Kryetari i PD, Sali Berisha gjate fjalës së tij në kuvend ju drejtuar mazhorancës duke u akuzuar se po shkelmoni vendimin e Komisionit të Ligjeve për të grabitur Avokatin e Popullit!. Ai tha se, lepuri i Surrelit nuk merr asnjë firmë.
“E keqja banale e kombit jeni ju.
E keqja banale e kohës jeni ju.
Pse i them këto?
Ky parlament ka një Komision Ligjesh, këtë Komision Ligjesh e kryeson një ish-ministër i juaj.
Në garën e Avokatit të Popullit, një ditë ky mbledh komisionin dhe vendos në mënyrë të diskutueshme, me të drejtë apo pa të drejtë, nuk mund të them, që për kandidatët për Avokat të Popullit do ketë deputeti të drejtë vetëm për një firmë.
Ky është një vendim i një komisioni, që ligji dhe Kushtetuta e ngarkon për shqyrtimin dhe për organizimin e procedurës së votimit të Avokatit të Popullit.
Ai është kryetar komisioni.
Tjetër puna se e keqja banale e shndërron atë në hiç.
Ne zbatuam vendimin e Komisionit të Ligjeve.
Në përputhje me vendimin e Komisionit të Ligjeve, ne bëmë shkresën dhe tërhoqëm të gjitha firmat.
Dhe, thashë edhe njëherë, deputeti mund të vendosë një firmë për një kandidat, për të tjerë mund të vendosë shumë, por vendimi i Komisionit të Ligjeve ishte i qartë, nuk pranohen sepse janë vendosur firma, i njëjti deputet ka firmosur disa kandidatë.
Tani ju, meqenëse duhej patjetër që ai zoti Këlliçi e quajti Lepuri i Surrelit, por unë do ta quaj opozita që duam, kishte marrë firma, tani përmbysni vendimin.
Po përmbysni vendimin e Komisionit të Ligjeve, vendimin tuaj, shkelmoni mbi veten tuaj, vetëm e vetëm që të grabisni Avokatin e Popullit.
Ne kemi qenë luajalë me ligjin.
Komisioni i Ligjeve vendosi që nuk mund të ketë më shumë se një të drejtë për një kandidat çdo deputet.
Në respekt të saj, ne tërhoqëm firmat.
Dhe ju vazhdoni tani, sepse ju e dini se Lepuri i Surrelit nuk merr dot asnjë firmë.
Jo, nuk i merr dot.
Dhe shikoni se ç’bëni, i bëni edhe atij kukumalen në qafë për të realizuar një akt të turpshëm.
Bëjeni, por është një gjë shumë e ulët”, u shpreh Berisha.
Tag: popullit
-

Berisha: Ju po shkelmoni vendimin e Komisionit të Ligjeve për të grabitur Avokatin e Popullit!
-

Debat për Avokatin e Popullit, Berisha: PD i tërhoqi firmat për 6 kandidatët. Klosi: Emrat i mbështeti opozita, jo PS
Që në minutat e para të seancës, parlamenti u përfshi në debate lidhur me çështjen e Avokatit të Popullit.
Ishte Partia Demokratike, e cila kërkoi heqjen nga nga rendi i ditës të votimit të kandidatëve për Avokatin e Popullit, me argumentin se kanë tërhequr firmat që më herët ata kanë dhënë ndaj garuesve.
“Ne zbatuam vendimin e Komisionit të Ligjeve. Në përputhje me këtë vendim ne bëmë shkresën për tërheqjen e të gjitha firmave. Për disa, deputeti mund të japë vetëm një firmë, për të tjerë mund të vendosë shumë. Por vendimi i Komisionit ishte i qartë. Dhe tani ju, meqenëse duhet patjetër Shabani ose opozita që duam, kishte marrë firma dhe tani përmbysni vendimin e Komisionit të Ligjeve, vendimin tuaj. Në respekt të Komisionit të Ligjeve tërhoqëm votat”, tha Berisha.Por kjo kërkesë nuk mori mbështetjen e mazhorancës, e cila u shpreh e qartë se nuk janë socialistët ata të cilët dhanë firmat për kandidatët e avokatit të popullit.
“Çfarë standardi keni ju. Të 6 kandidatët nuk janë mbështetur nga PS, janë mbështetur 100% nga ju. Ne morëm një vendim politik, që mos mbështesim asnjë kandidat me firmë”, tha sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi.
Debatet kaluan në reagime të ashpra mes palëve politike. Madje përplasjet kaluan mes kreut të grupit socialist Taulant Balla dhe sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka.
“Dëgjova batuta, tallje , njëri fliste për lepuj, por po folët për lepuj duhet të flisni dhe për zagarët. Po i hytë këtij diskutimi bujrum se do t’iu lexoj unë listën. Të gjithë e dini se Besim Ndregjoni nuk zgjidhet dot në atë post se nuk e le ligji se ka mbushur 70 vjec. (Noka i thotë injorant)”, tha kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Situata e tensionuar solli ndërprerje të seancës parlamentare. Prej disa ditësh zgjedhja e Avokatit të Popullit është bërë mollë sherri në komisionin e Ligjeve, por dhe në jetën politike. -

Avokati i Popullit, Noka: Nuk e mbështesim Endri Shabanin, na takon neve ta zgjedhim
Flamur Noka ka bërë edhe një herë të ditur Partia Demokratike nuk do ta mbështesë kandidaturën e Endri Shabanit për Avkoat të Popullit.
Nga foltorja, ai tha se opozita, siç është e parashikuar në ligj, ka të drejtën për të zgjedhur kandidatit, teksa e vuri theksin edhe tek kërkesa që ata kanë bërë për tërheqjen e firmave.
“Është traditë që avokati i popullit të zgjidhet me konsensus dhe e drejta i jepet opozitës.Kurështë votuar kandidat për avokat populli nuk keni qenë ju në pushtet të keni iniciaur ligjet. Injoranca falet, por jo gënjeshtra. Doni ti jepni opozitës avokatin e popullit apo doni ta zgjidhni vetë? Në datën 2 dhjetor pasi Komisioni i Ligjeve vendosi që nuk mund të vendoset më shumë se një emër, PD kërkoi tërheqjen e firmave. Avokati do jetë i Surrelit, jo i popullit. Ju rrëmbeni taksa, para, rrëmbeni edhe këtë. Opozita nuk e njeh Endri Shabanin si kandidat të mbështetur nga ajo”, tha Noka.
Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i mazhorancës.
“Njerëzit kuptojnë që nuk u jepni rëndësi sjeljeve tuaja. Ju talleni me kandidatët tuaj dhe me popullin. Ju thoni do bëjmë namin kur të vijmë, po ju nuk i dilni dot për zot kandidatit që keni firmosur”, tha Toni Gogu./vizionplus.tv -

Deputeti iu kthehet kolegëve të opozitës: Pse firmosët për Endri Shabanin, kur nuk e doni për Avokat të Popullit
Deputeti i Partisë ‘Lëvizja Bashkë’, Redi Muçi i është kthyer opozitës, duke i kërkuar llogari pse e firmosën emrin e Endri Shabanit, kur nuk e donin për Avokat të Popullit.
Ai më tej shtoi se sot seanca e Kuvendit do të mbyllet me Endrit Shabanin Avokat të Popullit i mbështetur nga firmat e demokratëve dhe i emëruar nga votat e socialistëve.
“Zoti ministër foli për seriozitet, por për mendimin tim nuk ka gjë më qesharake sesa që kemi 2 orë e 120 minuta ku burra e gra zihen për Endri Shabanin për një njeri që deri më parë i binte gjoksit si tribuni i partive të reja që po luftonte kundër sistemit të kalbur të politikës. Mesa duket sot nga kjo sallë do të dalim me Avokat Populli Endri Shabani me firmat e PD dhe votat e PS. Kur e quani lepur të Surrelit, pse i hodhët firmat? Për PS, si e ëmbëlsuat Endrit Shabanin, ose më mirë si iu ëmbëlsoi ai juve që do të zgjidhni Avokat të Popullit”, tha Muçi. -

VIDEO/ Cara: Po tentoni të rrëmbeni institucionin e Avokatit të Popullit me urdhër politik të Ramës
Seanca parlamentare për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit është shoqëruar me debate të ashpra dhe akuza të rënda nga opozita ndaj mazhorancës. Deputeti Igli Cara, nga foltorja e Kuvendit, ka deklaruar se i gjithë procesi është një farsë dhe se ndjek një “urdhër politik të zotit Rama”.
Sipas tij, mazhoranca po vepron në kundërshtim me një marrëveshje të mëparshme, ku e drejta për propozimin e kandidatit i ishte lënë opozitës. “Kjo është të rrëmbesh atë që e ke thënë. Se e keni thënë vetë që është e drejtë e opozitës”, theksoi ai, duke e krahasuar situatën me një marrëveshje politike të prishur në mënyrë të pandershme, ku njëra palë shfrytëzon një moment për të rrëmbyer atë që i takon tjetrës.
Cara akuzoi kryeministrin Rama se është mësuar të marrë të gjitha pushtetet në këtë mënyrë. “Më thoni një pushtet që nuk e keni rrëmbyer. Përveç vjedhjeve në votime, keni marrë pushtetet lokale, të drejtat e pushtetit lokal, të drejtësisë, po edhe të avokatit të popullit”, u shpreh ai, duke e cilësuar këtë veprim si pjesë të një strategjie për kapjen e çdo institucioni.
Në fjalën e tij, ai argumentoi se justifikimet e mazhorancës për procedurat ishin të pavlefshme dhe se vullneti politik i shprehur nga grupi opozitar ishte i qartë. “Me firmat tona, që në këtë moment janë nul sepse ligji thotë qartë, ju po vazhdoni procesin. Për çfarë po e bëni? Kjo është arrogancë e tepruar”, shtoi ai.
Në mbyllje, deputeti i opozitës e përmblodhi situatën si një urdhër direkt nga kreu i qeverisë, duke sfiduar edhe deputetët e mazhorancës. “Thuajeni qartë, ky është urdhri i Ramës. Sepse asnjëri nga ju, jam i bindur, pavarësisht se nuk e thoni, nuk mendon që kjo është e drejtë”, përfundoi ai.
Cara:
Kjo është një debat ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Në fakt, të gjithë folësit e mazhorancës sot janë në siklet, unë e kuptoj, sepse nuk është një procedurë normale. Ky është një urdhër politik i zotit Rama dhe ne bëjmë gabim fakt që e bëjmë debatin me ju, apo dhe me kryetarin e grupit, apo dhe me deputetët.
Sepse kjo është e qartë që është urdhër politik i zotit Rama. Po mirë më, përderisa thoni që ja keni dhënë të drejtën opozitës. Argumentat që ju nxorrët ishin të gjithë argumenta që procedurat që kemi bërë ne si forcë politike paska pasur gabime. Po mirë, kjo është njësoj si të ulesh në një tavolinë ku po bën një marrëveshje politike dhe marrëveshja politike kërkon burra dhe gra që e mbajnë fjalën, dinjitoz.
Një moment, në qoftë se njëri kthen kokën dhe kemi diçka në mes, ju duhet ta rrëmbeni? Se kjo është të rrëmbesh atë që e ke thënë. Se e keni thënë vetë që është e drejtë e opozitës. Po ju, në këto 12 vite, ose më mirë të them, Rama është mësuar të marri pikërisht në këtë mënyrë, se ka marrë të gjithë pushtetet. Nuk është thjesht vetëm avokati i popullit.
Më thoni një pushtet që nuk e keni rrëmbyer. Përveç vjedhjeve në votime, keni marrë pushtetet lokale, të drejtat e pushtetit lokal, të drejtësisë, po edhe të avokatit të popullit. Kjo është e vërteta. Të gjithë të tjerat, justifikimet, jo po e firmosët, jo po s’e firmosët.
Po mirë , neni 72 thotë qartë. Ne kemi një vullnet politik të shprehur nga ky grup. E pranoni apo jo? Kaq e thjeshtë është. Po tani, me firmat tona,që janë në këtë moment janë nul, sepse ligji thotë qartë, ju të thoni që të vazhdojë procesin. Për çfarë po e bëni? Po kjo është arrogancë e tepruar. Thuajeni qartë, ky është urdhri i Ramës. Se është më se e qartë.
-

Debati për Avokatin e Popullit, Boçi në Kuvend: Procesi është nul, kandidatët nuk kanë më firmat
Seanca parlamentare për zgjedhjen e Avokatit të Popullit është përfshirë nga debate , ku opozita ka akuzuar mazhorancën për shkelje të procedurave dhe zbatim të standardeve të dyfishta. Gjatë fjalës së tij, ndeputet i PD Luçiano Boçi ka sfiduar interpretimin e mazhorancës për termin “konsensu s”, duke theksuar se ai nënkupton një marrëveshje politike ku kandidati për Avokatin e Popullit propozohet nga opozita.
Sipas Boçit, mazhoranca po vazhdon në mënyrë të paligjshme një proces me kandidatë që nuk kanë më mbështetjen e nevojshme me firma. Në fjalën e tij, Boçi i është referuar nenit 72 të rregullores së Kuvendit, i cili u jep të drejtë deputetëve të tërheqin firmat e tyre për çdo çështje për sa kohë ajo nuk ka kaluar për diskutim në seancë plenare.
Deputeti i PD ka sjellë në vëmendje një precedent të ndodhur vetëm pak ditë më parë, me protagoniste ministren e Arsimit, Evis Kushi.
Sipas tij, zonja Kushi, në cilësinë e deputetes, ka tërhequr një propozim ligjor për të drejtat e autorit nga diskutimi në Komisionin e Arsimit. Kërkesa e saj për tërheqje u pranua pa asnjë kundërshtim, edhe pse çështja ishte tashmë e përfshirë në rendin e ditës së komisionit.
Duke u bazuar në këtë rast, opozita ka ngritur pyetjen nëse në Kuvendin e Shqipërisë ka dy kategori deputetësh: ata të mazhorancës, të drejtat e të cilëve respektohen, dhe ata të opozitës, të cilëve u mohohen të njëjtat të drejta.
Rasti i ministres Kushi u cilësua si një “precedent i qartë dhe i lexueshëm” që dëshmon për standardin e dyfishtë të mazhorancës.
Luçiano Boçi:
“Ju përmendët fjalën konsensus, zoti kryetar. Dhe shumë veta këtu që kanë përvojë politike e dinë shumë mirë ç’është konsensusi. Nuk është unë ta hodha dhe ti ma hodhe. Ti ma solle dhe unë s’ta solla.
Është marrëveshje politike. Dhe në bazë të kësaj marrëveshje, konsensus politik, avokatin e popullit e propozon opozita, e propozon Partia Demokratike. Kështu ka ndodhur dhe kështu është fjala konsensus.
Pse e shtrembëroni? Por, meqënëse ju kapeni pas atij propozimi nga deputetët e Partisë Demokratike. Ju, jua paraqiti saktë zoti Bylykbashi, neni 72, ku të gjithë deputetët kanë të drejtë të tërheqin firmat e tyre derisa nuk ka kaluar në seancë plenare.
E doni precedentin? Po. Para dy ditësh, në mbledhjen e Komisionit të Arsimit, ishte depozituar në rendin e ditës, në dokumentat parlamentare, kërkesa e zonjës Kushi për ndryshime në ligjin mbi të drejtat e autorit.
Me të drejtën e saj si deputete, zonja Kushi e ka tërhequr nga diskutimi në komision, sepse nuk ka ardhur në seancë. Dhe tërheqja është pranuar.
Megjithëse e miratuar në rendin e ditës, është miratuar nga mua si kryetar i komisionit.
Po pse mo? Ne kemi dy palë deputetë? Deputetë që kanë të drejta sipas rregullores dhe janë në krahun këtu, dhe deputetë që nuk kanë të drejta sipas rregullores që janë në krahun këtu? Doni precedent ju?
Ja ky është precedenti. I qartë dhe i lexueshëm. Kështu që mos bëni lojra, mos u paraqitni sikur këtu na e hodhët, paske dalë ju të mençur.
Qartazi ju po shqyrtoni një proces me kandidatë që nuk kanë firma, sepse deputetët e Partisë Demokratike ta kanë depozituar dhe është, jo vetëm e drejta jote, është detyra jote të interpretosh rregulloren. Se sa herë do të dalësh nga situata të vështira thua, jam unë që e interpretoj rregulloren. Interpretoje pra! Janë tërhequr.” -

PD kundër Shabanit për Avokatin e Popullit, Korreshi: Hodhëm firmat për shokët
Deputeti i PS, Eduart Shalsi tha se opozitarët kanë marrë direktiva nga numri dy i PD, Flamur Noka, i cili u ka thënë që në mesin e kandidatëve të firmosin dhe për Shabanin.
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi për të sqaruar të gjithë kalvarin e hedhjes së firmave dhe më pas tërheqjen e tyre për kandidatët e Avokatit të Popullit, tha se nuk ka pasur një konsensus grupi dhe se firmat janë hedhur për më shumë se një kandidat lidhur dhe në bazë të raporteve shoqërore me ta. Mirëpo, në mesin e 6 kandidatëve është dhe emri i Endrit Shabanit, që opozita kërkon sot ta përjashtojë nga lista me 6 emra, i cili ka siguruar 35 firma nga PD.
Pd ka kërkuar rihapje të procesit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit ndërsa deklaruan se të vetmit kandidatë të opozitës janë Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjoni.
Shalsi: Kishte nga ata kolegë të opozitës, që thonin më ka thënë numri 2 i partitë (Flamur Noka) të firmos për Endri Shabanin. Për veprimet që bëjmë, ne paguajmë pasojat. Të mos humbasim kohë, të vijojmë me procedurat.
Korreshi: Shals, unë mbaj përgjegjësi për firmat e mia. Unë sekretarin e Përgjithshëm kam pyetur a ka vendim grupi, më ka thënë jo, se mundem me të gjithë (për të dhënë firma), pa u bërë keq. S’ka pasur vendimmarrje grupi, pra mund t’i jepeshin firmat kujtdo kandidati që ne mos të ishim keq me askënd. Për sa kohë s’ka pas vendim për kandidat të caktuar, deputetët mundet që për një lidhje shoqërore etj, mund të merrnin firmën kandidatët. Por këto firma i dhamë pa kaluar në komision ligjesh për të parë kriteret kushtet a pranoheshin etj. Ne tërhoqëm gjithë firmat që të zgjidhet në konsensus. A na i ka marrë njëri natën, ditën, na ka detyruar? Jo, firmat i kemi dhënë. -

Këlliçi: PD merr pjesë në procesin për Avokatin e Popullit vetëm nëse hiqet emri i Endri Shabanit
Procesi për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit është përfshirë nga tensione të larta politike, teksa Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancën socialiste për një skenar të paracaktuar dhe ka ndërmarrë një hap drastik duke tërhequr mbështetjen për të gjithë kandidatët.
Nga foltorja e Kuvendit, deputet i opozitës Belind Këlliçi deklaroi se, PD ka tërhequr firmat e saj për të 26 kandidaturat në garë, duke e cilësuar procesin një “farsë”. Sipas tij, mazhoranca po zbaton një plan për të zgjedhur kandidatin e saj të preferuar, Endri Shabani, të cilin e quajti “lepuri i Surelit” i këtij procesi.
“Heqjen e të gjitha firmave të deputetëve të Partisë Demokratike për të gjitha kandidaturat që janë paraqitur para Komisionit të Ligjeve për të garuar për pozicionin e Avokatit të Popullit. Në listën e kandidaturave janë 26 kandidatura, por sigurisht aty ndodhet dhe lepuri i Surelit, në këtë rast Endri Shabani, i cili sot po plotëson dhe po çon deri në fund skenarin e kësaj mazhorance, të paralajmëruar javë më parë në këtë foltore, se Avokatin e Popullit këtë radhë do ta merrte Partia Socialiste.
Është thënë këtu në këtë foltore nga deputetë të kësaj mazhorance, në mos gaboj ka qenë i pari Erion Mile, që e ka thënë, më pas ka qenë Ulsi Manja. Që të jemi të qartë për qëndrimin tonë. Qëndrimi ynë është i prerë. Sot që ne flasim, asnjë nga 26 kandidaturat për Avokat Popullit nuk i ka firmat e deputetëve të Partisë Demokratike për të garuar në këtë pozicion.
Nëse i riktheheni precedentit të vitit 2022 në këtë sallë, keni pranuar tërheqjen e firmave gjatë seancës plenare, jo më një javë përpara procesit. Ka qenë rasti i votimit të Avokatit të Popullit dhe janë tërhequr në këtë sallë firmat për Ledio Braho, Dorian Gjomarkaj dhe një kandidaturë të tretë Bledar Dervishin dhe e keni pranuar po ju, kjo mazhorancë.
Kështu që, qëndrimi ynë sot është i qartë. Partia Demokratike nuk merr pjesë fare në këtë farsë, për sa kohë nuk tërhiqni emrin e Endri Shabanit nga lista e propozimeve. Kandidaturat zyrtare të Partisë Demokratike, në zbatim dhe të vendimit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, janë zonja Adriana Kalaja dhe zoti Besim Ndregjoni.
Ne jemi të gatshëm që nëse kemi 5 minuta apo 10 minuta kohë dhe marrim pushim në këtë seancë, të mbledhim firmat për të paraqitur zyrtarisht një kandidaturë apo dy në emër të opozitës, por tani që ne flasim, asnjë prej kandidaturave që ju kërkoni të hidhni në votim ditën e sotme, nuk është e ligjshme për t’u kaluar në votim.
Kjo është lista me 44 firma të deputetëve të Partisë Demokratike dhe është absurde që ju vijoni të çoni skenarin e kapjes së institucionit të Avokatit të Popullit përpara. Kemi njoftuar të gjitha institucionet ndërkombëtare, të gjithë selitë diplomatike në vend për këtë…
Dhe duke marrë parasysh edhe progres-raportin e fundit, sigurisht ky është një shqetësim përsa i përket akaparimit edhe të institucioneve kushtetuese nga persona me peshë politike dhe dukshëm në këtë rast kemi të bëjmë me një ish-kryetar partie dhe me një funksionar në Këshillin Bashkiak. E them dhe njëherë, Endri Shabani nuk përfaqëson vullnetin e Partisë Demokratike dhe kandidaturat tona janë zonja Adriana Kalaja dhe zoti Besim Ndregjoni”, u shpreh Këlliçi. -

Debati për Avokatin e Popullit, Berisha dhe Këlliçi tregojnë pse tërhoqi firmat PD: Institucioni synohet të merret nga PS
Ditën e sotme, në seancë plenare, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tregoi pse opozita u tërhoq nga zgjedhja e Avokatit të Popullit.
Berisha tha se opozita veproi në përputhje me Kushtetutën dhe Komisionin e Ligjeve.
Berisha: E keqja banale e kombit jeni ju. E keqja banale e kohës jeni ju. Pse i them këto? Ky parlament ka një Komision Ligjesh, këtë Komision Ligjesh e kryeson një ish-ministër i juaj. Në garën e Avokatit të Popullit, një ditë ky mbledh komisionin dhe vendos në mënyrë të diskutueshme, me të drejtë apo pa të drejtë, nuk mund të them, që për kandidatët për Avokat të Popullit do ketë deputeti të drejtë vetëm për një firmë. Ky është një vendim i një komisioni, që ligji dhe Kushtetuta e ngarkon për shqyrtimin dhe për organizimin e procedurës së votimit të Avokatit të Popullit. Ai është kryetar komisioni.Tjetër puna se e keqja banale e shndërron atë në hiç. Ne zbatuam vendimin e Komisionit të Ligjeve. Në përputhje me vendimin e Komisionit të Ligjeve, ne bëmë shkresën dhe tërhoqëm të gjitha firmat. Dhe, thashë edhe njëherë, deputeti mund të vendosë një firmë për një kandidat, për të tjerë mund të vendosë shumë, por vendimi i Komisionit të Ligjeve ishte i qartë, nuk pranohen sepse janë vendosur firma, i njëjti deputet ka firmosur disa kandidatë.
Ndërsa deputeti demokrat Belind Këlliçi theksoi se “PD nuk merr pjesën në këtë farsë sa kohë nuk tërhiqet emri i Endri Shabanit”, duke theksuar se synimi është që Avokati i Popullit të merret nga PS.
Belind Këlliçi: E kemi bërë të ditur me shkrim qëndrimin tonë mbi këtë proces. Jeni njoftuar për tërheqjen e të gjitha firmave për të gjitha kandidaturat që kanë paraqitur për të garuar për pozicionin e avokatit të popullit. Është edhe lepuri i Surrelit, që po çon deri në fund skenarin e kësaj maxhorance të paralajmëruar javë më parë se Avokatin e Popullit do e merrte PS, e kanë thënë socialistët. Qëndrimi ynë është i prerë, asnjë nga 26 kandidaturat nuk i ka firmat e deputetëve të PD. PD nuk merr pjesën në këtë farsë sa kohë nuk tërhiqni emrin e Endri Shabanit. Kandidaturat tona janë Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjoni.