Tag: plagosje

  • Berat/ Të shtëna me armë zjarri, një i plagosur

    Berat/ Të shtëna me armë zjarri, një i plagosur

    Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Beratit.
    Njoftimi i policisë
    Berat/Informacion paraprak
    Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.
    37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Vijon…

  • EMRAT/ Plagosje në Durrës, një i ri goditet me thikë. Autori në kërkim

    EMRAT/ Plagosje në Durrës, një i ri goditet me thikë. Autori në kërkim

    Plagosje me thikë në Qerret të Katundit të Ri në Durrës. 

    Pas një konflikti për motive banale, një  i ri është goditur dy herë me thikë dhe është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
    Haxhi Shehu ka mbetur i plagosur, ndërsa i dyshuar si autor është Egzon Sinani, i cili është shpallur në kërkim.
    Njoftimi i policisë:
    U konfliktua fizikisht dhe plagosi me mjet prerës një 41-vjeçar, shpallet në kërkim autori dhe vijon ndjekja për kapjen e tij.
    Rreth orës 16:50, në fshatin Qerret, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. S. ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin H. Sh., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
    Shërbimet e Policisë po punojnë intensivisht për kapjen e autorit.
    Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Top Channel

  • Plagosje me thikë në Tiranë/ Shpallet ne kërkim 19-vjeçari

    Plagosje me thikë në Tiranë/ Shpallet ne kërkim 19-vjeçari

    Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 19-vjeçar të identifikuar me inicialet E. R.
    Sipas policisë, i riu dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës një 18-vjeçar, i cili ka marrë plagë të lehta dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

  • Plagosje me armë zjarri në Tiranë, kush është 40-vjeçari që mbërriti me urgjencë në spital

    Plagosje me armë zjarri në Tiranë, kush është 40-vjeçari që mbërriti me urgjencë në spital

    Foto ilustruese

    TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Institutit në kryeqytet.
    Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ramadan Çitaku”, zonën e Institutit rreth orës 22:20, njofton Policia.
    Marilen Jata rreth 40 vjeç ka mbetur i plagosur nga kjo ngjarje. Ai ka marrë një plumb në këmbë.
    40-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.
    NJOFTIMI I POLICISË
    Rreth orës 22:20, është paraqitur në spital shtetasi M. J, rreth 40 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri, në rrugën “Ramadan Citaku”, në Institut.
    Shtetasi M. J, aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
    Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

  • Plagosje me armë zjarri në Tiranë, policia ngre postoblloqe për kapjen e autorit

    Plagosje me armë zjarri në Tiranë, policia ngre postoblloqe për kapjen e autorit

    Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e njohur si Insitut, në Tiranë.

    Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rreth orës 22:20, është paraqitur në spital shtetasi M. J, rreth 40 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri, në rrugën “Ramadan Citaku”, në Institut.
    Shtetasi M. J, aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
    Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
    Ndërkohë, janë ngritur postoblloqe nga policia.

    Top Channel

  • Plagosje me thikë në Fier, dërgohet në spital 33-vjeçari

    Plagosje me thikë në Fier, dërgohet në spital 33-vjeçari

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku një 33-vjeçar, i identifikuar si D.D., është plagosur me thikë dhe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
    Policia ka nisur hetimet dhe kërkimet për autorin e dyshuar, J.R., ndërsa shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë konflikt mbeten ende të paqarta.
    Njoftimi i Policisë:
    Rreth orës 18:30, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. R., ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasin D. D., 33 vjeç, banues në Roskovec, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
    Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. R.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Plagosje me thikë në vend, ja çfarë dyshohet (Emri)

    Plagosje me thikë në vend, ja çfarë dyshohet (Emri)

    Rreth orës 18:30, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. R., ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasin D. D., 33 vjeç, banues në Roskovec, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
    Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. R.

  • EMRI/ Plagoset me thikë 33-vjeçari në Fier

    EMRI/ Plagoset me thikë 33-vjeçari në Fier

    Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth orës 18:30 në lagjen “15 Tetori” në Fier, ku një shtetas dyshohet se ka dëmtuar lehtë një tjetër  pas një konflikti për motive të dobëta.

    Sipas policisë, shtetasi Dashnor Dorti, 33 vjeç, banues në Roskovec, ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për kapjen e shtetasit J. R., i dyshuar për këtë veprim, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Mediat do të informohen për çdo zhvillim të ri lidhur me rastin.

  • Plagosje me thikë në orët e para në mëngjesit në Vlorë, pranga dy autorëve (EMRAT)

    Plagosje me thikë në orët e para në mëngjesit në Vlorë, pranga dy autorëve (EMRAT)

    FOTO ILUSTRUESE

    VLORË-Një plagosje me thikë qshtë regjistruar në orët e para të mëngjesit në Vlorë. Dy të rinj kanë goditur me thikë një 39-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta. Dy autorët përkatësisht të moshës 22 dhe 26 vjeç, Damiano Selimaj dhe Geraldo Prençi, janë arrestuar dhe pritet dëshmia e tyre për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. I plagosuri, Vladimir Krsmanovic ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
    Njoftimi i policisë:
    Sot, rreth orës 04:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasit D. S., 22 vjeç, dhe G. P., 26 vjeç, banues në Vlorë, kanë goditur me mjet prerës shtetasin V. K., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Të dy autorët e dyshuar janë shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

  • Plagosje me thikë në orët e para në mëngjesit në Vlorë, pranga dy autorëve

    Plagosje me thikë në orët e para në mëngjesit në Vlorë, pranga dy autorëve

    FOTO ILUSTRUESE

    VLORË-Njoftimi i policisë:
    Sot, rreth orës 04:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasit D. S., 22 vjeç, dhe G. P., 26 vjeç, banues në Vlorë, kanë goditur me mjet prerës shtetasin V. K., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Të dy autorët e dyshuar janë shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.