Qindra orë debate në seancat plenare dhe komisionet parlamentare që regjistrohen, hidhen në letër në procesverbale përmes punës fizike të një stafi të gjerë të Kuvendit që punon me kufje në vesh për transkriptimin e tyre. Në epokën e inteligjencës artificiale, kjo metodë pune në Kuvend pritet të ndryshojë.
Parlamenti ka zhvilluar një tender prej 500 mijë eurosh, të fituar nga një kompani e huaj, e cila do të mundësojë këtë procedurë për zbardhjen e mbledhjeve duke përdorur inteligjencën artificiale, punë e cila mund të fillojë në janar.
Ky është investimi më i madh i Kuvendit për vitin 2025, sipas raportit financiar të siguruar nga Report TV. Tenderi për këtë produkt është drejt përfundimit.
Gjithashtu, Parlamenti po investon edhe për të forcuar mbrojtjen nga sulmet online. Në këtë fazë, 240 mijë euro po shkojnë për rritjen e kapaciteteve të sigurisë kibernetike.
Kuvendi ka blerë gjatë këtij viti e dhe makina, me vlerë 160 mijë euro, por nuk specifikohet në raport sasia, lloji apo marka.
Performanca teknologjike është në fokus të Parlamentit, i cili këtë fund vit shpenzon edhe 20 mijë euro të tjera për të përmirësuar aplikacionin “Kuvendi i Shqipërisë”, ku qytetarët mund të hyjnë online për të marrë informacionet e nevojshme.
56 mijë euro janë paguar për një sistem për ndërveprimin e Kuvendit me publikun, organizatat e shoqërisë civile dhe lobistë.
340 mijë euro janë blerje pajisjesh zyre për gjatë vitit 2025, dhe totali i investimeve që ka bërë Parlamenti për vitin 2025 llogaritet 1.37 milionë euro.
Tag: parlamenti
-

Inteligjenca Artificiale zëvendëson redaktorët e Kuvendit, do të zbardhë debatet në seancat plenare dhe komisione
-

“Parlamenti i Qytetarëve”/ A shkoi protesta sic duhej, Kaso: Kush mendon se mund të bëjë opozitë më të mirë, është…
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, i ftuar në një studio televizive, deklaroi se nisma e opozitës pranë Kryeministrisë nuk është një protestë klasike, por një formë e re komunikimi me qytetarët, e lindur, sipas tij, nga mbyllja e hapësirave të fjalës në Parlament.
Kaso theksoi se të hënave do të vijojë “Parlamenti i Qytetarëve”, një tribunë ku qytetarët nga gjithë vendi artikulojnë problemet e tyre drejtpërdrejt, ndërsa deputetët e PD-së u japin zë shqetësimeve që, sipas tij, mazhoranca i ka heshtur. Ai u shpreh se një qeveri e përgjegjshme duhet të reflektuar mbi këto mesazhe, pavarësisht numrit të pjesëmarrësve.
Në lidhje me përshkallëzimin e aksioneve, Kaso konfirmoi se krahas “Parlamentit të Qytetarëve”, pritet nisja e turit të Sali Berishës në bazë dhe vijimi i procesit të analizës dhe zgjedhjeve në 26 degë të PD-së. Ai e cilësoi këtë si një lëvizje të planifikuar nga kryesia e partisë, pa lidhje me takimin e famshëm Salianji-Alimehmetit.
Megjithatë, Kaso u tregua i hapur edhe ndaj këtyre takimeve, duke theksuar se çdo formë komunikimi mes demokratëve është e dobishme, për sa kohë forcon aksionin opozitar dhe nuk kthehet në zhurmë mediatike bosh. Ai deklaroi se në Korçë do të mirëpriste çdo grup të tillë, përfshirë edhe Ervin Salianjin.
Sa i përket akuzave se opozita po i jep oksigjen qeverisë, Kaso i hodhi poshtë duke theksuar se PD-ja ka mbajtur peshën e opozitarizmit për 12 vite dhe se kush mendon se mund ta bëjë më mirë, “është i lirë të dalë në shesh dhe të provojë”. -

Marrëveshja për paqe në Ukrainë/ Parlamenti Europian: Asnjë territor ukrainas nuk do të dërgohet në Rusi
Asnjë territor i pushtuar nuk do të njihet kurrë si rus!
Kështu pohon Parlamenti Europian në raportin mbi planin e paqes për Ukrainën, i miratuar këtë mëngjes në Strasburg me 401 vota pro, 70 kundër dhe 90 abstenime.
Raporti njeh gjithashtu përpjekjet negociuese të SHBA-së, por kritikon qasjen e Uashingtonit, të cilën e konsideron “të dëmshme për paqen e qëndrueshme”.
“Çdo marrëveshje nuk mund të kufizojë të drejtën e Ukrainës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, as lirinë e saj për të zgjedhur aleancat e veta, të lira nga vetot ruse”, thonë eurodeputetët.
-

Burg përjetë për vrasësit e grave, parlamenti italian voton ligjin
Parlamenti i Italisë miratoi ligjin që e bën vrasjen e grave krim që dënohet me burgim të përjetshëm.
Anëtarët e dhomës së ulët të Italisë, Dhomës së Deputetëve, votuan unanimisht pro ligjit, ndërsa bota shënoi Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.
Kjo erdhi pasi qeveria e kryeministres Giorgia Meloni miratoi në mars një projektligj që për herë të parë prezantoi përkufizimin ligjor të femicidit në ligjin penal të vendit dhe e dënon atë me burgim të përjetshëm.
“Jam shumë e kënaqur me miratimin e Parlamentit të projektligjit që prezanton krimin e vrasjes së grave”, tha Meloni. -

Parlamenti i Ukrainës shkarkon 2 ministrat pas skandalit me korrupsionin 100 mln euro në energji
Parlamenti i Ukrainës votoi për të shkarkuar ministrat e Energjisë dhe të Drejtësisë, pas një hetimi të madh për korrupsion në sektorin e energjisë që ka shkaktuar krizën më të madhe politike të vendit që nga lufta.
Hetimi për një skandal korrupsioni prej 100 milionë dollarësh që lidhet me kontrollin e kontratave në kompaninë shtetërore të energjisë bërthamore ka shkaktuar zemërim publik kundër udhëheqjes ukrainase, ndërsa ajo përpiqet të mbrohet nga forcat ruse.
Ministri i Drejtësisë German Galushenko, i cili shërbeu si ministër i energjisë nga viti 2021 deri në vitin 2025, dhe ministrja aktuale e energjisë Svyatlana Hrynchuk, dhanë dorëheqjen më parë nën presionin e Presidentit Volodymyr Zelensky. Të dy ministrat kanë mohuar çdo përfshirje në skandal.
Forcat e opozitës kanë bërë thirrje për masa më të ashpra pasi lajmi për hetimin tronditi establishmentin politik të Kievit, duke përfshirë një riorganizim të madh të qeverisë dhe shkarkimin e shefit të fuqishëm të stafit të Zelensky.
Autoritetet antikorrupsion thanë se hetimi i tyre, i dyshuari kryesor i të cilit është Timur Midich, ish-partneri i biznesit i Zelensky, mbulon edhe agjenci të tjera shtetërore.
-

Opozita protestë sot në orën 18:00, Berisha në konferencë: Parlamenti do bëhet në shesh, duam qeveri teknike
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, nga konferenca e përditshme për shtyp me gazetarët, paralajmëroi se sot opozita inauguron “fillimin e foltores së parlamentit para Kryeministrisë”.
E vetmja kërkesë sipas Berishës është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku, për të vijuar me qeveri teknike.
“Sot, populli opozitar inauguron fillimin e foltores së parlamentit parlamentaro-qytetar para ndërtesës së kryeministrisë me kërkesën e prerë dhe të vetme, dorëheqjen e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut si hapi i parë për të ecur drejt një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.Kjo protestë thirret në kushtet kur opozita bëri gjithçka për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Por qeveria bëri gjithçka për të shndërruar procesin zgjedhor në një farsë të shëmtuar zgjedhore. Duke u faktuar kështu shqiptarëve dhe botës se shpresë për ndryshimin e pushtetit me votën e lirë nuk ka për sa kohë Edi Rama të jetë kryeministër. Fillimi apo çelja e siparit të stinës së pandërprerë të protestave mund të ishte më i hershëm, por këtë fillim e diktoi një kompleks rrethanash”-tha Berisha.
Duke i cilësuar zgjedhjet si farsë, Berisha tha se opozita nuk lejohet të flasë as në Kuvend, prandaj dhe “parlamenti do bëhet në shesh”.
“E vërteta është se sot çdo shqiptar që do, që ka ideal votën e lirë dhe do të lutojë për votën e lirë, ka në duart e veta dokumente të pakundërshtueshme kombëtare dhe ndërkombëtare se provojnë se Edi Rama zhvillon farsë dhe jo zgjedhje. Pra, opozita ia doli me përkushtim dhe e vendosur të mbrojë në kuptimin ligjor votën e shqiptarëve. Në kuptimin ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar. Rikthimi i saj është në duart e qytetarëve shqiptarë, reagimit të tyre, luftës së tyre, betejës së tyre për rikthimin e votës së lirë. PD do bëjë gjithçka në këtë betejë të vështirë. Do përballet dhëmb për dhëmb me qeverinë e krimit, drogës. Do bëjë çdo përpjekje për të rikthyer në Shqipëri votën e lirë. Opozita nuk u lejua në shesh, parlamenti do bëhet në shesh”-u shpreh Berisha.Top Channel
-

Zbardhen diskutimet brenda Konferencës së Kryetarëve/ Tabaku e prerë: Lejoni debatet në Kuvend, ose…
Zbardhet diskutimet brenda mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Duke u ndalur te kërkesa e PD-së për për zhvillimin e një debati në Parlament për përcaktimin e minimumit jetik, deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha se Parlamenti nuk lejon diskutimet dhe as debatet.
Jorida Tabaku: Parlamenti, jo vetëm që nuk e përfshin minimumin jetik si një masë shumë të rëndësishme në mbështetje të qytetarëve, por as debat nuk lejon. Ky Parlament duhet t’i diskutojë këto çështje. Nuk mund t’i shmangeni dështimit duke mos lejuar debatin. Minimumi jetik është çështje thelbësore. Parlamenti duhet t’i diskutojë këto çështje, përndryshe do duhet të mbyllet fare. -

Zbardhen diskutimet në Konferencën e Kryetarëve, PD: Duam debat për minimumin jetik
Partia Demokratike ka kërkuar në mbledhjen e së hënës në Konferencën e Kryetarëve zhvillimin e një debati në Parlament për përcaktimin e minimumit jetik.
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi e cilësoi të paprecedent për një vend demokratik që axhendën e Kuvendit ta caktojë 100% qeveria.
“Nuk ndodh në asnjë vend demokratik që axhendën e Kuvendit ta caktojë 100% qeveria. Në axhendë ka vetëm nisma të qeverisë dhe asnjë nismë deputetësh. U tha këtu që kanë ardhur më shumë kërkesa për debat sesa në 4 vite bashkë. Pse, kush ju pyet ju? Ju e përcaktoni këtë.
Na u tha këtu se po jepen 1.8 miliardë euro në muaj. I bie 36 mijë lekë të vjetra për familje në nevojë. Po jeton dot Taulanti me 36 mijë lekë në muaj? Jo, nuk jeton. Na u tha se “buxheti më i madh”, por ky është buxhet për vjedhje, nuk shkon te qytetarët”, tha Bardhi.
Deputetja Jorida Tabaku u shpreh se minimumi jetik është një masë shumë e rëndësishme në mbështetje të qytetarëve të cilën Parlamenti duhet ta diskutojë.
“Parlamenti, jo vetëm që nuk e përfshin minimumin jetik si një masë shumë të rëndësishme në mbështetje të qytetarëve, por as debat nuk lejon. Ky Parlament duhet t’i diskutojë këto çështje. Nuk mund t’i shmangeni dështimit duke mos lejuar debatin. Minimumi jetik është çështje thelbësore. Parlamenti duhet t’i diskutojë këto çështje, përndryshe do duhet të mbyllet fare”, tha Tabaku.

