Tag: Pogradec

  • Gjendet një trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit. Nxirret në breg nga policia kufitare

    Gjendet një trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit. Nxirret në breg nga policia kufitare

    Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në qytetin e Pogradecit, ku një shtetas i moshuar është gjetur i pajetë në ujërat e liqenit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas informacioneve paraprake nga policia kufitare, trupi i pajetë është pikasur në liqen dhe më pas është nxjerrë në breg nga shërbimet policore. Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa autoritetet janë duke punuar për identifikimin e tij dhe përcaktimin e rrethanave të ngjarjes. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të saj. Deri në këto momente, nuk përjashtohet asnjë pistë, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • E rëndë në Pogradec/ Gjendet një kufomë në liqen, ende pa identitet

    E rëndë në Pogradec/ Gjendet një kufomë në liqen, ende pa identitet

    Një person është gjetur i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake, trupi i pajetë sapo është nxjerrë në breg nga policia kufitare.
    Bëhet fjalë për një person të moshuar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende me dije.
    Sakaq, policia po punon për identifikimin e të moshuarit dhe shkaqet e vdekjes së tij.

  • Pogradec, gjendet një person i pajetë në ujërat e liqenit

    Pogradec, gjendet një person i pajetë në ujërat e liqenit

    Gjendet një person i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit.
    Burime me dije se është gjetur një i moshuar nga pushuesit në breg të liqenit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e viktimës.
    Ngjarja ka ndodhur në një nga zonat më të populluar me pushues të qytetit.
    Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me vetëmbytje apo me probleme kardiake të personit në kohën kur është futur në ujë.

  • E rëndë në Pogradec, gjendet një person i pajetë në ujërat e liqenit

    E rëndë në Pogradec, gjendet një person i pajetë në ujërat e liqenit

    Gjendet një person i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit.
    Burime bëjnë me dije se është gjetur një i moshuar nga pushuesit në breg të liqenit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e viktimës.
    Ngjarja ka ndodhur në një nga zonat më të populluar me pushues të qytetit.
    Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me vetëmbytje apo me probleme kardiake të personit në kohën kur është futur në ujë.

  • Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend

    Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend

    Në shumë kulla vrojtimi në bregdet nuk ka asnjë njeri.
    Plazhet janë plot, por sytë e atyre që garantojnë sigurinë e pushuesve mungojnë.

    Kjo panoramë përsëritet edhe këtë vit nga veriu në jug.

    “Gjatë një vëzhgimi të bërë nga Tv Klan, në plazhin e Shëngjinit, shumë prej kullave të vrojtimit që janë vendosur për sigurinë e pushuesve ishin bosh, ndërsa në shumë të tjera vrojtuesit ishin vigjilent”, raporton gazetari Martin Marku.
    “Jo s’kam parë, duhet të ketë”, u shpreh një pushues.
    “Duhet patjetër, me u përgjigj dikush…”, tha një pushues tjetër.
    Sipas ligjit, edhe plazhi publik duhet të garantojë shërbimin me vrojtues plazhi, por në realitet mungojnë e në disa raste ato ruhet nga vrojtuesi i zonës private ngjitur, përmes një dakordësie mes bashkisë dhe bizneseve.
    “Nuk kemi pasur shqetësim këtë sezon. Ngjitur jam me plazhin publik, do të jap të pamundurën, edhe sikur ta kem zonën time”,tha Gjon Çoku, vrojtues plazhi.

    Edhe në Durrës, situata është e njëjtë, në disa zona vrojtuesit janë në detyrë e në të tjera mungojnë plotësisht.

    “Ky standard sigurie mungon në kulmin e sezonit, ndërsa institucionet lokale pretendojnë se zgjidhja është gjetur përmes bashkëpunimit me subjektet private. Roja e plazhit privat, sipas tyre do të mbulojë edhe hapësirën publike ngjitur.”, raporton gazetarja Enkeleda Arapi.
    “Publiku s’ka, po është ky i kësaj…”, tha një pushues.
    Në Divjakë, që është një nga plazhet me hapësirat më të mëdha publike, problemet janë të njëjta, struktura ka, ndërsa njerëz jo.
    “Në Divjakë të gjitha bizneset kanë vendosur kulla vrojtimi, por jo në të gjithë këto ka punonjës.”, raporton gazetarja Anila Sefa.
    Në jo pak raste personat që në dokumente rezultojnë si vrojtues, në praktikë janë të angazhuar me detyra të tjera brenda subjektit privat.
    Kjo ndodh edhe në Vlorë.
    “Një nga mungesat që vihet re gjatë këtij sezoni turistik janë vrojtuesit e plazheve.”, raporton gazetarja Greta Haska.
    Ndërsa në plazhet publike, në disa raste janë vendosur vetëm tabela informuese.
    “Duhet të jemi të vëmendshëm, ka njerëz që mund të rrezikojnë për probleme shëndetësorë që mund të kenë”, shprehet Ariel Lamaj, vrojtues plazhi.
    Një shembull i mirë vjen nga vija breg-liqenore e Pogradecit.
    “Edhe vjet që ishim, këto kullat kështu ishin”, tha një pushuese.
    Në pjesën me të madhe, si zonat publike ashtu edhe ato private kullat e vrojtimit janë funksionale.
    “Tek plazhet publike, bashkia e Pogradecit ka punësues vrojtues, të cilët qëndrojnë nga ora 09:00 deri nga ora 17:00 – 18:00, duke siguruar qytetarët”, tha Entela Karafili, drejtore e Tatim – Taksave në bashkinë Pogradec“
    Nga viti 2017 e deri më sot, në vend janë trajnuar dhe certifikuar rreth 1 900 vrojtues plazhi.
    Tv Klan

  • Vëzhgimi: Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend

    Vëzhgimi: Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend

    Në shumë kulla vrojtimi në bregdet nuk ka asnjë njeri.

    Plazhet janë plot, por sytë e atyre që garantojnë sigurinë e pushuesve mungojnë.

    Kjo panoramë përsëritet edhe këtë vit nga veriu në jug.

    “Gjatë një vëzhgimi të bërë nga Tv Klan, në plazhin e Shëngjinit, shumë prej kullave të vrojtimit që janë vendosur për sigurinë e pushuesve ishin bosh, ndërsa në shumë të tjera vrojtuesit ishin vigjilent”, raporton gazetari Martin Marku.

    “Jo s’kam parë, duhet të ketë”, u shpreh një pushues.

    “Duhet patjetër, me u përgjigj dikush…”, tha një pushues tjetër.

    Sipas ligjit, edhe plazhi publik duhet të garantojë shërbimin me vrojtues plazhi, por në realitet mungojnë e në disa raste ato ruhet nga vrojtuesi i zonës private ngjitur, përmes një dakordësie mes bashkisë dhe bizneseve.

    “Nuk kemi pasur shqetësim këtë sezon. Ngjitur jam me plazhin publik, do të jap të pamundurën, edhe sikur ta kem zonën time”, tha Gjon Çoku, vrojtues plazhi.

    Edhe në Durrës, situata është e njëjtë, në disa zona vrojtuesit janë në detyrë e në të tjera mungojnë plotësisht.

    “Ky standard sigurie mungon në kulmin e sezonit, ndërsa institucionet lokale pretendojnë se zgjidhja është gjetur përmes bashkëpunimit me subjektet private. Roja e plazhit privat, sipas tyre do të mbulojë edhe hapësirën publike ngjitur.”, raporton gazetarja Enkeleda Arapi.

    “Publiku s’ka, po është ky i kësaj…”, tha një pushues.

    Në Divjakë, që është një nga plazhet me hapësirat më të mëdha publike, problemet janë të njëjta, struktura ka, ndërsa njerëz jo.

    “Në Divjakë të gjitha bizneset kanë vendosur kulla vrojtimi, por jo në të gjithë këto ka punonjës.”, raporton gazetarja Anila Sefa.

    Në jo pak raste personat që në dokumente rezultojnë si vrojtues, në praktikë janë të angazhuar me detyra të tjera brenda subjektit privat.

    Kjo ndodh edhe në Vlorë.

    “Një nga mungesat që vihet re gjatë këtij sezoni turistik janë vrojtuesit e plazheve.”, raporton gazetarja Greta Haska.

    Ndërsa në plazhet publike, në disa raste janë vendosur vetëm tabela informuese.

    “Duhet të jemi të vëmendshëm, ka njerëz që mund të rrezikojnë për probleme shëndetësorë që mund të kenë”, shprehet Ariel Lamaj, vrojtues plazhi.

    Një shembull i mirë vjen nga vija breg-liqenore e Pogradecit.

    “Edhe vjet që ishim, këto kullat kështu ishin”, tha një pushuese.

    Në pjesën me të madhe, si zonat publike ashtu edhe ato private kullat e vrojtimit janë funksionale.

    “Tek plazhet publike, bashkia e Pogradecit ka punësues vrojtues, të cilët qëndrojnë nga ora 09:00 deri nga ora 17:00 – 18:00, duke siguruar qytetarët”, tha Entela Karafili, drejtore e Tatim – Taksave në bashkinë Pogradec

    Nga viti 2017 e deri më sot, në vend janë trajnuar dhe certifikuar rreth 1 900 vrojtues plazhi.

  • Patrulla të shtuara në rrugët e qarkut të Korçës, më shumë se 770 masa administrative në një javë

    Patrulla të shtuara në rrugët e qarkut të Korçës, më shumë se 770 masa administrative në një javë

    Sektori i Qarkullimit Rrugor në Qarkun e Korçës vijon me patrullime të shtuara në të gjitha akset rrugore, me fokus të veçantë në rrugët nacionale, ku fluksi i automjeteve është më i lartë, sidomos gjatë sezonit veror.
    Forcat e policisë rrugore dhe jo vetem janë të pranishme me patrulla të shtuara edhe brenda qyteteve të Korçës dhe Pogradecit, për të garantuar rendin dhe sigurinë në rrugë.
    Si rezultat i kontrolleve intensive, brenda një jave janë vendosur mbi 770 masa administrative, kryesisht për shkelje si mosrespektimi i sinjalistikës rrugore dhe tejkalimi i shpejtësisë së lejuar.
    Policia Rrugore apelon për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve, duke respektuar rregullat e qarkullimit, në mënyrë që të parandalohet çdo ngjarje e mundshme rrugore dhe të garantohet një sezon i sigurt për të gjithë qytetarët dhe turistët që vizitojnë zonën.

  • “Listohen më shumë apartamente, por fitohet më pak”/ Air BnB në Shqipëri, konkurrenca në turizëm po ul çmimet

    “Listohen më shumë apartamente, por fitohet më pak”/ Air BnB në Shqipëri, konkurrenca në turizëm po ul çmimet

    Po listohen më shumë apartamente, por mesatarisht po fitohet më pak. Sipas të dhënave nga Airbnb, në fillim të këtij viti ishin listuar rreth 23 mijë apartamente me qira ditore.
    Ndonëse kjo shifër është gati 40% më e lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat nuk janë rritur në të njëjtin nivel. Si rezultat, fitimi mujor për një apartament të listuar ka pësuar rënie.
    “Për sa kohë që janë shtuar ndjeshëm, mendoj se në uljen e të ardhurave mesatare ka ndikuar ndryshimi i strukturës së apartamenteve. Mund të jenë regjistruar apartamente me çmime më të ulëta dhe, natyrshëm, çmimi mesatar bie,” shprehet eksperti për turizmin, Besnik Vathi.
    Rritja e listimeve të reja është vënë re kryesisht në Tiranë dhe në qytetet bregdetare si Vlora, Saranda, Lezha dhe Durrësi. Ndërkohë, disa qytete të tjera me potencial turistik ende nuk kanë përfituar nga ky zhvillim.
    “Nëse në Pogradec apo qytete të tjera nuk vërehet ende një rritje e listimeve me qira ditore, do të thotë që turizmi atje është ende në fillesat e tij. Këto zona duhet të shoqërohen me aktivitete që i bëjnë më atraktive,” shton zoti Vathi.
    Sipas të dhënave të Airbnb, pritet që korriku dhe gushti të sjellin kulmin e të ardhurave për apartamentet me qira ditore, duke arritur deri në 1500 euro në muaj, për shkak të kërkesës së lartë gjatë sezonit turistik.

  • I gjithë grupi i Laert Haxhiut, në burg me 4 telefona, kufje e karikues. Kush është furnitori i bandës

    I gjithë grupi i Laert Haxhiut, në burg me 4 telefona, kufje e karikues. Kush është furnitori i bandës

    Një dosje hetimore tregon një situatë jo optimiste në sistemin penitenciar të burgjeve në Shqipëri, ku sendet e palejuara (telefona), futen në ambjentet e brendshme të burgjeve dhe prej andej persona me rrezikshmëri të lartë, vijojnë të japin urdhëra dhe drejtojnë aktivitetin kriminal të grupit.

    Dosja flet për një aktivitet të shtuar të grupit të Laert Haxhiut, i cili edhe pse ndodhet i izoluar në ambjentet e burgut të sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, është interceptuar nga skuadra operacionale e Burgjeve, e cila konstatoi dhjetëra thirje telefonike të kryera nga Haxhiu.

    Materiali hetimor nënvizon se tre anëtarët kryesorë të grupit të Laert Haxhiut të dënuar me burgim të përjetshëm si Anterio Kaloshi, Laert Haxhiu dhe Anterio Kaloshi janë përqëndruar në sektorin “A” të burgut të Drenovës, duke vuajtur dënimin me burg përjetë në dhomat ngjitur me njëra-tjetrën me Nr. 4, 5 dhe 6.

    Pikërisht në këto dhoma qëndrojnë dhe të dënuar të tjerë si pogradecari Xhensi Lipo, i dënuar me 19 vite burg për akuzën e vrasjes së Erjon Ibit dhe Vladimir Kurti, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Bucit.

    Gjatë kontrollit të 3 dhomave skuadra operacionale gjeti dhe sekuestroi 4 aparate telefonike të markave “Iphone” dhe “Samsung”, kufje të markave “AWEI” dhe “IPODS”.

    Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi mbetet e paqartë se kush është personi që ka furnizuar grupin e Laert Haxhiu me mjetet telefonike.

    Prokuroria që po ndjek rastin, po kryen një seri veprimesh hetimore me shpresën e gjetjes së personit që ka mundësuar futjen e sendeve telefonike, pikërisht në qelitë Nr.4, 5, dhe 6, ku vuajnë dënimin 4 personat me burgim të përjetshëm.

    Ndërkohë që 4 telefonat janë kqyrur dhe njëherësh në ditët në vijim do dërgohen dhe për ekspertim kompjuterik.

    Ndryshe nga sa kanë raportuar disa media se telefoni i Laert Haxhiut është marë nga SPAK për tu ekspertuar, në fakt është krejt e kundërta pasi aparati “Iphone” i Haxhiut dhe 3 celularët e tjerë janë sekuestruar nga prokuroria e Korçës dhe aktualisht këto prova janë në administrim për llogari të kësaj prokurorie.

    Prej dy ditësh kjo prokurori ka rregjistruar një dosje penale për akuzën e “Futjes së sendeve të palejuara në ambjentet e brendshme të burgut”, ku të dyshuar janë të dënuarit Laert Haxhiu, Anterio Kaloshi, Orgest Bilbili, Vladimir Kurti dhe Xhensi Lipo.

    Sipas dosjes hetimore rezulton se kontrolli është kryer mëngjesin e datës 29 qershor 2025, ku forcat operacionale të Policisë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kanë kryer “skanimin” e 3 dhomave.

    Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka mësuar se kontrolli është ushtruar në ambientet e sektori 2 Godina “A” kati i parë në dhomat Nr. 4, 5 dhe 6, pasi në dhomën Nr. 4 banojnë të dënuarit Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

    Në këtë dhomë janë gjetur një palë kufje me kuti të markës “AËEI” me ngjyrë të zezë dhe një fishë karikimi me ngjyrë të bardhë.

    Gjithashtu në pjesën e jashtme mes dritareve të dhomave Nr. 4 dhe Nr. 5, janë konstatuar 3 telefona celularë, 2 të markës “Iphone” në gjendje të rregullt dhe një i markës “Samsung” i ndezur por i dëmtuar me ekran të thyer.

    Aparatet e telefonit janë hedhur nga të dënuarit nga dritaret e katit të parë në oborrin e burgut, pasi ata kanë parë futjen e skuadrës së operacionales për kontroll brenda në sektorin ku vuanin dënimin.

    Për të hedhur dritë mbi këtë pjesë, policia e burgjeve ka sekuestruar pamjet filmike të datës 29 qershor 2025, pamje të cilat monitorojnë sektori 2 Kati 1, Godina “A” dhe ambientet e jashtme të dritareve të godinës “A”, me qëllim verifikimin se kush person i hodhi 3 telefonat nga dritarja e dhomës Nr.4 dhe dhomës Nr.5.

    Ndërkohë në dhomën Nr. 6, ku vuan dënimin i dënuari Laert Haxhiu janë konstatuar në pjesën e krevatit, një karikues, një telefon i zi “Iphone”, një karikues dhe një palë kufje “Ipods” me ngjyrë të bardhë.

    Menjëherë pas këtij konstatimi Drejtoria e Burgut të Sigurisë së Lartë në Drenovë të Korçës, në datën 29 qershor ka marë vendimin për mbylljen në izolim të Laert Haxhiut.

    Ndërsa janë tërhequr dhe bërë pjesë e dosjes hetimore, çështjet penale të Laert Haxhiu,Vladimir Kurtit, Anterio Kaloshit, Orgest Bilbilit dhe Xhensi Lipos.

    Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Korçë, pasi janë dënuar të tre për akuzën e vrasjes së Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, ngjarje kjo që ka ndodhur në vitin 2017, ku mbetën të plagosur dhe dy persona të tjetër./ oranews/

     

  • Turizmi patriotik, shqiptarët zgjedhin të pushojnë brenda vendit

    Turizmi patriotik, shqiptarët zgjedhin të pushojnë brenda vendit

    Gjithnjë e më shumë shqiptarë po zgjedhin të pushojnë brenda vendit. Qoftë në bregdet, qoftë në Alpe, trendi i njohur si turizëm patriotik po rritet ndjeshëm këtë verë, duke ngjallur shpresë për zhvillimin e ekonomisë vendase.
    Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se mbi 40% e pushuesve shqiptarë në vitin 2024 kanë zgjedhur të udhëtojnë brenda vendit. Popullariteti i zonave si Thethi, Pogradeci apo Dhërmiu është rritur ndjeshëm.
    Ekspertët kërkojnë më shumë investime në infrastrukturë dhe promovim të zonave më pak të njohura. Nëse kjo prirje përkrahet, pushimet në Shqipëri mund të kthehen në një zgjedhje jo vetëm të zemrës, por edhe të mendjes.
    Tv Klan