhe për zotin Hajdari ashtu bëtë. Rama i fton për të jetuar në Shqipëri, apo për t’i larguar. Nëse i fton për një shëndet më të mirë, mjekët po therin infermierët. Rama po e shet për procesverbale Shqipërinë. 
    Balla: Zoti kryetar i Kuvendit, Kuvendi i Shqipërisë ka standardizuar prej kohësh një moment të rëndësishëm, që mund të kërkohet nga kreu i grupit apo grup deputetësh, siç është minuta e heshtjes. Ne e kemi vënë rregull, që atë minutë heshtje ta bëjmë siç duhet. Duhet të depozitohet kërkesa me shkrim. Më pas përcaktohet ora e saktë e mbajtjes së minutës së heshtjes. Ajo që ndodhi sot, është forma më qesharake dhe jo respekt ndaj atij të cilit mbahet minuta e heshtjes. Se sa e keni respektuar ju Abdi Baletën, e di familja dhe gjithë shqiptarët. 

  • Flick, “shigjetë plot helm” për Real Madridin: Prania në gala-në e “Topit të Artë” tregon respekt

    Flick, “shigjetë plot helm” për Real Madridin: Prania në gala-në e “Topit të Artë” tregon respekt

    20 Shtator 2025

    13:32

    Alfred Lleshi

    Në prag të ndeshjes ndaj Getafe, trajneri blaugrana, Hansi Flick, ka folur për disa çështje. Për ekipin dhe stilin e lojës: “Mua më intereson ekipi im. E dimë çfarë duhet të presim, më e rëndësishmja është se jemi stërvitur mirë. Na duhen këmbë të freskëta në fushë”.
    Për “Topin e Artë” dhe Yamal: “Mendoj se Lamine, një ditë do ta fitojë këtë çmim, por të jesh atje është respekt. Kushdo që e fiton, e meriton. Duhet të shkojmë në gala-në e çmimit, ta shijojmë momentin dhe të tregojmë respekt për fituesit. Kjo është shumë e rëndësishme”.
    Për Rashford: “Siç kam thënë më parë, ka fituar besim me këto dy gola. Stili ynë është gjithmonë me intensitet të lartë. Besoj te cilësitë e tij, por gjithmonë duhet punuar shumë. Në futboll përmirësohesh çdo ditë”.
    Për Balde dhe Lamine: “Po punojmë me ta. Lamine çdo ditë punon fort, merr trajtime dhe po përparon mirë. Për Balde e dimë situatën e tij”. Për kthimin në “Camp Nou”: “Situata nuk është në dorën time. Duhet të përqendrohem te performanca sportive dhe ekipi, hap pas hapi”.