Interi ka pësuar një humbje në minutën e fundit të ndeshjes kundër Atletikos së Madridit. Një humbje e tillë ka lënë një shije të hidhur në kampin zikaltër. Kivu ka deklaruar për “Sky Sports” pas përfundimit të takimit se ekipi i tij duhet ta kuptojë forcën e tij dhe duhet të reagojë. Trajneri i Interit kërkon nga lojtarët që të mos i kushtojnë vëmendje maksimale bukurisë së lojës, por të jenë më cinikë dhe më të këqinj në fushën e blertë.
“Na djeg të gjithëve, ka keqardhje. Kemi luajtur shumë mirë, kemi treguar në fushë intensitet dhe cilësi. Në zonë kishim lojtarët që hidhen më mirë, por për fat të keq sërish kemi pësuar gol. Kjo skuadër duhet të dijë të reagojë, duhet të kuptojë që është e fortë. Duhet të jemi më konkretë dhe cinikë, mos të mbështetemi shumë te bukuria.
E di që kjo humbje mund të na bëjë keq, sepse është e dyta radhazi me paraqitje të mirë dhe pa marrë në fund asgjë. Duhet të bëhemi më të këqinj dhe më të pisët”, ka deklaruar Kristian Kivu./Sport Ekspres/
Tag: pësuar
-

“Duhet të bëhemi më të këqinj dhe më të pisët”, Kivu: Na djeg kjo humbje
-

FOTO / Gonxhja: Urat e restauruara, monumente kulture që përballuan motin e keq pa pësuar dëme
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka publikuar këtë të martë, më 25 nëntor, në faqen e tij zyrtare disa pamje nga urat e shpallura Monumente Kulture në vend, të cilat janë restauruar së fundmi.
Sipas ministrit, ndërhyrjet restauruese kanë bërë që këto vepra historike të përballojnë prurjet e mëdha të lumenjve pas reshjeve të ditëve të fundit pa pësuar dëmtime.“Falë ndërhyrjeve restauruese të kryera me profesionalizëm duke respektuar në çdo detaj arkitekturën origjinale të urave monument kulture të kategorisë së parë në Shqipëri, nga Ura e Mesit në Shkodër tek Ura e Zogut (FAZA I), nga Ura e Golikut dhe Shën Prodhomit në Voskopojë tek Ura e Nicës në Pogradec, dhe deri tek urat e Glinës dhe të Haskovës në Gjirokastër, këto vepra historike po i përballojnë pa asnjë dëmtim prurjet e mëdha të lumenjve pas motit të keq me shi, duke dëshmuar qëndrueshmërinë e rikthyer dhe rëndësinë jetike të restaurimit të tyre.”, shkruan ministri Gonxhja.
Sjellim ndërmend se në ditët e fundit një sërë problematikash janë krijuar në disa zona në vend, ku çarje të ndryshme nëpër argjinatura kanë përkeqësuar situatën e përmbytjeve, siç ishte ai i rastit në Luginën e Vainit në Lezhë. -

‘Ia hodhëm paq’, Trajneri i Bërnlit tregon situatën e Brojës: Kishte tronditje dhe frikë
Armando Broja ia ka hedhur paq këtë radhë pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Anglisë, ku ai ndrydhi kaviljen dhe doli nga fusha në lot me barrelë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, jo vetëm që ka rikuperuar nga dëmtimi i tij, por siç zbuloi trajneri i Bërnlit, Skot Parker, mund të jetë gati të luajë ndeshjen e fundjavës kundër Çelsit në kampionat.
Broja qëndroi pak minuta në fushë dhe pas një rrëzimi ndrydhi kaviljen e tij, duke alarmuar këdo, pasi mendohej se mund të kishte pësuar një tjetër dëmtim të rëndë, siç ka ndodhur shpesh për fat të keq në vitet e fundit. Por trajneri Parker ka zbuluar se lojtari është stërvitur rregullisht këto ditë.
“Ai është në rregull. Nuk është aq keq sa padyshim dukej apo siç ishte kur e pashë unë dhe duket mirë të them të drejtën. Unë shpresoj që Armando të jetë i gatshëm për fundjavën, ndaj gjithçka duket pozitive. Ai u stërvit në fushë të mërkurën dhe sot. Të shohim si do të reagojë nesër por për momentin që flasim, gjërat duken mirë”, tha Parker para mediave.
“Ishte kyçi i këmbës, mendoj se ndoshta për shkak të mekanizmit të dëmtimit, kishte një element tronditje për të dhe padyshim edhe pak frikë pasi u duke se ai ndrydhi kyçin dhe e ndjeu që ishte te i njëjti ku kishte pësuar një dëmtim të rëndë gjithashtu. jam i sigurt se kishte një element të tipit “ok, kam pësuar diçka shumë serioze tani”. Por teksa kishte dhimbje në fillim, tani duket se situata është qetësuar shumë, shumë shpejt. Ka dëmtim, por është shumë, shumë, shumë minimal ndaj duket sikur ia hodhëm paq”, ishte pohimi i sinqertë i Parker, i cili ashtu si të tjerët te Bërnli kishin menduar se Brojën do të vazhdonte ta ndiqte mungesa e fatit me dëmtimet. -

Përkrah më të mirëve në kualifikuese, Strakosha “kyç” portën
Shqipëria mbylli fushatën kualifikuese të botërorit duke u kualifikuar për herë të parë në Play Off të Botërorit.
Ky sukses nuk ishte aspak i rastësishëm, pasi lojtarë të caktuar të kombëtares kanë bërë diferencën në momente të ndryshme.Një nga më të mirët në kualifikuese ka qenë padyshim portieri Thomas Strakosha. Në 5 ndeshje, Strakosha nuk ka pësuar gol, duke ruajtur kështu portën kuqezi të paprekur.
Më mirë se “gardiani” i Shqipërisë ka bërë vetëm portieri i Spanjës, Unai Simon (6 ndeshje pa pësuar gol) dhe Jordan Pickford i Anglisë, me 7 ndeshje pa pësuar gol.© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Aksidentohet Fjolla Morina, dalin pamjet nga vendngjarja
Këngëtarja Fjolla Morina, është raportuar se është përfshirë në një incident rrugor gjatë orëve të fundit. Burime pranë saj bëjnë me dije se artistja ka pësuar një aksident me automjet, megjithëse rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Deri tani nuk dihet se ku ka ndodhur aksidenti dhe çfarë e ka shkaktuar atë. Autoritetet kompetente nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar, ndërkohë që familjarët dhe stafi i këngëtares nuk kanë bërë ende një deklaratë publike.
Ajo që ka ngritur më shumë shqetësim është fakti se Fjolla Morina, e njohur për prezencën e saj në rrjetet sociale, nuk ka reaguar ende në asnjë nga platformat e saj. Mungesa e një deklarate apo qoftë edhe një postimi të shkurtër ka shtuar dyshimet dhe interesimin e ndjekësve të saj, të cilët po kërkojnë me ngulm informacion mbi gjendjen e saj.
Aktualisht, nuk ka të dhëna të konfirmuara mbi gjendjen shëndetësore të këngëtares apo nëse ajo ka pësuar lëndime serioze si pasojë e aksidentit. Burime jozyrtare sugjerojnë se ajo mund të jetë duke marrë trajtim mjekësor, por asgjë nuk është verifikuar zyrtarisht.
Mbetet të pritet një komunikim nga familja, menaxhmenti apo vetë këngëtarja për të sqaruar më shumë rreth kësaj ngjarjeje që ka shqetësuar fansat dhe publikun e gjerë. -

Komplimenti më i bukur nga Anglia: “E vështirë t’u shënosh shqiptarëve”
16 Nëntor 2025
11:56
Telesport
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka statistika të shkëlqyera me detyrën e re që ka marrë përsipër. Ai i ka fituar të gjitha ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 dhe duke mos pësuar asnjë gol.
Në konferencën për mediat në Tiranë para takimit Shqipëri-Angli, ai foli qartë. “Duam të fitojmë sërish edhe kundër Shqipërisë, që është një skuadër e vështirë për t’u thyer. Në kualifikuese kanë pësuar vetëm 3 gola, 2 nga ne. Është e vështirë të shënosh kundër saj”.
“Shqipëria dhe Serbia gjithmonë kanë pasur lojtarë të talentuar që luajnë në kampionatet e fortë dhe menduam që ishin dy skuadra që duheshin mundur. Tani shohim që Shqipëria e meritoi plotësisht vendin e dytë. Është shumë e vështirë të krijosh dhe të realizosh raste kundër tyre. Mendoj se ne do ta dominojmë ndeshjen”. -

“Ndaj Shqipërisë tregojmë versionin më të mirë tonin”, Kane: Të mbyllim kualifikueset me rekord
Anglia kërkon të mbyllë kualifikueset pa pësuar gol dhe diçka të tillë e synon ndaj Shqipërisë, skuadër që ka shkuar në Play Off tashmë. Sulmuesi i “3 luanëve”, Harry Kane u shpreh se skuadra duhet të tregojë versionin më të mirë të saj.
“E di që jemi kualifikuar dhe Shqipëria është një playoff, por ende nuk kemi pësuar gol dhe mendoj se është motivim i madh. Do të ishte speciale të mbyllnim kualifikueset pa pësuar gol.Gjithashtu duam të tregojmë nivelin tonë më të mirë dhe nëse e bëjmë, mendojmë se mund të mposhtim këdo në botë, nuk ka rëndësi kundërshtari që kemi përpara”.
Vetë Kane është duke kaluar një sezon të shkëlqyer me Bayern Munchen, diçka që do ta vërë në shërbim të Kombëtares së “3 Luanëve”. “Deri tani gjithçka ka shkuar mirë. Kjo është ndeshja e fundit për këtë vit me fanellën e Anglisë dhe është e rëndësishme të fitojmë”-tha ai. -

100-vjetori i BSH, Sejko: Ekonomia ka pësuar rritje vjetore! Besimi i investitorëve të huaj, i lartë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka deklaruar se tranzicioni në të cilën ka kaluar ky institucion ka pësuar ndryshime thelbësore për sistemin bankar. Në fjalën e tij në 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë, Sejko theksoi se institucioni ka arritur një shkallë konvergjience të lartë, me norma mbikëqyrëse dhe praktika rregullatorë të BE-së, ka ndërtuar një sistem eficent pagesash, ka investuar në edukimin financiar dhe ka ndërtuar një proces efektiv dialogu me partnerë vendas dhe të huaj.
Sejko theksoi se ekonomia shqiptar në tre dekada nuk ka njohur kriza të mirëfillta financiare apo të bilancit të pagesave, ndërsa shtoi se besimi i investitorëve vendas dhe të huaj ka ardhur në rritje.
“Vizioni për krijimin e bankës-sovraniteti i vërtetë kërkon institucione të afta për pavarësinë e institucionit financiar. BSH është bërthamë e çmuar e ekspertizës sonë ekonomike dhe financiare.
Progresi ekonomik dhe financiar në 3 dekadat e fundit- ekonomia shqiptare ka pësuar rritje mesatare vjetore 4.3% gjatë këtij horizonti kohor, rritje mesatare e të ardhurave për frymë nga 670 usd dikur në 11 mijë euro sot. Nivel mesatar inflacioni prej 3.1%, normë kjo e afërt me objektivin tonë të inflacionit prej 3%. Stoku i kredisë për sektorin privat rritje më shumëse 100-fish. Stoku i depozitave është rritur me 3.5 herë dhe ka arritur në vlerën e 18 miliardë eurove ndërsa rezerva valutore e BSH është rritur nga 318 mln usd dikur në 7 mld euro sot.
Ekonomia shqiptare nuk ka njohur kriza të mirëfillta financiare apo të bilancit të pagesave. Besimi investitorëve vendas e të huaj ka ardhur në rrije”, deklaroi Sejko. -

Arteta: Meritonim fitoren, jam i zhgënjyer nga barazimi dhe golat e pësuar
10 Nëntor 2025
13:00
Telesport
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, nuk e fshehu dëshpërimin për barazimin 2-2 kundër Sunderland në Premier League. Një rezultat që i dha fund një serie prej 10 fitoresh në të gjitha garat dhe serisë së tyre prej tetë ndeshjesh radhazi pa pësuar gol.
“U zhgënjeva sepse nuk dua të pësoj gol. Ai gol e vuri ndeshjen në një pozicion të vështirë. Ndjesia e fundit është zhgënjim dhe frustrim sepse donim tre pikët dhe duhet të përballojmë një ndeshje vërtet të vështirë“, tha Mikel Arteta.
“Duhet të merremi me situata që janë padyshim të vështira për t’u përballuar. Ata luajtën shumë mirë, ne pranuam një gol që nuk është në standardet tona. Skuadra reagoi mirë, treguam personalitet dhe guxim, shënuam 2 gola dhe e dominuam plotësisht ndeshjen”, shtoi trajneri spanjoll.
Më tej, Arteta komentoi: “Në minutat e fundit patëm një tjetër shans të madh me Calafiori dhe Merino për ta fituar ndeshjen, gjë që mendoj se e meritonim. Nuk ndodhi, por tregon se çfarë kemi bërë në 10 ndeshjet e fundit. I kemi fituar ato pa pësuar gol, me shumë mungesa gjë që tregon sa e vështirë është Premier”. -

Dybala ka pësuar 13 dëmtime që kur mbërriti te Roma, gati 40 ndeshje të humbura
5 Nëntor 2025
11:56
Alfred Lleshi
Paulo Dybala është ndalur sërish. Sulmuesi argjentinas ka pësuar një tjetër dëmtim muskulor dhe do të mungojë nga 3 deri në 6 javë, në varësi të reagimit të trupit dhe kujdesit të stafit mjekësor të Romës. Dëmtimet muskulore janë bërë një “konstante” në karrierën e tij vitet e fundit.
Vetëm këtë sezon, pas më pak se 3 muajsh kampionat, Dybala ka pasur tashmë dy ndalesa për probleme muskulore. Që kur u bashkua me Romën, ish-lojtari i Juventusit ka munguar në 39 ndeshje, më shumë se një sezon i plotë.
Në sezonin e parë humbi 15 ndeshje për shkak të 3 dëmtimeve të ndryshme; në sezonin 2023/24 mungoi 10 ndeshje për 4 dëmtime të tjera; ndërsa sezonin e kaluar sërish 15 mungesa për shkak të 4 dëmtimeve të ndryshme. Në këtë sezon ka humbur tashmë 4 ndeshje dhe ndodhet në dëmtimin e 13-të që kur veshi fanellën verdhekuqe.