Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”.
Paraprakisht mësohet se një autobus që udhëtonte drejt Vlorës është përplasur me një automjet tip “Audi”, i cili më pas ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Tag: përplaset
-

Makina përplaset me autobusin, përfundon në kanal
-

Aksident në aksin Fier-Levan, autobusi përplaset me makinën dhe përfundon në kanal
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier–Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”.
Paraprakisht mësohet se një autobus që udhëtonte drejt Vlorës është përplasur me një automjet tip “Audi”, i cili më pas ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. -

Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier
Një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është përfshirë në një aksident sot, 7 dhjetor.
Ngjarja ndodhi në “Kthesën e Cakranit”, ku mjeti i FNSH-së u përplas me një makinë tip “Benz”. Makina ku udhëtonin disa efektivë policie për pasojë ka përfunduar në kanal.
Mësohet se tre policë dhe shoferi i makinës tjetër kanë mbetur të dëmtuar. Ata janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar disa ambulanca ndërkohë që ka nisur edhe hetimi për të zbardhur rrethanat e aksidentit. -

Furgoni i FNSH përplaset me një makinë tjetër dhe përfundon në kanal, lëndohen dy efektivë në Fier
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “ Kthesa e Çakranit” , ku një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përplasur me një automjet tip “Benz” dhe më pas ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy efektivë policie, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv -

Aksident në Fier, makina përplaset me mjetin e parkuar, shoferi në spital
Njẽ aksident ka ndodhur disa minuta mẽ parẽ nẽ unazën jugore tẽ qytetit tẽ Fierit, ku njẽ automjet pasi ka humbur kontrollin ka goditur njẽ mjet të parkuar.
Si pasojẽ e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit nẽ ecje i cili ẽshtẽ transportuar drejt Spitalit Rajonal tẽ qytetit ku ndodhet nẽn kujdesin e mjekẽve.
Shẽrbimet e policisẽ ndodhen nẽ vendngjarje.
-

“A do ta shkarkoni?”/ Rama ‘përplaset’ me gazetarët për Ballukun: Pse duhet të biesh në sy ti me ulërima, do ta jap fjalën nëse…
Sërish replika mes gazetarëve dhe kryeministrit Edi Rama për çështjen Balluku. Teksa ai priste në Pallatin e Brigadave Marta Kos, kryeministri ka replikuar me një gazetare pasi ajo e pyeti nëse do ta shkarkonte Ballukun.
Rama: Kaq të vështirë e keni të respektoni kohën. Këtu jemi për të parë dhe ndjekur ardhjen e miqve sot, në një ditë kaq të rëndësishme për këtë vend. Më pas mund t’i bëni të gjitha pyetjet. Kjo ‘hapni vendin, se do të hidhem’, nuk shkon.
Kujtojmë se dje GJKKO dha dy masa ndaj Ballukut, pezullim dhe bllokim të pasaportës, duke e ndaluar atë që të dalë jashtë vendit. Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera. -

Autobusi përplaset me stacionin në Suedi, raportohet për viktima dhe të plagosur
Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e kësaj të premte në Stocholm të Suedisë.
Një autobus 2 katësh, është perplasur me një stacion autobusi.
Nga ky aksident, raportohet se 3 persona kanë humbur jetën, ndërsa ka edhe shumë të plagosur.Në vendin e ngjarjes ndodhet ambulanca dhe një helikopter, për të ndihmuar të lënduarit dhe për t’i transportuar sa më parë në spital.
Deri më tani, autoritete ende nuk kanë zbardhur shkaqet e këtij aksidenti, i cili është konsideruar si “vrasje nga pakujdesia”, dhe shoferi i autobusit është arrestuar. /vizionplus.tv