Tag: petroleum

  • “236 milionë euro borxh shtetit”, eksperti: Ja skema që Bankers përdori për t’i ikur detyrimeve në Shqipëri

    “236 milionë euro borxh shtetit”, eksperti: Ja skema që Bankers përdori për t’i ikur detyrimeve në Shqipëri

    Çfarë po ndodh me Bankers Petroleum në Shqipëri? Kjo ishte tema e diskutimit këtë të martë në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj.
    I ftuar në studio, eksperti i ekonomisë Ergis Sefa theksoi se kompania Bankers Petroleum akuzohet se ka fshehur të ardhurat në mënyrë që t’u shmanget detyrimeve ndaj shtetit shqiptar.
    Sipas Sefës, arbitrazhi vendosi një vit më parë që Bankers Petroleum i detyrohet 236 milionë euro shtetit shqiptar.
    Ai theksoi se skema që përdorte Bankers ishte përmes deklarimit të humbjeve, ndërkohë që raportohet që xhiro të ketë qenë më shumë se 1.0 miliard euro.
    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Çfarë skeme është kjo, çfarë ndodh kur themi Bankers për një ekonomist?
    Sefa: Është një nga investitorët që u soll për të rijetëzuar sektorin e naftës. Duke parë gjithë historikun edhe vendimin e arbitrazhit 2024, kemi një skemë të përmasave të frikshme të evazionit fiskal. Bankers i detyrohet 236 milionë euro shtetit shqiptar, 100 milionë euro duhen paguar këtë vit. Por nuk kanë për t’u paguar brenda këtij muaji. Sepse ata në mënyrë të vazhdueshme raportojnë se janë me humbje. Të gjithë nënkontraktorët e Bankers dalin me fitim.
    Borakaj: Po pse del Bankers me humbje?
    Sefa: Sepse rrit shpenzimet. Për Bankers-in nënkontraktori është shpenzim, janë rritur shpenzimet në mënyrë fiktive dhe thonë që nuk justifikojnë xhiron. Duke qenë se në marrëveshjen koncesionare tatimet duhet të rimbursojnë TVSH, Bankers ka marrë TVSH, dhe këto mund të kenë shkuar në xhepa individësh.

  • Mln euro dëm shtetit! GJKKO liron nga qelia ish-CEO-n e Bankers, Leonidha Çobo

    Mln euro dëm shtetit! GJKKO liron nga qelia ish-CEO-n e Bankers, Leonidha Çobo

    Leonidha Çobo

    TIRANË-Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka zëvendësuar masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ me ‘arrest shtëpie’ për ish-drejtorin e ‘Bankers Petroleum’ Leonidha Çobo. Vendimi i u morr nga gjyqtari Erjon Çela. 
    Leonidha Çobo u arrestua në korrik të këtij viti me urdhër të Gjykatës së Fierit së bashku me 9 persona të tjerë pas një aksioni të zhvilluar në zyrat e “Bankers Petroleum Albania” në Fier. Ish-CEO akuzohet për veprën penale ‘Pastrim parash’. 
    Në “Bankers Petroleum” u zbulua një skemë abuzimi, me miliona euro dëm shtetit. Zyrtarët akuzohen për veprat penale ‘fshehje të të ardhurave’, ‘pastrim parash’, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘moskryerje detyrash nga organet tatimore’. Hetimet e Prokurorisë së Fierit kanë zbuluar se kompania shmangu detyrimet tatimore duke deklaruar humbje për 20 vite. Edhe pse ‘Bankers’ nga viti 2004 deri në 2024 eksportoi dhe shiti brenda vendit 532 mld lekë naftë, por ka deklaruar humbje për vite me radhë, duke shmangur tatimet. Ndaj edhe dëmi i dyshuar në buxhetin e shtetit përmes përfitimit fiktiv të TVSH-së llogaritet në miliona eur/ZËRI

  • Çështja ‘Bankers’, GJKKO liron nga qelia ish-CEO-n Leonidha Çobo dhe cakton masën ‘arrest shtëpie’

    Çështja ‘Bankers’, GJKKO liron nga qelia ish-CEO-n Leonidha Çobo dhe cakton masën ‘arrest shtëpie’

    Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka zëvendësuar masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ me ‘arrest shtëpie’ për Ish-CEO-n e ‘Bankers Petroleum’ Leonidha Çobo. Vendimi i u morr nga gjyqtari Erjon Çela. 
    Leonidha Çobo u arrestua në korrik të këtij viti me urdhër të Gjykatës së Fierit së bashku me 9 persona të tjerë pas një aksioni të zhvilluar në zyrat e “Bankers Petroleum Albania” në Fier. Ish-CEO akuzohet për veprën penale ‘Pastrim parash’. 
    Nga hetimet e kryera nga prokuroria ka dyshime për deklarime të rreme tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare në një shkallë të mëdha. Sipas prokurorisë, për 20 vite me radhë, kompania më e madhe e nxjerrjes së naftës në Shqipëri, “Bankers Petroleum” ka shmangur tatimet duke i shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit. 
    Gjatë periudhës 2004–2024 kompania kineze akuzohet se ka kryer shitje dhe eksporte nafte në vlerën totale prej 532 miliardë lekë, por pavarësisht kësaj shume, kompania ka deklaruar humbje për çdo vit, me një total prej 11.7 miliardë. 
    Sipas organit të akuzës, përmes kësaj skeme, kompania ka shmangur pagimin e tatim-fitimit për 20 vite me radhë dhe për më tepër ka përfituar rimbursime fiktive të TVSH-së, duke shkaktuar dëm financiar në miliona euro në buxhetin e shtetit. 
    Vetë kompania mohoi akuzat përmes një deklarate, dhe u angazhua të bashkëpunojnë plotësisht me autoritetet shqiptare për çështjen. 

  • Naftëtarët 17 ditë në GREVË-Bankers: Të bazohen në fakte, paga tejkalon atë të punonjësit të naftës

    Naftëtarët 17 ditë në GREVË-Bankers: Të bazohen në fakte, paga tejkalon atë të punonjësit të naftës

    punonjësit në grevë

    TIRANË- Bankers Petroleum Albania ka reaguar në një deklaratë për shtyp, teksa sot shënohet dita e 17 e naftëtarëve në grevë urie. Naftëtarët kërkojnë rritje pagash, trajtim ushqimor e shëndetësor si dhe ndalimin e arrogancës nga ana e drejtuesve të kompanisë, por Bnkers në deklaratën e fundit thekson se paga e tyre përmbush dhe tejkalon kërkesën ligjore për punonjësit e naftës dhe gazit, duke siguruar që asnjë punonjës të mos paguhet më pak se 150% të pagës minimale kombëtare.
    Në regimin publik, kompania thekson se shëndeti dhe siguria e punonjësve janë thelbësore për ta, ku ndër të tjera shprehen se çdo punonjës dhe anëtarët e familjes së tij (bashkëshorti/ja dhe fëmijët) përfitojnë nga sigurimi privat mjekësor. 
    DEKLARATA E PLOTË:
    Bankers Petroleum Albania është krenar që është sot një nga punëdhënësit më të respektuar dhe më të qëndrueshëm në vend. Fakti që rreth 70% e punonjësve tanë janë pjesë e kësaj kompanie për më shumë se 10 vjet është një pasqyrim i asaj që përfaqëson Bankers, një kompani që vlerëson njerëzit, trajtimin e drejtë dhe kushtet e sigurta të punës. Gjatë kohërave të mira por dhe atyre sfiduese, punonjësit tanë kanë qëndruar pranë kompanisë, dhe kompania gjithmonë ka qëndruar pranë tyre. Kjo qëndrueshmëri e përbashkët është themeli i suksesit tonë.
    Ne respektojmë të drejtën e çdo punonjësi për t’u organizuar dhe për të shprehur shqetësimet e tyre, por besojmë fuqimisht se ato duhet të bazohen në fakte, vërtetësi dhe respekt të ndërsjellë. Mbi të gjitha, duam të sigurojmë çdo anëtar të ekipit tonë se ne qëndrojmë pranë tyre dhe i vlerësojmë ata si asetin tonë më të rëndësishëm, forcën lëvizëse për një të ardhme pozitive dhe të qëndrueshme për të gjithë ne.
    Bankers Petroleum Albania operon në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar të punës dhe me Marrëveshjen Kolektive të nënshkruar me sindikatën në dhjetor 2024. Që nga fillimi, kompania ka punuar me transparencë dhe respekt me sindikatën, dhe kjo marrëveshje pasqyron frymën tonë të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.
    Të gjitha praktikat e punësimit, të kompensimit dhe kushtet e punës rishikohen rregullisht për të siguruar përputhshmëri të plotë me standardet ligjore dhe të industrisë. Struktura jonë e pagave përmbush dhe tejkalon kërkesën ligjore për punonjësit e naftës dhe gazit, duke siguruar që asnjë punonjës të mos paguhet më pak se 150% të pagës minimale kombëtare. Përveç pagës bazë, punonjësit marrin bonuse, shpërblime të lidhura me performancën dhe mbulim shëndetësor që shkojnë përtej detyrimeve ligjore. Kompania gjithashtu siguron kompensim të drejtë për orët shtesë, turnet e natës, punën në festat zyrtare dhe lejet vjetore.
    Shëndeti dhe siguria e punonjësve janë thelbësore në gjithçka që bëjmë. Bankers Petroleum Albania mban disa nga standardet më të larta të sigurisë dhe shëndetësore në vend dhe në industrinë rajonale të naftës dhe gazit.
    Ne operojmë me Shërbim Mjekësor në fushë 24/7. Mjekë të kualifikuar janë të pranishëm në vendet operative 24 orë në ditë, duke ofruar mbështetje të menjëhershme mjekësore dhe monitorim të vazhdueshëm shëndetësor për të gjithë punonjësit.
    Ne garantojmë sigurim shëndetësor gjithëpërfshirës. Çdo punonjës dhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë (bashkëshorti/ja dhe fëmijët) përfitojnë nga sigurimi privat mjekësor që përfshin:
    Pagesë të plotë të pagës gjatë lejes mjekësore (14 ditë, duke tejkaluar kërkesat ligjore).
    Sigurim jete për incidente në vendin e punës dhe jashtë vendit të punës.
    Mbulim i plotë për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme duke përfshirë edhe ato malinje, si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj.
    Kontrolle mjekësore vjetore në klinika të njohura.
    Mbështetje financiare për lindjen e fëmijëve dhe nevoja të tjera mjekësore.
    Kultura jonë e sigurisë është ndërtuar mbi parandalimin, vigjilencën dhe përmirësimin e vazhdueshëm.
    Të gjithë punonjësit që punojnë në terren janë të pajisur me pajisje mbrojtëse personale (PPE) të çertifikuara që inspektohen rregullisht, zëvendësohen dhe përmirësohen, dhe mendimi i punonjësve merret parasysh sa herë që kompania shqyrton përdorimin e pajisjeve të reja mbrojtëse personale.
    Ne zhvillojmë programe të shpeshta trajnimi për sigurinë që mbulojnë tema thelbësore si:
    -Ndërgjegjësimi për sigurinë H₂S.
    -Puna në lartësi;
    -Hyrja në hapësira të kufizuara dhe përgatitjet para hyrjes.
    -Siguria nga zjarri dhe reagimi ndaj emergjencave.
    – Ndërgjegjësim për shëndetin dhe sigurinë, si dhe orientim industrial në vendin e punës për të gjithë punonjësit dhe kontraktorët..
    Punonjësit kryejnë mbi 2,100 orë trajnimi në vit, dhe ne sigurohemi që çdo personel i nënkontraktorëve të përmbushë gjithashtu standardet tona të rrepta të sigurisë.
    Bankers Petroleum Albania zbaton procedura të brendshme të rrepta, duke përfshirë:
    Kufijtë e shpejtësisë dhe kontrollet e lëvizjes brenda zonave operative.
    Sisteme moderne monitorimi me sensorë dhe kamera.
    Inspektime të rregullta – mbi 2,400 inspektime të sigurisë teknike të kryera në vit në zona, platforma dhe sisteme mbrojtjeje nga zjarri. Të gjitha pajisjet e kompanisë janë të çertifikuara dhe të inspektuara në përputhje me standardet ndërkombëtare.
    Ne krenohemi shumë me faktin se në 21 vite aktivitet, Bankers Petroleum Albania nuk ka regjistruar kurrë një incident fatal në vendin e punës të punonjësve të saj, një dëshmi e angazhimit tonë të palëkundur ndaj sigurisë.
    Bankers Petroleum Albania është një nga kompanitë e pakta në Shqipëri që ofron shërbime kaq të shumta shëndetësore dhe sigurie për punonjësit dhe familjet e tyre.
    Përtej pagave, kompania ofron një sërë përfitimesh që demonstrojnë përkushtimin tonë të vazhdueshëm ndaj mirëqenies dhe dinjitetit të punonjësve:
    Dieta ushqimore prej 13,200 lekësh në muaj, që tejkalon standardet kombëtare.
    Transport për punonjësit në terren dhe dietë mujore fikse udhëtimi për stafin e zyrës.
    Ndihmë humanitare dhe emergjente për punonjësit dhe familjet e tyre gjatë sëmundjes, fatkeqësive apo humbje të pronës.
    Bankers Petroleum Albania riafirmon pozicionin e saj si një nga kompanitë më të pajtueshme, më të ndërgjegjshme për shëndetin dhe më të fokusuara te fuqia punonëtore në vend.
    Kultura jonë e fortë e sigurisë, mbulimi gjithëpërfshirës shëndetësor dhe respektimi i rreptë i Kodit të Punës pasqyrojnë angazhimin tonë të vazhdueshëm për të mbrojtur dhe mbështetur çdo anëtar të familjes Bankers.

  • Bankers Petroleum Albania: Kompani model për sigurinë, mirëqenien dhe respektin ndaj punonjësve

    Bankers Petroleum Albania: Kompani model për sigurinë, mirëqenien dhe respektin ndaj punonjësve

    Fier – Bankers Petroleum Albania ka bërë publik një deklarim zyrtar ku riafirmon përkushtimin e saj ndaj punonjësve, sigurisë në punë dhe standardeve të larta të industrisë, duke u shprehur se rreth 70% e stafit janë pjesë e kompanisë prej më shumë se 10 vitesh.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në njoftimin për shtyp, kompania thekson se suksesin e saj e ka ndërtuar mbi marrëdhënie të ndershme dhe të qëndrueshme me punonjësit, duke i vlerësuar ata si “asetet më të rëndësishme dhe forcën lëvizëse të së ardhmes”. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Bankers Petroleum deklaron se operon në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar të punës dhe me Marrëveshjen Kolektive të firmosur me sindikatën në dhjetor 2024, duke siguruar transparencë, bashkëpunim dhe mirëkuptim të ndërsjellë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Sipas kompanisë, asnjë punonjës nuk paguhet më pak se 150% e pagës minimale kombëtare, ndërsa përfitimet përfshijnë bonuse performance, shpërblime dhe sigurim shëndetësor privat për punonjësit dhe familjarët e tyre.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Në fokus të veçantë mbetet shëndeti dhe siguria, fusha në të cilën Bankers mban disa nga standardet më të larta në vend dhe në rajon. Kompania ofron shërbim mjekësor 24 orë në ditë, 7 ditë në javë në zonat operative, sigurim jete, mbulim të plotë mjekësor për sëmundje të rënda brenda dhe jashtë vendit, si dhe kontrolle mjekësore vjetore.

    Në 21 vite aktivitet, Bankers thekson se nuk ka regjistruar asnjë incident fatal në vendin e punës, çka e konsideron një dëshmi të qartë të angazhimit të saj për sigurinë.

    Punonjësit kryejnë mbi 2,100 orë trajnimi çdo vit në tema që lidhen me ndërgjegjësimin për sigurinë, punën në lartësi, hapësira të kufizuara dhe reagimin ndaj emergjencave.

    Përveç pagave, kompania ofron edhe dietë ushqimore mujore prej 13,200 lekësh, transport për punonjësit në terren, si dhe mbështetje financiare për raste sëmundjesh, lindjesh apo fatkeqësish familjare.

    Në përfundim, Bankers Petroleum Albania riafirmon rolin e saj si një ndër kompanitë më të qëndrueshme dhe më të përgjegjshme në vend, duke theksuar se “kultura e fortë e sigurisë, mbulimi gjithëpërfshirës shëndetësor dhe respektimi i Kodit të Punës mbeten themeli i suksesit tonë të përbashkët.”

  • “Do protestojmë tek Parlamenti”/ Naftëtarët e ‘Bankers’ dy javë në grevë, ende asnjë reagim nga institucionet

    “Do protestojmë tek Parlamenti”/ Naftëtarët e ‘Bankers’ dy javë në grevë, ende asnjë reagim nga institucionet

    Në Marinzë, në ditën e 14-të të grevës së urisë, kanë mbetur vetëm 7 naftëtarë. Tre të tjerë janë detyruar të tërhiqen për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
    Naftëtarët kërkojnë rritjen e pagave por deri me tani asnjë negociatë nuk është arritur me kompaninë kineze “Bankers Petroleum”, e cila vijon normalisht punën në vendburim.
    Dritan Rrapushi shprehet se “pavarësisht tkurrjes, ne do të vazhdojmë kauzën tonë deri në fund. Madje do të denoncojmë publikisht abuzimet e kompanisë ‘Bankers Petroleum’.”
    Eduart Selami tha se“Ne presim mbështetje nga shteti. Ose është me ne, ose me kinezët. Nuk po na mbështet asnjë institucion.”
    Në Spaç të Mirditës, minatorët ndodhen në ditën e 17-të të protestës. Kompania turke “Tete Albania” nuk e njeh sindikatën e krijuar prej tyre, e cila do të siguronte paga më të larta dhe kushte më të mira pune.
    Të enjten, minatorët kanë paralajmëruar një protestë përpara Parlamentit, në Tiranë, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhjen e situatës.

  • Punonjësit e Bankers Petroleum në ditën e 10-të të grevës së urisë, kërkojnë ndërhyrjen urgjente të BE-së dhe institucioneve shqiptare

    Punonjësit e Bankers Petroleum në ditën e 10-të të grevës së urisë, kërkojnë ndërhyrjen urgjente të BE-së dhe institucioneve shqiptare

    Në ditën e dhjetë të grevës, punonjësit e kompanisë “Bankers Petroleum” kanë ndërmarrë një hap të ri duke iu drejtuar zyrtarisht Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokatit të Popullit dhe Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

    Në shkresën zyrtare të dorëzuar këtë të premte, punonjësit kërkojnë vëmendje dhe ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse, me qëllim që të parandalohet çdo pasojë serioze për shëndetin dhe jetën e tyre, pasi – siç theksojnë ata – situata është bërë e padurueshme.

    Grevistët nënvizojnë se janë në kushte të vështira fizike dhe psikologjike, ndërsa mungesa e reagimit nga drejtuesit e kompanisë i ka shtyrë të kërkojnë mbështetje nga institucionet shtetërore dhe ndërkombëtare.

    Top Channel

  • Dhjetë ditë grevë urie për pagat, naftëtarët e Marinës tubim përpara zyrave të Bankers Petroleum

    Dhjetë ditë grevë urie për pagat, naftëtarët e Marinës tubim përpara zyrave të Bankers Petroleum

    Dita e 10- të e grevës së naftëtarëve në Marinzë nisi me një tubim para zyrave të kompanisë Bankers Petroleum Albania ku me pankarta në duar shprehën vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund plotësimit të kërkesave të tyre.

    Sipas kreut të Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur Dritan Shahu , gjatë këtij tubimi përfaqësues të kompanisë kanë fotografuar e filmuar punonjësit, një formë presioni që është ndjekur si taktikë nga ata edhe gjatë tubimeve të mëparshme.
    Ndërkohë gjendja shëndetësore e 10 anëtarëve të këshillit sindikal të cilët janë në ditën e 10-të të grevës së urisë pa afat, përkeqësohet nga dita në ditë. Sotiraq Dano, dhe Dorjan Dylmishi pohojnë se janë të vendosur të rrezikojnë edhe jetën e tyre, për të mos u tërhequr nga kauza e tyre
    Naftëtarët thonë se deri tani kompania Bankers Petrolium nuk iu ka ofruar asnjë zgjidhje konkrete, ndërsa shprehin gjithashtu keqardhjen që fusha naftëmbajtëse është pa mbikqyrjen e tyre.

    Top Channel

  • 150 naftëtarët e Bankers Petroleum bojkotojnë punën, 400 puse nafte mbeten pa mbikëqyrje

    150 naftëtarët e Bankers Petroleum bojkotojnë punën, 400 puse nafte mbeten pa mbikëqyrje

    Rreth 150 punonjës të kompanisë Bankers Petroleum kanë ndërprerë punën këtë të enjte, në shenjë proteste për kushtet e tyre të punës dhe nivelin e pagave. Sipas burimeve në terren, si pasojë e bojkotit, mbi 400 puse nafte kanë mbetur pa kontroll dhe mbikëqyrje, duke rrezikuar aktivitetin normal të kompanisë.
    Pak pas protestës së zhvilluar një ditë më parë, 10 përfaqësues të Sindikatës së Hidrokarbureve kanë hyrë në grevë urie, duke kërkuar zgjidhje urgjente nga drejtuesit e kompanisë. Ata shprehen të zhgënjyer nga mungesa e përmirësimeve ndër vite dhe theksojnë se prej një dekade kushtet e punës dhe pagat kanë mbetur të pandryshuara, pavarësisht kontributit të tyre në një nga sektorët më fitimprurës në vend.
    Tre muaj më parë, Prokuroria e Fierit nisi hetime për skandalin financiar të kompanisë Bankers, ku disa drejtues dhe ish-drejtues u arrestuan për abuzime me miliarda euro të ardhura nga nafta e Patos-Marinzës.
    Hetimet kanë zbuluar skema të dyshimta transferimi parash dhe bilance me fitime minimale, pavarësisht xhirimeve kolosale. Megjithatë, dosja ka mbetur në vendnumëro, ndërsa ende nuk janë hetuar bashkëpunëtorët, institucionet shtetërore dhe kompanitë nënkontraktore të përfshira në aferë.
     

  • Naftëtarët e ‘Bankers Petroleum’ në protestë, 10 punëtorë hyjnë në grevë urie

    Naftëtarët e ‘Bankers Petroleum’ në protestë, 10 punëtorë hyjnë në grevë urie

    Afro 200 naftëtarë që punojnë në kompaninë naftënxjerrëse “Bankers Petroleum” në fushën e Marinzës janë ngritur në protestë këtë mëngjes.
    Kryetari i Sindikatës së Sektorit të Hidrokarbureve, Dritan Shaho, ka deklaruar se protesta vjen pas një sërë kërkesash të përsëritura nga punëtorët, të cilat nuk janë marrë parasysh nga drejtuesit e kompanisë.
    “Sot, në orën 10:00, një grup prej 10 naftëtarësh ka hyrë në grevë urie në zyrat e sindikatës në Marinzë. Nga nesër, në grevë mund të hyjë çdo naftëtar, ndërsa puna në grupet e naftës do të pezullohet”, – tha Shaho.
    Greva dhe protesta kanë nisur që në orën 07:30 të mëngjesit, para zyrave të kompanisë në Marinzë.
    Tre muaj më parë, Prokuroria e Fierit nisi hetime për skandalin financiar të kompanisë Bankers, ku disa drejtues dhe ish-drejtues u arrestuan për abuzime me miliarda euro të ardhura nga nafta e Patos-Marinzës.
    Hetimet kanë zbuluar skema të dyshimta transferimi parash dhe bilance me fitime minimale, pavarësisht xhirimeve kolosale. Megjithatë, dosja ka mbetur në vendnumëro, ndërsa ende nuk janë hetuar bashkëpunëtorët, institucionet shtetërore dhe kompanitë nënkontraktore të përfshira në aferë.