Tag: përdorur

  • Largoni njollat e tiganëve duke përdorur këtë truk në kuzhinë

    Largoni njollat e tiganëve duke përdorur këtë truk në kuzhinë

    Tiganët ose tenxheret e djegura janë një makth për t’u pastruar duket sikur sado t’i fërkosh, papastërtia nuk hiqet kurrë. Ndonjëherë mund të të zërë paniku dhe të mendosh se enët janë prishur përfundimisht. Disa madje irritohen aq shumë sa mendojnë t’i hedhin në kosh.
    Por para se të heqësh dorë prej tyre, një zgjidhje shumë e thjeshtë dhe e lirë mund t’i shpëtojë. Ekspertja e pastrimit, Lynsey Crombie, ka zbuluar se një qese çaji mund të bëjë mrekulli.
    Ekspertja e njohur ndau këshillën e saj para sezonit festar. Me Krishtlindjet që po afrohen, të gjithë duam t’i kemi tenxheret dhe tiganët sa më të pastër dhe funksional për ditën e madhe.

    “Pastroni tiganët e djegur duke i mbushur me ujë të nxehtë dhe duke shtuar një qese çaji të përdorur”.
    Ajo publikoi edhe një video ku tregonte hap pas hapi trukun.
    “Kush ka kohë të fërkojë tiganë të djegur gjatë Krishtlindjeve? Mund t’i shpëtosh shpejt dhe të kursesh lodhjen duke hedhur në ujë një qese çaji të përdorur. Mbush enën me ujë të nxehtë dhe vendose qesen e çajit. Lëre që qeset e çajit të bëjnë punën e vështirë. Shijo darkën dhe kur të mbarosh, thjesht derdhe ujin pjesët e djegura do të zhduken para syve”.
    Truku funksionon si me qese çaji të reja, ashtu edhe me të përdorura.

  • Atentati në Rinas, lirohet i shoqëruari një natë më parë! Del ekspertiza e armëve: S’janë përdorur në krime të tjera

    Atentati në Rinas, lirohet i shoqëruari një natë më parë! Del ekspertiza e armëve: S’janë përdorur në krime të tjera

    35-vjeçari i shoqëruar mbrëmjen e së martës nga policia në lidhje me atentatin në Rinas është liruar, pasi u mor në pyetje për disa orë.
    Burime policore bëjnë me dije se ai është banor i fshatit Halil, shumë pranë vendit ku u gjet dhe u dogj makina “Toyota” që besohet të jetë përdorur nga autorët e atentatit.
    Gjatë dëshmisë, i riu ka deklaruar se në momentin e djegies së mjetit nuk ndodhej në banesë dhe mohoi të ketë parë lëvizje të dyshimta apo të ketë ndonjë lidhje me ngjarjen.
    Shoqërimi i tij është bërë për shkak se më herët rezulton i dënuar për vjedhje me dhunë.
    Ndërsa ka kaluar 1 muaj nga atentati, policia vijon të marrë në pyetje persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, por deri tani nuk ka as autorë dhe as porositës të identifikuar.
    Nga ana tjetër, policia ka marrë përgjigjet e ekspertizës për armët e gjetura në makinën e djegur. Sipas burimeve, armët nuk rezultojnë të jenë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.
    Pas atentatit, në fshatin Zall u zbulua edhe një banesë me arsenal armësh në pronësi të Ylli Zallës, i cili u shpall në kërkim. Fillimisht u ngritën dyshime se autorët mund t’i kishin siguruar armët aty, por ekspertiza përfundimtare ka përjashtuar këtë pistë.
    Hetimet për identifikimin e grupit atentator vijojnë.
    Në atentatin e ndodhur mesditën e 11 nëntorit u vra Gilmdano Dani dhe pak ditë më vonë ndërroi jetë në spital miku i tij Muçi Shaljani. Ata ranë pre e breshërisë së plumbave sapo ishin kthyer nga Barcelona.

  • Shqiptari më i kërkuar në Europë/ Gazeta belge: U arratis sërish duke përdorur trukun e vjetër si në Belgjikë

    Shqiptari më i kërkuar në Europë/ Gazeta belge: U arratis sërish duke përdorur trukun e vjetër si në Belgjikë

    Ai ndodhej në një nga burgjet më të ruajtura të Italisë. Megjithatë, gangsteri shqiptar Toma Taulant (41 vjeç) ka arritur të arratiset. Madje duke përdorur trukun më klasik: fillimisht duke sharruar hekurat e dritares dhe më pas duke u ngjitur mbi murin e burgut me çarçafë të lidhur mes tyre. Pas tri arratisjeve të mëparshme të suksesshme, mes tyre edhe nga burgu i Lantinit në Belgjikë, ai ishte megjithatë nën mbikëqyrje të shtuar

    Nga Thierry Goeman, NIEWSBLAD

    Taulant Toma, i njohur edhe me emrin Admir Dedinca ose si “grabitësi i Parmës”, është në kërkim ndërkombëtar. Shërbimet policore u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse mendojnë se e kanë parë, të mos ndërmarrin asgjë vetë, por të njoftojnë policinë. Ai konsiderohet shumë i rrezikshëm dhe mund të jetë i armatosur. Ai ka lindur në Shqipëri dhe gjysmën e jetës së tij e ka kaluar në arrati nga policia dhe drejtësia. Tani, sërish.

    Krimineli profesionist 41-vjeçar dhe “mbreti i arratisjeve” arriti të arratiset të shtunën nga burgu Opera, në jug të Milanos. Fillimisht sharroi hekurat e dritares së qelisë në repartin e sigurisë së lartë të burgut dhe më pas u largua duke përdorur çarçafë të lidhur.

    Ai po vuante një dënim në Milano deri në tetor të vitit 2048 për disa krime të rënda dhe grabitje me armë, gjatë të cilave nuk kishte ngurruar të përdorte dhunë.

    Sharrë hekuri dhe çarçafë

    Katër herë ka arritur të arratiset pas arrestimit dhe dënimit. Arratisja e fundit ndodhi mbrëmjen e së shtunës. Ai përfitoi nga errësira dhe ndërrimi i turneve të rojeve për t’u larguar. Me shumë gjasë, kishte ndihmë nga jashtë – ashtu si edhe në të gjitha arratisjet e mëparshme.

    Në shkurt 2013, ai dhe një bashkëkombës u arratisën gjithashtu nga burgu i Parmës, ku mbaheshin në repartin e sigurisë së lartë. Partneri i tij, Valentin Frrokaj, i cili vuante një dënim me burgim të përjetshëm dhe ishte arratisur më parë nga i njëjti burg, u qëllua për vdekje dy vite më vonë nga një argjendar gjatë një grabitjeje në një vilë.

    Atëherë u organizua një kërkim i madh për Taulantin, i cili u arrestua përfundimisht në Belgjikë. Në pritje të ekstradimit drejt Italisë, ai u burgos në burgun e Lantin (Liège).

    Por para se policia italiane të vinte për ta marrë për gjyqin në Itali, ai arriti të arratisej sërish. Gjatë shëtitjes, u ngjit mbi murin e burgut të siguruar me tela me gjemba. Kjo u bë e mundur sepse disa të burgosur shpërqendruan rojat, ndërsa të tjerë formuan një piramidë njerëzore, duke krijuar një lloj shkalle për t’i hapur rrugën drejt lirisë.

    Aftësi fizike

    “I arratisuri tregoi aftësi fizike të jashtëzakonshme”, deklaroi më pas prokurorja belge, Danièle Reynders, gjatë një konference për shtyp.

    Arratisja ishte e përgatitur mirë. “Mbreti i arratisjeve” u prit nga tre bashkëpunëtorë të armatosur në një makinë arratie.

    Arratisja e tij e parë daton që në vitin 2009, kur iku nga burgu i Ternit, në veri të Italisë.

    Mbingarkesa në burgje

    Ministria italiane e Drejtësisë pranon se vendi po përballet me mbipopullim serioz në burgje. Sipas shoqatës Antigone, në vitin 2025, mbipopullimi në burgjet italiane arriti në 133%, me më shumë se 62.000 të burgosur për rreth 51.000 vende të disponueshme.

    Kësaj i shtohet edhe mungesa e stafit, e cila e vështirëson mbikëqyrjen e të burgosurve.

    Në burgun Opera, nga ku u arratis Taulanti, ndodhen 1.338 të burgosur, ndërkohë që kapaciteti është vetëm 918 vende. Aty punojnë 533 roje, kur do të nevojiteshin të paktën 811. “Një situatë e paqëndrueshme”, thonë sindikatat.

     

  • Ngjarja në Durrës ngre pikëpyetje/ Gazetari shpjegon përdorimet e pajisjeve përgjuese

    Ngjarja në Durrës ngre pikëpyetje/ Gazetari shpjegon përdorimet e pajisjeve përgjuese

    Gazetari Ferdinand Dervishi ka dhënë detaje të reja lidhur me pajisjet përgjuese të kapura në Durrës, mtë cilat dyshohet se janë futur në vendin tonë nga tre shtetas italianë.
    I ftuar në një studio televizive, Dervishi tha se personat të cilëve ju kapën pajisjet, punojnë për llogari të policisë dhe antimafias italiane.
    Gazetari tha se kjo ngjarje është mbajtur sekret, ndërkohë ndau dhe detaje se si funksionon ajo lloj pajisje e kapur. Dervishi tha se lidhur me këtë ngjarje ka shumë pikëpyetje.
    “Janë njerëz që kanë ardhur nga Italia, që punojnë për llogari të strukturave të ligjshme të shtetit italian, strukturave të policisë, antimafias, kanë ardhur, por nuk e dimë saktësisht kohën. Klodi thotë për dymbëdhjetë orë, nuk e dimë saktësisht kohën se çfarë. Unë di që ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë jo dy ditë më parë, tre apo katër ditë më parë. Është mbajtur goxha sekret dhe ka një terr informativ.
    Nuk është e pakët që të vijë një pajisje e tillë të instalohet në Shqipëri. Ajo pajisje, kur i afrohet një antene, e duplikon atë, shtiret sikur është antena telefonike, ta zëmë që është në Dajt, dhe ajo shtiret si e tillë, duke kapur sipas atyre një numër që mund të kenë ata të një celulari apo diçka e tillë, ose pa pa numër fare, kap një një trafik të caktuar dhe identifikon një trafik të caktuar telefonatash.
    Mund të jetë përdorur për dy orë për një takim si ai i Arubës, mund të jetë përdorur për krimin e organizuar, mund të jetë përdorur për politikën, mund të jetë përdorur për shumë gjëra. Ka shumë pikëpyetje. Klodi tha dymbëdhjetë orë, por mund të ketë qënë dhe dy ditë, dhe një javë, dhe një muaj këtu.
    Nuk është çudi kjo pajisje. Kur pyetëm inteligjencën artificiale, se këto pajisje e mbajnë informacionin apo informacionin e transmetojnë na dha përgjigje se informacioni ikën, transmetohet. Pra, ata s’kishin nevojë për ta mbajtur pajisjen se nuk ka asnjë rëndësi për italianët. Me sa di unë, është bërë dhe një debat shumë i madh për t’i ndaluar këta, ose jo. Një debat që është futur në linja politike dhe diplomatike, shumë fort dhe përfundimisht kanë triumfuar italianët që i kanë lejuar. Pra, është një përgjim”, tha Dervishi.

  • Kë përgjuan italianët? Gazetarët: Pajisje përgjimi në Shqipëri, pritet t’i nënshtrohen ekspertimit…Çfarë ndodhi në Portin e Durrësit

    Kë përgjuan italianët? Gazetarët: Pajisje përgjimi në Shqipëri, pritet t’i nënshtrohen ekspertimit…Çfarë ndodhi në Portin e Durrësit

    porti i durresit

    TIRANË- Gazetari Ferdinand Dervishi ka dhënë detaje në lidhje me kapjen e disa pajisjeve përgjuese të paligjshme që kanë hyrë në territorin shqiptar nga tre shtetas italianë, pasi u zbuluan në një automjet në Portin e Durrësit me të cilin udhëtonin 3 persona. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Dervishi bëri me dije se bëhet fjalë për pajisje përgjimi, që kur i afrohet një antene, e duplikon atë. Dervishi ngre dyshimet se një pajisje e tillë mund të jetë përdorur për krimin e organizuar, mund të jetë përdorur për politikën, mund të jetë përdorur për shumë gjëra.
    “Janë njerëz që kanë ardhur nga Italia, që punojnë për llogari të strukturave të ligjshme të shtetit italian, strukturave të policisë, antimafias, kanë ardhur, por nuk e dimë saktësisht kohën. Klodi thotë për dymbëdhjetë orë, nuk e dimë saktësisht kohën se çfarë. Unë di që ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë jo dy ditë më parë, tre apo katër ditë më parë. Është mbajtur goxha sekret dhe ka një terr informativ. Nuk është e pakët që të vijë një pajisje e tillë të instalohet në Shqipëri. Ajo pajisje, kur i afrohet një antene, e duplikon atë, shtiret sikur është antena telefonike, ta zëmë që është në Dajt, dhe ajo shtiret si e tillë, duke kapur sipas atyre një numër që mund të kenë ata të një celulari apo diçka e tillë, ose pa pa numër fare, kap një një trafik të caktuar dhe identifikon një trafik të caktuar telefonatash. Mund të jetë përdorur për dy orë për një takim si ai i Arubës, mund të jetë përdorur për krimin e organizuar, mund të jetë përdorur për politikën, mund të jetë përdorur për shumë gjëra. Ka shumë pikëpyetje. Klodi tha dymbëdhjetë orë, por mund të ketë qënë dhe dy ditë, dhe një javë, dhe një muaj këtu. Nuk është çudi kjo pajisje. Kur pyetëm inteligjencën artificiale, se këto pajisje e mbajnë informacionin apo informacionin e transmetojnë na dha përgjigje se  informacioni ikën, transmetohet. Pra, ata s’kishin nevojë për ta mbajtur pajisjen se nuk ka asnjë rëndësi për italianët. Me sa di unë, është bërë dhe një debat shumë i madh për t’i ndaluar këta, ose jo. Një debat që është futur në linja politike dhe diplomatike, shumë fort dhe përfundimisht kanë triumfuar italianët që i kanë lejuar. Pra, është një përgjim”- tha Dervishi.
    Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala shprehet se ngjarja në fjalë nuk ka marrë vëmendjen e mediave dhe është fshehur, megjithëse bëhet fjalë për një skandal të madh në territorin shqiptar. Lala bën me dije se janë pajisje të sofistikuara përgjimi dhe aktualisht janë në ambjentet e Prokurorisë së Durrësit, të bllokuara dhe pritet t’i nënshtrohen ekspertimit. Sipas gazsetares, policia nuk ka reagim zyrtar, ndërsa në mënyrë të fshehtë e ka dërguar në prokurori për dy vepra, përgjimi i paligjshëm dhe futja e mallrave kontrabandë.
    Sa i përket ndalim të 3 shtetasve italianë, gazetarja thotë se ata janë prezantuar si punonjës të Guardia di Finanza dhe dy prej tyre kanë rezultuar se ishin vërtetë të tillë, ndërsa ngre shqetësimin se pse ata janë lejuar të largohen duke qenë se lëvizin për anëtarë të krimit të organizuar ose politikanë që mund të kenë lidhje me krimin e organizuar. 
    “Ngjarje që nuk ka marrë vëmendjen në media, nuk e kuptoj pse. Bëhet fjalë për një skandal të madh që po konsumohet në territorin e Shqipërisë. Pajisjet janë pajisje të sofistikuara përgjimi, janë në ambjentet e Prokurorisë së Durrësit. Kam rënë në dijeni të shtunën, më është konfirmuar se disa persona kishin udhëtuar me traget të linjës Bari-Durrës, kishin mbërritur të premten në Portin e Durrësit. Në automjetin e tyre, sipas burimeve të besuara, janë tre shtetas italianë, kanë hyrë në Shqipëri, kanë qëndruar 12-13 orë, mendohet se kanë kryer përgjime të paligjshme, të paautorizuar, nuk ka patur skuadër të përbashkët, pasi kanë përfunduar punën këta shtetas janë ndaluar kur do të merrnin tragetin Durrës-Ankona. Janë prezantuar si punonjës të Guardia di Finanza. Dy prej tyre kanë rezultuar se ishin vërtetë të tillë. Nuk dihet a kanë autorizim nga eprorët e tyre. I treti, është person i kontaktuar dhe është marrë nga zyrtarët e Guardias për të përdorur pajijset. Janë marrë në pyetje, të tre janë lejuar të largohen drejt Italisë. Pajisjet janë të bllokuara dhe pritet ti nënshtrohen ekspertimit. Prokuroria ka caktuar një prokuror. Policia e ka referuar, nuk ka reagim zyrtar, në mënyrë të fshehtë e ka dërguar në prokurori për dy vepra, përgjimi i paligjshëm dhe futja e mallrave kontrabandë. Ne kemi patur historik në lidhje me pajisje përgjuese të dyshimta, nëse ju kujtohet ka qenë pajisja IMSI Catcher, që u dyshua e u përdor edhe në burgje. U arrestua një izraelit. Ka patur edhe dy raste të tjera që janë bllokuar në hyrje ose dalje. Rasti konkret është shqetësues pasi dy persona janë të Guardia di Finanza, ata lëvizin për anëtarë të krimit të organizuar ose politikanë që mund të kenë lidhje me krimin e organizuar. Se kush është përgjuar, cili është itenerari, dhe çfarë ka ndodhur me rezultatet e përgjimit, këtë përgjigje duhet ta japë prokuroria. Autoritetet po heshtin, skandali bëhet edhe më i madh. Pse këta persona janë lejuar të largohen? Mund të mbaheshin të pakten më bllokim pasaporte derisa të bëhej ekspertimi i pajisjeve”, tha Lala. 
    Ngjarja ka ndodhur dy dië më parë, ku në portin e Durrësit u zbulua automjet me pajisje përgjuese. Makina vinte nga Ancona drejt Durrësit dhe 3 personat që udhetonin janë prezantuar si punonjës të Guardia Di Finanza, të cilët më pas janë lejuar të largohen. Mësohet se ata kanë qëndruar të paktën 12 ore në territorin e vendit tonë, ndërsa gjatë kësaj kohe ka dyshime të forta që kanë përdorur për të kryer përgjime të subjekteve të caktuara./ZËRI

  • Dervishi flet për skandalin e përgjuesve të paligjshëm që iu kapën italianëve

    Dervishi flet për skandalin e përgjuesve të paligjshëm që iu kapën italianëve

    Fundjavën e kaluar policia portuale e Durrësit ndaloi tre shtetas italianë që do të iknin me target, sepse kishin hyrë një ditë më parë në Shqipëri dhe kishin me vete një pajisje përgjuese. Por ata u lanë të lirë për të ikur, edhe pse nuk kishin autorizim për përdorimin e pajisjes. Gazetari Ferdinand Dervishi, në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se ajo ishte një pajisje përgjuese, e cila ishte futur në vend dhe është bërë debat i madh mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane dhe më pas fituan këta të fundit.
    “Janë njerëz që kanë ardhur nga Italia, që punojnë për llogari të strukturave të ligjshme të shtetit italian, strukturave të policisë, antimafias, kanë ardhur, por nuk e dimë saktësisht kohën. Klodi thotë për dymbëdhjetë orë, nuk e dimë saktësisht kohën se çfarë. Unë di që ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë jo dy ditë më parë, tre apo katër ditë më parë. Është mbajtur goxha sekret dhe ka një terr informativ.

    Nuk është e pakët që të vijë një pajisje e tillë të instalohet në Shqipëri. Ajo pajisje, kur i afrohet një antene, e duplikon atë, shtiret sikur është antena telefonike, ta zëmë që është në Dajt, dhe ajo shtiret si e tillë, duke kapur sipas atyre një numër që mund të kenë ata të një celulari apo diçka e tillë, ose pa pa numër fare, kap një një trafik të caktuar dhe identifikon një trafik të caktuar telefonatash.

    Mund të jetë përdorur për dy orë për një takim si ai i Arubës, mund të jetë përdorur për krimin e organizuar, mund të jetë përdorur për politikën, mund të jetë përdorur për shumë gjëra. Ka shumë pikëpyetje. Klodi tha dymbëdhjetë orë, por mund të ketë qënë dhe dy ditë, dhe një javë, dhe një muaj këtu. Nuk është çudi kjo pajisje. Kur pyetëm inteligjencën artificiale, se këto pajisje e mbajnë informacionin apo informacionin e transmetojnë na dha përgjigje se informacioni ikën, transmetohet. Pra, ata s’kishin nevojë për ta mbajtur pajisjen se nuk ka asnjë rëndësi për italianët.

    Me sa di unë, është bërë dhe një debat shumë i madh për t’i ndaluar këta, ose jo. Një debat që është futur në linja politike dhe diplomatike, shumë fort dhe përfundimisht kanë triumfuar italianët që i kanë lejuar. Pra, është një përgjim”,-tha Dervishi.

  • Të gjitha truket e ‘magjistarit’ të arratisjes Taulant Toma/ Nga ‘shkalla’ me fshesë te çarçafët e lidhur…

    Të gjitha truket e ‘magjistarit’ të arratisjes Taulant Toma/ Nga ‘shkalla’ me fshesë te çarçafët e lidhur…

    Janë katër. Dhe nuk ka problem nëse ka ricikluar një plan tashmë të përdorur (me sukses edhe dy herë të tjera). Pseudonimi, “magjistari” i arratisjes është i qartë, Taulant Toma e meriton vërtet këtë punë. U zhduk (përsëri) agimin e së dielës. Në kontrollin e mëngjesit, në orën 8, krevati i tij ishte bosh. Një grabitës, hajdut, trafikant droge, 41-vjeçari shqiptar, dënimi i të cilit do përfundonte në një të ardhme të largët, 2048, ka qenë gjithmonë në arratisje. Kudo që ka qenë i burgosur, në Itali apo jashtë shtetit, Taulanti ka arritur gjithmonë të arratiset. 
    Dje, kur oficerët e policisë së burgut me siguri të lartë të Operas, në hyrje të Milanos, hynë në qelinë e tij, gjetën një hekur të dritares të prerë (gjithashtu të drejtat e tij të autorit), dhe çarçafët e lidhur me mjeshtëri që ka përdorur për të zbritur në oborr. Planin e kishte përgatitur me kujdes. Dukët se limën e kishte siguruar në një nga “zonat e punës” së burgut. Ka mbledhur disi çarçafët e nevojshëm për t’u lëshuar nga kati i tretë, për më shumë se dhjetë metra. Dhe materialin për grepin e tij të improvizuar me të cilin është ngjitur për gjashtë metrat e lartësisë së murit të jashtëm rrethues: një seri bishtash fshese të lidhura me një shirit, me një grep hekuri për të “kapur” murin dhe për t’u ngjitur. 
    Arratisja do të duhej të përfshinte edhe shokun e qelisë, i cili në fund megjithatë hoqi dorë. Kamerat e regjistrojnë 41-vjeçarin duke u larguar në këmbë. Janë orët 6:30 të mëngjesit. Mesa duket, alarmi nuk ka rënë. Oficerët e policisë së burgjeve (të paktë, për shkak të festave) nuk vunë re asgjë. Dhe kështu Taulanti fitoi të paktën një orë avantazh. 
    Në të kaluarën, më 14 dhjetor 2013, në atë që ndoshta ishte plani i tij më imagjinativ, për t’u zhdukur nga burgu i Lantin, pranë Liège, në Belgjikë, u ndihmua nga të burgosurit e tjerë, të cilët ishin rreshtuar në një piramidë njerëzore mjaftueshëm të lartë për ta çuar “magjistarin” në majë, ndërsa gardianët merreshin me një shpërthim të krijuar posaçërisht. Përtej murit, kishte qenë një komando i armatosur që e mori dhe e çoi me makinë. Taulanti — trup i imët dhe me një shenjë në faqen e djathtë — duket se ka lidhje të shkëlqyera në mafian shqiptare. Në fakt, arratisja e tij, atëherë, zgjati një vit e gjysmë. E kapën vetëm në mars të 2015. 
    Në Belgjikë mbërriti si një njeri tashmë i arratisur. Ai u arratis më 2 shkurt nga burgu i Parmës me të njëjtën skemë të përdorur dje. Atë vit nuk iku vetëm. E shoqëroi një tjetër kriminel shqiptar. Ishte me të që Toma preu hekurat, për t’u lëshuar më pas me çarçafë, dhe për t’u zhdukur përtej murit rrethues. Pasoi një hetim për të kuptuar se si kishte qenë e mundur. Dhe muaj kërkimesh të gjera që u ndërprenë më 11 shtator 2013, me arrestimin e tij në Belgjikë. Ku e mbyllën, dhe u detyruan të viheshin sërish në ndjekje të tij pas më pak se tre muajve. E kapën sërish, pikërisht në 2015-n, dhe e dërguan në Itali, në Opera, katër vjet më vonë. 
    Megjithatë, për “debutimin” e tij, duhet të kthehemi edhe më shumë pas në kohë. Ishte viti 2009. Taulanti ishte 25 vjeç. Ai ishte një grabitës – me zakonin e prerjes së hekurave, jo vetëm ato të zyrave postare në të gjithë Italinë Veriore – i mbyllur në super-burgun në Terni. Edhe atëherë, çeliku nuk e kishte ndaluar. As gjatësia (falë çarçafëve, përsëri). Ai u zhduk për disa muaj. Deri në bastisjen nga oficerët e Njësisë Hetimore të Burgjeve dhe oficerët e stacionit të policisë milaneze Garibaldi-Venezia në një banesë në Casarile.(Corriere della sera) 

  • Vrasja e Mondi Hykës, nën hetim edhe nipi i personazhit të njohur! Kishin konflikt për 700 mijë euro

    Vrasja e Mondi Hykës, nën hetim edhe nipi i personazhit të njohur! Kishin konflikt për 700 mijë euro

    Policia e Elbasanit ka zbuluar detaje të reja mbi konfliktin që dyshohet se ka shërbyer si motiv kryesor për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka, ngjarje e ndodhur më 30 nëntor.
    Sipas burimeve të Policisë së Shtetit, në qendër të hetimeve ndodhet 35-vjeçari Oklid El Ouejdi, i njohur në Elbasan me nofkat “Kiço” dhe “Oliver”, si dhe i identifikuar nga komuniteti lokal si nip i personazhit të njohur “Timi i Elbasanit”. Ai është larguar nga pika kufitare e Qafë-Thanës drejt Maqedonisë së Veriut dhe aktualisht konsiderohet person kyç në dosjen hetimore.
    Vendndodhja e tij nuk është e konfirmuar, megjithëse dyshohet se mund të ndodhet pikërisht në territorin e Maqedonisë së Veriut, ku ka lidhje të shumta, përfshirë edhe me Sheval Muharremin, të njohur si “Bosi i Gërçecit”.
    Hetuesit po verifikojnë gjithashtu aktivitetin e biznesit “SOLEIL”, një kompani import–eksporti dhe tregtimi automjetesh, e regjistruar në emër të El Ouejdit në Elbasan që prej vitit 2018. Pikërisht marrëdhëniet tregtare të lidhura përmes kësaj veprimtarie dyshohet se janë kthyer në burimin e konfliktit me Mëhallën.
    Sipas të dhënave paraprake, rreth 10 ditë para vrasjes, në ambientet e karburantit “Xhaxhi Oil” ka ndodhur një përplasje fizike midis dy biznesmenëve.
    Konflikti mësohet se lidhej me një marrëveshje tregtare prej rreth 700 mijë eurosh, e cila nuk ishte finalizuar. Burime të rezervuara pohojnë se Mëhalla ishte i revoltuar dhe se përplasja fizike ka ndodhur në prani të një personi që shoqëronte El Ouejdin.
    Hetuesit dyshojnë se El Ouejdi mund të ketë ofruar si kompensim katër apartamente në Tiranë, të cilat sipas të dhënave paraprake kishin probleme pronësie, çka besohet se e ka tensionuar më tej situatën. Pas konfliktit, dyshohet se ai ka ndërmarrë hapa për organizimin e atentatit që çoi në ekzekutimin e Mëhallës.
    Deri tani 3 të arrestuar
    Deri tani për vrasjen e biznesmenit Mëhalla janë arrestuar tre persona të dyshuar për role të ndryshme në ngjarje. Nevzat (Nevi) Spaho, nga Përrenjasi, i dyshuar si shoferi që ka ndihmuar autorin të largohej nga zona e Mirakës.
    Kujtim Pisha, punonjës karburanti, proceduar për moskallëzim të informacionit.
    Xhino Ago, ortak biznesi me Mëhallën, i cili akuzohet për mosndryshimin e pronësisë së mjetit “Audi” të përdorur në krim.
    Ndërsa në kërkim janë Armando Kola, nga Laçi dhe Marselo Arani, nga Elbasani, i cili jo vetëm është larguar, por ka thyer edhe masën e “arrestit në shtëpi” për çështje të mëparshme.
    Roli i Naldi Gjinit
    Figura kyçe për zbardhjen e skemës mbetet Naldi Gjini, i cili fillimisht u shoqërua si person që kishte përdorur “Audi”-n disa ditë para vrasjes, por nuk u procedua për shkak të bashkëpunimit me hetuesit. Gjatë identifikimit të fotografive, ai ka treguar me saktësi tre persona të dyshuar Nevzat Spahon, Armando Kolën dhe Marselo Aranin.
    Po ashtu, pamjet filmike të siguruara nga një garazh në zonën e “21 Dhjetorit” tregojnë Aranin duke përdorur “Audi”-n në ditët para atentatit.
    Pistat e hetimit
    Sipas të dhënave zyrtare nga grupi hetimor, pista kryesore mbetet konflikti financiar mes Mëhallës dhe El Ouejdit, një konflikt që nisi nga mosrealizimi i marrëveshjes prej 700 mijë eurosh, u përshkallëzua me dhunë fizike dhe përfundoi në ekzekutimin e biznesmenit, i cili u vra me tre plumba nga persona të paidentifikuar ende zyrtarisht. Mjeti i përdorur në atentat u gjet më pas i djegur.
    Oklid El Ouejdi mbetet personi kryesor që policia kërkon të marrë në pyetje. Autoritetet po punojnë për lokalizimin e tij dhe për kapjen e dy të kërkuarve të tjerë, ndërsa hetimet pritet të sjellin zhvillime të tjera në ditët në vijim.
    panorama.com.al

  • Ndërron jetë në moshën 96-vjeçare arkitekti legjendar Frank Gehry

    Ndërron jetë në moshën 96-vjeçare arkitekti legjendar Frank Gehry

    Frank Gehry, një nga arkitektët më me ndikim të shekullit të kaluar, ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeçare.

    Gehry u vlerësua për stilin e tij avangard dhe eksperimental të arkitekturës. Dizajni i tij i Muzeut Guggenheim në Bilbao të Spanjës, i mbuluar me titan, e katapultoi atë drejt famës në vitin 1997.

    Zbulimi i tij në botën e arkitekturës erdhi vite më parë kur ai ridizajnoi shtëpinë e tij në Santa Monica të Kalifornisë, duke përdorur materiale si gardhe me zinxhirë, kompensatë dhe çelik të valëzuar.

    Vdekja e tij u konfirmua nga shefja e stafit të tij, Meaghan Lloyd. Ai la pas dy vajza nga martesa e tij e parë, Leslie dhe Brina, si dhe gruan e tij, Berta Isabel Aguilera, dhe dy djemtë e tyre, Alejandro dhe Samuel.

    I lindur në Toronto në vitin 1929, Gehry u zhvendos në Los Angeles si adoleshent për të studiuar arkitekturë në Universitetin e Kalifornisë Jugore, përpara se të përfundonte studime të mëtejshme në Shkollën e Dizajnit të Harvardit në vitet 1956 dhe 1957.

    Pasi themeloi firmën e tij, ai u shkëput nga parimet tradicionale arkitekturore të simetrisë, duke përdorur forma gjeometrike jokonvencionale dhe materiale të papërfunduara në një stil që tani njihet si dekonstruktivizëm.

    Duke përzier materiale të papritura dhe duke i veshur ndërtesat me çelik inox për të krijuar pamje të jashtme të lakuara, Gehry krijoi ndërtesa që morën forma skulpturore mahnitëse.

    Më vonë në karrierën e tij, Gehry përdori modelimin 3D të ngjashëm me atë të përdorur nga inxhinierët e hapësirës ajrore për të formësuar ndërtesat ‘me erë’, një praktikë që shmanget kryesisht nga arkitektët e tjerë për shkak të kompleksitetit dhe kostos së ndërtimit.

    Në vitin 1989, në moshën 60 vjeç, Gehry u vlerësua me çmimin më të lartë të industrisë, çmimin Pritzker në Arkitekturë, për arritje gjatë gjithë jetës.

    Zbulimi ndërkombëtar i Gehry-t me Guggenheim-in transformoi qytetin e Bilbaos, duke nxitur turizmin në qytet dhe ekonominë lokale. I ndërtuar me fletë titaniumi, gur gëlqeror dhe qelq, muzeu u festua menjëherë si një mrekulli moderne.

    Qytete të tjera u përpoqën ta përsërisnin suksesin e tij, duke e quajtur “efekti Bilbao” , ku investimi në art të guximshëm mund të rigjallëronte ekonomitë në vështirësi.

  • Përshkallëzohet protesta në Greqi/ Fermerët tentojnë bllokadë në kryqëzimin e aeroportit, përplasen me policinë

    Përshkallëzohet protesta në Greqi/ Fermerët tentojnë bllokadë në kryqëzimin e aeroportit, përplasen me policinë

    Fermerët nga Selaniku Lindor dhe Halkidiki u përpoqën sot të vendosnin një bllokadë të re në kryqëzimin që të çon drejt aeroportit “Maqedonia”, duke përdorur traktorë dhe mjete të tjera bujqësore. Lëvizja e tyre u ndalua nga forcat e policisë, duke shkaktuar tensione dhe momente paniku.
    Sipas raportimeve, një grup fermerësh tentuan të kalonin përmes territorit të fermës së Universitetit Aristoteli, për të arritur në kryqëzim. Policia reagoi duke përdorur kimikate dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë, çka solli skena kaotike me protestues që vraponin për t’u mbrojtur nga efektet e gazit.
    ELAS-i kishte paralajmëruar që në fillim vendosmërinë për të mos lejuar bllokimin e aksit strategjik të aeroportit. Para kryqëzimit ishte ngritur një barrierë e përforcuar me kafaze, ndërsa policia udhëzoi drejtuesit e automjeteve të përdorin rrugën Selanik–Poligiros për të hyrë ose dalë nga aeroporti.
    Në protestë u bashkuan edhe traktorë nga Galatista dhe Nea Triglia e Halkidikit, duke rritur numrin e pjesëmarrësve. Fermerët kanë parashikuar që pjesëmarrja të shtohet gjatë ditës dhe në fundjavë.
     
    Në orët në vijim, përfaqësues të fermerëve pritet të zhvillojnë një takim për të përcaktuar hapat e ardhshëm të protestës.