Avokati Kujtim Cakrani i ftuar në një emision televiziv u shpreh se dosja e Ilir Metës është e mbushur me hamendësime dhe i mungojnë provat materiale që lidhin ish-presidentin me korrupsionin apo pastrimin e parave. Ai u ndal specifikisht te një ndër akuzat më të përfolura: ajo për një shumë prej 200 mijë eurosh. Cakrani e cilësoi këtë akuzë si ‘qesharake’ dhe të pabazuar. Avokati argumentoi se kjo shumë është e papërfillshme për një figurë që ka mbajtur postet më të larta të shtetit dhe ka pasur të ardhura të ligjshme ndër vite. Ai tha se prokuroria po përpiqet të kriminalizojë veprime normale ose të keqinterpretojë mesazhe telefonike pa pasur transaksione bankare apo prova të tjera mbështetëse.
Tag: qesharake
-

“Duhet të ishte shkarkuar, s’ka moral të dorëhiqet”/ Deputeti Bozdo: Qesharake të thuash ‘nuk niset avioni pa Belindën’
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar situatën e krijuar pas shpalljes zyrtare të Belinda Ballukut si e pandehur nga SPAK dhe pezullimit të saj nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre. Bozdo akuzoi Kryeministrin Edi Rama për manipulim dhe propagandë politike.
“Rama ka tejkaluar vetveten. Gjithë qëllimi i propagandës së PS është të vendosë në gjumë shqiptarët, por këto Rama do t’i bëjë të gjithë idiotë, duke thënë se po të mos jetë Balluku zv/kryeministre qeveria nuk funksionon,” u shpreh Bozdo.
Ai ironizoi deklaratat e kryeministrit, duke shtuar: “Nuk niset avioni për në Kanada po të mos jetë Belinda, thotë. Ka më qesharake se kjo?!”
Sipas Bozdos, Rama duhej ta kishte shkarkuar Ballukun më herët, ndërsa akuzoi zv/kryeministren e pezulluar se po mban postin për arsye personale: “Ajo është e qartë pse nuk do të largohet. Nuk ka moral për ta bërë këtë dhe nuk e pres nga ajo.”
Deputeti demokrat rikujtoi se Balluku sfidoi Kuvendin edhe pas ngritjes së akuzave nga SPAK. “Ishte me akuzë të fortë dhe sfidoi Kuvendin duke u paraqitur aty,” tha Bozdo, duke shtuar se situata aktuale tregon degradimin e standardeve të qeverisjes. -

“Këto skena do shohim nëse…”/ Analisti Leka komenton seancën plenare: Gjestet e opozitës, qesharake dhe neveritëse
Analisti Martin leka thotë se gjestet e opozitë në parlament, ku deputetët i kthyen shpinën kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij, ishin qesharake dhe neveritëse. Në një intervistë televizive, Leka u shpreh se nëse Sali Berisha e lë PD në duart e Gazment Bardhit, të tilla skena do të shohim.
“Kjo tregon në çfarë gjendje është politika shqiptare. E pamë sot në parlament, gjestet e deputetëve ishin kaq qesharake, nuk mund të komentohen. Në parlament po diskutohej buxheti, do të duhej që opozita të bënte opozitën e buxhetit. Bëri material për meme, për kocka debati për militantët e partive. Nuk kanë lidhje me ide dhe programe partish. Skenat në parlament, janë për t’u neveritur. Do e prish etikën, ju kërkoj ndjesë edhe juve si femër. Rama e përkthyer në shqip, u tha ju keni më të mirë b*thën se fytyrën. Kur lën partinë në duart e Gazit, kështu skena do të kesh.”, theksoi ai. -

“Pse PD nuk protestoi kundër Ballukut?”/ Berisha: Nuk bëhemi qesharakë, “autori” i Tunelit të Llogarasë është Rama
Kreu i PD Sali Berisha, në një deklaratë nga selia blu, ka deklaruar se PD nuk do të organizojë protesta kundër zv kryeministres Belinda Balluku, e cila u mor e pandehur ditën e premte nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, lidhur me Tunelin e Llogarasë.
I pyetur se pse opozita nuk po proteston për rastin e Ballukut në një kohë që për Erion Veliajn ndenjën një vit para Bashkisë Tiranë, Beriha u përgjigj se nuk mund të bëhen qesharakë pasi autor i aferës në Tunelin e Llogarasë është Rama dhe se ndaj tij do të protestohet fuqishëm.
Sali Berisha: Do të organizojmë protesta shumë të fuqishme, por protestat do të organizohen për hajdutin kryesor nr1 të kombit të të gjithë kohërave, nuk bëhemi qesharakë ne të themi tunelin e keni prej kësaj. Autori është Rama. -

“Shifër qesharake dhe tallje”/ Eksperti: Me indeksimin e pensioneve, të moshuarve iu shtua vetëm 10 gramë djathë
Ekspoerti i pensioneve Kujtim Hoxha, i cili foli në lidhje me indeksimin e pensioneve, të ndodhur në datën 1 tetor. Ai e ka quajtur masën pre 2.5 për qind të indeksimit si një shifër qesharake dhe një tallje me moshën e tretë.
Hoxha deklaroi se indeksimi ishte një detyrim ligjor i qeverisë për të reflektuar inflacionin, por rritja reale është minimale dhe larg nevojave të pensionistëve. Sipas tij, kjo është një tjetër shenjë se programi i këtij mandati qeverisës nuk ka asgjë konkrete për të moshuarit, duke lënë të kuptohet se pensionistët po injorohen sistematikisht nga politikat sociale.
“Indeksimi i pensioneve ishte i pritshëm pasi është detyrim ligjor për qeverinë që të bëjë indeksimin në lidhje me inflacionit. Rritja është simbolike, me një llogaritje që shkon 10-15 lekë në ditë. Krahasuar me mallrat në treg i bie që një qytetari në zonat urbane i është shtuar 300 gram djathë më shumë në muaj, pra 10 gramë djathë në ditë.
Kjo është një shifër qesharake, tallje e radhës që qeveria bën për pensionistët. Megjithatë ajo e ka dhënë shenjën që edhe në programin ne këtij mandati nuk ka ndonjë gjë për pensionistët”, tha ai. -

Qeveri me kukulla qesharake/ Bushati: Fituesja e madhe pikturës së Ramës është Balluku
Andi Bushati tha se qeveria nuk është e shqiptarëve dhe e Partisë Socialiste, por një qeveri personale e Edi Ramës, që caktoi disa persona, në poste të cilat as nuk ua kishte thënë më parë.Gjithashtu Bushati quajti si “fituese më të madhe” nga kabineti i ri, Belinda Ballukun, që arriti të mbajë të dyja postet e saj, por edhe njerëz të tjerë në kabinet të cilët mendohet se janë propozime të saj.Bushati: E para, kjo nuk është as qeveri e shqiptarëve dhe as e PS, por personale, ai ka mbledhur kë ka dashur. Kush hap pak sytë dhe ka parë si bëhen qeveritë në një vend demokratik perëndimor, bëhen me diskutime brenda partive, përfaqësojnë flukse brenda partive, ekuilibra të ndryshme. Kjo është fshirë këtu.E dyta, është një qeveri me kukulla qesharake. Njerëz që pretendohen të drejtojnë politikat e këtij vendi, as nuk janë pyetur, a e bëjnë dot këtë punë. E kanë marrë vesh në sallë. Te rasti i Manastirliut, e tregoi dhe tha se po habitet Ogerta. Mbase në një botë normale, Ogerta mund të thoshte nuk jam gati. Rama i zhvesh këta nga minimumi i dinjitetit.
Fituesja e madhe e këtij kompozimi, Belinda Balluku. Ajo jo vetëm ndejti zëvendëkryeministre, por ruajti ministrinë, madje ruajti dhe dy nga njerëzit e vet që ka imponuar, Pirro Vengun dhe Petrit Malajn. Do të thuash, me çfarë kriteri? Ishte hajdutja më e fortë e zgjedhjeve? Ishte hajdute më e madhe se Taulant Balla që kishte diasporën? Jo. Pra as kjo nuk ka kriter. Thjesht ka marrë më shumë pushtet. -

Osho: Jeta është sa absurde, aq edhe qesharake
Nëse shihni dikë, buzëqeshni me ta, nuk do ta bëni për ata, por për veten tuaj. Nëse të tjerët ndajnë buzëqeshjen tuaj, mirë, por qeshni për veten tuaj dhe jo për të tjerët, mos e bëni për të bërë dikë të lumtur, sepse nëse nuk jeni të lumtur ju, nuk mund t’i bëni as të tjerët të lumtur.
Qeshni pa asnjë arsye, pa kushte. Pse të prisni që të keni një arsye për të qeshur? Jeta është tashmë një arsye e mjaftueshme për të qeshur. Është sa absurde, aq edhe qesharake. Është kaq e bukur, por edhe kaq e mrekullueshme. Është një grup gjërash që krijon një shaka të madhe kozmike.
ObserverKult
————————
Lexo edhe:
Osho: Veç ti ke përgjegjësi për jetën tënde
ObserverKult
-

Trumpi e quan “qesharake” themelimin e partisë nga Elon Musk
Themelimi i partisë ishte deklarata përfundimtare e luftës së miliarderit të teknologjisë Musk ndaj Trumpit. Presidenti amerikan u përgjigj me fjalë të forta: planet janë “qesharake” dhe Musk ka dalë “jashtë shinave”.
Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur qesharake krijimin e partisë të shpallur nga ish-këshilltari i tij, Elon Musk. “Në Shtetet e Bashkuara, gjithmonë ka pasur një sistem dypartiak dhe mendoj se krijimi i një partie të tretë çon vetëm në konfuzion”, u tha Trumpi gazetarëve. Partitë e treta nuk kanë funksionuar kurrë.Trumpi vazhdoi të sulmonte ish-aleatin e tij në platformën e tij online, Truth Social: “Jam i trishtuar që e shoh Elon Muskun plotësisht jashtë shinave dhe në thelb të bëhet një katastrofë totale gjatë pesë javëve të fundit”.
Musk njoftoi të shtunën se do të themelonte partinë e tij. “Partia Amerika” e tij do t’u rikthejë “lirinë” qytetarëve amerikanë, shkroi miliarderi në shërbimin e tij online X. Ai dëshiron të luftojë shpërdorimin dhe korrupsionin.
Ministri i Financave të SHBA këshillon Elon Musk të mos ndjekë karrierë politike
Ministri i Financave të SHBA, Scott Bessent, gjithashtu shprehu mendimin e tij. Ai e këshilloi Musk të përqendrohej më mirë në bizneset e tij sesa në politikë. “Mendoj se bordet e kompanive të tij donin që ai të kthehej dhe të drejtonte kompanitë e tyre, gjë që ai e bën më mirë se kushdo tjetër”, tha Bessent për CNN.
Musku ishte këshilltar i Trumpit deri në maj. Ai e kishte mbështetur fushatën e tij zgjedhore me më shumë se 250 milionë dollarë. Pas ardhjes në pushtet të Trumpit, miliarderi i teknologjisë u ngarkua përkohësisht me uljen e shpenzimeve qeveritare. Por një luftë akuzash shpërtheu në fillim të qershorit, e shkaktuar nga ligji i taksave dhe shpenzimeve të Trumpit.
Sipas vëzhguesve, disa pjesë të ligjit janë potencialisht të dëmshme për interesat e biznesit të Musk. Kompanitë e tij përfshijnë prodhuesin e makinave Tesla dhe kompaninë hapësinore SpaceX. Tesla kohët e fundit është përballur me një rënie masive të të ardhurave dhe fitimeve.
Dyshime rreth shanseve të suksesit të partisë së Elon Musk
Ndryshe nga Gjermania, ku qeveria federale përbëhet nga koalicione shumëpartiake dhe në Bundestag përfaqësohen shumë parti, politika në Shtetet e Bashkuara përcaktohet nga Republikanët e Trumpit, aktualisht në pushtet, dhe Demokratët. Edhe pse në SHBA ekzistojnë parti të tjera, atje ekziston një sistem faktikisht dypartiak. -

“Gjueti shtrigash, qesharake”, Malltezi para SPAK: Gënjyen se toka ishte shpronësuar, Prokuroria e Posaçme ka mashtruar
Jamarbër Malltezi ka dhënë një deklaratë para SPAK këtë të hënë.
“Është gjueti shtrigash, gënjyen se toka ishte shpronësuar doli që është e pronarëve, është një çështje qesharake. E bukura është se i paska bërë Edi Rama, është bërë si Voldemortin, por ne do të përballemi me Voldemortin. Edi Rama duhet të jetë, SPAK nuk guxon as ta thërrasë. Nuk guxon t’i shënojë emrin, ka shkuar deri në mashtrim, e konsiderojnë Edi Ramën Voldemortin”, tha Malltezi para gazetarëve.
Top Channel
