Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.
Sipas të dhënave nga policia, mjeti i drejtuar nga 34 vjeçari Alfons Bleta ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.
Për pasojë 34-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, teksa policia po heton për shkaqet e aksidentit fatal.
Njoftimi:
Pogradec/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga shtetasi A.B, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi A.B, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Tag: Pogradec
-

Aksident me vdekje në Pogradec! Makina bie në liqen, humb jetën 34-vjeçari (Emri)
-

Aksident me vdekje në Pogradec, makina bie në liqen
Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.
Sipas të dhënave nga policia, mjeti i drejtuar nga 34 vjeçari Alfons Bleta ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.
Për pasojë 34-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, teksa policia po heton për shkaqet se përse i riu humbi kontrollin e mjeti
-

UNESCO pr/vendim për shpalljen e liqenit të Ohrit pasuri në rrezik, Zhupa:Një regres në mbrojtjen e…
Nga Julia Vrapi
Liqeni i Ohrit pjesa shqiptare është në listën e trashëgimisë së UNESCO-s që nga korriku i vitit 2019, por rekomandimet që janë lënë për të mbrojtur këtë pasuri botërore nuk janë zbatuar nga institucionet, ku problem janë dhe planet ndërtimore. Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa deklaroi një ditë më parë se liqeni i Ohrit do të inskriptohet në listën e trashëgimisë botërore në rrezik. Zhupa deputete e PD dhe kryetare e komisionit përgjegjës për kulturën vë në dukje se kjo që po ndodh me liqenin e Ohrit është një regres në mbrojtje të pasurive trashëgimi botërore. “Fatkeqësisht ajo që kishim parashikuar ndodhi.
Është nga ato rastet kur nuk do doje të kishe të drejtë por askush nuk i vuri veshin vendimeve të mëparshme të UNESCO-s dhe qindra kundërshtimeve tona publike. Në projekt vendimin për Liqenin e Ohrit, që po diskutohet në Sesionin e 47 të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, UNESCO pasi e kishte përsëritur disa herë nga viti 2020 shqetësimin e saj më të thellë ndaj miratimit të Parkut Ujor Drilon -Tushemisht dhe i kishte kërkuar qeverisë që të ndalë menjëherë zbatimin e projektit ka dalë me qëndrimin se: Liqeni i Ohrit do të inskriptohet në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Një lajm shumë i keq për Shqipërinë, një regres në mbrojtjen e pasurive trashëgimi botërore”, shprehet Zhupa.
Në deklaratën e saj Zhupa thotë se çdo vendim i mëparshëm i UNESCO-s ka rënë vesh të shurdhët dhe në syrin qorr të qeverisë dhe klientëve. “Kjo situatë vjen nga shtimi i planeve ndërtimore të qeverisë falë ndryshimit të ligjit të zonave të mbrojtura dhe dorëzimi pa kushte te AADF, koncesionari i Butrintit, të cilët kanë 7 nga 15 nënprojektet e Parkut Ujor, përfshirë parkingje, dhe natyrisht Qendrën e Vizitorëve. Propaganda Kumbaro- Granoff sic mund të shikoni dhe disa pamje nga kronikat gati të show flisnin për mbrojtje ndërkohë që UNESCO jo vetëm e kundërshton por ka arritur deri aty sa të kërkojë penalizim si një mënyrë të reflektuar dhe respektuar standardet”, shprehet Zhupa.
Zbatimi i masave rregullatore
Liqeni i Ohrit është përfshirë në listën e UNESCO-s si pasuri e kombinuar e trashëgimisë, natyrore dhe kulturore. Ina Zhupa deputete e PD shprehet se UNESCO kërkon që qeveria të ndalojë ndërtimet dhe të zbatojë në mënyrë rigoroze masat rregullatore për mbrojtjen e VJU të pasurisë. “UNESCO shpreh keqardhje të thellë për ndërtimin e një kompleksi pesëkatësh në Tushemisht dhe ngritjen e zonave zhvillimore pranë Tushemishtit, Burimeve të Drilonit dhe Gadishullit të Linit pa vlerësime të përshtatshme të ndikimit të tyre në mjedis.
Ata kërkojnë nga qeveria shqiptare në mënyrë të qartë dhe të prerë që: a) Të rishikojë dhe reduktojë zhvillimin në Tushemisht në përputhje me kërkesat për ruajtjen e Vlerave të Jashtëzakonshme Universale; b) Të ndryshojë Planin e Përgjithshëm Vendor të Pogradecit për të përjashtuar mundësitë e urbanizimit në zona ekologjikisht të ndjeshme, përfshirë ato midis Tushemishtit dhe Burimeve të Drilonit, si dhe në Gadishullin e Linit; c) Të zbatojë në mënyrë rigoroze masat rregullatore për mbrojtjen e VJU të pasurisë. Pra kërkon që qeveria shqiptare të heqi dorë nga ndërtimet në zonat e mbrojtura”, vijon Zhupa në deklaratën e saj. Sipas Zhupës, UNESCO kërkon atë që kanë kërkuar dhe ata dhe vazhdojnë kërkojnë dhe me betejën për ligjin e zonave të mbrojtura në Gjykatën Kushtetuese për të mos qenë para situatave të tilla, ku rrezikohet mosekzistenca më e pasurive me vlera universale dhe ato shpallen në rrezik. Si kryetare e komisionit përgjegjës për kulturën Zhupa thotë se kërkon respektimin dhe zbatimin një më një të rekomandimeve të UNESCO-s pa asnjë vonesë. “Mbështes UNESCO-n në monitorimin që i bën Shqipërisë për mbrojtjen e pasurive kombëtare të inskriptuara në të”, shprehet ajo. Ndër të tjera në deklaratën e saj, Zhupa thotë se duhet të vendosen para përgjegjësisë ligjore ata që shkelin ligjet dhe dëmtojnë trashëgiminë kulturore-natyrore shqiptare.
“I bëj thirrje publike Prokurorisë të hapë menjëherë çështjen penale për të vendosur para përgjegjësisë ligjore të gjithë aktorët qeveritarë, lokalë apo të AADF-së, që qëllimshëm kanë shkelur rekomandimet e UNESCO-s dhe ligjet e shtetit shqiptar dhe po shkatërrojnë me vetëdije trashëgiminë kulturore-natyrore shqiptare”, vijon Ina Zhupa deputete e PD në deklaratën e saj. Liqeni i Ohrit, pjesa shqiptare u bë pasuri e UNESCO në 5 korrik 2019 me vendim të Komitetit të Trashëgimisë Botërore në sesionin e 43 të mbajtur në BAKU, Azerbajxhan. Liqeni i Ohrit, është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga më të vjetrit në botë. Pjesa më e madhe e liqenit i përket Maqedonisë së Veriut, kurse pjesa tjetër, Shqipërisë. -

Zonat e mbrojtura në rrezik, beteja ligjore në Gjykatën Kushtetuese
Brenda muajit pritet vendimi i gjykatës
Një vit pas miratimit të ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, beteja për mbrojtjen e natyrës arrin në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi pritet brenda korrikut. Lexo më shumë në Faktoje.al
Esmeralda Topi – Faktoje/
Më 2 mars 2024, socialistët miratuan ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, shoqërisë civile, ekspertëve të mjedisit dhe Brukselit. Presidenti Bajram Begaj, pavarësisht pritshmërive për ta kthyer ligjin për rishqyrtim, e dekretoi atë disa javë më pas, duke lënë si mundësi të vetme ankimimin në Gjykatën Kushtetuese.
Një vit më vonë, beteja ligjore është zhvendosur pikërisht aty, ku deputetë të opozitës, të mbështetur nga Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS) dhe Qendra EcoAlbania, kërkojnë pezullimin e këtij ligji, që, sipas tyre, kërcënon rëndë natyrën shqiptare dhe bie ndesh me Kushtetutën e vendit.
Ligji ekzistues parashikonte ndalime të rrepta për ndërtimet në zona të mbrojtura, ndërsa ndryshimet e miratuara i hapin rrugën zhvillimeve infrastrukturore dhe turistike.
Me sytë nga Kushtetuesja
Pas dy seancash, Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë vendimin për këtë çështje brenda këtij muaji. Vendimi pritet të ketë ndikim jo vetëm për të ardhmen ekologjike të Shqipërisë, por edhe për pjesëmarrjen publike në vendimmarrje që prekin mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Presidenti i Shoqatës Ornitologjike të Shqipërisë, Taulant Bino, pret një vendim të pavarur dhe jo të ndikuar nga politika.
“Në fund të fundit, ky nuk është një vendim për organizatat, por për dinjitetin tonë njerëzor, për mbrojtjen e shëndetshme të kësaj natyre dhe mjedisi që na e kanë lënë të parët dhe duhet tua trashëgojmë, në gjendje edhe më të mirë, brezave të ardhshëm. Mjedisi dhe natyra nuk janë të politikës, por të shqiptarëve”, argumenton Bino për Faktoje.al.
Edhe Olsi Nika, nga qendra “Eco Albania” thekson se Kushtetuesja ka përgjegjësi të madhe për të rikthyer besimin në shtetin e së drejtës.
“Nëse Gjykata do ta rrëzojë këtë ligj, do të jetë një fitore për komunitetet lokale dhe për të gjithë ata që shohin në natyrën shqiptare një pasuri të përbashkët e të patjetërsueshme. Në të kundërt, mund të hapë një epokë të re të zhvillimeve turistike intensive në zemër të pasurive natyrore të vendit, me pasoja të pariparueshme për biodiversitetin dhe identitetin ekologjik të Shqipërisë”, pohon Nika.
Po ashtu, deputetja Ina Zhupa, një nga nismëtaret e padisë ndan të njëjtën pritshmëri. Ajo tha për Faktoje.al se pret që Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë ligjin mbi këto argumenta:
“Pikësëpari vërtetuam që nuk është kryer një proces i konsultimit publik, siç e kërkon Kushtetuta për çështjet e mjedisit. Së dyti, vërtetuam që ligji nuk duhet të kishte kaluar sepse ishte një ligj me kosto financiare dhe nuk shoqërohej me raport financiar për këto kosto”, thotë Zhupa duke shtuar se:
“Së treti, që është dhe thelbi i çështjes, tashmë në zonat e mbrojtura me këtë ligj është hequr çdo lloj kufizimi. Mund të shfarrosen fare zonat e mbrojtura. Kjo cënon edhe parimin e solidaritetit social”.
Prapavijë
Debati për fatin e zonave të mbrojtura nuk është i ri. Prej vitit 2019, kur nisi procesi i rishikimit të rrjetit të zonave të mbrojtura, vendimmarrja është shoqëruar me polemika dhe protesta. Vendimi i KKT-së në dhjetor 2020 që reduktoi sipërfaqet e disa zonave të mbrojtura u përball me reagime të forta, ndërsa në nëntor 2022 u miratua një hartë përfundimtare me disa korrigjime dhe shtesa të reja si Alpet apo lumi Vjosa. Megjithatë, përpjekjet për të ligjëruar ndërtime në këto zona kulmuan me miratimin e ndryshimeve ligjore vitin e shkuar.
Asokohe, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa u angazhua në një tur takimesh për të diskutuar nëpër Shqipëri, dëmin dhe pasojat që sipas saj sillte ligji i ri në Zonat e Mbrojtura.
“Ligji i Zonave të Mbrojtura është një ligj i cili do të çohet në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike, nga deputetët opozitarë duke qenë se janë një subjek i pakushtëzuar, por ne nuk do jemi vetëm”, premtoi Zhupa në tryezën e parë të diskutimeve në Pogradec.
Një vit më vonë, sytë janë nga Gjykata Kushtetuese, e cila pritet të japë vendimin deri në fund të korrikut.
Përfundim
Deputetja Ina Zhupa, një nga zërat më aktivë kundër ndryshimeve të ligjit për zonat e mbrojtura, kishte premtuar publikisht që do ta çonte këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese. Me dorëzimin e padisë dhe zhvillimin e procesit deri në mbylljen e seancave gjyqësore, ky premtim kategorizohet i mbajtur.
-

SYRI TV/ Shqipëria në flakë dhe tym nga zjarret, në 24 orë janë 25 vatra zjarri në vend
Shqipëria është në pushtetin e flakëve, pasi për 24 orë janë regjistruar 25 vatra zjarri, ku 4 janë aktive.
Zjarri në Dukat është përhapur me shpejtësi dhe rrezikon Parkun e Llogarasë, ndërsa zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës është i vështirë për t’u izoluar dhe rrezikon djegien e këtij parku.
25 vatra zjarri janë regjistruar në 24 orët e fundit, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Finiqit, Vlorës, Selenicës, Elbasanit, Prrenjasit, Poliçanit, Bulqizës, Dibrës, Malësisë së Madhe, Vaut të Dejës, Tiranës, Kamzës, Vorës, Durrësit, Kurbinit, Pogradecit e Korçës. Aktualisht mbeten aktive vatrat në vendin e quajtur “Sotiran”, ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë, në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në lartësi të malit. Janë djegur qindra hektarë pyje, teksa zjarri rrezikon edhe Parkun e Llogarasë.
Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër, zjarri vijon të jetë aktiv. Edhe pse forcat operacionale punuan deri në orët e vona, nuk u arrit izolimi i tij. Në mbështetje të forcave sot do të operojë edhe helikopteri i Forcës Ajrore. Në monitorim mbetet vatra në fshatin Zgërbonjë, njësia administrative Vërtop, bashkia Poliçan. Zjarri nuk paraqet rrezik për përhapje.
Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe dëllinjë në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë. Terreni është i vështirë dhe i largët, ndaj po punohet me mjete të kalueshmërisë së lartë. Në dy raste, zjarret janë evidentuar në banesa dhe një në një godinë biznesi, ku si pasojë ka pasur dëme të konsiderueshme materiale. Si pasojë e zjarreve të rëna, kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre e barishte, janë djegur rreth 5 hektarë me bimësi.
Sot pritet nivel rreziku “I LARTË” pothuajse në të gjitha qarqet. Sot priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, në formë shtrëngate, në qarkun Shkodër. -

Situata e zjarreve në vend: 4 vatra aktive, ja zonat me rrezik të lartë
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive.
Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e: Finiqit, Vlorës, Selenicës, Elbasanit, Prrenjasit, Poliçanit, Bulqizës, Dibrës, Malësisë së Madhe, Vaut të Dejës, Tiranës, Kamzës, Vorës, Durrësit, Kurbinit, Pogradecit e Korçës.
Aktualisht mbeten aktive vatrat:
– Në vendin e quajtur “Sotiran” ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë,në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në lartësi të malit. Situata është mbajtur në monitorim gjatë natës. Ditën e sotme në zonë po operojnë 8 forca zjarrfikëse dhe 7 punonjës nga Shërbimi Pyjor. Dje, në mbështetje të forcave u angazhua helikopteri Cougar i Forcës Ajrore.
– Në monitorim mbetet vatra në fshatin Zgërbonjë, njësia administrative Vërtop, bashkia Poliçan. Zjarri nuk paraqet rrezik për përhapje.
– Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe dëllinjanë vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë. Terreni është i vështirë dhe i largët, ndaj po punohet me mjete të kalueshmërisë së lartë.
– Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër. Edhe pse forcat operacionale punuan deri në orët e vona, nuk u arrit izolimi i tij. Ditën e sotme në terren janë të angazhuar: 7 efektivë zjarrfikës, 6 forca të AdZM, 5 forca bashkiake dhe 25 vullnetarë. Në mbështetje të forcave sot do të operojë edhe helikopteri i Forcës Ajrore.
Në dy raste zjarret janë evidentuar në banesa dhe një në një godinë biznesi, ku si pasojë ka p[atur dëme të konsiderueshme materiale
Si pasojë e zjarreve të rëna kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre e barishte janë djegur rreth 5 hektarë me bimësi.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 30 automjete zjarrfikëse dhe 351 forca. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 59 efektivë, 1 helikopter, 5 automjete zjarrfikëse, 1 pompë thithëse, 2 mjete vetëshkarkuese dhe 1 traktor me zinxhirë.
Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” pothuajse në të gjitha qarqet. Sot priten priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, në formë shtrëngate në qarkun Shkodër.
I gjithë sistemi i mbrojtjes civile vijon të jetë në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri të plotë për ndërhyrje të shpejtë.
-

Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra aktive, ja zonat me rrezik të lartë

Në këtë situatë u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi maksimale.Top Channel
-

Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 25 vatra zjarri, 4 ende aktive
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive.
Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e: Finiqit, Vlorës, Selenicës, Elbasanit, Prrenjasit, Poliçanit, Bulqizës, Dibrës, Malësisë së Madhe, Vaut të Dejës, Tiranës, Kamzës, Vorës, Durrësit, Kurbinit, Pogradecit e Korçës.
Aktualisht mbeten aktive vatrat:
– Në vendin e quajtur “Sotiran” ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë,në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në lartësi të malit.
Situata është mbajtur në monitorim gjatë natës. Ditën e sotme në zonë po operojnë 8 forca zjarrfikëse dhe 7 punonjës nga Shërbimi Pyjor. Dje, në mbështetje të forcave u angazhua helikopteri Cougar i Forcës Ajrore.
– Në monitorim mbetet vatra në fshatin Zgërbonjë, njësia administrative Vërtop, bashkia Poliçan. Zjarri nuk paraqet rrezik për përhapje.
– Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe dëllinjanë vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë. Terreni është i vështirë dhe i largët, ndaj po punohet me mjete të kalueshmërisë së lartë.
– Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër. Edhe pse forcat operacionale punuan deri në orët e vona, nuk u arrit izolimi i tij. Ditën e sotme në terren janë të angazhuar: 7 efektivë zjarrfikës, 6 forca të AdZM, 5 forca bashkiake dhe 25 vullnetarë. Në mbështetje të forcave sot do të operojë edhe helikopteri i Forcës Ajrore.
Në dy raste zjarret janë evidentuar në banesa dhe një në një godinë biznesi, ku si pasojë ka p[atur dëme të konsiderueshme materiale
Si pasojë e zjarreve të rëna kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre e barishte janë djegur rreth 5 hektarë me bimësi.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 30 automjete zjarrfikëse dhe 351 forca. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 59 efektivë, 1 helikopter, 5 automjete zjarrfikëse, 1 pompë thithëse, 2 mjete vetëshkarkuese dhe 1 traktor me zinxhirë.
Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” pothuajse në të gjitha qarqet. Sot priten priten reshje të dobëta deri lokalisht
mesatare, në formë shtrëngate në qarkun Shkodër.
I gjithë sistemi i mbrojtjes civile vijon të jetë në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri të plotë për ndërhyrje të shpejtë.Në këtë situatë u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi maksimale.
-

Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 25 vatra zjarri, 4 ende aktive
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive.
Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e: Finiqit, Vlorës, Selenicës, Elbasanit, Prrenjasit, Poliçanit, Bulqizës, Dibrës, Malësisë së Madhe, Vaut të Dejës, Tiranës, Kamzës, Vorës, Durrësit, Kurbinit, Pogradecit e Korçës.Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive.
Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e: Finiqit, Vlorës, Selenicës, Elbasanit, Prrenjasit, Poliçanit, Bulqizës, Dibrës, Malësisë së Madhe, Vaut të Dejës, Tiranës, Kamzës, Vorës, Durrësit, Kurbinit, Pogradecit e Korçës. -

Shuplakë për qeverinë! Ndërtimet pa kriter, UNESCO shpall pasuri në rrezik liqenin e Ohrit
Deputetja Ina Zhupa ka reaguar ndaj vendimit të UNESCO-s për të futur Liqenin e Ohrit në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik, duke e quajtur këtë një zhvillim të rëndë për Shqipërinë dhe një pasojë të drejtpërdrejtë të neglizhencës së qeverisë.
Sipas Zhupës, paralajmërimet e përsëritura ndër vite janë injoruar qëllimisht nga institucionet shqiptare, ndërsa vendimet janë marrë në funksion të interesave klienteliste dhe planeve ndërtimore që cenojnë rëndë zonat e mbrojtura. Ajo thekson se UNESCO ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të projekteve si Parku Ujor Drilon–Tushemisht dhe ndryshime në planifikimin urban të Pogradecit, ndërkohë që apelon për ndjekje penale ndaj të gjithë zyrtarëve dhe palëve të përfshira në shkelje.
Deklarata
Fatkeqësisht ajo që kishim parashikuar ndodhi. Është nga ato rastet kur nuk do doje të kishe të drejtë por askush nuk i vuri veshin vendimeve të meparshme të UNESCO dhe qindra kundërshtimeve tona publike.
Në projekt vendimin për Liqenin e Ohrit, që po diskutohet në Sesionin e 47 të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, UNESCO pasi e kishte përsëritur disa herë nga viti 2020 shqetësimin e saj më të thellë ndaj miratimit të Parkut Ujor Drilon -Tushemisht dhe i kishte kërkuar qeverisë që të ndalë menjëherë zbatimin e projekt ka dalë me qëndrimin se: Liqeni i Ohrit do të inskriptohet në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.
Një lajm shumë i keq për Shqipërinë, një regres në mbrojtjen e pasurive trashëgimi botërore. Cdo vendim i mëparshëm i UNESCO ka rënë vesh të shurdhët dhe në syrin qorr të qeverisë dhe klientëve.
Kjo situatë vjen nga shtimi i planeve ndërtimore të qeverisë falë ndryshimit të ligjit të zonave të mbrojtura dhe dorëzimi pa kushte te AADF, koncesionari i Butrintit, të cilët kanë 7 nga 15 nënprojektet e Parkut Ujor, përfshirë parkingje, dhe natyrisht Qendrën e Vizitorëve.
Propaganda Kumbaro- Granoff sic mund të shikoni dhe disa pamje nga kronikat gati të show flisnin për mbrojtje ndërkohë që UNESCO jo vetëm e kundërshton por ka arritur deri aty sa të kërkoj penalizim si një mënyrë të reflektuar dhe respektuar standartet.
UNESCO pasi shpreh keqardhje të thellë për ndërtimin e një kompleksi pesëkatësh në Tushemisht dhe ngritjen e zonave zhvillimore pranë Tushemishtit, Burimeve të Drilonit dhe Gadishullit të Linit pa vlerësime të përshtatshme të ndikimit të tyre në mjedis.
Ata kërkojnë nga qeveria shqiptare në mënyrë të qartë dhe të prerë që:a) Të rishikojë dhe reduktojë zhvillimin në Tushemisht në përputhje me kërkesat për ruajtjen e Vlerave të Jashtëzakonshme Universale;b) Të ndryshojë Planin e Përgjithshëm Vendor të Pogradecit për të përjashtuar mundësitë e urbanizimit në zona ekologjikisht të ndjeshme, përfshirë ato midis Tushemishtit dhe Burimeve të Drilonit, si dhe në Gadishullin e Linit;c) Të zbatojë në mënyrë rigoroze masat rregullatore për mbrojtjen e VJU të pasurisë.
Pra kërkon që qeveria shqiptare të heqi dorë nga ndërtimet në zonat e mbrojtura, mos të betonizoj Pogradecin, Drilonin, Tushemishtin, Linin dhe çdo gjë që i del para sepse kjo nuk i shërben as vendit dhe as mbrojtjes së pasurisë me vlera të jashtëzakonshme universale. UNESCO kërkon ata që e kemi kërkuar edhe ne dhe vazhdojmë kërkojmë dhe me betejën për ligjin e zonave të mbrojtura në Gjykatën Kushtetuese. Pikërishtqë mos jemi para situatave të tilla ku rrezikojmë mos ekzistencën më të pasurive me vlera të jashtëzakonshme universale dhe ato shpallen në rrezik.
Si kryetare e komisionit përgjegjës për kulturën kërkoj respektimi dhe zbatimi një më një i rekomandimeve të UNESCO-s pa asnjë vonesë. Dhe mbështes UNESCO në monitorimin që i bën Shqipërisë për mbrojtjen e pasurive kombëtare të inskriptuara në të.
Në peshore janë dollarët e AADF, fitimet e oligarkëve dhe shkeljet e përfitimet e qeverisë, dhe nga ana tjetër është interesi publik dhe ruajta e trashëgimisë natyrore dhe kulturore dhe të VJU-ve të pacënuara. Qytetarët dhe ne zgjedhim të dytën dhe do të qëndrojmë deri në fund për mbrojtjen e tyre.
Gjithashtu edhe i bëj thirrje publike Prokurorisë të hapë menjëherë çështjen penale për të vendosur para përgjegjësisë ligjore të gjithë aktorët qeveritarë, lokalë apo të AADF-së, që qëllimshëm kanë shkelur rekomandimet e UNESCO-s dhe ligjet e shtetit shqiptar dhe po shkatërrojnë me vetëdije trashëgiminë kulturore-natyrore shqiptare.